Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga astras datë 06 Mars 2006 - 00:24:

R.W.Emerson

RODORA

I pyetur, se nga erdhi lulja?

Ne Maj, kur vetmite tona trazohen nga puhizat e lehta,
Rodoren e fresket ne drure gjeta,
Te rrezatonte lulezimin pa gjethe ne nje qoshe te blerte,
Per te perkedhelur shkretetiren dhe perroin e qete.
Petalet e purpurta qe ne pellg kane rene,
Hijeshojne ujin e erret me bukurine e dlire;
Ku ndoshta gushkuqet krahet e tyre freskojne,
Dhe miklojne lulen, ngjyrat e se ciles, pendet ja sfidojne.
Rodora! nese i urti te pyet pse
Kjo magjepsje i perket vetem tokes dhe qiellit,
Thuaji atyre, e dashur, se nese syte jane bere per te shikuar,
Keshtu dhe Bukuria, ka veten e saj per t’u shfajesuar:
Si erdhe atje, o rival i trendafilit!
Kurre s'mendova te te pyes, kurre vesh s'e mora:
Por, me padijen time te cilter, them se
Po e njejta Fuqi qe me solli mua, te solli dhe ty Rodora.


BRAHMA

Nese vrasesi i kuq mendon se ai vret
Ose nese i vrari mendon se eshte i vdekur,
Ata nuk i dine aq mire rruget e persosura
Une kaloj dhe kthehem, qendroj i paepur.

Qofte larg ose i harruar, per mua eshte prane;
Hija dhe drita e diellit, te dyja njelloj;
Zotat e braktisur perpara me shfaqen;
Dhe famen nga turpi dot s'e dalloj.

Menduar mire s'e kane qe jashte me lane;
Krahet une jam, kur bashke fluturojme;
Une jam dyshuesi dhe dyshimi,
Dhe himnin e Brahmes te gjithe kendojme.

Zotat e fuqishme me deshirojne atje ku rrine,
Dhe digjen me kot per te shenjten Shtate;
Por ti, dashnor i urte i se mires!
Me gjej, dhe pastaj kthehu ne Qiellin e larte.


  Gjithsej 104 faqe: « E parë ... « 83 84 85 86 87 88 89 90 91 [92] 93 94 95 96 97 98 99 100 101 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.