Forumi Horizont | Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Shqiperia Etnike (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=125)
Shqiperia Etnike
E hapa kete teme ku cdo njeri te marri pjese ne diskutimin e ceshtjes e shqiperise etnike.
Sic keni pare ne internet dhe neper media shume harta te shqiperise etnike dhe shume luftetar shqiptar qe kane vdekur per kete ceshtje e per flamurin kuqezi si ne kosove e maqedoni.
A thua ndonje dite kjo ender e shqiptareve te realizohet?
A eshte gabim kjo?
Si mund te realizohet kjo gje pa patur nje konflikt ne te gjithe Ballkanin.
Jepni mendime...
jo se jam kundra!!!!!!
Faktikisht per 20 vjetet e arthem jam i sigurte qe gjeja qe Endri po referon nuk ka per te ndodhur jo se nuk besoj ne vendin tim ose me mire se kam shpresen. Shpresa gjithmone eshte por le te flasim ne realitet Kush Jemi ne qe te marim Vendet qe na i kane mare. Kur ne Angli ne arkiva Historike Qeverite reth e rotull ballkanit luftojne per te mare vendlindjen e Shpetimtarit te kombit shqiptar SKENDERBEU. Pra Ne jemi vetem disa opinion thenes dhe mendim diskutuse, por neqfote se ben nje kerkim dhe gjen fakte. Eshte me e veshtire sec duket per te mare ato krahina qe vendit tone i mungojne, Loja seshte midis vendit qe duam te marim dhe neve, loja eshte midis ballkanit dhe vendit qe ne duam te marim dhe sigurisht vet Shqiperise.
Shqiperia Etnike.
Pe sa i perket Shqiperise Etnike nese do bashkohemi ndonjehere apo jo une jam i njejtit mendim me bashkebiseduesin qe ka shkruajtur lart. Qe te bashkohen te gjitha pjeset e Shqiperise Etnike ne nje shtet une nuk mendoj qe mund te behet duke perjashtuar Kosoven , e cila edhe ajo duhet shume pune dhe shume leshime nga politikanet Shqipetare mes njeri tjetrit qe te behet. Por sipas medimit tim ajo enderr e Shqipetareve mund te arrihet me nje tjeter menyre. Une mendoj qe qeveria Shqipetare e para duhet te filloje te nxise lidhje ekonomike te forta me Kosoven dhe Maqedonine, dy vendet kryesore ku ka me shume Shqipetare. Duke bere kete gje mund te afrohet shume me Kosoven qe shume shpejy mund te fitoje pamvaresine dhe pse jo kur me te jete shtet me vete te bashkohemi. Kurse ne Maqedoni duke pasur lidhje ekonomike te forta Shqipetaret me njeri tjetrin mund te nxisin dhe te sponsorizojne edhe shume partite Shqipetare atje. Kur them fjalen sponsorizim nenkuptoj mediat si P.sh qe eshte nje mjet i sigurte per te pasur fitore te ndjeshme. Keshtu duke perdorur kete arme dhe mjete te tjera (demokratike gjithmone) neser pasneser mund te shohim edhe nje kryeminister Shqipetare ne kete shtet pasi ministra dhe zevendes ministra Shqipetare ka atje dhe me kushtetuten e re atje pas marreveshjes kornize kane te shume te drejta ne krahasim me kushtetuten e meparshme. Pra duke nxitur ne kete drejtim pastaj perhapet me shume edhe gjuha Shqipe atje edhe te tjera me radhe. Pra mendimi im eshte qe ne ne radhe te pare duhet te nxisim lidhjet e forta te gjithanshme por vecanerisht ekonimike mes shqipetareve te te gjitha Trojeve Shqipetare me realitetin e sotem te kufijve, dhe pastaj do te arrime shume lehte te bashkohemi. Por une mendoj se edhe ne mos u bashkofshim rendesi ka qe te forcohet ekonimikisht faktori Shqipetar ne keto shtete qe te beje te sigurt dhe sa me te populluar foljen e gjuhes Shqipe atje. Po te arrijme qe Shqipetaret te kene te drejta te barabarta me qytetaret e tjere te cdo shteti ku jetojne shqipetare dhe te vendosur dhe te orientuar drejt zhvillimit ekonomik mbi te gjitha atehere edhe pa nderrim kufijsh mendoj se endrra jone do te jete realitet.
shqiptaret e bashkuar per lumturine e te gjitheve
Nuk besoj se eshte shume e rendesishme te hiqen kufijte politik ne mes shqiperise dhe trojeve te tjera shqiptare pasi kjo i sherben me teper politikaneve dhe jo ne.Ajo qe na intereson ne eshte te jemi te lire ne trojet tona te flasim gjuhen tone dhe te jemi me te njejtat te drejta si cdo qytetar tjeter pa dallim feje,race apo etnie.kam besimin se per here te pare ne historine e popullit tone jemi aq te lire dhe kjo si pasoje e gjakut te derdhur nga shqiptaret anembane trojeve per liri,dhe jo si pasoje e nderhyrjeve humane te nderkombetareve(te cilet na koruptuan dhe copetuan dhe sot na bejne te ndihemi me turp dhe na trajtojne sikur kemi bere krim qe kemi lindur ne shqiperi)sic kane deshire te shprehen politikanet tane per interesa personale.
Pikerisht se lufta do filloje ne ballkan neqoftese Kosova perpiqet te bashkohet me Shqiperine. Un desha pergjigje si mund te arrihet kjo gje me argumente dhe fjale duke e bashkuar kosoven me shqiperine si u bashkua Gjermania ne ato vite..
E njejta gje eshte edhe me ç'eshtjen tone.. Kjo gje duhet arritur pasi shqiptaret kurre nuk do te mund te jetojne ne paqe me Serbet ose grekerit pas ketyreve luftrave. Ata mbajne mllefin midis tyre. Lufta e Kosoves kurr sdo te harrohet dhe ne zemer te cdo shqiptari dhe gjithmon do te ket urrejte.
Sado qe marrdheniet midis neve dhe fqinjeve tone te permisohen paqja sbesoj se do te arrihet pasi neve me shekuj jemi mbajt si kundra serbit dhe e vetmja menyre ne rajon eshte qe kosova te behet e pavarur dhe ndoshta me vone te bashkohet me shqiperine.
