Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 295 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- c'beni kur ndiheni keq? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1688)


Postuar nga lorie datë 09 Gusht 2003 - 07:48:

Wink c'beni kur ndiheni keq?

c'beni kur ndiheni pertoke nga gjendja shpirterore ,si e kaloni ,me se merreni?si i perballoni situatat e veshtira?
he pra let the cat out of the bag...


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2003 - 15:12:

Mace e zeze ajo?!

Anyway...ne momentet qe ndihem keq bej si ajo e forta qe nuk ka asgje,por me njerezit qe me njohin mire nuk me ecen...kaloj ore me ato.Ah po nuk me hahet asgje,dhe nese jam vetem shterngoj jastekun fort


Postuar nga anda datë 09 Gusht 2003 - 15:45:

pershendetje

kur ndihem keq dhe e merzitur dua vetem te dal dhe te argetohem se ndryshe me iken truri fare.kur jam keq ne gjendjen shpirterore jam me shume se kurre ne humor,eshte per tu habitur se vetem ashtu mund ta kapercej nje gjendje te tille.
urime per temen
pershendetje te gjitheve


Postuar nga Rossonero datë 09 Gusht 2003 - 16:47:

Red face ndersa une

Eshte dicka e veshtire te flasesh mbi kete problem moj lorie,pasi me mire do ishte kur sndihesh keq,por une per vete kur ndihem keq i ngaterroj gjerat.Ne vend te therras te dashuren per te dale, therras mamane e saj(me mire e ema se e bija o usta Murat).Kaq. FORZA MILAN!! Ndersa ti amor shyqyr zotit qe mban jastek me vete kur del nga shtepia se duhet edhe kur bie shi ose kur te ze gjumi kur ecen rruges.Hajde Forza Milan edhe per ty!


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2003 - 18:44:

Rossonero po ja filloj me kembe te mbare re usta FORZAAAAAA JUVEEEEEEEEEEEEEEEE.
Ach dhe nje detaj te vogel Rossonero:dhe kjo me teper per te miren tende.Kur ndihem keq mos me kryqezo rrugen me postimet e tua ne forum


ne juventin do te kthej mos ki frike:p


Postuar nga i_lire datë 09 Gusht 2003 - 19:27:

Amor paske ardh nga dentisti ti?
Shiko lereni Juven edhe Milanin bashke, se ka vend tjeter per ate pune shok e shoqe. Ketu flitet per gjera serioze , per ceshtje qe jane problem jo vetem i rinise, por i gjithe kombit Shqiptar. Prandaj me pak seriozitet, ju lutmi shume ose do detyrohemi t'ju nxjerrim nga salla parlamentit...qetesi ju shoku atje me te zeza...edhe ti shoqja, qe s'tu shujt zjarri kurre. Hej kam nje zjarrfikes ketu afer shpise, po i marr na i kove me uje borxh, hajde se te shuj une, se po pervelohesh amor.

Tani persa i perket temes se Loriet, shume gjera mund te beje njeriu nga merzitja, ka nga ato qe varen neper vaska a neper poça. Jo xhan, se s'jemi nga ato ne. Duke qene, se po kaloj nje periudhe boze fare, kjo tema po me duket aq e veshtire per t'ju pergjigjur...ec e mere vesh?! Kur jam i merzitur, shumicen e rasteve dua te zhdukem nga qarkullimi, ose marr kalin e dal per kismet neper fusha e pylle, kjo eshte vertete diçka qe me qeteson. Ore po si s'ka zana hiç kendej nga usai more shoke, ne Shqiperi sa dilshe fap e kapshe na i zane, t'ikte merzia ne sekond, ketu hiç fare.
Nejse, mendoj se temes ju pergjigja "pak a shume" dhe shume gjate biles.
Gjithe te mirat!
E mos u merzitni shume, se nje jete eshte e shkreta.


