Forumi Horizont
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Shqiperia, brenga e shpirtit tim. (emigranteve kudo qe jane) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2396)


Postuar nga klo datë 30 Shtator 2003 - 00:37:

Shqiperia, brenga e shpirtit tim. (emigranteve kudo qe jane)

Edhe pse kam vetem tri dite ne Toronto, per mua do te thote shume. shume, larg familjes sime, larg njerezve te mie, larg teje vendi im i dashur, Shqiperi. Ditet do te kalojne , por nuk mund te te harroj vendi im, brenga e shpirtit tim. Si mund te harrohen ditet apo netet ne Tirane. Kurse ketu, vetem ere, fytyra te panjohura, njerez indiferente. Me shprese se e gjitha kjo do te marre fund nje dite dhe do te kthehem serisht prane teje, vendi im.


Postuar nga brunia datë 15 Tetor 2003 - 06:16:

Atdheu
"Kur vete njeriu i lire edhe i vetem larg atdheut, viset e reja ndryshimi i zakoneve, embelsia e udhetimit, dhe nje mije gjera qe vihen re nder popuj ta pergezojne zemren dhe te bejne jo ta harrosh Shqiperine, por mos te te shkoj mendja aq dendur tek ajo. Si ngopet syri se pari ndryshime malli rritet pak nga pak. S'di c'te mungon, s'di sec te duhet. Nje hije trishtimi ta mbulon fytyren, pike se pari... e pastaj me dendur e me ne fund kujtimi i familjes, i miqve edhe i shokeve, kujtimi i atyre maleve larg te cilave nuk rron dot mire nje shqiptar, e sidomos kujtimi i gjuhes ta coptojne me te vertet zemren. Ah malli i Shqiperise, malli i atdheut te dashur. I shtrenjti mall e dashuria e shenjte. Cili eshte ai shqiptar qe se ka provuar ne dhe te huaj. Duhet te jesh jashte shqiperise dhe larg saj qe te kuptosh se c'force e c'bukuri te embel ka per veshet kjo fjale"Shqiperi". Ajo me e zprazura leter, ajo fjala me e vogel te sjell kur vjen nga shqiperia nje gaz te parrefyeshem, sepse te sjell nje cope te atdheut"
Do te me falni nq se nuk mbaj mend ndonje fjale por kjo pjesez e Konices eshte gjeja e pare qe me vjen nder mend. me cudit fakti qe asgje nuk ka ndryshuar ne kaq vjet. Kurbeti do te mbetet njelloj i hidhur edhe i rende ne cdo kohe edhe kudo qe te jemi. Duket si nje mallkim qe na ndjek nga pas. Mos u merzit klo. kjo eksperience te rrit te bene te forte. Eshte emigrimi qe e mban kete bote ne levizje. Njerezit levizin nga nje vend ne tjetrin edhe marrin me vete gjithcka kane. Le te mesojme sa me shume te mundemi edhe ti cojme ne shqiperi. Ajo na pret! Edhe ne mezi presim te kthehemi!
Guri peshon ne vendin e vet.


Postuar nga socrates datë 07 Dhjetor 2003 - 22:28:

mbece more shoke mbece...

RE:

mire e the brunia, po kujt ia the? ulu te dera e ambasades amerikane, apo asaj kanadeze, sepse leksionet i meritojne ata qe kane fytyre te kerkojne vize jo vetem pa pike arsyeje por edhe pa njohur veshtiresite e jetes ne mergim... dhe nuk kuptojne se ne fakt e veshtiresojne jeten e qytetareve te ndershem si une apo ti; dhe mbetet detyra jone te justifikojme kete fenomen "te modes shqiptare" ne syte e te huajve...

pershendetje.


Postuar nga edlira datë 28 Maj 2004 - 21:24:

shqiperia, dashuria dhe urrejtja ime me e madhe

ti shqiperi me jep nder, me jep emrin shqipetar, zemren ti ma gatove, plot me deshire e me zjarr.
kam kater vjet qe jam larguar nga shqperia. fjala e urte 'larg syve, larg zemres" nuk qenka e vertete per atdheun, sa me shume kalon koha, aq me e veshtire behet jeta larg tij. me pelqen shume titulli "shqiperia, brenga e shpirtit tim", sapo e lexova, me shkuan lote nga syte. dje kendova ne nje koncert ketu dhe prézantimin e kenges e bera shqip. me del gjumi naten dhe shokut tim francez i flas shqip. flas ne telefon me prinderit dhe i ndjej se si po plaken... dhe une jam larg. e di qe nje dite do te kthehem, mezi po pres. por here pas here kam ndjenjen sikur shqiperia eshte armiku yne me i madh, mendoj per gjithe ata intelektuale qe u kthyen ne shqiperi pas luftes dhe rane ne burgjet e diktatures. me kujtohet edhe deshira e madhe me te cilen u nisa ne france, ne kete vend ku m'u hapen shume horizonte dhe mesova shume e mesoj akoma, ku ndjeva avantazhet e lirise, kultures, qyteterimit dhe frikesohem kur mendoj burgjet psikologjike,
injorancen, varferine, anakronizmin qe ka pllakosur shqiperine. por mendoj edhe per vlerat njerezore, familjen, solidaritetin qe jane me te rralla ketej dhe trishtohem. jemi te gjithe ne nje kryqezim, te vijme apo te ikim. koha do te na e jape pergjigjen. kur te ndjejme se s'na ka ngelur me gje per te bere ne kurbet, do te kthehemi me gjithe sa kemi mesuar per t'i vene ne sherbim te memedheut.