Bashkimi i shipëtarëve në një Shqipëri Etnike politikisht është i pamundur. Madje do ishte edhe komplet jashtë kohe. Në një kohë kur ne po shpresojmë që të na pranojnë në Evropë nuk ka kuptim që të vendosim kufij të rinj. Nga ana tjetër politikanët tanë dhe ata kosovarë nuk do të binin kurrë në një mendje dhe kjo do të thoshte turbullira të tjera në Shqipëri dhe përbuzje të mëtejshme të botës karshi nesh, pasi vërtet ne nuk dimë të vetqeverisim. Në parlamentin e Kosovës shumica e deputetëve janë shqiptarë por përsëri askush nuk është në një mendje. Të tërë partitë sulmojnë njëra tjetrën duke vertetuar tezën e armiqve tanë të përhershëm fqinjë, se shqiptarët nuk dinë të qeverisen.
Shqipërinë etnike mund ta ndërtojmë ndryshe. Kultura e përbashkët dhe arsimi i njëjtë, miqësitë marrdhëniet, favorizimet ne dogana, shkëmbimet kulturore do të sjellin atë që nuk e ka sjellë prej shekujsh pushka shqiptare. Në marrdhëniet e mira ndërmjet shqiptarëve ka ndikuar vetë Serbia. Në kohën e luftës së Kosovës 600.000 kosovarë erdhën në Shqipëri dhe vëllezërit e tyre shqiptarë u hapën dyert. U lidhën miqësi që ndikojnë në këtë bashkim mbarëshqiptar. Pushkës i ka ikur koha, vetëm me një formim të përbashkët kulturor ne mund të bashkohemi dhe të forcojmë pozitat shqiptare në botë
E drejte
Por sic e dini Kosova po shkon drejt Pavarsise dhe ne balkan do te kete dy shtete shqiptar, mund tju duket tani e pamundur por sic e the ti qe mund te ndertojme gjera se bashku si kulturen, arsimin, sportin etj etj. Ketu pikerisht mund te na cojne ne ne bashkimin me kosoven. E njejta gje ndodhi dhe me gjermanin ne vitet 80 e pse jo me ne?
Te njejten gjuhe kemi, gjak, flamur, hymn edhe pas luftes kosovaret kane marrdhenie te forta me shqiptaret.. Ndoshta bota e frikeson kete gje per te parandaluar luften por kam besim se jo ndoshta tani por ne vitet e ardhshme kjo gje ndo ndodhi. Tani per tani te fukosohemi ne pavarsine e saj se ajo eshte e rendesishme per ate dhe me vone bashkimi behet lehte neqoftese kemi te njejtin sistem...
Dhe, bashkimi i shqipetareve do te vije si domosdo e drejtesise!!
Jane bashkuar dy Gjermanite e ndara, pse mos te bashkohen shqiptaret e ndare?
Do te bashkohen dy Korete e ndara, pse mos te bashkohen shqiptaret e ndare ?
Bashkimi Kombetar. Kjo do te ishte e vetmja zgjidhje e drejte dhe e vetmja zgjidhje e perhershme e ceshtjes Shqiptare. Sepse, kjo do ishte zgjidhje e teresishme e ceshtjes shqiptare. Por, pikerisht pse eshte e drejte dhe e perhershme kjo zgjidhje duket aq e veshtire!
Idene e bashkimit te shqiptareve sot e kundershtojne fort ,Serbet, maqedonasit, grekerit, edhe malazezet.
Per mendimin tim gjeja me e pafalshme per politikanet shqiptare te periudhes se tranzicionit eshte angazhimi per mos ndryshimin e kufijve, deklarimi kunder ndryshimit te kufijve.
Ky eshte nje qendrim absurd dhe antihistorik. Sic thashe mesiper : U bashkuan dy Gjermanite, u nda Cekia nga Sllovakia, u shperbe ish Bashkimi Sovjetik dhe Karta e Helsinkit perkatesisht shporta e mosndryshimit te kufijve nuk ekzistone me. Vetem politikanet shqiptare perfaqesues te te vetmit popull te ndare ne Europe, premtojne se kufijte nuk mund te ndryshohen.
Pastaj Evropa nuk mund te quhet e bashkuar ne qofte se shqiptaret do te jene te ndare. Me zgjidhjen e drejte te çeshtjes shqiptare , domethene, me bashkimin e shqiptareve do te zgjidhej njera prej padrejtesive me te medha ne Evrope, qe i rendon marredheniet politike te vendeve ballkanike, qe e rendon ndergjegjen e vendeve te medha evropiane me vendimet e te cilave eshte bere ajo padrejtesi.
Gjithe te Mirat
Redi
Nuk e kuptoj se cfare rendesie ka qe te bashkohen Shqiperia dhe kosova nderkohe qe neser keto dy shtete mund te perfshihen ne Evropen e bashkuar. Madje perfshirja e tyre ne Evrope do i jepte fund cdo konflikti pasi nacionalizmi nuk do te mbetej ne kufijte kombetare por do te zgjerohej ne te gjithe Evropen. Tjeter persa i perket konsolidimit te perqendrimit kulturor. Ne brenda Evropes mund te ruajme identitetin tone kombetar duke mos e perzjere kulturen, duke mos i nderruar zakonet, duke mos e mohuar historine. Atehere do te jeme vertete qytetare modern te Evropes edhe jo kufitare provinciale te saj.
Ehhh...
Nuk e perjashtoj si zgjidhje te problemit, por kjo zgjidhje eshte teper e larget, eshte nje zgjidhje teorike por praktike eshte shume e larget. Antaresimi eshte nje perspektive shume e larget.
TuNg!
Nuk e kuptoj pse ne shekullin e 22 permenden akoma terma te shekullit te 19.
Mendoj se lufta e shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise ka qene per te drejtat e tyre dhe jo per t'u bashkoar me ne. Duhet te krijojme nje vizion per te ardhmen dhe ai nuk eshte krijimi i shqiperise se madhe = destabilizim total i rajonit= luftera te tjera, por integrimi ne Europe ku nuk egzistojne kufijt.
keshtu do beheshim pjese e nje Evrope te bashkuar, ku koncepti i nacionalizmit i shekullit 19, eshte zhdukur dhe do vije nje kohe qe i gjithe kontinenti do behet nje shtet i vetem dhe te gjithe do kemi nje shtetesi ate evropiane.
Jane procese te globalizimit qe sic duket tek ne vazhdojne te mos kene ndikim.
shpresoj qe kesaj here mentaliteti mesjetar i shoqerise shqiptare dhe sidomos elites politike te mos pengoje perfshirjen tone ne kete evolucion te pandalshem dhe te pashmangshem. ( me perpara ua kemi vene fajin turqve qe na lane 500 vjet mbrapa, po tani ke mund te fajesojme pervec vetes?)