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2003 - 19:42:

"zgjarri" sic e quajti njeri nuk do shuhet asnjehere deri ne momentin qe do marr fryme une.Ajo perfaqeson deshiren e zjarrte per te qene "kunder rrymes "te injoranteve,budallenjeve,kunder padrejtesise etj...i_lire polici sot me duket:p
Pastaj shko e shuaj ato zjarret reale dhe jo ato figurative.

Ach cuno,nuk na e mbushi mendjen pergjigja jote...na thuaj ndonje gje me bindese


Postuar nga Ana_uk datë 09 Gusht 2003 - 19:45:

Unhappy

merzitia.... edhe vete fjala eshte prekese...
kur jam e merzitur ose ndihem keq shpirterisht ...dicka qe me qeteson eshte dhoma plot me erresire dhe te mbyllem ne dhomen time e te qaj...deri kur te me lodhet shpirti qe s'mund te nxjerr me lot nga lodhja...pastaj nese jam ne gjendje hap fletoren e shenimeve dhe shkruaj proza, letra dhe poezi te dhimbshme...ose te frikshme...i bazoj ne gjendjen time shpirterore...mundohem te shpreh gjithcka, duke vazhduar nga arsyeja, si ndihem dhe si mund ta largoj...
e keqja eshte se nuk mund te shtirem se jam mire kur nuk jam dhe jam shume e eger dhe nevrike...zihem me te gjithe nese me thone dicka qe s'me pelqen...

ndihem e vetmuar...
e lenduar...
e vrare...
e shkaterruar...
shpirti me qan...
zemra me vajton...
kur ndihem keq asgje
nuk me gezon...

Have a good day!!!


Postuar nga lorie datë 09 Gusht 2003 - 20:29:

Talking hi

shoh kolorit pergjigjesh,vetem i_lire qe se nga u fut ne boten e zanave dhe perrallave dhe sikur s'ja mora vesh pergjigjen,ha,nejse...
une kur ndihem keq qaj rralle,per cudi me shtohet oreksi ,nga stresi ha shume akullore, njerezit me te afert i bombardoj me sarkazma te hidhura per tu shfryre diku dhe merrem me aktivitete fizike,ose pastroj gjithe shtepine me themeli ose shkoj ne gym ose...( dua te rrah ndonje njeri).ha


Postuar nga hirushja datë 14 Gusht 2003 - 23:40:

une kur ndihem keq rri e mbyllur ne shtepi, nuk behet te ha asgje, nuk me behet te cohem nga kervati. e shume e shume te tjera...


Postuar nga Labja datë 15 Gusht 2003 - 00:29:

muzik

degjoj muzike...ska ilac me te mire


Postuar nga Shtojzovalle datë 18 Gusht 2003 - 12:42:

sport-vrapim...ilaq me te mire nuk ka............


Postuar nga macekeqe datë 25 Gusht 2003 - 03:15:

une doja te pergjigjesha me para kesaj teme dhe te thoja qe degjoj muzike, futem ne forum, flas me shoqet e mia. tani ndihem me te vertete keq dhe s'po bej asgje. eshte e kot, kur ndihesh keq cdo gje te duket kot, se mendimet e keqija s'ikin nga mendja. une tani nuk gjej asgje per te hequr merzitjen.
bye


Postuar nga lorie datë 25 Gusht 2003 - 03:40:

Wink

mace e keqe pse merzitesh kaq shume? ka gjithmone nje ilac kundra merzitjes, mjafton ta gjesh se cili te ben efekt. smile....


Postuar nga macekeqe datë 25 Gusht 2003 - 04:11:

faleminderit lorie, po dhe te gjesh nje ilaç kunder merzitjes, prape nuk te iken ajo po s'pate ate gje qe do ne ate moment ose me mire ate njeri.
bye


Postuar nga lorie datë 25 Gusht 2003 - 05:00:

Cool

aha keshtu qenka puna,te ka marre malli per nje njeri qe e ke larg.
Ja nje poezi nga nje kompozitor rus(Glinka):vetem per ty qe te qeshesh sheqerke:

Mos u ngrys prej deshperimit
ne se jeta te genjen
hesht ne diten e mundimit
rishmez dite e gazit vjen

Zemra me te ardhmen rron
nga e sotmja shqetesohet
kur gjithcka papritur shkon
me te shkuaren mallohet.

