Forumi Horizont | Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Kosova: Fillimi i ri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13597)
fillimi i ri
Kosova e meriton pavaresine, dhe shqipetaret meritojne nje jete me te mire.ne kemi nje popull te afte,toka pjellore,minerale dhe vende te bukura turistike,prandaj sot me shume s ekurre shqipetaret duhet t ejene te bashkuar dhe te punojn e bashke,te japim edhe nje shtyse te fundit drejte pavaresise te kosoves dhe gjerat do shkojne me mire.1 2 3 oburrrrrrrrrraaaaaaaaaaaaa perpara shqipetare urrrrrraaaaaaaaaaa.
PAVARESIA AFER......
Shkruan:Dardan PEJA
Tashme Kosova ka konfirmuar institucionet e reja te dala nga zgjedhjet e fundit.Dhe vemendja e te gjitheve eshte perqendruar tek momenti final i percaktimit te statutit.Hamendesime te shumta rreth dates se sakte jane bere dhe behen,por deri tani vetem shpresa eshte ne efikasitet te plote.Jo se Pavarsia eshte larg por afersia e shpalljes zyrtare te saj po krijon jo pak supozime.Sh.B.A dhe vendet e tjera aleate te saj jane tashme vetpercaktuar rreth qendrimit te tyre pas statutit,sepse cdo zgjatje e metejshme do te ishte me teper se shkaterruese per paqen ne Ballkanin e trazuar nga monstruozitetet sllavo-ortodokse.
Paqen ne kete rajon te Europes me sa shikohet nuk mund t'a pranojne kryeqytete te tila si Moska,Beogradi,Athina apo se fundmi dhe Bukureshti apo ndonje satelit jo i rendesishem i ishperandorise se shthurur Sovjetike(pa harruar stimulimet e vendeve diktatoriale e komuniste).Enderrime tipike mesjetare,psikologji e tejskashme obskurantiste dhe fanatizma jonjerezore filosllave kane shkaktuar jo pak tragjedi ndaj nje populli te paqte dhe modern sic jane shqiptaret.Copetime te paprincipta,gjakderdhje te pashembullta dhe spastrime te mirfillta etnike kane provuar nder shekuj pasardhesit e pellazgeve te lashte,shkaktuar nga opsesione paranojake antinjerezore qe karakterizojne turmat e zbritura nga thellesia e Uraleve te egra.Por kohet e barbarise se kuqe kane shkuar,megallomania e sllaveve pushtues ka pesur renie te paimagjinueshme nga bota e qyteteruar.Tashme eshte me se e qarte se kush ka humbur e kush ka fituar kete beteje shekullore.Njerezimi sidomos ndergjegjia progresive nuk mund te pranojne barbarizma primitive ne gjirin e tyre,sepse humanizmi ka fituar mbi kafsherine e paprincipte ushyer nga ideologjirat bajate te importuara nga Caret ruse te te gjitha kohrave.
Kosova shqiptare tashme eshte gati per te realizuar ate qe ka pritur prej kohesh.Pavarsia tashme ka krijuar fizionomine dhe po shfaqet qarte neper rruget,sheshet dhe qytetet e Dardanise se lashte,njerzit po e prekin cdo dite dhe shpejt, "de facto",shqiptaret e kesaj treve do te behen qytetaret me te rinj te Europes se bashkuar.Sepse historikisht kemi qene,jemi dhe do te mbetemi pjese perberse e zhvillimit,progresit dhe demokracise larg mbetjeve te importuara dhunshem,larg imponimeve ideologjike qe gelojne aty-ketu neper individe dhe qarqe te caktuara.Paveresia e Kosoves mbyll cdo shteg per intolerance apo konflikt sepse shuhen ne maksimum tendencat e rrymave qe zbresin nga Moska e ftohte dhe primitive deri ne qelizen me te fundit.