Atehere ketu hidhet posht shprehja shqiptare
"Bashkimi ben fuqine"
sepse shqiptaret jane te percare ku me shume popullsia shqiptare jeton jasht shtetit Ame. Keshtu si po vazhdon sdo jemi te bashkuar por do ndahemi me keto propozime te rugoves qe te kene flamur dhe hymn tjeter, e ca na mbetet e njejte? Dhe gjuha ndryshon nga ne dhe do behemi si Zvicra me Austrine
endrit
Endri bashkimi ben fuqine vlen gjithmone dhe nuk del asnjehere nga moda.
na kane percare shume e vertete dhe duhet te bashkohemi por ne plan me te vogel se ai shteteror. duhet te krijojme identitetin tone kombetar dhe kulturor dhe shoqeror. kjo eshte thelbesorja
sa per flamurin Kosova do kete simbol pak me te ndryshem se Shqiperia sepse permban edhe pakica te tjera kombetare te cilat gjithsesi jane pjese e popullates se Kosoves.
Kosova nuk eshte etnikisht vetem shqiptare por ka edhe pakica serbe, boshnjake, turke prandaj edhe nuk mund te kete te njejtin simbol si shqiperia
me respekt
analistja
analiste
Vertet,emrin e paske vu te mier, por per analiza ja futke kot ,si mbas teje flamuri i shqiperis duhet te ndryshohet me para, sepse edhe atje ka pakica etnike, pra ne flamurin tuaj duhet te ket edhe simbolet e greqis.maqedolis.rumanis.malit te zi.edhe nese i ngel vend te futni edhe nje simbol kinez se edhe ata kan len disa qenje te tyre kur punuan ne fierz te b currit , duke mos harruar ca arab qe kan hyr mbas demokracis,ate her duhet te nderrohet edhe flamuri dhe hymni i pjeses veri lindore te shqiperis kosoves te gjith ata qe jan dakort qe te ndodhi kjo nuk ja duan te miren shqiperis dhe shpejt do perfundojn si shun te tjer qe e tradhtuan ate vend. sa per ate endrren e ni europeanizimit ? po dua te kujtoi qe edhe amerika e bashkuar esht, po disa shtete jetoin gati si ne ,pra edhe po hym ne ate europ te kalbur prap shqiptar do jemi, edhe ate her flamurin ton kombetar do ngrem te pakten ne ndeshje nderkombetare ne sport... [ me nerim fatmiri67]
nje sqarim i vogel
Ne radhe te pare nuk e kuptoj kete manine e shqiptareve per te gjykuar tema kombetare te cilat jane teper delikate per sovranitetin e kombit me frymen e BE-se te civilizuar.Nje popull qe flet te njejten gjuhe ,ka te njejtat tradita dhe nje identitet te pamohueshem etnik nuk ka se si te kete dy flamuj te ndryshem (pasi qe nuk ka bere vaki te kete ndonje rast te tille ne histori pa qene i shoqeruar nga nje lufte civile).Kosova nuk eshte nje popull shqiptar ne anen tjeter te botes(Britaniket ne australi)por eshte pjese e trojeve etnike shqiptare dhe nuk eshte nje komb por nje krahine(laberia,mirdita,malesia,cameria,shqiperia e mesme,dibra,myzeqeja etj.)Pra nqs laberia pushtohet nga italianet sot me bekimin e BE-s(po marr nje shembull banal) dhe clirohet mbas disa viteve nuk mund te behet papritur nje komb me simbolet e saja.NQS do te vendosen simbole te vecanta per kosoven per hir te paqes dhe zhvillimit progresiv ne rajon atehere kjo duhet te njihet nderkomtarisht si nje sakrifice e popullit shqiptar dhe jo si nje rruge e drejte per te cilat meritat si gjithmone i kan nderkombetaret e civilizuar.Dhe sa per ate mendimin qe eshte hedhur me siper se kokfortesia e shqipetareve do te behej (mur berlini )rruges per ne europen e bashkuar dua te them qe nuk do te na prishte pune ai muri sepse nuk i jemi fut asaj rruge.Dhe nqs mendon se i jemi fut ta dish qe ate mur e ka ngrit vet europa.Dhe per kete shiko se cfar thone agjensite e lajmeve mbi shqiperine ne prag te zgjerimit te BE-se.Asnjegje,as qe nuk e permendin e jo me ta marrin ne konsiderate kete popull te pa civilizuar.
FATMIRIT
qe te respektoj mendimin tend duhet te respektosh ti timin dhe jo te ofendosh ja fut plot apo ja fut kot. ajo eshte puna ime
Bota ed,
i di shume mire se cfare thone agjencite e lajmeve sepse punoj ne radio dhe nese do ta dish tema kryesore e BE tani eshte integrimi i ballkanit perendimor pasi Greqia ka mare presidencen dhe papandreu sa perfundoi turneun e tij. hapi gazetat dhe mire informohu.
nuk mund te egzistojne dy republika shqiptare me te njejtin himn dhe me te njejtin flamur por te ndara. dhe meqe bashkimi nuk eshte i mundur edhe simbolet nuk do jen te njejta duam apo nuk duam neve. nuk realizohet SHQIPERIA E MADHE ky eshte mendimi im
PS meshkujt shqiptare duhet te mesojne ne radhe te pare te respektojne femrat bashkekombese para se te kerkojne bashkimin e atdheut. me mentalitete mesjetare nuk do ecim perpara
Nuk quhet shqiperia e madhe por shqiperia etnike ose me mire shqiperia e bashkuar
Sllavet, greket e perdorin ate shprehje per ti japur opinionit nderkombetar nje mendim te gabuar ti tregojne se ata duan te bejne te njejten gje qe beren serbet me(serbia e madhe) ku merrnin toka qe nuk i perkasine atyreve.
E kuptoj qe dy shtete smund te kene te njejten flamur ose hymn dhe respektoj mendimin tend ashtu posi dhe te tjereve.
Identeti shqiptar nuk ndrohet kollaj se kemi pat shekuj e mijevjecara me ate flamur dy koka kuq e zi dhe per ate vdiqen pikerisht shqiptaret e kosoves qe te kene te drejtat e tyre, flamurin kuqezi, dhe hymnin kombetare.
Sa per bashkimin une e kisha fjalen per me vone ne menyre diplomatike tani per tani pavarsia e kosoves eshte me e rendesishme dhe me vone bashkimi jone.
