Forumi Horizont | Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsi E Kushtezuar-gjuha E Nje Shteti Te Gjymtuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9731)
Pavarsi E Kushtezuar-gjuha E Nje Shteti Te Gjymtuar
Sami Gjoka
www.proplocate.com
Nese e kaluare eshte metri me te cilin masim te tashmen per te parishikuar te
ardhmen, Qeveria e Zotit Berisha qe llomotit me buzet e nje diplomacie pa
diplomaci, rrezikon te rrezohet ne menyre edhe me katastrofike se heren e pare.
Rrezimi i tij i dyte do te jete nje turp mbarkombetare, kur kihet parasysh se
ne me pak se nje shekull qe kur kujtuam se jemi te afte te kemi nje shtet e te
qeverisim pa qene nevoja te na heqin per hunde greket a serbet, i kemi rrefyer
botes se ka qene krejt gjest i pa vyer, futja prej vullnetit te tyre (vullnet i
fuqive te medha) e gjysmes sone, ne vathen qe rrethuan per ne, (kufijte tane te
cunguar).
Stani ku dergjemi apo shteti qe kemi dhe se mbajme dot ne kembe, deri tani ka
fletat me te zeza qe mund te gjendet ne historine e vetqeverisjes se popujve.
Noli perzihet me britmat e turpeshme "O Fan Nol o mjekerr qen, nuk ben luft me
Ahmet Bene" Ahmet Beu merr arratine per te lene eshtrat neper bote, pa guxuar
t'i afrohet portes sone ku te kallte daten hija e gogolit Enver Hoxha, Enver
Hoxhe nxirret akoma dhe me kobeshem nga varri prej turmes allcake te tsunamit
Sali Berisha qe rrenonte gjithshka ne ardhje e siper nen krahet e murlanit te
ndryshimit, Sali Berisha ndiqet pertej pallatit te fantazise se tij te
shkalluar se ata qe ngjiten qiellit z'bien më perdhe, nga kopete e Nanos; Fatos
Nano iken i pertallur ne korr nga partia qe i pati dhene, vetem pak vite me
pare, piedestalin e Nelson Mandelas; dhe ne krye na dalka prap Berisha.
Por me hedhjen e valles se re, te kabinetit Berisha, nen ritmin e gabuar te
muzikes se vjeter, flakja e Berishes se dyte do te jete e pashmangeshem.
Berisha duhet te kujtoi deklaraten time derguar ne adres te tij se ne Shqiperi
kete radhe nuk ka fituar Partia qe ai perfaqson, e per te cilen shumica jone
votoi, por ka humbur Partia qe permorri interesat kombetare per te siguruar
perkdheljen perkrahse te atyre qe mbase nuk na deshen kurre.
Por per fatin tone te keq, qeveritaret tane gjysmake, kerkojne zgjidhjen e
duarve ndersa zgjatin kembet drejt litarit duke therritur "Jemi per Liri te
cunguar"
Ne se nje deklarate e tille do te kishte ardhur nga ish qeveritaret e majte, sic
erdhen jo rrale kur ata qene ne maj te mullarit tone te kalbur, me shume se
gjysma e popullit tane perfshire edhe mua ketu, do te ishim cjerrur, se kemi te
bejme me nje politike antikombetare, gatuar sipas oreksit te Athines".
Kur eshte e me se qarte madje edhe per vete Serbet se Kosova nuk ka me shanse
t'i serviret Beogradit, c'fare nenkupton qeveria e Berishes me pavarsi te
kushtuzuar?
Nese klani Berisha, mesoi s'i mbahet pushteti, nga ata qe pushtetin e humben kur
ai erdhi serish ne fuqi, eshte se te kesh rrugen pa gjemba, duhet të mos behesh
kercenim per komshinjt matan gardhit. E ky ka qen mesim perseprapthi qe
sikurse parardhësit e tij do t'i rrëzoi sërish qeveritaret e rinj nga kali.