Marre nga www.lajmishqip.com
Shkurt, shpallet Pavaresia
E Marte, 22 Janar 2008
PRISHTINE - Muaji i ardhshem, e gjen Kosoven me ne fund te pavarur. Prishtina ka vendosur te shpalle mevetesine zyrtarisht, pikerisht gjate diteve te muajit shkurt. Kete e pohoi dje, Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi. Ne nje deklarate te posacme qe i dha BBC-se, Krasniqi sqaroi se Parlamenti pritet qe ne muajin shkurt te shpalle pavaresine. "Ne shpresojme se shkurti do te jete koha kur do te ndodhe kjo kthese e rendesishme historike", tha Krasniqi.
Por kreu i Parlamentit tha se data nuk eshte percaktuar ende. "Duhet te behen dhe disa konsulta per te precizuar kohen se kur do te ndodhe kjo”, tha ai. Sipas Krasniqit, shpallja e pavaresise do te behet permes nje deklarate, ku do te kerkohet ne te njejten kohe dhe njohja e saj nderkombetare. Ai tha se udheheqesit kosovare po diskutojne me njeri-tjetrin dhe me faktorin nderkombetar. "Ne keto dite jemi duke biseduar me Presidentin e Kosoves, me Kryeministrin, jemi ne kontakt te perditshem me faktorin nderkombetar qe eshte i vendosur ne Kosove, duhen te behen dhe disa konsulta per te precizuar kohen se kur do te ndodhe kjo”, siguroi Kryeparlamentari Krasniqi.
------------------------------------
Koha Jone
Pavaresia ne 18 shkurt
Mediat amerikane: Pavaresia me 18 shkurt, ne 4 te mengjesit, sipas ores se Nju Jorkut
Kosova ze nje vend te rendesishem ditet e fundit ne mediat amerikane, ato te shtypit te shkruar dhe ato elektronike, ku theksohet fakti se tashme kane mbetur vetem pak dite nga shkeputja e krahines shqiptare prej Serbise. E perditshmja "New York Times", duke cituar burime serbe, thote se udheheqja shqiptare e Kosoves do te shpalle pavaresine me 17 shkurt, pra te dielen e ardhshme. Nderkaq, nje burim tjeter perendimor i thote gazetes, se shpallja do te ndodhe ne 18 shkurt, ne oren 4 te mengjesit sipas ores se Nju Jorkut, duke e bere te pamundur ne ate kohe thirrjen nga ana e Rusise te seances se jashtezakonshme te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per te bllokuar nje vendim te tille.
"New York Times" citon edhe deklaraten e kryeministrit Hashim Thaci, se "100 vende jane te gatshme te njohin pavaresine sapo te shpallet", deklarate kjo qe perputhet me nje te ngjashme qe vjen nga Departamenti Amerikan i Shtetit, se pas shpalljes nga ana e kosovareve, "pavaresine do ta njohin nje numer i konsiderueshem vendesh". Zevendesndihmessekretari i Shtetit per Ceshtjet Evropiane dhe Euroaziatike, Kurt Volker, citohet te kete thene se Kosova shtet i pavarur "do te jete nje vend mjaft stabel" dhe se "shumica e njerezve ne Kosove deshirojne qetesi". "New York Times" citon edhe nje deklarate te fundit mbi Kosoven te sekretarit amerikan te Mbrojtjes, Robert Gates, i cili thote se Moska zyrtare megjithate, do te reagoje me kujdes pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. "Mendimi im personal, eshte se ruset para se gjithash, nuk do ta pelqejne pavaresine e Kosoves, mirepo ata do te reagojne kujdesshem", ka thene Gates pas takimit me homologun rus, Sergej Ivanov.
E Hene, 11 Shkurt 2008 Korrieri
17 apo 18 Shkurt ?
