Forumi Horizont | Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Kosova e Pavarur! Si e presin Shqiptaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise kete...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13881)
Kosova e Pavarur! Si e presin Shqiptaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise kete...?
Mungon shume pak, ne fakt vetem formalizimi, qe Kosova te behet e Pavarur.
Cfare mendimi kane shqiptaret per gjithe kete?!
-Si e presin diten historike?
-Cfare ndryshimesh, direkt dhe/ose indirekt, presin ata ne jeten e tyre?
---duke mos dashur te stimuloj pergjigjet tuaja me pyetje te tjera...po ju le te komentoni lirshem, kuptohet mbi ceshtjen.---
Rrofte Kosova, rrofte Shqiperia, RROFSHIN SHQIPTARET.
me padyrim e presim...
rrofte Kosova!!! rrofte Shqiperia e madhe e bashkuar!!!
S'kam kohe te zgjatem me shume sot megjithese kjo eshte teme qe me ngjeth mishin nga emocionet...
Asnje tjter koment mbi temen...?!!!
Kaq pak te interesuar qenkemi...?
Pritje e padurueshme
Kemi pritur gjate dhe kjo na ka lodhur shume,por sidomos ate popull qe per 86 vjet u dogj,u burgos,u maltrajtua e u vra. Me nje fjale per gati nje shekull ju muar liria,por edhe keto vite mbas '99 ky popull ka derdhur perseri gjak.Dy tre muaj perpara mercenaret e huaj qelluan dhe vrane dy djem te vetvendosjes.Ata ishin police te shtetit rumun,presidenti i te cilit nuk eshte dakord per pavaresine e Kosoves,pavaresisht se nuk e pyet kush.Albini ka qene i burgosur nga kriminelet e Beogradit dhe tani perseri gjendet i burgosur ne kohen kur vendi i tij,per te cilin ai ka qene dhe eshte ne burg eshte gjoja i lir.Pra gjithe keto sakrifica te lodhin dhe te cfilitin.Ato ta humbasin durimin,pritja eshte e gjate dhe sidomos kur te premtojne e japin afate.Rusia kurva plake,mikja e komunisteve shqiptare, e cila ka qene eshte dhe do te mbetet armike e eger e shqioptareve.Kete po e tregojne edhe qendrimet e saj te pamoraleshme ne kete fillim shekulli.Dihet, ajo ka interesat e saj e jo se i plasi per serbet,por e keqjq na behet neve si komb.Nuk duhet pritur asgje e mire prej tyre.Mos harroni edhe qendrimin me dy faqe te mikes se serbeve Frances,por kesaj here ajo po vepron teper e kujdeseshme dhe nuk po del kondra.Propozimi per shtyrjen e diskutimit te rezolutes per Kosoven,ishte teper djallezor dhe ne dobi te serbeve.Por deklarata perfundimtare nuk e perfshiu ne tekstin e saj ate propozim dhe ishte teper pozitive per ne dhe zhgenjyese per serbet te cilet u gezuan nje dite me pare.Une besoj se USA,UK,Gjermania te cilave do t'ju bashkohet edhe Franca se nuk del dot kunder, do t'i japin drejtim pavaresise se Kosoves ashtu sic ka menduar finlandezi M Aftisari,pavaresisht nga pengesat qe po nxjerrin ruset.Ata po perpiqen qe te bejne me te miren e mundeshme.Mendoj se kosovaret nuk duhet te dekurajohen,sepse nuk ka kthim mbrapa.Amerika nuk do ta uli hunden para politikes se ndyre ruse.Ajo se bashku me qenen Europe qe do ti shkoje mbas bythe do ta gjeje menyren per zgjidhjen e statusit.Mbas zgjidhjes se statusit te mirat e tjera vijne pa problem.Na eshte sosur durimi por duhet te durojme deri sa t'ja arrijme qellimit.Politika dhe diplomacia ne Tirane dhe ne Prishtine duhet te reagojne me qellim qe bota ta kuptoje se nuk mund te pritet me.
Rrofte Kosova e pavarur dhe populli i saj!Rrofshin shqiptaret ane e mbane botes!Rrofte aleati jone Amerika!
Mbeshtetje e padiskutueshme e pavaresise se Kosoves
Takimi i presidentit Bush me z S Berisha i kushtoi nje vemendje te posacme realizimit te pavaresise se Kosoves.Pyetjes se nje gazetari te CNN se cfare do te ndodh, nqse nuk do te gjendet nje gjuhe e perbashket me anetaret e Kshillit te Sigurimit ;Bush tha se ne nuk do te presim me.Pra fjala ish se USA do ta njohi edhe ne menyre te njeaneshme pavaresine e Kosoves.Per mendimin tim kjo ishte nje deklarate bombe e bere ne momentin e duhur nga burrshtetasi me i fuqishem i botes.Bushi hoqi hijet e dyshimet te hedhura ne samitin e G8 me propozimin e Sarkozise.
...Bile ai propozimi i Sarkozy, per ta shtyre edhe 6 muaj te tjere ceshtjen eshte komentuar me vone nga administrata e tij, nga perfaqesues te tij dmth, si nje lapsus dhe/ose nje keq-perkthim i deklarates se tij...!!!
Si duket i ka "shkulur" veshin Bush-i Sarkos dhe i pafytyre per te pergenjeshtruar ate cfare kishte katranosur "ka hequr geshtenjat" me duart e tjetrit... C'est la France
Duke pasur parasysh edhe qendrimin e serbise dhe Rusise, po kujtoj nje shprehje te popullit tone SHQIPTAR, qe eshte sa e thjeshte aq edhe e vertete sot >>
QENTE LE TE LEHIN, KOSOVA DO TE SHKOJE PERPARA!
p.s : IQVLORA, po ve re qe jemi ne te njejtet binare kur flitet per PATRIOTIZEM TE SHENDOSHE
Djalosh patriotizmin tim une e kam shprehur qe diten e pare qe kam filluar te postoj ne kete Forum.Une i kam ndjekur ngjerjet ne Kosove qe ne vitet 70.
Mezi e poresim pavaresine.
Re: Kosova e Pavarur! Si e presin Shqiptaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise kete...?