Postuar nga inelda datë 29 Maj 2004 - 03:18:

S'ka dite qe nuk pyes veten : Pse jam ketu?
Njerez te huaj qe rendin me shpejtesi, nje gjuhe qe s'mund te krahasohet me shqipen e embel, nje i ftohte qe eshte si me marri... me shoqerojne ne cdo hap.
Pyes veten pse e bera kete hap e ika nga vendi im. Lodhem duke menduar e s'arrij ta kuptoj arsyen e vertete. Me mungon cdo gje e vendit tim. Perpiqem ta gjej veten ketu, po eshte shume e veshtire. Mundohem te hap syte e t'i mbush mendjen vetes se keshtu ishte e thene e tani duhet te krijoj nje jete ketu...mes kesaj bote te ftohte. Ndoshta do te ishte me mire te mos e kisha bere kete hap, tani eshte vone. Tani me duhet te integrohem ketu, larg atdheut tim, larg te afermve e miqve te mi. larg punes sime,larg cdo gjeje qe me mund e kisha arritur atje.
Njeriu eshte vertet nje qenie e habitshme . Punon e lodhet per dicka dhe ne momentin qe ja arrin nuk eshte i kenaqur, kerkon me shume , kerkon te provoje dicka te re , te panjohur per te. Besoj se edhe mua kjo e panjohur me joshi e tani jam duke kerkuar ta njoh e te gjej veten ne te.


Postuar nga Eneid datë 31 Maj 2004 - 06:04:

Digjo te gjithe NE qe jemi jashte vendit tone te dashur do mund ti bejm atij mire vetem nese kthehemi dhe kontribuojme. Nese ndokush ndihet teper skeptik ndaj 'kontributit individual' do t'i thoja qe te mos mendoj keshtu pasi vendi nuk behet me frymen e zotit por me kontributin e secilit nga ne.

Mua mu bene tashme 7 vjet qe iki e vij dhe zemren padyshim e kam te coptuar nga malli dhe humbja e viteve larg atdheut tim por une mendoj qe nje dite do kthehem dhe kjo shprese mua me mban gjalle.

Per ata qe jane para ambasadave, sic tha njeri ketu, dua te them qe nuk duhen harruar problemet e medha qe ka Shqiperia dhe sakrificat qe ben njeriu per te mbijetuar.

Respekte
Eneid


Postuar nga fushkosova_boy datë 02 Qershor 2004 - 17:12:

BOTA eshte terrorizuar

ME duket mua qe edhe bota ka filluar te frigsohet nga vete vetja aq shume terror qe ka ne te.

Ju qe e keni hapur kete tem, nuk e di se sa e dini historin boterore
por tash terroristat mbrohen nga terroristat.
nese nuk e kuptoni pergjegjjen time mund te me pyetni...!


Postuar nga Bazi datë 01 Korrik 2004 - 10:28:

Nuk e harroj

I lexoj mesazhet tuaja dhe duke degjuar edhe muziken ketu tek Fajtori me lotohen syte. Nuk e ndjej te nevojshme te shpreh se c'fare ndjej sepse gati te gjitha ndjenjat qe me kane pershkruar trupin ne keto pese vjetet e fundit, qe kur se jam larguar nga Shqiperia, i shoh te shprehuara ne mos tek nje fjali tek nje tjeter ne mesazhet tuaja.
Po. Une sot dua te kthehem. Kur, dhe si, ate nuk e di. E mbase do te mbetem dhe une thjesht nje hipokrit mashtrues qe s'ben kurre ate qe thote, por sinqerisht shpresoj qe kjo e fundit te mos jete e vertete.