Don't worry,be happy!


Postuar nga macekeqe datë 26 Gusht 2003 - 02:41:

faleminderit lorie, shume e mire je. kuptova qe kur ndihesh keq duhet te jesh mes shoqerise dhe te rrish ne nje ambient te kendshem. besoj se kalon pak trishtimi!
bye lol


Postuar nga i_lire datë 26 Gusht 2003 - 04:11:

S'eshte gjithmone ashtu... ka momente kur je shume i merzitur, qe s'do te degjosh asnje ze prane teje dhe vetem te zhytesh ne mendime. Kjo varet me sojin e njeriut tamam-tamam. Ti duhet te jesh e lumtur qe e kaloke ashtu, tek mua s'vlen pershembull.
Po eshte e vertete, Lorie eshte shume e mire, gjithashtu edhe nje degjuese mjaft e mire.


Postuar nga BUCS datë 26 Gusht 2003 - 21:41:

I_lire o miku im, mos u zhyt shume ne mendime se do te me thinjesh para kohe.

Une per vete kur jam i merzitur nuk dua te rri ne shtepi, shtepia sikur me ben akoma me te merzitur, dua te dal jashte ndonje xhiro me makine apo ne kembe sipas kohes, ose te shkoje ne ndonje lokal ku ka gjalleri.


Postuar nga Keni datë 27 Gusht 2003 - 00:48:

hmmm kur jame i merzitur nuk dua te me dali perpara asnje njeri se nuk e di ca i bej, i them burgut hapu, dhe jame shum i rezikshem . Kete qe thash e kam vertetuar se sa here jame i merzitur, te pakten qe kur kam ardhur ketu ne usa, per mos ti then burgut hapu, se nuk ma mban, i fus nje te dal dhe drejte ne kazino. Pasi i kame lene te tera, vetkuptohet se ku ka vajtur tensioni i merzis, ka dal jasht kapacitetit te tij, kthehem ne shtepi i dermuar dhe truri nuk mendon gje tjeter vec ja fus me gjum dhe kur ngrihem percudi jame njeri tjeter, ka ikur cdo lloj merziteje dhe inati. Ja kete bej per te hequr merzin po kur eshte ne shkalle te lart jjo per dit. Ne dite te zakonshme i fus nga nje dopjo ose kur nuk kam raki nja dy bira dhe me regull pastaj.


Postuar nga lorie datë 27 Gusht 2003 - 08:19:

eshte e vertete liri qe merzitja kalohet ne menyra te ndryshme ,nga njerez te ndryshem, kam dy shoqe te ngushta, njera e kalon merzitjen si keni qe fle dhe nis cdo dite si nje fillim te ri ,duke harruar cndodhi dje, tjetra kur eshte e merzitur kap c'ti zere dora(preferon librat e trashe,fjaloret)dhe ia ngjesh tjetrit pa pike meshire.ha


Postuar nga Sy_jeshilja datë 27 Gusht 2003 - 08:36:

