Forumi Horizont | Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Thuaji Zemres Po - Susanna Tamaro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1788)
E prita kete vendim si te tjeret, me nje interesim te miresjellshem. Nuk doja qe me miratimin tim te te shtyja drejt zgjdhjesh te nxituara, qe nuk i ndjeje deri ne fund. Ne javet qe pasuan vazhdove te me flisje per idene e Amerikes. – Po te shkoj nje vit atje, - perserisje me ankth, - mesoj nje gjuhe, se paku, dhe nuk e humbas kohen. Acaroheshe tmerresisht kur te vija ne dukje se humbja e kohes s’eshte aspak e rende. Kulmin e acarimit, ama, e pate ne çastin kur te thashe se jeta nuk eshte nje gare vrapimi, por nje qitje ne shenje: nuk ka rendesi kursimi i kohes, porse aftesia per te gjuajtur ne qender. Kishte dy filxhane ne tryeze qe ti menjehere i flake, duke i shtyre me nje dore, pastaj u shkrehe ne vaj. – Ti je e marre, - thoje, duke fshehur me pellembe fetyren. – Ti je e marre. A nuk e merr vesh qe une tamam kete dua?. Per jave te tera kishim qene si dy ushtare qe, pasi kane varrosur nje mine ne are, bejne kujdes te mos shkelin vete persiper. E dinim ku ishte, cfare ishte dhe ecnim larg, duke u shtire sikur tjeter gjeje i frigoheshim. Kur plasi dhe ti denesje duke me thene nuk kupton gje prej gjeje, nuk do te kuptosh kurre gje prej gjeje, m’u desh te perpiqesha me te gjitha forcat per mos ta shfaqur turbullimin. Nena jote, menyra se si te ka ngjizur, vdekja e saj, per te gjitha keto s’te kam folur kurre dhe fakti qe s’t’i kam treguar te ka bere te mendosh se per mua keto nuk ekzistonin, se ishin gjera pa rendesi. Por nena jote ishte ime bije, ndoshta kete nuk e merr parasysh. A ndoshta e merr parasysh, por ne vend qe ta thuash, e bluan perbrenda, ndryshe s’kam si t’i shpjegoj ca veshtrime te tuat, ca fjale plot urrejtje. Nga ajo qe ti nuk ke kujtime te tjera, perveç boshllekut: ishe ende teper e vogel diten qe vdiq. Kurse une ruaj ne mend tridhjete e tre vite kujtimesh, tridhjete e tre vjet plus nente muaj qe e kam mbajtur ne bark.
Si mund te mendosh qe kjo çeshtje me le mosperfillese?
Ndera une nuk e kam rrahur me perpara kete teme, sepse kisha vetem turp dhe nje doze egoizmi. Turp sepse ishte e pashmangshme qe, duke folur per te, te flisja per veten, per fajet e mia te verteta a te hamendura qofshin; egoizem sepse shpresoja qe dashuria ime do te ishte aq e madhe, sa ta mbulonte mungesen e te sajes, te te pengonte nje dite te kishe mall per te dhe te me pyesje: Kush ishte nena ime, pse vdiq?
Derisa ishe femije, bashke ishim te lumtura. Ishe nje vajzuke shend e vere, por ne harene tende nuk kishte asgje siperfaqesore, te parashikuar. Ishte nje hare mbi te cilen rrinte perhere ne pusi hija e persiatjes, nga te qeshurat kridheshe ne heshtje me nje lehtesi befausese. – C’ke, c’po mendon? – te pyesja atehere dhe ti, si te me flisje per buke e djathe, ma ktheje: mendoj nese qielli mbaron apo vazhdon pa fund. Isha krenare me nje mbeske te ketille, ndeshmeria jote i ngjate simes, nuk ndihesha e madhe apo e larget, por dhembsurisht perkrahese. Genjeja veten, doja te genjeja veten se keshtu do te kishte qene pergjithnje. Por, mjerisht, nuk jemi qenie te varura ne flluska sapuni, qe bredhin te lumtura ne ere; ka nje te shkuar dhe nje te ardhme ne jete dhe kjo e shkuar dhe e ardhme i ze çark fatet tona, pllakos permbi ne sikunder nje rrjete permbi gjahun. Thuhet se fajet e prinderve i bien te femijet. Eshte e vertete, shume e vertete, fajet e prinderve bien te femijet, ato te gjysherve te nipat, te stergjysherve te sternipat. Ka te verteta qe mbajne ne vetvete nje ndjesi çlirimi dhe te tjera qe diktojne ndjesine e tmerrit. Kjo i perket kategorise se dyte. Ku mbaron zinxhiri i fajeve? Te Kaini? A eshte e mundur qe gjithçka te shkoje kaq larg? A ka diçka pas gjithe kesaj? Dikur, ne nje liber indian kam lexuar se fati eshte i plotfuqishem, ndersa perpjekjet e vullnetit jane thjesht nje pretekst. Pasi e lexova, nje paqe e madhe me kaploi nga brenda. Por fill te nesermen, pas disa faqesh, gjeta te shkruar se fati nuk eshte gje tjeter veçse rezultat i veprimeve te shkuara, jemi vete ne, me duart tona, qe farketojme fatin tone. Kesisoj u ktheva ne piken e nisjes. Ku eshte filli i gjithe kesaj, pyeta me mendjen time. Cili eshte filli qe shpeshtillet? Eshte nje fill apo nje zinxhir? Mund te pritet, te shkallmohet apo na mbeshtjell pergjithnje?
Nderkohe, po i bie shkurt. Koka ime nuk eshte me si me pare, idete aty jane perhere, s’do mend, nuk ka ndryshuar menyra e te menduarit, por aftesia per te duruar nje perpjekje te zgjatur. Tani jam e ldohur, me merren mendte si atehere kur isha e re dhe rrekesha te lexoja ndonje liber filozofie. Te rrosh, te mos rrosh, imanence... pas pak faqesh ndjeja po ate shushatje qe ndjen shtegtari kur udheton me arabane e postes neper nje udhe malore. He per he po te le, po shkoj te matufepsem pak me ate te dashuren e te urryeren kutize qe eshte ne sallon.
Gjithsej 26 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.