Nese qeveria juaj, zoti Berisha, i'a dedikon mosardhejen per nje koh te gjate ne
pushtet, politikes antikmbetare te PS-es, dhe perkrahjes ne saj te asaj
politike nga Athina, ju keni mbetur atje ku duhet te ishit dhe nga po niseni te
shkoni serish.
Pushtetaret e korruptuar te Nanos nuk ndenjen kaq gjate në krye te vendit se
diten te kanqin Athinen, por ndenjen se ju forca e dobet e opozites,
zhigateshit ne llumin e pazotesise suaj per te binduar boten perreth se kishit
ndonje alternative me te mire te ofronit.
Por skena e politikes shqiptare, me sa duket me ri-ardhjen tuaj paska mbetur
prap e tipit te cohu prift te ulet hoxha.
Nese e nxorret me shqelma doktorin nga dhoma, se s'ishte i zoti të ngrinte nga
shtrati ku dergjej shqiperine tone te gjymtuar, ju s'po beni gje tjeter me
deklarata te tilla vecse, i jepni pacientit te njeten medicine si parardhesi
juaj. Perse atehere duhet te shpresojme ne rezultate me positive kur ju po
imitoni me perpikmeri, ata qe rrezuat nga froni, kur eshte fjala per te shkelur
interesat kombetare?
Kujt i terhoqet vemendjen se do te ishte gabim ti jepesh Kosoves, pavarsi e
plote sepse pavarsi e cunguar eshte fituar qe me ardhjen e Natos ne Kosove.
Vetem nje i cmendur do te besonte se Kosova do te kthehesh nen occupimin Serb.
Duke ditur se e kaluara eshte metri me te cilin matim te tashmen per te
percaktuar te ardhmen e qeverisjes suaj, tragjikisht na duhet te konstatojme se
mali i suksesit qenka i veshtire per shqiptaret, e se gremines eshte fare lehte
per tu rrezuar.
Nuk dua te therras mallkimin qe po i blatoni vetes 'i'u pafsha ne fund te
gremines"
Perkundrazi zotrinj mirreni malin me kembe me besim se malit i do ngjitur deri
ne maje.
Dy jane tipat e njerzeve qe mberrijne pushtetin. Ose njerez që prijne drejt
lartesive ose individe qe kapin pelen per bishti dhe e terheqin poshtë
pjerresive, nga frika se mos gabimisht, ngjitet me lart se sa don Beogradi apo
Athina.
Ju i perkisni me deklarata te tilla anitkombetare fatkesqesisht grupit te dyte.
Sami Gjoka
703-538-1113
http://www.proplocate.com
Amaneti i Babes
Kur Sali Berisha na deklaroi se Camerine ja kishte lene amanet Baba, mendoje se e teproi pakez. E besueshme eshte se bisede eshte zhvilluar pasi trevat nga ai vjen jane te njohura per Atdhetarizem. Por po te shohesh ne praktike veprimet e djalit Sale na del se amaneti i lene (po te kete nje te tille) eshte ne fakte per minoritet qe jetojne ne tokat shqiptare dhe jo per Camerine, Kosoven e vise te tjera shqiptare.
Ta gezoni token, i tha Sala minoritareve ne Shqiperi dhe ja fali token sikur te ishte simite e trasheguar nga babaj i vete duke ja marre ate pronareve te vertet Shqiptare. Pa piken e turpit i shperdau tapite me shpejtesi kozmike ose se paku me shpejtesine dhe stilin e Carli Caplinit ne filmat pa ze. Dhe per t’ja bere me te lehte shteteve armiqe realizimin e synimeve te tyre persekutoi dhe deboi nacionalistet dhe inteligjencen dhe na i shkatroi ekonomine e vendit. Minoritaret na u bene ministra e zendsa. De facto zoter te Shqiperise dhe shqiptareve. Tani pakica i imponohet shumices dhe jo shumica sundon duke respektuar pakicen. Shqiperia vuan nen nje sundim pothuaj tipik klasike kolonial ku me se 80% e ekonomise zotrohet nga shtetet armiqe te saj. Dhe kjo ndodhi duke i hedhur hi syve shqipetareve nepermjet fallco procesit te te pesteve dhe zvarritjes se “priftit” grek , ngjarje keto te kurdisura nga ai dhe sherbimet sekrete te shteteve fqinje.