Nuk kam dyshim se Shqiperia do te "rregullohet" dhe se ne ate vend ka shprese. Do te kemi edhe ne ato "liri" dhe ato te "drejta" e siguri financiare qe kane edhe keta te perendimit, aq joshes per ne Shqipetaret. Edhe jam edhe aq egoist dhe konfident (ose mbase thjesht enderrimtar idealist) sa qe mendoj se edhe une si individ mund te bej shume per te duke u rikthyer perfundimisht.
Megjithate, ajo qe me ben pesimist nuk eshte frika se "Shqiperia" nuk do te rregullohet, por fakti


Postuar nga Bazi datë 01 Korrik 2004 - 10:41:

Hajde pije me fund

I lexoj mesazhet tuaja dhe duke degjuar edhe muziken ketu tek Fajtori me lotohen syte. Nuk e ndjej te nevojshme te shpreh se c'fare ndiej sepse gati te gjitha ndjenjat qe me kane pershkruar trupin ne keto pese vjetet e fundit, qe kur se jam larguar nga Shqiperia, i shoh te shprehuara ne mos tek nje fjali tek nje tjeter ne mesazhet tuaja.
Po. Une sot dua te kthehem. Kur, dhe si, ate nuk e di. E mbase do te mbetem dhe une thjesht nje hipokrit mashtrues qe s'ben kurre ate qe thote, por sinqerisht shpresoj qe kjo e fundit te mos jete e vertete.

Nuk kam dyshim se Shqiperia do te "rregullohet" dhe se ne ate vend ka shprese. Do te kemi edhe ne ato "liri" dhe ato te "drejta" e siguri financiare qe kane edhe keta te perendimit, aq joshes per ne Shqipetaret. Edhe jam edhe aq egoist dhe konfident (ose mbase thjesht enderrimtar idealist) sa qe mendoj se edhe une si individ mund te bej shume per Shqiperine duke u rikthyer perfundimisht.
Megjithate, ajo qe me ben pesimist nuk eshte frika se "Shqiperia" nuk do te rregullohet, por fakti se ai perparim nuk eshte se te sjell paqen shpirterore apo edhe lumturine. Me pak vuajtje po, por me shume lumturi? Lumturise si do ja bejme? - lind pyetja, sic mund te kete lindur edhe mijera e mijera vjete me pare. E mbase lumturia ze nje vend dytesor para 3000 femijeve qe jetojne akoma ne ngujim aty ne memedheun tone te dashur, apo atyre tridhjete mije vajzave qe jane damkosur per jete nga te qenurit skllav neper rruget e Evropes.

Ju faleminderit te gjitheve per mesazhet tuaja.

Bazi


Postuar nga Lela_Dr datë 02 Korrik 2004 - 18:44:

Shqiperia, brenga e shpirtit tim

Jane shume prekese keto mesazhe, DHE ME PELQYEN SHUME
Une kam 12 vjet qe jetoj ne itali, dhe kur kam ardhe kisha vetem 12 vjec, nuk kuptoja akoma se c'po ndodhte ne shqiperi, por me te kaluaren e kohes e kuptova, dhe sot akoma mendoj se eshte me mire te jetoj ketu apo atje?????
Qefi im eshte te kthehem dhe te jap kontributin tim per atdheun, sepse kam studiuar vetem ne itali, dhe dicka nga esperjenca e jetes te ngel.
C'do vit qe shkoj ne shqiper, shikoj qe c'do dite behet sa me e bukur, dhe njerezit me mundesite e tyre i kane gjetur mundesite per te hecur perpara me shume sakrifica dhe djerse te derdhur......
Nqs gjithe shqiptaret qe jane kudo ne bote, te kthehen ne shqiperi, Ajo do te behet vendi me i bukur i botes, sepse ne shqiptaret kemi emigruar gati ne te gjithe boten, dhe secili nga ne ka esperjenca te ndryshme, dhe ka studiuar dhe punuar ne c'do rang qe mund te ekzistoj......


Postuar nga MONIKA_NY datë 14 Korrik 2004 - 06:20:

MALL

Jam larg, por dashuria per vendin tim asnjehere nuk me largohet, cdo dite qe shkon, mallin ma shton......Kaq vjet...kaq larg.....
Me kujtohet nje thenie: Kur e ke prane, nuk ja din kimetin, kur largohesh, e kupton...

Kam shume mall!!!!!


Postuar nga Niqua datë 28 Shtator 2004 - 05:19:

Shqiperia nena ime.....Kam 17 vjet qe jam larguar edhe pse nuk kam shum kujtesa Shqiperia eshte dhe do ngelet ne zemren time,,,


Postuar nga Hektori datë 22 Qershor 2005 - 17:30:

Keni te drejte se jetojme larg, po sapo kthehemi ne Shqiperi na iken malli dhe themi kur do ikim prape.


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 23 Qershor 2005 - 00:08:

E ca brenge te kem?!Pervecse mall te vaket!Asgje me shume!
Te gjitha enderrat i bera realitet ne usa!Nuk mendoj te kthehem kurre ne Shqiperi!Une dua usa,e kam pasur gjithmone enderr!
Njerezit po kalben ne borxhe per te ardhe ketu, ju thoni qe te kthehemi?!
Never !!!


 
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.