Citim:
Po citoj ato që tha bad_drawn_boy
Mungon shume pak, ne fakt vetem formalizimi, qe Kosova te behet e Pavarur.
Cfare mendimi kane shqiptaret per gjithe kete?!
-Si e presin diten historike?
-Cfare ndryshimesh, direkt dhe/ose indirekt, presin ata ne jeten e tyre?
---duke mos dashur te stimuloj pergjigjet tuaja me pyetje te tjera...po ju le te komentoni lirshem, kuptohetmbi ceshtjen.---
Rrofte Kosova, rrofte Shqiperia, RROFSHIN SHQIPTARET.
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Djalosh patriotizmin tim une e kam shprehur qe diten e pare qe kam filluar te postoj ne kete Forum.Une i kam ndjekur ngjerjet ne Kosove qe ne vitet 70.
Mezi e poresim pavaresine.
Moske- "Plani i Ahtisarit deshtoi, nuk fitoi mbeshtetje ne Keshillin e Sigurimit te KB-ve dhe negociatat e ardhshme nuk do te bazohen sipas tij. Eshte marre vendim qe negociatat t'i udheheq treshi", deklaroi sot Haraçenko per mediumet ruse. Diplomati rus, deklaroi se ne takimin e neserm te Grupit te Kontaktit ne Londer, "do te shqyrtohen negociatat mes Beogradit dhe Prishtines per statusin e Kosoves".
"Presim bisedime konkrete dhe detajore per ate se si te ndihmohet dhe te organizohet procesi nogociues dhe si te kontribuohet ne gjetjen e zgjidhjes se kompromisit, e cila vetem si e tille mund te miratohet ne Keshillin e Sigurimit', theksoi Harçenko. Tre ndermjetesuesit, sipas mediumeve serbe, ne Beograd do te mbrerrijne me 10 gusht, ndersa Prishtinen do ta vizitojne me 11 dhe 12 gusht.
E ka lexuar njeri kete sot? Ndonje te re anybody?
Bush spo e mban llafin..
duhet te ushtroje me shum presion.
Shqipetaret kane cdo mundesi te kene fjalen e tyre ne rajon.(bohet fjal per kalamojt e kalamojve tone kuptohet )..
2 shtete shqipetare ne ballkan do ishte nje mrekulli
Kosovaret te kenaqur jane per interesimin tone, te pakten me llafe na duan shume me teper se i duam. Shume prej atyre qe njoh kane problem te madh nderrimin e flamurit, pasi thone qe kemi luftu per ate flamur qe ka sot shqiperia.
[QUOTE]Po citoj ato që tha tolstoy86
Kosovaret te kenaqur jane per interesimin tone, te pakten me llafe na duan shume me teper se i duam. Shume prej atyre qe njoh kane problem te madh nderrimin e flamurit, pasi thone qe kemi luftu per ate flamur qe ka sot shqiperia. [/QUOTE
Ju pershendes bashkeatdhetare.
Dakordohem me patriotizmin e siperfolesve pa dhene mendimin tim te hollesishem. Mjafon nje fjale permbledhese; Fillimisht le te pavaresohet KOSOVA dhe sendertimi i saj le ti takoj ardhmerise.
Tolstoy, ke thene nje te vertete ne citatin tend te siperm dhe e vleresoj. Sic thote nje fjale e urte: " nuk prishet pylli se u thane ca dege." Vetem ai qe shet identitetin e tij per nje ASPERE nuk e do vellaun e tij bashkekombas.
Jane thurur kenge vajesh te ndryshme dedikuar trimereshave shqiptare qe dhe sot e kesaj dite kendohen pa humbur origjinalitetin e saj...Mesazh i qarte i vargjeve ne vijim, qe ringjall cdo qelize trupi te nje miredashesi kombetar....
Une jam bije e ketij vatani,
rritur me ere mali e uje bore,
si shqipja dua lirine,
keshtu jane nenat arberore.
Amanet, o bijte e mi,
mbroni trojet e kesaj toke,
mjere ai qe s'njeh lirine,
turpin do te mbaj mbi supe!
Kur te rritesh, biri im,
e di qe do te marresh hakun,
atehere prane teje do te vij,
do te rri qe te nxjerr mallin.
Ne jemi nje nga popujt me te lashte jo vetem ne gadishullin ballkanik por edhe te evte kontinentit. Kontinenti yne e ka emrin EUROPE.
Genjeshtra i ka kembet e shkurtera, nuk eshte e zonja te beje rruge te gjate por edhe padrejtesia nuk zgjat shume sepse vjen nje dite dhe e verteta del ne shesh. Bota me shekuj fshehi vertetesine e lashtesise sone por historia dhe koha qene dinjitoze dhe xhveshen makinacionet e renegateve te pashpirt. Bushi as fqinjet e tij nuk i ofruan doren e meshires Kosoves sepse e duan por e dijne fare mire gjeo-lashtesine e saj dhe gjegjesisht e dijn se pikerisht SHQIPJA LINDI GJUHET INDOEUROPIANE sado qe kjo vertetesi i ngulfat . Sa i perket mosndryshimit te flamurit them se: per Shqiptarine, simboli eshte Shqiponja me dy flatra ne fluturim qe do te jep mesazh se ne jetojme vetem ne LIRI dhe Liria e nje populli i ka rrenjet ne gjake, ndaj dhe duhet derdhur shume gjak per te rifituar ajo qe n'a eshte rrembyer dhe pikerisht SHQIPES i duhet te fluturoje permes ngjyres se kuqe te gjakut te paster te Shqiptarit.
ME MIRE NJE ORE NE LIRI SE NJE JETE NE ROBERI. Dhe sa i perket te qenurit "durimtar" them me plotebindje se populli yne e ka kalitur durimin ne brendesi te teresishme qenesore... sic eshte mesuar te pres me shekuj do pres stoik dhe ne ardhmeri me dinjitet. Mos te harrojme se Shqiptaret i rrisin hallet, i burreron zeri i atdheut te pergjakur dhe te vuajtur qe ka nevoje per mendjen e vetedijesuar dhe FORCEN e trimit te paetur LIRI-DASHES SHQIPTARE.
shendet,
Ne kete rast jam ne cdo pike e presje dakord me ju.Per Shqiperine dhe shqiptaret nuk duhen harruar fjalet e patriotit,mendimtarit e filozofit Frasherli:
Per Shqiperine ditet e mira pasketaj vine
Lum kush te rronj ta shohe zonje
Dhe ato dite po vijne dhe nuk eshte e larget dita qe per ne do te valvitet i njejti flamur,ai me shkaben dykrenore.