P.S ( to analista :te lutem mos fol ne pergjithesi per meshkujt )
P.S ( to bota: Po nuk i gjykuam ne c'eshtjet nderkombetare kush tjeter mund?)
Shume keq.
Nuk e di se si kane kohe njerzit te mirren me endra.
Thjeshte Shqiperija E madhe eshte nje neder e paraleazueshme!
A mendoni se populli i Kosoves me ne fund ndoshta nuk deshiron te bashkohet me Shqiperi. Kosovaret kane treguar se dojne pavarsi.
Dhe sa per shqipetaret ne Maqedoni ne e dime se edhe ata mund te jen republike e pavarur nese vije deri tek coptimi i Maqedonise.
E per sa i perket sigursise shtetrore, ku mund te flas ne base te eksperjences, ushtarakisht ne do te jemi me te fuqishem nese jemi pavarur ne dy apo tre republika.
Ne mund te bejme federaten Ilire pasi qe bota nuk do te na lejoje te bejme qka te duam ateher, ne mund te mbrohemi nder pretekstin se po bashkohemi pasi qe jemi te berbashket ne kuptimin si pasardhes te ilireve. Kosova nje shtet apo republike e paster teresisht dardane dhe shqiperija dhe ilirida. Pse te bejme perpjekeje kot, kur e dime se ne nuk mund te jemi nje shtet i forte si shqiperi etnike. thjeshte nuk kemi politikane te atille.
Thjeshte do te behet lufte civile.
PS. nuk kam kohe e kam shkruajtur shpejt, do te shkruaj me teper ne te ardhmen. Ku do te jem me specifik.
Ju pershendes!
Po ajo besoj duket absurde tani edhe un vete them me veten time "ama me gjithe kete shqiperia etnike neve duam te jetojme ne paqe e te zhvillohemi kemi kohe per luftra e te ndeshemi me te tjeret kur neve as me kosovaret nuk na hahet muhabeti nganjehere" por kjo eshte mese e vertet per tani dhe ashtu do ngelet per nja ca vite por nese kosova behet e pavarur, kultura shqiptare do zhvillohet, shqiptaret do behen me afer me kosovaret dhe ndoshta ne vitet e ardhshme kjo gje do te ndodhi mos jo sot me vone do vij dhe c'eshtja shqiptare (albanian cause) duhet te zgjidhet njehere e per mire e smund te lihet mbas dore.
analistes
Ne radhe te pare persa i perket agjencive te lajmeve mua nuk me intereson nqs radioja juaj jep apo nuk jep per shqiperine,por ajo qe me intereson mua eshte qe kur te hap televizorin ne londer apo paris tek edicioni i lajmeve dhe te degjoj per kroacine jugosllavine dhe te gjitha vendet e ballkanit pervec se shqiperise.Dhe e kam vene re se edhe kur behet llaf per luften e kosoves neper dokumentare te BBC (po flas per ato qe kam pare vet)as qe nuk permendet shqiperia.Biles edhe kur ka nje ndeshje futbolli me dinjitetin e askujt tjeter nuk tallen miqte evpropian pervec se me tonin.(ky eshte fakt po te shikosh gazetat me popullore ne angli gjate ndeshjes qe dy kombetaret zhvilluan).ka me mijera raste dhe nuk me del koha.Dhe sa per simbolet varet se cfar kupton ti me to,sepse ajo qe kuptoj une eshte qe dy popuj me simbole te ndryshme jane thjeshte dy popuj te ndryshem.dhe po e perseris NQS ESHTE NJE POPULL ME TE NJEJTEN GJUHE DHE ME NJE IDENTITET TE PAMOHUESHEM ETNIK NUK MUND TE KETE DY SIMBOLE TE NDRYSHME pasi nuk eshte dy kombe por nje.Dhe me kete nuk po flas per shqiperi te madhe apo te vogel sepse ajo qe me intereson me teper eshte qe shqiptaret te jene te lumtur.Sa per punen e dy shteteve shqipetare ne ballkan (megjithese jane pjese e pamohueshme trungullit te perhershem shqiptar)lerja atyre qe e kan per zanat ndarjen e kufijve,kurse per sa i perket simboleve lerja atij populli qe i ka ruajtur per nje kohe te gjate deri me sot pa njohur ndarje kufijsh.me respekt BOTAED.
Bota Ed
Me duket se po keqkuptohemi me simbolet. une nuk po flas per simbolet e kombit qe jane absolutisht te njejta dhe te pandryshueshme por po flas per simbolin e shtetit te pavarur te Kosoves ( kur te krijohet) dhe kur te kete vendin e vet ne organizatat nderkombetare duke filluar qe nga OKB ato simbole shteterore nuk mund te jene te njejta me te shqiperise ( te pakten keshtu mendoj) dhe hymnin ata e kane nje kenge te kohes se luftes mendoj.
Psh cekia tjeter flamur ka si simbol kombi dhe tjeter si simbol shteteror. Sigurisht qe nga flamuri i kuq me shqiponjen me dy koka nuk hiqet dore sepse eshte identiteti jone kombetar.
me respekt
Analistja
Endrit
Endri jam shume skeptike te pakten per nja 20 vjet se mund te bashkohemi. pastaj nese behet fjale vetem per kosoven dhe shqiperine eshte tjeter gje, nese behet fjale per bashkimin e trojeve te tjera ku jetojne shqiptaret ( maqedoni, Mali i Zi dhe Greqi) atehere kjo eshte absolutisht e parealizueshme sepse nuk ndryshohen kufijte dhe shtetet nuk ndertohen mbi baza etnike.
sa per kosoven dhe shqiperine jane shtete qe nuk kane hedhur rrenjet akoma te kene trung te forte, baza te forta. prandaj nese ndodh bashkimi ne keto kushte qe jane te dyja pervecse nje kaosi total dhe nje vakumi ligjor apo toke pjellore per trafiqe dhe kriminalitet nuk shikoj asnje dobi tjeter per fat te keq.
me respekt
analistja
"per flamurin Kosova do kete simbol pak me te ndryshem se Shqiperia sepse permban edhe pakica te tjera kombetare te cilat gjithsesi jane pjese e popullates se Kosoves.
Kosova nuk eshte etnikisht vetem shqiptare por ka edhe pakica serbe, boshnjake, turke prandaj edhe nuk mund te kete te njejtin simbol si shqiperia"
Besoj se per ate gje kishe te beje fjale.