Nen driten e fakteve te me siperme munde te shpjegohet dhe piskama e fundit e Sali Berishes per nje pavarsi te kushtezuar te Kosoves. Nuk i dalin atije ligjet dhe traktatet nderkombetare per mbrotjene dhe respektimin e pakicave kombetare por na do dhe thela mbi bisht apo gozhda nga ato te Nastradinit (kushte dhe te forta fare) ne dem te shqiptareve. Keto “gozhda” (kushte) na i ofroi dhe Milloshevici dhe une pyes Sali Berishen se perse u derdh gjithe ai gjake? Eh, s’ke ci bene –flete Sala me vehete- amanet hesapi i thone kesaj.
Ndaj duhet te jete i besueshem informacioni i ardhur ne redaksine tone se ai ka per ta rishqyrtuar ne OKB edhe pavarsine e vete shtetit shqiptare per ti vene ca kushte te forta qe vepra tradhetare e tije te garantohet sa te jete jeta.
Eh, amanet hesapi…
http://everteta.myblogsite.com
Mos u nxitoni ne perfundime
Ata qe ishin mosbesues e moren pergjigjen nga Berisha ne momentin e duhur.Qeveria qe ai perfaqeson perkrah te drejten e popullit te Kosoves per vetvendosje,pra pavaresine e Kosoves.Full stop!
IQVLORA...
Perse Salaudin Berisha zgjodhi nje person kontradiktor per ne ambasaden tone ne Amerike? (Nuk i hy fare analizez, i takon asaj zonje apo jo te jete tek ai post) Perse pikerisht tani qe trajtohet problemi Kosovar kerkon te hapi hopinione dhe ta beje Ameriken kudra shqiptareve?
Mendimi i juaj eshte shume i mirpritur.
Sinqerisht
Petriti
Kjo nuk qendron. Besnik Mustafaj e shpjegoi mjaft mire konceptin e tij gjate vizites ne Bruksel. PO jua sjell tamam deklaraten.
Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme, vetëm për modalitetet mund të bisedojmë, është shprehur Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Besnik Mustafaj.
Ai në takimet e zhvilluara në kryeqendrën evropiane e ka mbrojtur tezën e tij se zgjidhja më e mirë e Kosovës është pavarësia e kushtëzuar, sipas modelit të Austrisë në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. ( shtet i pavarur por qe mbrojta do jete ne kompetence te te huajve dhe trupat nderkombetare do qendrojne edhe per nje periudhe kohe ne Kosove ).
Mustafaj i ka siguruar të gjithë se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë është i paprekshëm. Kjo vlen vetëm kur flasim për tërësinë territoriale të Kosovës. Në rast se dikush tenton ta copëtojë vendin, sidomos veriun e Kosovës, atëhere nuk ka më garanci. Çdo tentim i shkëputjes së Kosovës do të ketë pasoja me kufirin me Shqipërinë, është shprehur Besnik Mustafaj.
DOMETHENE SHQIPERIA PERDORI NJE KARTE SHUME TE ZGJUAR DIPLOMATIKE QE NESE TENTOHET TE COPETOHET KOSOVA, NUK KA GARANCI PER MOS SHKRIRJEN E KUFIJVE SHQIPERI KOSOVE DHE SHPERBERJEN E MAQEDONISE.
Petrit Edit Harxhi nuk eshte kotnraverse, por jane socialistet e shitur ke greku qe nuk duan qe ne SHBA te kete nje ambasadore qe mbron interesat kombetare. Ajo ka shkruar studimin komploti greko komunist i 1997, qe e gjen dhe ne kete nenforum tek analizat, te postuar nga amoxili.