Rrofte Kosova indipendente!Nderim ne shekuj gjakut te derdhur nga bijte dhe bikat e saj ne vite!
vlonjati
Uroj qe pavaresia te vije sa me shpejt per Kosoven, e ndjej afer, po me vlon gjaku. te gjith do festojme ate dite te madhe kudo qe ndodhemi, do jete dita e shqipetareve. Shpresoj qe Zoti te na e beje kete dhurate dhe mos te kemi bakshishe te renda per te dhene ne kembim te kesaj dhurate te madhe. Bakshishe jane dhene mjaft, dhe u jane dhen ca te degjeneruarve qe ne mos ne kete jete, ne tjetren do lajne cdo te keqe.
Rrofte zjarri per perdhunuesit, per vrasesit e femijeve, per shpirtujqerit...
Rrofte parajsa per te pafajshmit, per deshmoret, per te miret..
Po ju pershendes me kengen e kesaj burrneshe te kosoves, Shkurte Fejzes.
opaaaa
.
http://www.youtube.com/watch?v=jl9P_KNepUY
Megjithese perqindje e paket ne votime,por kosovaret zhvilluan nje fushate dinjitoze elektorale dhe zgjedhje te standarteve nderkombetare.Do te thosha se ato ishin model.Shqiptaret ne Shqiperi ,ne FYROM e ne Mal te Zi duhet te marrin shembull nga kosovaret.Mendoj se ky fakt do te jete nje faktor pozitiv per percaktimin e statusit.
Shkruar nga T.O.
Tuesday, 20 November 2007
Si u bë Hashim Thaçi politikan i skalionit të parë në politikën e Kosovës? Më mirë se ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Allbright, këtë nuk mund ta thotë askush. Zonjës së hekurt të SHBA-së i bëri jo pak përshtypje profili politik i djaloshit, që nën siglën e UÇK-së kish marrë pjesë në bisedimet e Rambujes në vitin 1999. Ndaj, mes anëtarëve të delegacionit kosovar, Hashim Thaçi ishte shpresa e SHBA-së për të dalë nga kështjella e Rambujes në Francë me një marrëveshje. Gazeta "Tirana Observer" boton pjesë të kujtimeve të Madeleine Allbright, botuan librin “Zonja Sekretare”, ku ish-sekretarja e Shtetit rrëfen njohjen e saj me Thaçin dhe mbështetjen që i dha për të pranuar marrëveshjen. Nga ky takim nisi të shkëlqejë dhe ylli politik i Thaçit, ku ai dhe UÇK-ja morën përsipër kostot e një ndërhyrjeje ushtarake të NATO-s.
Delegacioni shqiptar prej gjashtëmbëdhjetë vetash përfshinte udhëheqësin e moderuar politik, Ibrahim Rugovën, gazetarin e respektuar, Veton Surroi, akademikun Rezhep Qosja dhe përfaqësuesit e partive të tjera politike, të pavarurit dhe UÇK- në. Papritmas, delegatët zgjodhën si kryetarin e tyre një komandant të UÇK-së, 29-vjeçarin Hashim Thaçi, i cili kishte një fizik të gjatë e thatim. Me të deri atëherë kishim pasur shumë pak kontakte. Dukej se caktimi i Thaçit pasqyronte rënien e vazhdueshme të Ibrahim Rugovës, i cili pas gjithë asaj fyerjeje nuk e hapi gojën thuajse fare. Kur njëri nga diplomatët tanë e pyeti Rugovën pse ishte aq i plogësht, ai u përgjigj: "Ky është stili im".
Posa arrita në Rambuje, fillova takimin e parë ndër takimet e shumta me delegacionin shqiptar. Termi "i ndryshëm" mund të ishte shpikur shumë mirë për këtë grup, i cili përbëhej që nga enigmatiku Rugova e deri tek pragmatiku Surroi dhe problematiku Thaçi. Askush prej tyre nuk kishte marrë ndonjëherë pjesë në bisedime të koklavitura, sigurisht jo në shkallë botërore. Përveç kësaj, vazhdonin të kishin ende shumë mosmarrëveshje midis tyre. U gëzova që kishin pranuar ndihmën e një ekipi të vogël këshilltarësh të jashtëm, përfshi edhe ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Morton Abramowitz-in, njëri prej miqve të mi të vjetër dhe mbrojtës i jashtëzakonshëm i të drejtave të njeriut.
Pas takimit të përgjithshëm, u takova vetëm për vetëm me Thaçin, në njërën nga dhomat përdhese, ku frynte shumë. Që në takimin e parë, ashtu si edhe në takimet e mëvonshme, u habita nga mosha e tij e re dhe mungesa e përvojës, çka e bënin atë herë kokëfortë e herë të etur për t'u pëlqyer të tjerëve. Në rastin e Rugovës ndjeja se i drejtohesha një kolegu të çuditshëm akademik. Thaçi më ngjante më shumë me një student me mundësi të shkëlqyera, me prirjen për ta dorëzuar detyrën me vonesë. Sipas marrëveshjes sonë, UÇK-ja do të detyrohej të çarmatosej dhe do të hiqte krejtësisht dorë nga çfarëdolloj roli të pavarur ushtarak. E dija se Thaçi do ta kishte të vështirë ta pranonte këtë edhe me garancitë që ofronte NATO-ja, për të përmbushur boshllëkun e sigurisë së krijuar. Që në takimin e pasdites së parë, i kujtova se edhe organizata të tjera ushtarake më pas ishin kthyer në parti politike. Thaçi u përgjigj se priste që delegacioni shqiptar të nënshkruante marrëveshjen, porse do të kalonte njëfarë kohe derisa guerilet t'i përshtateshin kësaj gjendjeje. Duke dashur ta bëja fakt parashikimin e Thaçit, i thashë: "Jam e kënaqur me zotimin tuaj për të nënshkruar". Ai u përgjigj: "Besoj se mund të arrihet marrëveshje, por kjo nuk varet as nga unë, as nga UÇK-ja, madje as nga delegacioni. Mund të ketë vështirësi". Ndërsa filloi java e dytë e bisedimeve dhe unë u ktheva në Washington, vazhdonin të mbeteshin ende dy pengesa të mëdha: Së pari, dëshira e shqiptarëve për organizimin e një referendumi të qartë rreth pavarësisë, të cilën për mendimin tim mund ta zbutnim; së dyti, kundërshtimi serb ndaj një pranie ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, me të cilën do të na duhej të përballshim. Ishte e qartë se qëndrimi serb nuk do të ndryshonte, nëse Millosheviçi nuk vendoste ta ndryshonte atë. Për këtë arsye mora në telefon Beogradin.