derisa perfolen data te shumta per shpalljen e pamvarseise se Kosoves, dhe nuk ka ende ndonje date te saket rreth shpalljes se pavarsise, qytetaret e Kosoves vetem se kan filluar pergaditjet per shpalljen e pamvarsise. Disa kan vendosur flamuj kombetare e ne disa vende te shoqeruar edhe me ata Europian dhe ate te NATO-s, disa kan vendosur parolla me mbishkrimin Urime Pamvarsia, e disa kan shkuar edhe me larg, duke pergaditur tortë qe peshon rreth 1000 kg e parapare per 25000 persona, ne Hotelin Grand eshte ngritur Qendra Mediale, etj etj, por ne te vertet cfar po ndodhe askush zyrtarisht nuk te jep nje date te caktuar, asnje politikan nuk ka guximin te thot se kjo do te ndodhe ne kete date apo ne ate date, te gjith kopjojne njeritjetrin duke u shprehur se pamvarsia eshte qeshtje ditesh, qeshtje oresh, e dime daten e pamvarsise etj etj, ndersa Gazetaret qe gjithnje din te jene te Bezdisshem u ka mbetur vetem kjo pyetje ne gojë Kur do te Shpallet Pamvarsia?, Z Kryeminister, Daten? aq te tmerrshem jan bere gazetaret sa qe politikanet tane kan frigë te dalin te deklarohen para gazetarve qofte e thene edhe per ndonje deklarat tjeter.
Kosova vertet eshte nje Vend i vogel, aq i vogel sa te duhen vetem dy ore qe te arrish nga njeri Skaj ne Tjetrin, por sic duket SHERRIN e paskem te madh!!!!
nejse kthehm prap te data, ku qendron dallimi mes dates 17 dhe 18 Shkurt? te them te drejten nuk e di nuk e di as edhe pse u prit derisa te perfundojne zgjedhjet ne serbi, nuk kishte logjike prap se prap rezultati i zgjedhjeve nuk do te ndryshonte.
ps. po te jet data e pavarsise 18 Shkurt atehere Qeveria po me ben nje dhurat te mire mua per Ditelindje :p :p :p (hajde mendje hajde)
Me aq sa kam degjuar une naten e 17 shkurtit duke u gdhire 18 . Kosova do te shpalle pavarsine dhe gjate mujit mars do filloje te njihet nga shume shtete si Usa, Austria, Gjarmania Shqiperia etj ne fund Greqia.
ps: ate dite do te urojme edhe gezuar pavarsine edhe gezuar ditelindjen.
Re: 17 apo 18 Shkurt ?
X-file thote:
Kosova vertet eshte nje Vend i vogel, aq i vogel sa te duhen vetem dy ore qe te arrish nga njeri Skaj ne Tjetrin, por sic duket SHERRIN e paskem te madh!!!!
Ndersa une mendoj se;
Sherri jane interesat gjeostrategjike dhe ato ekonomike midis superfuqive e asgje me teper.Fjalet se gjoja Kosova eshte precedent per levizje sepsratiste eshte nje genjeshter dhe alibi ne qendrimet sllavo-ruse.
Megjithate kur zihen atllaret perfitojne kosovaret.
iqv
U GEZOVA SHUME ..
Sot me moren ca shoqe nga Tirana ne telefon.. nisen neser qe ne mengjez per Prishtin ..per festen e madhe te shpalljes es pamvaresise.. ne Tirane gjithe diten e diel ne 17 Shkurt do te kete festim te madh per kete shpallje te pritur prej vitesh..
do te ndalohet cdo qarkullim..si ne Tirane ashtu dhe ne Kosove...shume kosovare ketu ne New-York.. te gezuar nisen neser per ne vedelindje..
X_FILE.. Gezuar..Gezuar..shendet lumturi te gjith kosovareve ..I PA HARUAR QOFTE KUJTIMI I TE RENEVE PER KETE DITE.
RROFTE KOSOVA.. RROFTE SHQIPERIA.
Perqafime bir i nenes nga Saranda
Urime te gjithe popullit Kosovar!!!!!!!!
www.albaniaonline.it.gg
Hajt per hajer qofte.