Ajo eshte e shkelqyer si kandidature.
Model 97
Model 97
Kosova ne shenjester
Gjithmone e me teper po dalin deshmitar dhe dokumenta qe vertetojne ato qe kam pretenduar se udheheqesit e PD-se dhe PS-se jane e njejta gje,” Corba” e Zyres Sekrete te Komitetit Qendror te PPSH dhe agjenturave te shteteve armike.
Po pra, kjo ndodhi ne 1997 ne REVOLUCIONIN E SAJUAR. Ne ate kohe objektivi i saj qe Shqiperia,djegja e saj. Kompletimi i teorise zero. PS-ja sulmo, PD-ja as shtypje e sulmit dhe as terheqje. Kjo ishte skema e atij revolucioni te sajuar per te arritur objektivin tashme te suksesshem. Shqiperia tashme eshte ne gjunje, e rreckosur, e plagosur, e c’nderuar, e poshteruar…
Por le te kthehemi tek titulli I shkrimit. Nuk ka perkufizim tjeter pervec se “Thike pas shpine Kosoves” deklarata e ministrit te jashtem Besnik Mustafaj per pavarsi te kushtezuar. Kolegu i Nanos ne Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste dhe anetar i Komitet Qendror te Rinise Komuniste riperseriti urdhrin per pavarsi te kushtezuar, duke mos na cuditur aspak pasi Nano, Berisha, Mustafaj, Rama,etj jane pjelle e poshtersise dhe jo e demokracise. Nuk ngelen me kaq. Shqiptaret duan ti lene pa miq ne kete stine uqerish.
E kalkuruar emerimi i candidates ambasadore per ne Washington. Teatri po luhet nga te dyja palet PD dhe PS. Zhurme dhe vetem zhurme, vetem e vetem se si te armiqesojne amerikanet tani qe po diskutohet pavarsia e Kosoves. Nuk po i hyje analizes se a i takon zonjes posti i ambasadores, por nuk u gjend nje person tjeter qe nuk do te ndillte debate…? Mbaruan anetaret e Komitetit Qendror te PPSH-se dhe Rinise Komuniste ? Ne fund te fundit diplomacia e jone eshte ajo e droges dhe e tenderave te haleve (Ju kujtohet Fatos Tarifa?) Po PS-ja qe kur ka marre urdher te behet nacionaliste dhe ti qaj hallin Shqiperise dhe Kosoves?
As me shume dhe as me pak, por skema e 1997 dhe kete radhe ne shenjester eshte Kosova.
http://everteta.myblogsite.com
cili do te jet kushti?
ne te veretet ende nuk e kuptoj se cili do te jet kushti per pavarsine e Kosoves, ose thene me mire nuk e kuptoj termin pavarsi e kushtezuar.
Shteti eshte i pa varur ose i okupuar.
Deri me tani dihet se ne cfardo statusi kombet e bashkuara do te ken kontroll te plot mbi Ministrin e Drejtesise dhe ate te rendit, mirpo a do te jet ky kushti? ky nuk eshte kusht. e as modeli i Austrise nuk partaqet kusht, por siguri nga kombet e bashkuara.
po i referohem deklerates se Presidentit te Serbise Boris Taic:
Populli serb duhet te pergaditet per me te keqen!
kjo deklerat eshte dhen ende pa filluar bisedimet per Statusin e Kosoves, dhe ne shiqim te parte kjo duket pa pjekuri politike, mirpo tek serbet asnjeherte nuk hasim ne pa pjekuri politike. cdo shprehje e politkanve te serbise ka nje kuptim shum te gjere se eshte veshtire te analizohet.
lind pyetje , a thua vertet kaq leht Serbia heq dore nga Kosova?
apo ndoshta ata kerkojne diqka per te lejuar pavarsin?
tani po i referohem shkrimit te analistes marr nga deklerata e Besnik Mustafait:
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Në rast se dikush tenton ta copëtojë vendin, sidomos veriun e Kosovës, atëhere nuk ka më garanci. Çdo tentim i shkëputjes së Kosovës do të ketë pasoja me kufirin me Shqipërinë, është shprehur Besnik Mustafaj.