Mund t'i thosha "kupë egjiptiane" edhe Millosheviçit. Sipas tij, numrin e shqiptarëve në Kosovë e shtonin më me shumë se 50 për qind dhe se ai vetë ishte njëkohësisht edhe mbrojtës i tolerancës etnike, edhe mendimtar i shekullit të njëzetenjëtë. Përpjekja jonë për ta nxjerrë atë nga universi i tij paralel vazhdoi gjatë gjithë javës. Kur i telefonova përsëri të enjten, më tha: "Problemi ynë i madh është se nuk po gjejmë dot një zgjidhje që të mos na largohen joshqiptarët nga Kosova. Kosova ka qenë fortesa e Perëndimit të krishterë kundër islamizmit për pesëqind vjet". Këto ishin mendimet e tij të shekullit të njëzetenjëtë. Ndonëse drejtpërsëdrejti nga Millosheviçi munda të përfitoja fare pak, delegacioni serb më në fund iu përgjigj pjesëve politike të projektit. Kjo gjë na dha zemër neve, por jo shqiptarëve, të cilët i shihnin me nervozizëm juristët e Grupit të Kontaktit, që rrinin për orë të tëra me serbët. Gjatë javës mora në telefon Thaçin, i cili më tha se dëshironte të pranoheshin më shumë sugjerime të shqiptarëve. Megjithatë, në tërësi mbetej optimist. U ktheva sërish në Francë dhe të shtunën në mëngjes u takova për pak kohë me delegacionin shqiptar, si me të gjithë anëtarët një nga një, ashtu edhe kolektivisht. Kosovarët më thanë se do ta miratonin marrëveshjen - kornizë kur të dyja palët të takoheshin me ministrat e Grupit të Kontaktit atë pasdite. Meqenëse serbët nuk i kishin trajtuar ende çështjet që lidheshin me sigurinë, kosovarët kishin një rast të artë për ta izoluar Millosheviçin. Po prisja gjithë shpresë që ta shfrytëzonin këtë rast. Më pas u zhvillua takimi.
Ishte menduar që e shtuna të ishte dita e fundit e bisedimeve, po ndërkaq ramë në ujdi që t'i zgjatnim ato edhe tri ditë të tjera. Teksti i marrëveshjes ishte larg së qeni i përfunduar dhe na duhej kohë për të ndryshuar qëndrimet. Thaçi nuk ishte i vetmi nga gjithë delegacioni që kishte rezervat e tij. Për shkak të kohës që kishim shpenzuar gjatë javës për të bindur serbët, shumica e shqiptarëve nuk ndiheshin rehat. Ata kishin nisur të dëgjonin njerëz nga jashtë, që u thoshin të mos u besonin as evropianëve, as neve. Kishin frikë se mënyra me të cilën u kërkohej të parashtronin kërkesat e tyre, do të bëhej pengesë e përhershme për arritjen e pavarësisë. Gjithashtu nuk dëshironin as të çarmatoseshin. Njëkohësisht as qëndrimi i francezëve nuk na ndihmoi; pa dhënë asnjë shpjegim, ata nuk pranuan t'i lejonin oficerët e NATO-s të hynin në kështjellë për t'u shpjeguar shqiptarëve hollësitë e planit tonë ushtarak. Në vend të tyre, këto shpjegime i dha një avokat i Grupit të Kontaktit, i shoqëruar nga një kolonel i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, i cili kishte mundur të fuste vjedhurazi uniformën e tij brenda kështjellës.
Pas dështimit të së shtunës, fillova të përdorja taktika të shumëllojta. Së pari, i thashë Thaçit se ishte një udhëheqës i madh e i mundshëm. Kur nuk më doli gjë me këtë, i thashë se ishim zhgënjyer me të dhe se gabohej nëse mendonte se do t'i bombardonim serbët edhe sikur shqiptarët ta hidhnin poshtë marrëveshjen. Në një rast të tillë nuk do të arrinim kurrë të siguronim mbështetjen e NATO-s. "Nga ana tjetër, - i thashë, - nëse ju thoni "po" dhe serbët thonë "jo", NATO-ja do të godasë derisa forcat serbe të largohen nga Kosova dhe forcat e saj të hyjnë brenda. Në këtë mënyrë do të keni siguri dhe do të jeni në gjendje të vetëqeveriseni". Thaçi u përgjigj se synimi i vetëm i UÇK-së ishte lufta për pavarësi dhe se për ta do të ishte shumë e vështirë të hiqnin dorë nga një gjë e tillë. "Ju s'keni pse të hiqni dorë, por duhet të tregoheni realistë. Kjo marrëveshje është për tre vjet. E dimë se problemi është te Millosheviçi. Por gjendja mund të paraqitet krejt ndryshe pas tre vjetësh. Ky është shansi tuaj. Kapeni atë, sepse nuk do t'ju vijë kurrë më!". Ndonëse shihej qartë se ndihej i turpëruar dhe thuajse me lot në sy, përsëri Thaçi nuk tha "po".