Ja ta marrim shtruar kete muhabet .Kur jam e merzitur, marr nje brisk nga ato qe rruan koke e kembe, edhe u hyj damareve te duarve, kur e shikoj qe nuk del shume gjak, pres ndonje vene qafe se ato jane te lidhura mire me aorten kryesore . Pastaj, duke te rene te fiket, fillon uleret me sa ke ne koke (aq sa te lejon humbja e gjakut te nxjerresh ze, sigurisht), pra bertet me cte te vije ne goje, pasi per te share nuk behet llaf qe fjalori eshte me se i pasur
Tani seriozisht, kur jam e merzitur, gje qe ndodh shume shpesh, nje dite jo ,tre dite jo, nuk e di as vete ca bej, ndez e shuaj cigare njera pas tjetres, me vjen te flas ne telefon dhe te filloj te qaj hallet, nqs nuk e kam fatin e mire qe te me dali njeri ne tel, ia plas te qarit . Pasi qaj qetsohem shume fare dhe them a pika mu ne koke o cupe, po nje jete eshte moj dreqi e mori, nuk ja vlen asnje pike loti qe derdh, edhe sikur ndihem pak me mire .
Ka raste qe dua te pi, dhe kur fillon faza e dehjes, ndihem mire fare, as qe me shkon me mendja pse jam merzitur, edhe e kalon dhe nje dite tjeter merzitjeje, po nqs vazhdon kshu do kthehem alkoolike e dores se pare.

NQs flasim kur je me nerva pastaj,eshte teme me vete, mos me dil perpara se te ha te gjalle, uleras me sa ze kam ne koke ,. qe shyqyr zotit e kam shume te larte, dhe me hypen nje force e pakontrollueshme .Me pak fjale behem e rrezikshme kur jam me nerva ....


Sycka ne gjendje normale


Postuar nga vajza e lumtur datë 27 Gusht 2003 - 08:59:

Ja pra cfare bej une?

Kur une jam e merzitur mar e ndez e shuaj cigare dhe vec ndez muziken dhe filloj e qaj sepse mendoj se duke qare e duke pire cigare nxjerr merzitjen sidmos kohete fundit kam qene shume merzitur jam bere shume nevrike dhe smbaj mend se cfare them dhe nuk e di se kujt tia nxjerr gjithe merzitjen,keshtu qe marr cigaren dhe me duket sikur ajo me beht shoke e shoqe qe ia them problemet e mia asaj dhe nxjerr merzitjen.E cfare me be tjeter ?????????????? me shkateru veten kote.


Postuar nga Keni datë 27 Gusht 2003 - 09:43:

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
tjetra kur eshte e merzitur kap c'ti zere dora(preferon librat e trashe,fjaloret)dhe ia ngjesh tjetrit pa pike meshire.ha


Mos o zot mos na rente ne pjese nje e tille se do na mbetet dora gjithe kohen ne kok duke u mbrojtur nga ndonje liber a karige.
Pastaj do themi "te vjen nga se panden" e te shkon jeta e ter ne gadishmeri luftarake


Postuar nga lorie datë 27 Gusht 2003 - 10:11:

Talking

haha,more keni ,that was funny


Postuar nga roke datë 27 Gusht 2003 - 11:19:

Red face Ehhh.....

ndersa une kur jam i merzitur pi shume cigare(cigarja ime eshte Parliament).Ose kur merzitem ne radhe ne supermaket,i heq stampat dhe cmimin dhe iki pa paguar.te flasim realisht tani.Jeta ditore e njeriut me shume kalon ne merzitje,sesa e qete,pale te degjosh bla bla-te e ndonje goce.


Postuar nga JamCelik datë 27 Gusht 2003 - 16:53:

lol

une kur ndihem keq marr sy-jeshilen ne telefon leme ndonje takim dhe........ ps: Jo sy-jeshilen e forumit


Postuar nga Sy_jeshilja datë 27 Gusht 2003 - 22:37:

Ue, pse jo mua ore? Jeshile i kam dhe une, edhe zerin t'omel e kam


Sycka e merzitur dhe e ofenduar


Postuar nga i_lire datë 27 Gusht 2003 - 22:58:

Hajde se po te marr une ty moj sycka, se dhe une jeshil i kam syte. Per koke te mamase, qe e kam te vetme... pyet Lorie po s'besove.

Numri syckes 1-800-call-me


Sot une pershembull jam shume i merzitur, ndonjeri nga ju ka c'te me sygjeroje sesi ta heq merzitjen? I pres pergjigjet tuaja me shume interes.