Une per veten time nuk jam per bashkimin dhe e kam bere te qarte, vetem hapa mundesine qe kjo gje mund te ndodhi ne vitet e ardhshme nese ne kemi lidhje te forta me te. Nuk mund te injorohet ceshtja shqiptare. Nje nga keto dite duhet te konfrotohemi me te. Per mua tani per tani rendesi eshte pavarsia e saj dhe jo bashkimi qe mund te sjelli kaos ne rajon pasi sic e shikon shqiperia lekundet lart e posht mezi e kontrollon shteti shqiptar e jo me shqiperine etnike.
Thjesht hapa mundesi se kjo gje (bashkimi) mund te ndodhi per te pare opinionet e shumicave.
Per mua pavarsia e saj eshte nje hap para, dhe pikerisht se kosova nuk eshte e pavarur pengon zhvillimin tone.
Gjithe te mirat
per simbolin shteteror
plotesisht dakort per pavaresine si hapi me i rendesishem jo vetem per zhvillimin tone por ne pergjithesi per paqen dhe zhvillimin e gjithe ballkanit por sidomos te vete Kosoves.
weekend perfekt
analistja
Endri Endri
Endri shume gabim e ke kur thua se kosova ka edhe pakica tjera dhe nuk e shte e paster etnikisht. Mos harro shqiperija e jugut eshte e mbushur me ortodoks qe ne fund te fundit e mbajne veten Grek, apo vllehet a nuk jane pakica ata.
Mos harro Kosova nuk eshte pjsese e shqiperise. Kosova gjithmone ka pase zakonet dhe emrin dhe dialektine e saj, perkundrazi ku ne shqiperi ke shume fise ne kosove ke nje Dardanet, prandaj shqipetaret dhe kosovaret kane prejardhje ilire dhe aty bashkohen e ndahen merre si te duash.
Pse te mos shkruan ne pasaporte shtetas kosovar gjuha kosovarqe psaporta e leshuar nga republika e kosoves.
Ne amerike apo gjos kund tjeter po tha albanian e marrin si per te shqiperise prandaj duhet te thuash Kosovar se po thae Kosovar Albanian menjeher bjen si nje pakice shqiptare ne kosove qka nuk jemi.
Qeshtja e bashkimit eshte e kote, ne nukjemi as ekonomikisht as ushtarakisht te afte per nje ndryshim te tille e lereme politikisht, politikanet tane jane sikur laviret dhe e them me plotkuptimin e plote te fjales.
Ne jemi popull i ndyre mbase vrajme njeri tjetrin, ne e dime se sa njerez u vrane ne shqiperi kur u hapen depot. Po sikur te na sulmoje ndonje shtet. Ne jemi katastrofe, ne nuk jemi askund.
Shiko Vietnamin, Korene, Qekosllovakine, jane te ndara dhe pse kane qene se bashku, ku i dihet ndoshta ne 25 vitet e ardhme shqiperiaja do te ndahet gjithashtu! A mos valle eshte ne doren tone, JO.
Gjermania ende nuk eshte stabilizuar nga tronditjet ekonomike qe morri kur u bashkua.
E ne duam te bashkojme dy shtete qe jane shtet vetem ne leter.
Mos ju lutem.
Pikerisht ku/kur e thash kete gje une?
C'ja fut kot NUK kam thene gje te tille
Nuk e kam thene por meqe ti e hape ka pakica serbe ne kosove dhe rome . Asnje shtet nuk eshte i paster etnikisht cdo shtet ka pakica si ne shqiperi qe ka pakica greke, maqedonase dhe vllehet(rumun). Shqiperia e jugut eshte ortodokse dhe un jam puro ortodoks dhe jam shqiptar ne shqiperi vetem 3% pakica ka ku 1% futen tek vlehet dhe maqedonasit. Ortodokset shqiptar nuk quhet grek disa prej tyre duan te quhen ashtu sepse nuk duan te jetojne ne varferi dhe se shteti grek u jep para.
Shqiptaret jane ortodoks dhe mysliman, dhe bashk nuk kane ndryshime se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
Une as nuk e deshiroj nje fakt te tille qe kosova te bashkohet me shqiperine. Nuk dua te ndryshoj opinion prej teje se njof shume kosovar qe kane mendim tjeter.
Ti po deshe ndrysho emrin nga shqiptar ne kosovar, pashaporten, flamurin e hymnit mua as nuk me behet vone Une jam shqiptar e krenar. Ka plot kosovar ne kete forum dhe dua ti bej te ditur mos te ndjeheni te diskriminuar juve quani veten si te doni.
Nuk e di si therriteni ne Amerike , Une dua te bej pyetje Ti ca e quan veten Kosovar apo shqiptar i kosoves? Besoj se te dyja kane te njejtin kuptim... pasi ne dhe ju kemi qene bashk biles u shkeputem keto vitet e fundit ne 1912 dhe prandaj ju quajne shqiptar dhe serbet e kosoves i quajne serbe.
Te lutem mos fol gjera koti dhe bazohu ne fakte te verteta..
Gjithe te mirat
( Kosova ka qene pjese e shqiperise ne vitet 1912 e mbrapa ca kujton ti se ne kohet e lashta ka pat dhe shtet kosovar? A mos, tani na dolet si maqedonasit qe quajne veten maqedonas por ne fakt jane bullgar dhe serb qe kane ardh ne maqedoni.. )
Note: Une s'kam thene gje te tille dhe shpresoj qe ju te beheni te pavarur dhe ta merrni identitetin sipas deshires suaj.
--------------------------------------
Memedhe quhete toka
ku me ka renure koka,
ku me ka dashur mem' e ate,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kane qene
dhe varret qe kane vene,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhen time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam deshire te vdese.
--------------------------------------
serbit
Ne rradhe te par mor mik i dashur ku e ke degjuar ti qe Fan noli eshte grek,ku e ke degjuar ti qe mijera shqipetar ortodoks ne korce dhe krahinat rrotull saj te cilet jan masakruar nga kisha ortodokse ne periudhen e pararilindjes vetem qe te mohonin te qenit shqipetar jan grek.Me fal per shprehjen (serbit)por krahasimi qe bere ti kjo lloj ironie i shkonte per shtat.Nqs ti ke harruar kosovaret qe spiunonin dhe vellain e tyre tek milicia per te patur nje status me te mir si qytetar te serbise(JUG)atehere ke te drejte qe thua keshtu per ate pakice ortodoksesh te cilet mohojne identitetin per arsye ekonomike.Mos harro pastaj qe shumica e atyre qe pagezohen neper kishat ortodokse greke jane ata myslimanet ne veri te shqiperise.Keta njerez jetojne ne varferi ne shqiperi dhe kan vuajtur gjat femijerise(prinderit tane)plus qe shumica qe e bejne nuk vijne nga nje klase intelektuale por e shohin si mundesine e vetme per te bere nje jete me te mire per femijte e tyre ne shtetin grek ku (fondamentalizmi i krishter)ze nje vend kryesor ne mentalitetin e shoqerise.Mos te harrojme qe pa kontributin politiko-kulturor te ortodokseve te shqiperise une dyshoj shume qe do te kishte nje shqiperi.(E di qe u futa pak ashper por eshte nje ceshtje delikate per te cilen ju premtoj qe nuk kam asnje gje personale)
OHO
Ja ku qendron problemi.