Opinionet e z.Mustafaj,kontekst Kosovë gjegjësisht Pavarësia e saj,janë shumë të paharmonizuara dhe,kanë krijuar mjaft konfuzone në spektrin politik kosovar.Jam shumë i sigurtë që "Bishat e Beligradit"do t'i shfrytëzojnë gafet e z.Mustafaj njëkohësisht edhe gafet pjesëtare të z.Berisha.Çdo politikan si në Prishtinë apo Tiranë nuk ka mandat që veç Pavarësisë së Plotë të sjell diç tjetër në shtepi!Pavarësia e plotë e Kosovës d.t.th.Paqe e plotë në rajon!
Skifteri
Kushti...
Kushti i pavarsise do te thote nuk ka pavarsi per Kosoven.
Besnik Musta(Faj) ma ka koken si nje gjysem ciftelie me zero tela (sepse ashtu ja ka gdhendur Ramiz Alia) dhe mos prisni ndonje haber te mire nga ai.
Petriti
Si qëndrimet e z.Berisha,që në fillim ishin shumë të mjegullta njiashtu dhe,qëndrimet e z.Mustafaj që vërtetë kanë shkaktur se paku zemrim,duhet medeomos të janë të njëjta si qëndrimi i z.Moisiu,i cili në menyrë të prerë është deklaruar pro Pavarësisë së plotë të Kosovës.
Çdo zgjidhje tjetër veçse Pavarësisë së Plotë të Kosovës,do të jetë e lidhur me gjakderdhje dhe kohë rrokopujë për krejtë rajonin!
Dëshiroi të besoi që,nga Shqipëria tani e tutje të jehoi zëri unikavarësi të Plotë Kosovës dhe,pikë.
Skifteri
Petrit Kola
Mos kujtoni ju se Dades apo gjithe te majteve ju behet shume vone per ate Amerike te cilen e kane mallkuar deri me 1991?Jo miku im ata kerkojne te fitojne pike para Washingtonit.Qente le te lehin,karvani te eci para thote populli.
Nuk i behet vone askujt cfare llomotisin ata. A pyeten njeri ata kur ne krye te ambasadave tona ne Amerike vendosen hajduter e bij bastardesh komunist? Kjo eshte pergjigja ime.
Une e di qe ti nuk ke qef asnjerin.Edhe une kam rezervat e mia,BUT midis dy te te kqiave duhet zgjedhur ajo qe eshte me pak e keqe.BYE
IQVLORA
Nuk eshte e vertet se une nuk dua asnje. Ndryshimi nga ty eshte se une zgjedhe midis se mires dhe te keqes dhe jo midis dy te kqijave, cila eshte me e vogla.
Tek faqe ime personale http://everteta.myblogsite.com kame shkruar "Te shporrim te Keqen" lexoje dhe do te shikosh ato qe pretendova me larte...
Te fala
Petriti
P.S Ke degjuar per Katovicen? E di skemen se si po sillet verdalle Shqiperia nga komunistat pa maska (PS) dhe nga ata me maska (PD) ?
????
ore nuke me dha kush ndonje shpjegim per termin pavarsi e kushtezuar!!!!!
ka ndokush ndonje ide apo jo??????
ende nuk ka pergjigjje????
pa he more me jepni ndonje ide, se ende eshte opcion per kosoven dhe nuk e kam iden se si do te duket shteti ku jetoj nen kete kusht.
RADIO EVROPA E LIRË
Në teori apo në praktikë a kemi ndonjë shembull që na qartëson se ç'do të thotë pavarësi e kushtëzuar?