Citim:
Po citoj ato që tha kunder19
Urime te gjithe popullit Kosovar!!!!!!!!
www.albaniaonline.it.gg
nje View nga Prishtina
Kosova eshte stermbushur me njerz, mirpo dua te shpreh ate qe pash ne Prishtinë, duke filluar nga selia e UNMIK-ut ku perball saj nje lokal ka vendosur nje pllakat me dimensione te stermdha ngjyre te kuqe ndersa me shkronja te zeza eshte e shkruar URIME PAMVARSIA dhe CONGRATULATION THE INDIPENDENCE, dhe paka me larg nje grafite me figuren e Adem Jasharit ku poshte saj shkruan BAC U KRY, pastaj flamuri Shqipetar me Shqiponjen Dykrenare eshe vendosur ne gjdokend mirpo duke mos len anash pik se pari ate Amerikan e pastaj Europian dhe te NATOS. por kjo i perket vetem stolisjes me flamuj dhe pllakata, le te u kthehemi njerzve, Sheshi Nëna Tereze eshte mbushur me njerz dhe aty ke nga te gjitha nacionalitetet, Fotoreporter, Gazetar, etj etj. Kosova ka marr Pamje Festive.
***GËZUAR SHQIPËRI***
***GEZUAR KOSOVË***
***GEZUAR SHQIPTAR***
erdhi me ne fund dhe dita e arberit,pas 600vjeeteve,,,sa kemi pritur....!!!!!!!!!!
Re: Hajt per hajer qofte.
Citim:
Po citoj ato që tha misterioz
ps. nji diçka s'di une cfare flamuri do kete Kosova zyrtarisht .
Nje pritje e gjate prej nje shekulli mbaron neser me dt 17 shkurt.Nje kalvar te gjate perpjekjesh e lufte ka kaluar populli shiptar i Kosoves.Qe kur fuqite e medha te kohes i hoqen kombit nje gjymtyre vitale te tij duke jua dhene padrejtesisht kolonizatoreve me kriminele ,ballkanikeve serb.Nje tragjedi e madhe i ishte shkaktuar gjysmes se kombit duke ju plotesuar tekat fqinjeve tane te babezitur e gjakesor.Kesaj padrejtesie populli shqiptar i viseve te kolonizuara i eshte pergjigjur me kundershtimin e tij te ligjshem.Trima te pushkes e te penes krijuan cetat e tyre kunder okupatoreve te rinj serb.Vetem me dhune shtetrore jane shtypur levizjet antiregjim te shqiptareve ne dekada.Nuk mund te harrohen protestat popullore te viteve,68-74 kur u fitua e drejta e flamurit kombetar.Ne kujtesen time jane te freskta demonstratat studentore me 1989 te shtypura me zjarr e me hekur nga ushtria dhe policia fashiste serbe.Nuk mund te harrohet krijimi i LDK me Rugoven ne krye.Nuk mund te harrohet shpallja e kushtetutes se Kosoves me 2 korrik 1991.Nuk mund te harrohet greva e urise e minatoreve shqiptare te minieres se Stari Tergut ne Mitrovice.Kete vit S Milloshevici i hoqi edhe statusin e krahines autonome Kosoves duke i hequr mundesine ligjore per te shpallur pavaresine nga shtriga Serbi.Nuk mund te harrohen krimet serbe kunder te rinjve kosovar te cilet helmoheshin me lende e gazra kimike.Nuk mund te harroj pamjet qe sillnin televizionet e huaja kur shihje te rinjte te shtruar ne spitale qe dridheshin sikur t'i kish zene korenti e doktoret nuk dinin se cfare ndihme tu jepnin.Nuk mund te harroj krimin kafsheror te sterilizimit te vajzave dhe grave shqiptare qe binin ne duart e doktoreve serb.Kjo behej me qellim per te ulur natalitetin e femrave kosovare,te cilat lindnin shume femije.Nuk mund te haroj djemte e kosoves qe vinin ne arkivole hermetike nga armata serbe se gjoja kishin vrare veten.Por ato hapeshin dhe c'te shihje.Nje dhune e ushtruar ne menyre shtazarake e cila i kish cuar gjer ne vdekje bijte e Kosoves.Nuk mund te harroj mbylljen e auditoreve te Universitetit te Prishtines per studentet shqptar.Bile edhe nxenesve te fillores ju mbyllen shkollat.Ata ose duhej te studionin me planprogramet dhe textet e ardhura nga Serbia ose ndryshe ju ndalohej frekuentimi i lokaleve te shkollave.Shqiptaret hapen dyert e shtepive te ture duke i kthyer ato ne auditore e klasa per femijet dhe planprogrameve serbe u thane jo.Emigrantet u bene mbeshtetje per shkollimin e femijeve kosovare etj.Me ndryshimin e regjimit ne Shqiperi ceshtja e Kosoves filloi te nderkombetarizohej.ne