E shikon se ne nuk jemi te njejte, e si mund te jemi bashk. Une e them haptas pa turp.
Jam Kosovar dhe jam kunder "Shqiperise se madhe", e them kete sepse kjo eshte nje ender eparealizushme. Dhe gjo force ka edhe kunderforcen prandaj ka shume jo vetem une qe jane kunder nje Shqiperije te madhe. PSE? mos jam serb JO. Por deshiroj per nje te ardhme me te mire per vendlindjen time (Kosoven) a mos po pyes shum?
Une jam kunder Armates Kombetare Shqiptare. Ja pse! Se nuk jemi te afte ekonomikisht te perballojme nje ndryshim te tille. Une kam qene ne shqiperi dhe e di kapacitetin ekonomik dhe politik te shqiperise, e lere me ate ushtarak. Shqiperija ende fle ne gjum ndersa Italia vjedh pasurite natyrore nder det!
Ka shume gjera qe Shqipetaret nuk i dine dhe skane per ti ditur sepse ato jane ne duart e faktorit nderkombetar.
Te bashkohen ne kuptimin malli dhe populli te qarkulloj lirshem mirpo te ken dy qeveri dhe ndoshta ushtri te veta, thjeshte pranojeni ma e arritshme eshte ideja per dy shtete te pavarura qe formojne nje federate shqipetare se sa nje shqiperi e madhe.
Ju mund te me akuzoni si antishqipetar mirpo une po mendoj per te mirren e popullit. Politika eshte e ndyre! neve na duhet te bejme manovra te ndyra qe te arrime diku.
Endri
Endri ja komenti i juaj
"per flamurin Kosova do kete simbol pak me te ndryshem se Shqiperia sepse permban edhe pakica te tjera kombetare te cilat gjithsesi jane pjese e popullates se Kosoves.
Kosova nuk eshte etnikisht vetem shqiptare por ka edhe pakica serbe, boshnjake, turke prandaj edhe nuk mund te kete te njejtin simbol si shqiperia"
Ate e tha analista ku une e citova.. prandaj lexo tere mesazhin
Prap se prapi ne kosove ka pakica ashtu si ka ne cdo shtet cfare po mohon dhe gjen me elementare o kosovar? Kosova eshte nje nga shtetet me shume pakica nga te tjeret ne ballkan bashke me maqedonin dhe malin e zi . Ku shqiperia ka 3%, serbia ka pak tani qe kosova u nda . Cdo shtet ka pakic po mesazhi i analistes nuk ishte aty por tek simboli. Lexo mire
Note: (mos harro vetem se mitrovica e veriut eshte gjithe serbe dhe shume komuna te tjera)
Endri
Endri ju kerkoj falje. Une jam nxituar dhe kam reaguar pa lexuar tere faqen por kam lexuar vetem postimin tuaj.
Shpresoj se me keni kuptuar
E sa per Mitrovicen ju jeni shume gabim.
Mitrovica nuk ndahet si e quani ju Mitriovica e veriut. Kur thua mitrovica e veriut menjeher nenkuptohet se ajo eshte nje lagje e qytetit ku serbet nuk po lejojne shqipetaret te kthehen, mirpo aty ka jetuar popullata shqipetare me se 98%
mos ju lutem
nese thua per zubipotokun po eshte nje fashat ku me shume se 90% jane serb mirpo ai fshat nuk ka me shume se 800 banore ndoshta.
Prandaj shiko statistikat dhe jo propaganden e armikut.
Mos te harrojme se kane qene gazetaret e tiranes kur i referoheshin kosoves sikur krahine edhe pse presidenti berisha e kishte pranuar Kosoven sikur shtet.
Nuk i di statistikat mund te jete e drejte por nga jeta kam mesuar se cdo shtet ka pakica.
Sa per gazetaret e tiranes nuk e di se cfare than por di qe shqiperia ka qene shteti i pare qe e ka indetifikuar kosoves si shtet dhe shteti i pare qe strehoi gjithato kosovar dhe pse ishim ne krize ekonomike. Ku kukesi me 50 mije banore mori 250 mije kosovar dhe mbaj mend se shume prej nesh u treguam me te vertet miq duke mbajtur dhe shume prej tyre neper shtepite tona.
Ketu po flisnim per shqiperine etnike dhe nga te gjitha mesazhet qe pash ti ishe kundra dhe ai ishte mendimi yt mendimi im ishte gjithashtu kundra per tani por hapa nje mundesi qe kjo gje mund te ndodhi ne vitet qe do vij. Per mua mjafton kosova te jete pavarsi dhe qe njerezit tuaj te jetojne ne paqe. Shqiperia etnike mund te jete e parealizueshme mos harro se jane dy shtete ne ballkan shqiptare dhe gjysma e maqedonis dhe e malit te zi eshte shqipetare dhe mundesia mbetet gjithmon hapur sepse shqiperia eshte e kufizuar nga shqiptar ne jug eshte chameria, ne lindje tetova e maqedonia e perendimit, ne verilindje eshte kosova dhe ne veri eshte ulqini.
Prandaj shqiperia etnike mund te ndodhi pasi gjysma e popullesise shqiptare jeton jashte vendin Ame.
Absolutisht
Ju po mendoni se une nuk e dua Shqiperine Etnike.
Por problemi eshte qe nuk mund te dal publikisht me nje opinion te till. Thjeshte bota nuk na perkrah. Prandaj ne nuk ben ta permendin shqiperine etnike. Ne duhet te behemi dy shtete te forta ekonomikisht, politikisht dhe me me rendesi USHTARAKISHT.
Ather kur te behemi te zotet e vehtes me nje fjale. Ju themi armiqeve tane ti je ti e une jam une. I pushtojme ato shtete apo me nje fjale tjeter i qlirojme trojet tona.
Mirpo ne duhet te kercejme ashtu siq na e luajne muziken te huajt.