Gjatë gjithë pasdites vrava mendjen se si ta bindja Thaçin. Kisha marrë në telefon të gjithë ata që mendoja se mund të ndikonin mbi udhëheqësin e UÇK-së, ndaj më në fund vendosa të provoja edhe Adem Demaçin. Demaçi ishte një nacionalist i vjetër kosovar, njëri prej atyre që i bënin presion Thaçit të ruante qëndrimin më të ashpër të mundshëm. I telefonova në Slloveni, ku ndodhej, si dhe i kërkova ta nxiste Thaçin që të mbështeste qëndrimin tonë. Demaçi u përgjigj se nuk mund të pajtohej me gjithçka dhe se donte të takohej personalisht me mua; më sugjeroi që të shkoja në Slloveni dhe të bisedoja me të. I thashë: - Ka dy javë që palët po bisedojnë; edhe fare pak orë ka mbetur që të skadojë afati i fundit. Mund të takohem me ju në të ardhmen, por tani ju duhet t'i jepni Thaçit miratimin tuaj. Në rast se nuk e bëni këtë, dështimi do t'ju ndjekë si hije gjatë gjithë kohës që shqiptarët e thjeshtë do të vriten.
Më në fund, Jamie erdhi dhe doli me Thaçin, duke u përpjekur t'ia hiqte mendjen duke i folur për filmat dhe Hollivudin. Pas pak Surroi e përfundoi deklaratën, ndaj na duhej edhe Thaçi. Kështu, Jimie e mori edhe njëherë Thaçin dhe e drejtoi për nga zyra, ndërkohë që Jamie gjoja ankohej: "Hej, po unë sapo ndeza cigaren!". Kur u kthye në zyrë, Thaçi u përpoq përsëri ta ndryshonte tekstin, por Surroi nuk donte të pranonte asnjë ndryshim. Deklarata e nënshkruar nga Surroi iu kalua ministrave të Jashtëm të Grupit të Kontaktit dhe Jamie e shpalli atë publikisht.
Pavarësisht nga përplasjet dhe dështimet, ikëm nga Rambujeja me pjesën më të madhe të atyre që kishim kërkuar. Ndërkaq kishim një delegacion shqiptar pak a shumë të bashkuar, si dhe një vizion të qartë se ç'formë do të kishte një Kosovë demokratike në të ardhmen. Shqiptarët kishin debatuar dhe ishin lëkundur, po përfundimisht kishin zgjedhur paqen. Dy javët e ardhshme Thaçi u përpoq të sqaronte komandantët dhe kuadrot e UÇK-së për marrëveshjen e Rambujesë. Ai u rishfaq përsëri pak përpara se të fillonin bisedimet në Francë, më 15 mars, si dhe shoqëroi delegacionin në Paris. Aty nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen prej tetëdhjetë e dy faqesh, në një ceremoni pesëminutëshe, e cila u bojkotua si nga delegacioni jugosllav, ashtu edhe nga bashkëbiseduesit rusë.
Shefer: Të krijohet sa më parë qeveria e re!
Zgjedhjet në Kosovë morën vlerësime pozitive nga të gjitha selitë diplomatike në botë. Por tashmë duket se problemi i radhës është krijimi i qeverisë së re. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, u ka bërë thirrje dje partive politike të Kosovës që të mos humbasin kohë për të krijuar qeverinë e re. Në një komunikatë për shtyp, Shefer vlerësoi procesin zgjedhor, si dhe falënderoi 12 mijë trupat e NATO-s që ndodhen në Kosovë për kontributin që dhanë në këtë proces. Ndërkohë që thirrja për krijimin e menjëhershëm të qeverisë së re u bë dje edhe nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Sejdiu, në një komunikim të bërë dje me mediat, ka kërkuar nga partia që rezultoi fituese në zgjedhje krijimin e menjëhershëm të kabinetit.
"Nuk ka status neutral për Kosovën"
Pala kosovare nuk do të pranojë asnjë status neutral. Kjo ka qenë deklarata që përfaqësues të ekipit të Unitetit kanë bërë dje në Prishtinë para nisjes për bisedime me palën serbe në Bruksel. Sot është takimi i radhës mes delegacionit dypalësh, ku do të diskutohet për çështjen e Pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë që afati i fundit i përcaktuar është data 10 dhjetor. Pas kësaj date pala kosovare ka deklaruar se do të shpallë pavarësinë e njëanshme, gjë që ka sjellë dhe reagimin e palës serbe dhe shteteve të tjera që mbështesin atë. Ndërkohë që, nëse ky hap do të hidhet nga pala kosovare, do të këtë dhe mbështetjen e SHBA-së dhe një sërë shteteve të tjera. Gjithsesi, politika kosovare këto ditë duket se në qendër të vëmendjes së saj do të ketë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e Parlamentit të ri, që do të përballojë dhe sfidat e shpalljes së pavarësisë.
Thaçi: Pas 10 dhjetorit, Kosova do caktojë vetë rrugën e saj
Fituesi i zgjedhjeve dhe kryeministri i ardhshëm, Hashim Thaçi, deklaroi dje se, pas datës 10 dhjetor, Kosova do të caktojë vetë agjendën e saj për pavarësinë. Në këtë mënyrë, Thaçi ka lënë të kuptohet se cilido të jetë fati i negociatave me palën serbe, Kosova nuk pranon kompromis veç pavarësisë. "Ajo do ta marrë vendimin për pavarësinë e saj dhe pres mbështetjen ndërkombëtare për këtë", deklaroi Thaçi. Ndërkohë që reagime pas zgjedhjeve ka pasur dha nga pala serbe, duke këmbëngulur në variantin e vjetër, se nuk do të ketë asnjë lëshim nga Beogradi për çështjen e pavarësisë. Por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nuk pret kompromis me Beogradin rreth statusit të Kosovës. "Nuk pres një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por do ta respektojmë agjendën e Treshes deri më 10 dhjetor", tha Thaçi në një intervistë për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Pse fitoi Hashim Thaçi
Milazim KRASNIQI
E Enjte, 22 Nentor 2007
Fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të 17 nëntorit, erdhi si rezultat i një pune ngulmuese të kreut të saj, Hashim Thaçi dhe shtabit të tij, që diti të artikulojë qartë ofertën para qytetarëve të Kosovës. Së paku, gjashtë muaj më herët, lideri i PDK-së e pati filluar një komunikim direkt me grupe sociale dhe me komunitetin e biznesit, duke identifikuar hallet dhe aspiratat e tyre. Në atë kohë oponentët e tij politikë, të akomoduar në zyrat qeveritare, bënin sehir dhe madje gromësinin edhe batuta humori në drejtim të tij. U dukej një aventurë donkishoteske ecja e tij nëpër fshatra e paralagje qytetesh, ku nuk kishte as drita, as ujë e më të shumtën as kanalizime. Pas zgjedhjeve të vitit 2004, ata vetë nuk kishin denjuar të zbrisnin më atje, të bindur se ata qytetarë të imunizuar nga hallet, do t’i votonin pambarimisht, si me qenë të lidhur me një besë të fortë me ta.