cdo mbledhje e takim nderkombetar, qeveria e pare demokratike,por edhe diplomatet shqiptare ne perendim e kishin ne qender te vemendjes sensibilizimin e nderkombetareve per shkeljen e te drejtave te njeriut qe bente regjimi serb ne Kosove.Bota avash avash po ndergjegjesohej me luftrat qe shperthyen ne ish Jugosllavi.Europa u tregua nje kurve e keqe e nderhyri me shume vonese per te shuar konfliktet e nisura.Duhej nje lufte e gjate midis Kroacise dhe Serbise e sidomos ne Bosnje.Duhej Srebrenica qe putana Europe te punonte per te bere paqe ne ish Jugosllavi.Konferenca e Dejtonit ne USA do t'i jepte fund ketyre dy lyftrave por ajo nuk e permendi fare Kosoven, duke lene keshtu nje vater te nxehte pa i dhene zgjidhje.Opsionet e rezistences paqesore tani mbaruan.Duhej qe patjeter kosovaret te rrembenin armet qe bota te bente dicka.Me kujtohet qe kur Berisha takoi g Bushin(plakun) e i ngriti problemin e Kosoves ai i tha.Jane kosovaret ata qe duhet te bejne dicka dhe ne nuk do ti lekme serbet qe te vrasin popullin e Kosoves.Ajo dickaja nenkuptonte marrjen e armeve,pra duhej nje shkak per bashkesine nderkombetare per te nderhyre.Dhe levizjet per nje organizimin e rezistences ishin ne hapat e pare.Ishte viti 1997 qe na solli shume probleme ne ketu ne Shqiperi,por njekohesisht keto arme kaluan kufirin per te armatosur djemte e UCK-s.Ne vitin 1998 u poqen kushtet qe te dilte ne drite UCK-ja me udheheqesin e saj legjendar A Jasharin i cili dinte te fliste vetem me gryken e pushkes me shkaun serb.Kjo familje trimash u shkri e gjitha per lirine dhe pavaresine e Kosoves,bile edhe femijet ku me i vogli ishte 6 vjec.UCK-ja filloi te ritej ne numer e ne armatime.Ajo filloi aksionet kunder ushtrise dhe policise serbe.Shume zona te Kosoves ishin nen kontrollin e saj.Kjo levizje me arme solli Rambujene e cila vuri perballe kosovaret dhe serbet.Aty u hartua nje marrveshje e mire ,e cila u firmos mbas dy javeve nga kosovaret dhe nuk u firmos nga serbet e Milloshevicit.OSBE-ja dergoi W Wkerin per te vezhguar trazirat ne Kosove.Do te vinin vrasjet kriminale ne Recak qe bota te kuptonte genocidin qe po ushtrohej nga serbet.Amerikani William Woker shkoi vet ne Recak dhe kur pa 42 civil te masakruar dha alarmin se Milloshevici po kryen krime lufte mbi popullsine e pambrojtur.Ky alarm i ketij burri,i cili respektohet e nderohet ne Kosove e beri Ameriken dhe partneret e saj ne NATO ti thoshnin ndal genocidit te policise dhe ushtrise kriminale serbe.NATO-ja filloi te bommbardonte pozicionet e ushtrise serbe ne Kosove e cila numeronte 60 mije ushtar e police serbe,por ajo filloi te bombardonte edhe Beogradin duke goditur pikat nevralgjike e duke e bllokuar makinen ushtarake millosheviciane te luftes.Serbia kaloi ne kolaps politik e ekonomik e u izolua nga bota.E gjithe kjo u shoqerua me shpernguljen biblike te gjysmes se popullsise shqiptare drejt Shqiperise,Maqedonise e pak ne Mal te Zi.Sadizmi i ushtareve serb arriti deri aty sa qe ju kane care barkun grave shtatezana.Ne nje fshat te quajtur Krush e Madhe vrane gjithe burrat e fshatit e ai fshat sot ka vetem gra.Vendosmeria e organizmit me te fuqishem ushtarak te botes e beri kriminelin Milloshevic te gjunjezohet dhe ne Kumanove te Maqedonise te nenshkruhet nje marrveshje qe i jepte fund luftes dhe i largonte nje here e pergjithmone policine dhe ushtrine serbe nga Kosova.NATO e fitoi luften por Serbia nuk u quajt si humbese e luftes e kjo fale disa shtrigave europiane e kryesisht Frances se Sh(q)irakut.Ajo edhe gjate bombardive te NATOS gjeneralet e saj ne nga selia e NATO-s ju jepnin te dhena sebve per vendin dhe kohen e bombardimit.Kish patur raste qe pilotet francez qellimisht kishin bombarduar edhe pozicionet e UCK-s duke mos i hedhur bombat ne destinacionin e duhur.