JACQUES RUPNIK
Është një term fluid, ndonëse mund të them se kam dhe të drejtën autoriale për të, pasi e kam sugjeruar në komisionin për Kosovën në vitin 2000. Ne e dinim se nuk kishte zgjidhje të përkryer, pasi po të kishte zgjidhje të tillë do të ishte e njohur. Filluam duke eliminuar të gjitha opcionet që ishin mbi tavolinë dhe logjikisht erdhëm tek pavarësia. Por jo pavarësi e deklaruar në mënyrë të njëanshme, por pavarësi që i nënshtrohej një morrie kushtesh.
flm. ana
aha tashi e kuptova.
kjo eshte gjuha e politikaneve.
X-File
Ne se e do shqip, PAVARSI E KUSHTEZUAR DO TE THOTE PAVARSI ME TE FUTUR... haroji fjalet e huaja dhe bombastike...
Hamendje...?!
Nepermjet studiove serbe te“Gazetes 55”, me nje kode te fshehte ministri i “jashtem shqiptar” Besnik Musatafaj komunikon me serbet dhe sherbim e tyre sekret…
Cdo te thote Mustafaj me, “Presidenti Rugova ishte dhe
mbetet njeriu qe misheronte, pavaresisht deri
ne ç’mase ka qene vetedija edhe e minoritetit
serb, por misheronte me mire se kushdo tjeter,
edhe interesat e minoritetit serb e të
minoriteteve të tjera.” ?
Cili eshte kuptimi i ketij kodi? Mos valle nje argument per serbet se e ardhmja e tyre eshte e kercenuar tashme ne Kosoven post Roguvioane dhe duhet te kundershtojne me cdo kusht pavarsine e Kosoves, apo se paku te kerkojne ndarjen teritoriale te saj?
Gogoli ju prêt tani e tutje o serb, ndaj trohisni hanxharet kundra shqiptareve. Kjo eshte domethinia?
C’fare kerkon te thote Mustafaj ne kodin e mesiperm. Mos eshte perpjekur te permbysi raportin viktime-agresor duke na i paraqitur serbet si engjej te plagosur dhe te rrezikuar nga xhelatet dhe terroristat shqiptare?
Hej Mustafaj….., Rugova ishte i tille sepse ishte shqiptare dhe nuk ishte ndonje perjashtim, qe serbet te vene kujen. Rugova ishte tolerant dhe paqedashes sepse te tille jane shqiptaret. Po,po dhe UCK-ja (le te themi Ramush Hajredinaj) edhe ata jane njesoje si Rugova. Objektivi ishte i njete por koha i solli ne sken sipas domosdoshemerise historike te momentit.
Por prisni se ka akoma. Me poshte Mustafaj akuzon dhe provokon se "Une jam i bindur se
shoqeria kosovare eshte plotesisht e pjekur
tashme, per te perballuar nje situate te tille,
nje situate tragjike, eshte e vetedijshme se çdo
destabilizim nuk i sherben realizimit te atij
qellimi qe i kishte vene se bashku me
Presidentin Rugova, gjithe Kosova vetes, per
te arritur te pavaresia, pra, tani për tani, per
te perballuar mire negociatat.”
Pra destabilizuesat na qenken irredentistat shqiptar. Kete thote Mustafaj?
Bukur fort eshte perpiluar skenari serb. Ne pjesen e pare behet thirrje dhe justifikim qe serbet te cohen dhe me poshte akuzon si destabilizuesa shqiptaret.
Pra cohuni o serb sepse tani eshte koha (per te penguar pavarsine e Kosoves) dhe faji do tu ngelet shqiptareve per trazirat, kercenimin e jetes, prones dhe mospermbushjen e standarteve.
Vallahi, shume i mencur paraqiteni juve zoti Mustafaj por mire eshte qe ti thrrisni fiqirit te kokes, ashtu sic benit kur punonit ne Institutin e Studimeve marksiste-leniniste se bashku me shokun Nano.
Marre nga http://vertet.blogspot.com
Trego 17 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.