Për këtë arsye, Lidhja Demokratike e Kosovës, e nxori si kartën më të fortë elektorale, fotografinë e ish-liderit të saj të vdekur, Ibrahim Rugovës. Ideja e tyre ishte se, sapo ta shihnin fotografinë e ish-liderit të Kosovës, qytetarët do të harronin mizerjen ku i kishte katandisur qeverisja e keqe, do ta davaritnin hidhërimin që u ishte mbledhur si absces, dhe do të votonin sërish e sërish për besën që kishin pasur me ish-udhëheqësin. Slogani elektoral, “Në rrugë të drejtë”, nën fotografinë e të vdekurit, lehtësisht ka mundur të ishte “A e dini besën që ma keni dhanë”, por kjo ka munguar vetëm për mungesë kreativiteti të strategëve të fushatës elektorale të LDK-së. Kjo sërë politikanësh është adresuar ndër vite për fshehje tinëzare pas figurës së Ibrahim Rugovës. Edhe për shpërdorimet ordinere të fondeve publike, janë arsyetuar në stilin “në këtë post mua më ka emëruar Presidenti Rugova”. Thjesht janë majmur duke i fshehur paudhësitë e veta nën figurën e Rugovës. E keqja tjetër e madhe ishte se për gjallje të Ibrahim Rugovës, e kishin ushqyer atë me lloj-lloj shpifjesh e intrigash, kundër liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e nxitur që të përjashtonte bashkëpunimin e madje edhe komunikimin normal. Kishin ngritur një makineri të tërë propagandistike të përhapjes së shpifjeve ndaj udhëheqësve të luftës, sa që çdo abuzim me pronat ose krimet që kishin ndodhur në vitet e pasluftës, ua kishin faturuar atyre.
Fatkeqësisht, kishin pasur sukses në inkriminimin e politikanëve të rinj, atyre që kishin dalë fitimtarë politikë e moralë nga lufta çlirimtare. Prandaj, edhe nuk ka qenë e lehtë për Hashim Thaçin dhe për shtabin e tij zgjedhor, që ta arrinin këtë qartësi komunikimi me qytetarët e Kosovës, pas një periudhe të gjatë dezinformimi të tyre. Por, lideri i PDK-së, i karakterizuar nga vullneti i hekurt dhe durimi i pashembullt, nuk ishte ndalur asnjë çast. Gjatë fushatës, ai nuk nxori nga goja asnjë akuzë, nuk tha asnjë fjalë të pamatur ndaj dëmtuesve të figurës së tij në këto tetë vite. Dhe njerëzit filluan ta njihnin direkt, të tillë çfarë ai është në fakt, i përmbajtur, atdhetar i devotshëm, pragmatik, po edhe vizionar.
Filluan edhe ta kuptojnë gjuhën me të cilën ai po u fliste. Prandaj, fitorja e Hashim Thaçit është fitore e komunikimit pa ndërmjetës, është fitore që vjen nga shprishja e intrigave dhe shpifjeve. Sado të stivuara që qenë, ato nuk i rezistuan të vërtetës, të cilën ai ua shpalosi në komunikimin e drejtpërdrejtë me ta. Deklarimi i shumë qytetarëve se po e braktisnin LDK-në dhe se po i bashkoheshin PDK-së, në vlugun e fushatës dukej si truk elektoral, me efekte vetëm psikologjike. Por, rezultati zgjedhor tregoi se nuk ishte një truk. Rebelimi i atyre njerëzve ndaj pushtetarëve të majmur nga korrupsioni, të cilët nuk e dinin as çmimin e bukës, në kohën kur ajo ishte shtrenjtuar njëqind për qind, ishte rebelim serioz. Po të mos e gjente disiplinimin në ofertën bashkuese të Hashim Thaçit, ajo pakënaqësi do të mund të shndërrohej në një rebelim anarkist. Edhe pse ende nuk janë publikuar rezultatet përfundimtare, qysh tani, mund të thuhet se, nga zgjedhjet e 17 nëntorit, Kosova doli e fituar. Kosova doli e fituar nga një aleancë e madhe e qytetarëve me liderin e ri të vendit, i cili edhe pse ishte këtu, mes nesh, u deshën tetë vjet që ta zbulonim, për shkak të mjegullave të intrigave dhe të shpifjeve që qenë ngritur në qiellin politik të Kosovës dhe nuk linin të shihej qartë simboli i çlirimit të vendit. E prej këndej edhe i të ardhmes së tij.
Koha Jone
Mesazh i Gazetës “NDRYSHE”!
Le të ngremë në çdo ballkon të shtëpive tona dhe në institucionet
shtetërore e private, nga një Flamur Kuq e zi, në shenjë solidariteti për PAVARËSINË E KOSOVËS, duke manifestuar fuqishëm qytetarinë tonë përpara ndërkombëtarëve dhe kancelarive vendimmarrëse, deri në fitoren e STATUSIT të mohuar e të munguar të KOSOVËS që prej vitit 1913!
Kjo iniciativë nuk ka nevojë për Dekrete.
Çdo shqiptar, andej dhe këtej kufijëve, le të ngrejë Flamurin Kombëtar Shqiptar, për të kërkuar botërisht, bashkimin e shqiponjave në një fole të vetme!