Thaci: Vizita e serbeve neser nuk na shqeteson aspak
Prishtine - Ne vigjilje te shpalljes se pavaresise, Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi shprehet se vizita e paralajmeruar e disa zyrtareve serb te Beogradit ne Kosove per diten e neserme (e diele) nuk do te kene asnje ndikimin ne zhvillimet ne Kosove. Sipas Thacit institucionet kosovare e kane axhenden e tyre qe do ta respektojne se bashku me komunitetin nderkombetar.
Edhe pse tashme thuhet se Kuvendi i Kosoves, neser do te shpalle pavaresine, kreu i qeverise, Thaçi tha vetem se neser do te zbatohet vullneti i popullit kosovar.
Por pavaresisht se nuk eshte bere publike data e shpalljes se pavaresise nga ana e drejtuesve te institucioneve vendore, tashme ne qarqet diplomatike dhe te gjitha mediat nderkombetare dhe ato vendore thuhet se neser (e diel) Kuvendi i Kosoves do ta shpalle Deklaraten per Pavaresine e Kosoves, duke krijuar keshtu shtetin me te ri ne Evrope dhe bote.
Neser do te qendroje nje delegacion i qeverise serbe ne enklavat serbe ne Kosove, qe siç thuhet per t’i dhene mbeshtetje popullates serbe e joshqiptare ne çastin kur shqiptaret kane paralajmeruar shpalljen e pavaresise.
Duke komentuar viziten e delegacionit serb, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka thene se ardhja e cilido autoritet te Beogradit nuk do te kete asnje ndikim.
“Ne e kemi axhenden tone si institucione te Kosoves qe do ta respektojme se bashku me komunitetin nderkombetar. Prandaj, edhe dita e neserme do te jete dite e qetesise, e rendit, mirekuptimit, e angazhimeve shteterore per implementimin e vullnetit te qytetareve te Kosoves. Prandaj, do te jemi te gjithe se bashku dhe asnje ndikim i autoritete te Beogradit nuk do te kete ndikim ne zhvillimet ne Kosove”, tha Thaçi.
Keto komente shefi i ekzekutivit te vendit i beri pas takimit qe pati me perfaqesuesit e komunitetit fetar.
Lidhur me kete takim Kryeministri tha se Kosova gjithmone ka qene vend i tolerances nderetnike, fetare, vend i solidaritetit, bashkejeteses dhe besimit me nje vizion perendimor.
Balkanweb
Une jam e lumtur per pavaresine e Kosoves, qe me ne fund po justifikohet gjaku i derdhur i kosovareve per lirine, i atyre mijera njerezve qe dhane jeten per kete dite. Vertet, ndihem e lumtur.
Megjithate po ta shoh ne kendveshtrimin shqiptar, edhe pse mund te rritet faktori shqiptar ne ballkan, prape nuk besoj se ne shqiptaret do kemi ndonje avantazh me Kosoven e pavarur. NUk besoj te toleranca e kosovareve. Ne shqiptaret jemi treguar gjithmone bujare, mikprites me ta, por ata me ne, asgje nuk kane treguar.
Nuk jam optimiste per kete fakt.
Gjithsesi le te gezojme te vetmin fakt qe ka rendesi. GEZUAR PAVARESINE KOSOV!
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.