Se di se sa po me kupton. Mirpo ti e din se kush e udheheq kosoven tani (absoultisht jo rugova, ai eshte vetem figure shahi)
Prandaj ne duhet te punojme nate e dite qe ndoshta, ndoshta nje dite te themi hey Shqiperi Etnike. Se qeni qe le nuk kafshon, prandaj ne duhet te arrime diku pa ateres te mendojme per Shqiperine Etnike, le te mos ngutemi.
Gjerat e mira vijne ngadal.
diskutuesve
Mendoj qe cfare kishte per t'u thene ne kete teme u tha. ju lutem mos kaloni ne ofendime reciproke dhe mos ndodhe ajo qe quhet shume zhurme per asgje. mendoj se ka tema te tjera me te dobishme per te diskutuar.
Do propozoja qe mendimet ne kete forum te jene konstruktive
Endri si thua je dakort ta mbyllim me kaq kete teme?
Ka probleme me te medha qe mund te diskutohen dhe qe perbejne plage te shoqerise.
Bota ed te lutem permbahu ne epitetet qe ve ne kete forum jemi te gjithe miq nuk tolerohen ofendimet.
Edhe Kosovarit gjithashtu te lutem pak me kujdes ne percaktimin e pakicave te shqiperise.
Kur nuk jeni te sigurt per faktet me mire mos flisni fare.
flm per mirekuptimin
analistja
Jo un mendoj qe kjo teme duhet hedhur ne pyetje sic e shikon shume veta jane te interesuar per kete. Kosovari dhe un edhe pse jemi ndeshur pak kemi pothuajse te njejta mendime. Per mua shqiperia etnike nuk eshte funkisonale. Te gjithe duhet te punojme per nje kosove te pavarur e jo per shqiperi etnike. Kur kosova te marri pavarsine dhe te njihet nga komuniteti nderkombetar e rendesishme eshte fuqizimi i instuticioneve te saj dhe qe vendet tona te kene bashkepunim kulturor, ushtarake etj etj. Shqiperia etnike deshirohet nga shume persona kudo por une mendoj se tani nuk jemi ne gjendje per te realizuar kete gje.
Ika se kam pak pune ciao
SHQIPRIA ETNIKE-ËNDËRR APO REALITET!
UNE JU LUTEM QË TË PERGJIGJENI SINQERISHT NE PYETJEN QË E VENDOSA SI TITULL,FALEMINDERIT!
FATKEQSISHT ENDER
Fatkeqesisht enderr.
Shqiperija Etinke, enderr azgje me shume!
Thjeshte nuk jemi te pregatitur per nje ndryshim te tille. Thjeshte ne nuk jemi ne gjendje te udheheqim nje shtet, e tani duam te zmadhojme territorin. Pfffff Zgjohuni o popull se me mire do ti keni punet nese zgjoheni me ndonje ide se si do ta nxjerrni buken e gojes e jo se per ke do te votoni, e jo kete e jo ate.
Nuk ka lidhje se kush udheheq, mjfton qe ai udheheqes te punoj per te mirren e popullit, dhe ne te tjeret duhet ta perkrahim ate, e jo te si te bejme ndonje skandal qe ta rolkullsim pushtetin. Mos valle kemi aq shume deshire te rrim te pushtuar. Thjeshte ne me mire punojme kur jemi te pushtuar se sa kur jemi te lire. Turp! i kemi dhene definim tjeter fjales shqipetar dhe fjales kosovar me veprimet e fundit.
askush nuk te pyet si ke qene por si je, prandaj le te mendojme per te ardhmen e jo per te kaluaren!
"Nje grua e vjeter nje dite do te behem, Ndryshe nga ajo qe jam tani, Nje tjeter UNE po fillon"
~Katherine Mansfield, 1888-1923 Shkrimtare nga Zelanda e Re
analistes
A mund te ma shpjegosh pak se ke kam ofenduar dhe ku ?Gjate gjith diskutimit une kam qene per nje shqiperi te madhe apo te vogel por vetem kunder atyre gjerave qe bien kunder interesave te te gjithe shqipetareve ne rajon.SSa per kosovarin dua ti them qe ti hedh edhe nje sy shkrimeve te mija sepse nuk kam thene qe nuk eshte gabim te regjistrohesh si grek por qe ate gje e ben nje klase jo intelektuale dhe se e verteta e pakicave greke ne shqiperi eshte nje fakt i njohur mire ne arenen nderkombetare prandaj nuk duhet mare si baze(Dhe mos e krijo opinionin)tek veprimet e disa injoranteve.Ju lutem shume mos krijoni pergjigjen pa lexuar pyetjen.
Bota Ed
tek pergjigja jote ndaj Kosovarit e titulluar serbit kjo nuk me pelqeu dhe me duket e papranueshme te quash dike nga Kosova serb, pas atyre qe kane hequr, vuajtjeve dhe masakrave.
NJË POROSI PER VLLEZERIT SHQIPTAR TE BESIMIT ORTHODOX
NE KTU SHTROJM SHUMË QESHTJE TE RENDESISHME DHE MIRREMI ME ANEN ABSTRAKTE TE PROBLEMEVE,QKA PER SHEMBULL.
UNE VETEM NJË PYETJE KAM DHE SDUA QE TE PREZENTOHEM SE QFARE BESIMI I PERKAS.
1.PERSE LEJOHET JANULLATOSI TE QENDROJ NE KRYE TE KISHES AUTOQEFALE TE SHQIPRISË?
PS.PO TE ISHTE GJALLË F.S.NOLI,KURRË SDO TA LEJONTE
POR FRIGOHEM QE AS I VDEKUR SËSHTË I QETË!!!!!!!!!!
Analiza ne boten e cudirave
Po si na qenka ofendim te quash dike serb.Nuk e di ti qe serbet jane poaq njerez te mire dhe po aq te keqinj sa jemi ne vet?Pastaj ne fund te fundit ata jan njerez si ne.dhe nuk kan qene serbet qe i bene masakrat ne kosove por milloshevici dhe regjimi i atehershem i cili pervec shqipetarve shkaterroi dhe serbet e kosoves dhe poashtu shkateroi dhe serbine vet.une e di qe ai nuk eshte serb por sic e thash edhe me lart ajo lloj ironie i shkonte per shtat shkrimit qe ai ka bere me lart.Te lutem shume tani-me vjen keq.