E Marte, 11 Dhjetor 2007
eshte nje ngjarje e madhe per gjith shqiptaret ne te kater anet e botes.
kohe e gjat qe nuk kam hyre ne forum....
aq kohee gjate sa qe prej kur kam hyre per here te fundit kan ndodh aq shum gjera sa nuk di per cilen te shkruaj, site ja nise, ku ta perfundoj...
Ne Kosove po ndodhin ngjarje te medha, dhe keto gjera jan shum te te dukshme, jemi afer momentit qe e kemi pritur qe nga 28 Nentor 1912, andaj edhe eshte i veshtir te pershkruhet emocioni, por bashk me emocionin eshte edhe nje ndjenje tjeter e perzier, nje ndjenje frige (apo ndoshta paranoje) nga ndonje tradheti e mundeshme nga Europa e mrrote e ndyte...
bashk me zerat per pavarsine,jan ngritur edhe zerat kunder pavarsise se Kosoves, nganjehere kan shkuar aq larg sa disa zyrtarve serb u eshe terhjekur vrejtja qe te jen me te kujdeshem ne shprehjet e tyre, kur flasin per per kete qeshtje.
Kosova sot po pergaditet per Ngjarjen e madhe, kjo ngjarje nuk i takon vetem Kosoves por edhe Shqiperise, edhe te gjith Shqipetarev qe ne venat e tyre rrjedhe ende pak gjak Shqipetari por bashke me kete ngjarje Kosoves duhet te pergaditet per nje situat te re, deri me tani ne në Kosovë jemi marr me kerkesen pper pavarsi, mirpo tash duhet ta ruajm ate pavarsi.
Cka pas pavarsise, a do te terhiqen kerkesat Serbe ashtu thjesht, qe ne momentin e shpalljes se Pavarsise, sigurisht qe jo, ata do te intensifikojne sulmet e tyre qe te anulohet shpallja e pavarsise, por edhe kjo eshte dicka qe mua personalisht nuk me surpsizon, gjitashtu nuk pres ndonje sulm te ne menyre ushtarake nga ana e serbise ne Kosove, ( nuk ma mer mendja se Serbia do filloj edhe nje lufte me forcat Nderkombetare pas asaj te 1999), unë i drohem nje Shpallje te pavarsise nga ana e Serbeve ne Mitrovicen Veriore, dhe per kete qeshtje Serbet vetem kan filluar pergaditjet me hapjen e zyreve te te ashtuquajtures Ministria per Kosoven e Qeverise se Serbise.
te gjithe i druhemi mitrovices..aty luhet e gjithe loja..
une kam frike se kosova do ta paguaj shume shtrenjte panvarsine ,dhe lirine e saja...
deri ne diten e fundit nuk besoj asgje se ca thuhet,dhe aq me teper evropes kurve,qe nga momenti ne moment mund te beje ndryshim kursi 180grade,sa hap e mbyll syte..
vetem anketh po jetoj..
Citim:
Po citoj ato që tha Prishtinasja_
Une jam bije e ketij vatani,
rritur me ere mali e uje bore,
si shqipja dua lirine,
keshtu jane nenat arberore.
Amanet, o bijte e mi,
mbroni trojet e kesaj toke,
mjere ai qe s'njeh lirine,
turpin do te mbaj mbi supe!
Kur te rritesh, biri im,
e di qe do te marresh hakun,
atehere prane teje do te vij,
do te rri qe te nxjerr mallin.
Ne jemi nje nga popujt me te lashte jo vetem ne gadishullin ballkanik por edhe te evte kontinentit.
Bota me shekuj fshehi vertetesine e lashtesise sone por historia dhe koha qene dinjitoze dhe xhveshen makinacionet e renegateve te pashpirt.
Bushi as fqinjet e tij nuk i ofruan doren e meshires Kosoves sepse e duan
Sa i perket mosndryshimit te flamurit them se: per Shqiptarine, simboli eshte Shqiponja me dy flatra ne fluturim qe do te jep mesazh se ne jetojme vetem ne LIRI dhe Liria e nje populli i ka rrenjet ne gjake, ndaj dhe duhet derdhur shume gjak per te rifituar ajo qe n'a eshte rrembyer dhe pikerisht SHQIPES i duhet te fluturoje permes ngjyres se kuqe te gjakut te paster te Shqiptarit.
Citim:
Po citoj ato që tha X-File
Kosova sot po pergaditet per Ngjarjen e madhe, kjo ngjarje nuk i takon vetem Kosoves por edhe Shqiperise,
edhe te gjith Shqipetarev qe ne venat e tyre rrjedhe ende pak gjak Shqipetari
por bashke me kete ngjarje Kosoves duhet te pergaditet per nje situat te re, deri me tani ne në Kosovë jemi marr me kerkesen pper pavarsi, mirpo tash duhet ta ruajm ate pavarsi.
Re: Kosova e Pavarur! Si e presin Shqiptaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise kete...?
...Me falni, por se kuptoj Titullin!!!
Po mire qe s'eshte Varur....pse, e doni ta shihni te Varur Ju!!!??? Pse, c'fare faji ka bere ajo qe te Varet?! A eshte marre ndonje vendim gjygji dhe eshte denuar me vdekje, qe doni te Varet?!
Ehhh, NE ketej s'marrim vesht hic se, kush denohet me Varje e kush denohet me pushkatim e kush NUK Denohet...!!! Nejse... ishalla me s'qaron ndo njeri nga Ju se c'fare faji ka bere e shkreta qe do Varet!
!!
JAM TE JETOJE-RRI PA VARUR...!!! Do kete kalamaj e shkreta dhe s'ka kush ti rrisi pastaj!
Jo jo,te hiqet Ligji ME VARJE!
Amin!
Une jam...!!!
Elbasanas
Re: Re: Kosova e Pavarur! Si e presin Shqiptaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise kete
Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!
...Me falni, por se kuptoj Titullin!!!
Po mire qe s'eshte Varur....pse, e doni ta shihni te Varur Ju!!!??? Pse, c'fare faji ka bere ajo qe te Varet?! A eshte marre ndonje vendim gjygji dhe eshte denuar me vdekje, qe doni te Varet?!
Ehhh, NE ketej s'marrim vesht hic se, kush denohet me Varje e kush denohet me pushkatim e kush NUK Denohet...!!! Nejse... ishalla me s'qaron ndo njeri nga Ju se s'cfare faji ka bere e shkreta qe do Varet!