Ose me dergoni leter ne e-mail trashje-pa-kufi@hotmail.com

HA

Qao!


Postuar nga BUCS datë 27 Gusht 2003 - 23:11:

Dedjo kete se e di qe te iken merzitja

I SAW YOU DANCING nga Yaki-da

"I say you dancing
and i'll never be the same
again for sure...
' Coz life is ment for living"


Vetem se te iki merzitja jo gjithe diten ore se do biesh edhe ti ne pusete me duket(hahaha)


Postuar nga Sy_jeshilja datë 28 Gusht 2003 - 00:52:

Me rafte nje pike , kush te ka merzitur ty , thoji syckes se do ta bej te flasi me vete .

Merzitjen ta heq sycka ty, me merr ne tel edhe ta shikosh pas 5 min do jesh duke qeshur si femi i lumtur

Numrin e ke ti

Sycka ne pritje te telefonates


Postuar nga i_lire datë 28 Gusht 2003 - 00:55:

A moj sycka kush me ka merzitur mua... a moj cupe!

Po shiko, atje ku e ke pas e ke shtepine ti? Po vi te pime ndonje cik RUM, se s'pihet vetem, si thua?

Ah, sa i merzit jam sot, shife shife si me qan zemra, e shef?


Postuar nga dani_dr18 datë 10 Tetor 2003 - 00:27:

Smile

Ejj e se cfar Ana? Un sa her qe ndjehem keq endoj gjerat e bukura


Postuar nga bjondinka datë 28 Shkurt 2004 - 23:23:

Unhappy

Kur ndihem keq ose dal me shoqerine ose mbyllem ne dhomen time dhe e hap CD deri ne fund


Postuar nga LiL__TrEaSuRe datë 06 Mars 2004 - 01:58:

Kur ndjehem keq une ia plas te qares...........mbase nuk eshte zgjidhja e duhur,por mbasi kam qare ndjehem sh here me e cliruar dhe e zbrazur...


P.S. lorie komplimenta per temen eve ai enshedhi jot me pëlçe çum çum çum...


puc-puc Ela


Postuar nga Klodel datë 06 Mars 2004 - 02:07:

kohet e fundit shkruaj........ and kur lexoj se cfare shkruaj te nesermen me duket sikur i ka shkruar dikush tjeter.....
si te thuash skalit mendimet ne dicka qe mbetet..... jane vertet te cuditshme dhe te thella kur jam melankolike.


Postuar nga unforgiven datë 06 Mars 2004 - 02:15:

Kohet e fundit ja kam gjetur ilacin merzitjes: makines dhe shopping, per cudi efekti eshte i shpejte.
Mikja ime me e ngushte sa here me sheh ndonje gje te re me pyet : ke patur ndonje problem, cfare???


Postuar nga bylis datë 06 Mars 2004 - 10:56:

Mona

Mona ajo eshte zgjdhja me e mire , po puna eshte sa te mban xhepi se keto dite qe po kalojme i bie shtate ditet e javes, tet te jemi per shopping. Une kur ndihem keq i stakoj te gjitha siguresat, dua qetesi dhe kujtimet e mira pak muzik gjithashtu me sjellin ne vete. Merzitja s'eshte gje e mire edhe pse s'eshte gjithmon ne doren tone te mos merzitemi. Mendo vetem qe c'do gje eshte kalimtare(ashtu si edhe ne) dhe do kuptosh qe s'ka arsye te helmosh zemren,shpirtin tend me merzitje. Paqe lumturi te gjitheve!!!!!!


Postuar nga eliz datë 06 Mars 2004 - 11:14:

hmmmmm

Si e merzitur qe isha thash po e lexoj temen,mbase gjej menyren te ndihem mire.Mbasi e lexova dhe u ndjeva me keq se me pare, me doli perpara dikush.Dhe kthehem te nenforumi "te qeshim pak".Ndjehem me mire tani.Me duket e gjeta ilacin .