Botaed
Mesaduket ti vazhdoke ti vike secilit nga nje epitet sipas humorit tend ditor.
kur nuk ishin serbet kush i beri krimet marsianet?
pyll pa dera nuk ka ama nje popull qe nuk denon krimet por madje i quan ato te drejta per mua eshte nazist dhe mentaliteti i shumices se popullsise serbe eshte qe krimet dhe lufterat qe jane bere kane qene te drejta, ashtu dhe kampet e perqendrimit edhe masakrat, edhe vrasjet e femijeve ne barkun e nenave.
megjithate po ja leme kosovarit te vendosi sa i ndjeshem eshte ky epitet.
sa per mua nuk me pelqen bota e cudirave, kam kohe qe jam rritur dhe sme pelqen aspak ironia e asnje lloji. prandaj keto kiji parasysh ne diskutimet e tua te ardhshme.
me respekt
analistja
Per fat te keq epiteti eshte i ndjeshem, mirpo gjdo njeri ka te drejte te shprehe mendimet e veta, Ajo eshte e mira e Demokracise!
Harta e shqiperise etnike
PO JA U LEJ VETE TA KOMENTONI
Ja dhe kjo harta tjeter qe shikoj neper internete plot
Historical
Nuk e di nese po shihni se aty shume mire thot "Historical Albania" dhe shume mire e shihni Kosoven dhe kufijt e saj. Edhe pse ende ka Shqipetare jasht kufijve te sotem prap, Ne Nish, Podgorice, dhe Kragujevc nuk ka me shqipetare aq sa ka pase ne kohen kur harta juaj paraqet.
Koha vazhdon dhe gjerat ndryshojne, bashke me keto ndryshime duhet te ndryshojme edhe ne si popull.
Ata qe nuk ndryshojne qe ti adaptohen ambientit ateher ata do te zhduken, ka ndodhur shume shpesh, pse te ndodh me ne.
Te mos harrojme se nese ne nuk kemi nje shqiperi etnike diku ne 10 po 20 vitet e ardhme ateher kurre nuk do te kemi. PSE?
Nuk do te kemi sepse gjenratat tjera do te jene rehatshem ashtu siq jane, Kosova dhe Shqiperija dy republika te pavarura.
sqarim
Me ler ta shpjegoj edhe nje here qe une nuk kam ofenduar kend ne qellimet e mija sepse eshte kunder natyres time,dhe po te shohesh me vemendje shkrimet e mija e kupton qe une nuk kam pas qellime dashakeqese,megjithate nqs ti do te marresh edhe nje miremengjes per ofendim atehere ky nuk eshte problem qe nuk me perket mua ta zgjidh dhe kjo eshte hera e fundit qe shkruaj mbi gjera te tilla.Per sa i perket ceshtjes te serbeve duhet ta dish qe masakrat kunder shqipetareve kane filluar te shumohen vetem mbas fillimit te borbadimeve te natos si nje shenje hakmarje.Idime shume mire figurat e manipuluara nga shtypi amerikan mbi masakrat e serbve ne kosove qe arrinin deri ne 100 mije djem te rinj te vdekur dhe me shume dhe te varrosur ne varre masive dhe qe mbas luftes rezultuan vetem ne qindra.Edhe njehere dua te theksoj qe nuk ka qene populli serb qe ka bere masakrat ne kosove,bosnje,kroaci por ka qene makineria ushtarake ne drejtim te milloshevicit dhe kjo duket hapur mbas kapjes te(milos).Nje pjese e popullsise serbe i kane mbeshtetur vendimet e padrejta te milloshevicit sepse kane qene te verbuar nga propaganda e qeverise dhe nuk kan pas burime te pavarura info.(e njejta gje qe po ndodh sot ne amerike).Mos harro qe ishte populli serb qe e largoi nga pushteti milloshevicin me dhune.Dhe mos harro qe borbadimet e serbise nuk in sherbyen aspak ceshtjes shqipetare por vetem thelluan urrejtjen midis dy popujve qe jan dhe do te jene fqinj pergjithmone.Nuk mund te gjykosh nje popull .Persa i perket hartes te shqiperise qe na ka treguar me lart ky cuni nuk do te thot aspak qe ne kemi te drejte ti kerkojme mbrapa ato troje,sepse te gjitha shtetet e ballkanit kan nga nje harte te tille per trojet e tyre etnike dhe cfare do te ndodhte sikur te gjith ti kerkonin ato troje me cdo kusht?ajo qe ne kemi te drejte eshte qe te jetojme ne paqe,prosperitet dhe tolerance me fqinjet tane dhe jo te kerkojme shqiperine etnike por te ruajm dhe te kerkojme te drejtat tona ne cdo cep te ballkanit ku i thone bukes buk dhe ujit uj. me respekt botaed
Te nderuarit BOTAED
Lexova me kujdes shkrimin tuaj dhe fare nuk me pelqeu ajo thenja se Amerika shtonte numrin e te masakruarve Shqiptar gjate bombardimeve te Nato-s.
Po te flas si deshmitare i gjallë i shumë gjerave te tmerrshme qe kanë ndodhur ne Kosovë qe nga Janari 1990- Qershor 1999,dhe qe brenda ktij limiti kohor kamë qendruar vazhdimisht ne Kosove,dhe po ta them me sinqeritetin me te madh se nuk ka SERB qe ka jetuar apo ardhur ne Kosovë brenda ktyre viteve pra 1990-Qershor 1999 qe eshte i pa fajshem,pra me sytë e mijë i kam pare ,pra qe nga mosha 16-70 te gjithe kane qenë te perfshire ne krime.
PS.Ndoshta kto qe i thash te shtyejn te mendoj qe jamë Extremist,por gabohesh sepse mundohem te jemë vetem një PATRIOT i mirë. TUNG1
bota ed,
kemi mendime shume te kunderta. ti po flet per historine e kosoves pa lexuar asgje dhe pa ditur asgje.
ndonje dite do ti shpjegoj me fakte historike por sot nuk kam kohe.
ja teke e keni Botaed
Siq duket dje kur vendosa kete foto, e paskam vendosur tek tema e gabuar dhe drejtuar antarit te gabuar (prandaj i kerkoj falje vizitorit nese e kam ofenduar). Mirpo pasi qe lexova edhe nje here temat, Ja ku e keni Botaed si thuani Serbet nuk kan bere masakra por makinerija e millosheviqit.
Ja se kush eshte makinerija e Millosheviqit, ata banoret e Serbise dhe te Kosoves. Prandaj ata jane te gjithe njesoj
Le ta shikojne edhe te tjeret! Sidomos ata qe mendojne se popullata Serbe eshte e pafajshme.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 » Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.