!!![]()
![]()
![]()
![]()
Une jam...!!!
Elbasanas
Re: Re: Re: Kosova e Pavarur! Si e presin Shqiptaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise kete
Citim:
Po citoj ato që tha bad_drawn_boy
... apo ben vete...?Gjithsesi komplimente per c'dramatizimin e ceshtjes... duhet ndonjehere
![]()
Dhe te shpresojme qe te pakten nga fillimi i vitit tjeter ta bej edhe une nje xhiro ne Kosoven e Pavarur, dhe ta pije nje birre ne mes te Prishtines duke u kenaqur me ne fund me faktin qe
KOSOVA ESHTE E LIRE...
Shkrimtari i njohur Ismail Kadare flet për situatën në Shqipëri dhe çështjen e fesë
Zoti Kadare, Kosova ndodhet sot më pranë se kurrë më parë, realizimit të aspiratës së saj për pavarësi. Bashkimi Evropian, ndonëse jo i unifikuar, si dhe Shtetet e Bashkuara, janë shprehur në favor të njohjes së pavarësisë. Por, ndonëse vëmendja sot është përqendruar tek zhvillimet e ditës, duket se sfida më e madhe për Kosovën do të jetë periudha që do të pasojë. Si e shikoni ju mbarë këtë proces?
Natyrisht, që problemi i Kosovës po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare. Duhet të jetë njeriu i verbër, që mos e shikojë këtë gjë, ose që mos jetë normal që mos e kuptojë. Problemi i Kosovës nuk ka qenë asnjëherë problem administrativ, politik, fetar, e aq më pak, çështje sentimentale, siç është paraqitur disa here. Ai ka qenë problem i madh i lirisë; liria është problemi numër një i çdo populli dhe problemi i Kosovës, mund të trajtohet edhe vetëm si i tillë, pra si problem vetëm i lirisë; dhe ai u trajtua si i tillë. Kur Evropa Atlantike, e nxitur nga shqiptarët e Kosovës vendosi t'i ndihmonte ata, ajo nderoi vlerat e saj dhe nderoi në radhë të parë, konceptin e lirisë. Zgjatja që ndodhi, ishte një fare tërheqjeje. Ne e kemi përjetuar në sytë tonë këtë, nën një presion të madh të propagandës serbe dhe pastaj asaj ruse, u bë një përpjekje për simetrizim të krimit, dmth, për një ngatërrese, një mjegullim midis xhelatëve dhe viktimave, për të paraqitur Serbinë si viktimë, për të zgjuar keqardhje për të, për të harruar çka ndodhur. Unë jam një europianist i vendosur, dhe gjithmonë kam theksuar dhe theksoj që mirënjohja shqiptare për Evropën Atlantike, për Evropën, për Shtetet e Bashkuar, duhet të jetë në jetë të jetëve, do të jetë e pandryshueshme; por kjo s'do të thotë aspak, që ne, të mos themi mendimin tone, kur ka gjëra, kur ne nuk jemi dakord me qëndrimet që mbahen.
Në qoftë se do të kihen parasysh për shembull, e vërteta, çka ndodhur në Kosovë, në qoftë se do t'i bëheshin të njohura botës krimet që kanë ndodhur atje, masakrat, shpërnguljet e shqiptarëve, vrasjet e foshnjeve dhe sidomos një krim i madh, për të cilin është folur shumë pak, ose nuk flitet ende, përdhunimi në masë i grave dhe i vajzave të reja në Kosovë, vizioni për atë që ka ndodhur do të ishte shumë më i qartë dhe zgjidhja do të kishte qenë, për mendimin tim, më e shpejtë. Këto nuk i them aspak për revansh, askush nga ne nuk i thotë për revansh, përkundrazi, i them, meqë problemi zgjidhet vërtet në rrënjët e tij, në thellësinë e tij, që të mos ketë dilema më, se dilemat janë shumë të këqija, kur ka probleme të tilla madhore; unë jam për atë, që sytë t'i mbajmë nga e ardhmja, në kërkim të paqes, të mirëkuptimit me popujt fqinj, duke përfshirë, natyrisht edhe popullin serb; por kjo nuk mund të ndodhi me anë të harresës. Populli shqiptar nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë, sepse kështu mund të trajtohet vetëm një popull i dorës së dytë. Për të ardhur tek pyetja juaj, tek sfidat më të mëdha që do të ketë Kosova. Kosova, është, do të jetë dhe ka marrë dhe po merr qysh tani, konturet e një zone shqiptare, evropiane, me të gjitha standardet humaniste të kontinentit evropian. Ai është dhe do të jetë atdhe i të gjithë njerëzve që banojnë dhe jetojnë në të, duke zbatuar të gjitha standardet më të larta në këto norma që ka arritur njerëzimi dhe qytetërimi. Në qoftë se thuhet dy shtete shqiptarë në Ballkan, nganjëherë kjo është një pyetje që zgjon pak habi. Si do të ekzistojnë dy shtete shqiptare në Ballkan? Natyrisht, që nuk është një zgjidhje e shkëlqyeshme, por natyrisht, që është një zgjidhje kompromisi, e vetmja që ngelet tani për tani.
Dhe çfarë marrëdhëniesh mendoni që do të kenë mes tyre këto dy shtete, ai i Kosovës dhe ai i Shqipërisë?
Unë them se këto do të kenë marrëdhënie krejtësisht të veçanta, dmth nuk them se do të kenë marrëdhënie si dy fqinj, këto janë më tepër se dy fqinjë. Këto janë dy shtete, që kanë një lidhje të brendshme, një lidhje tektonike të brendshme, sepse janë dy shtete të përbëra nga i njëjti komb, sepse janë një komb i ndarë në dy shtete; prandaj dhe do të kenë marrëdhënie korrekte, në radhë të parë, marrëdhënie të standardeve të larta demokratike, evropiane, dhe marrëdhënie siç ka një pjesë e një kombi, me pjesën tjetër të një kombi, njëkohësisht. Nuk mund të konceptohet ndryshe kjo gjë...
Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.