Postuar nga lorie datë 06 Mars 2004 - 11:27:

kam filluar te shkruaj(pothuajse) cdo lloj mendimi qe me lind neper mend,cdo lloj fantazie kur jam e merzitur.
i find it relieving .


Postuar nga qorri datë 07 Mars 2004 - 20:19:

Une lali ia fus nje te pire me vodke.E di si kalon merzia apo jo?????
Edhe qepar isha shume i merzitur tani ndihem mire fare.Sapo mbarova nje shishe vodke.


Postuar nga SEXY_GIRL05 datë 10 Mars 2004 - 22:26:

Talking e po ky

E po edhe ti qorr i bibes njesh je lal
edhe une thash cte kish ngjare qe ishe aq ne qejf

Me thene te drejten nuk jam merzitur no nje here
se gjithe ditet dhembet jashte i mbaj.
Por n.q.se nje dite do te merzitem nga deti po shkojte mbaj frymen edhe ta kallimn no nji cigare
p.s. Jalla kur mos qofshi te merzitur


Postuar nga vlora-angel datë 02 Maj 2004 - 02:50:

Re: e po ky

Citim:
Po citoj ato që tha SEXY_GIRL05
E po edhe ti qorr i bibes njesh je lal
edhe une thash cte kish ngjare qe ishe aq ne qejf

Me thene te drejten nuk jam merzitur no nje here
se gjithe ditet dhembet jashte i mbaj.
Por n.q.se nje dite do te merzitem nga deti po shkojte mbaj frymen edhe ta kallimn no nji cigare
p.s. Jalla kur mos qofshi te merzitur




TE LUMTE GOJA MOJE SEXY_GIRL05 MOS U MERZIFSHIM KURRE NE!!


Postuar nga vlora-angel datë 02 Maj 2004 - 02:56:

HEM!!

Une kure merzitem sme dele njeri perpara se me ate inate qe kame une i vrase te gjithe hhahahahahaahhah shaka po beje he??

kure jame e merziture ndes cd deri ne fund me ndonje muzike melankolike dhe me fillon nje i qare qe thate ju dhe rri ne dhome vetem per na 2 ore.

ju pershendes dhe une si SEXY_GIRL05 uroje qe mos te keni kurre merzi juve!!


Postuar nga volter datë 04 Maj 2004 - 14:57:

Une nuk merzitem kurre, sepse nervat i kam operuar...
Dhe tani jam pa nerva, dhe nuk ndihem asnjehere keq.
Kaq kisha miq
Faleminderit


Postuar nga _mIzZzA_ datë 06 Maj 2004 - 01:54:

un kur ndihem keq ja mar valles!!!!!!!!!!!!hiihihihihi


Postuar nga JaM_VlOnJaTe datë 06 Maj 2004 - 02:27:

Po mu ngriten nervat muaaa i thyej te teera. Me pjata, me filxhanaa.. ..lol
Ne fakt e kam nje damar sh. te keq. Uf, jam jashte mase nevrike dhe po me acarruan...le se s'ja u them fare me mire. (*_*)


Postuar nga _mIzZzA_ datë 11 Maj 2004 - 01:41:

ahhahahahha vlonjatja
ua po damaret mbai mbai damaret vlonjatja se ty ne mosh te kemi.........


Postuar nga brigid datë 12 Maj 2004 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Une nuk merzitem kurre, sepse nervat i kam operuar...
Dhe tani jam pa nerva, dhe nuk ndihem asnjehere keq.
Kaq kisha miq
Faleminderit




Sa mire do ishte o plloshtani sikur te operoheshin nervat do ishte dynjaja dyst. hahahahahahaha


Postuar nga hirushja datë 12 Maj 2004 - 01:26:

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Une nuk merzitem kurre, sepse nervat i kam operuar...
Dhe tani jam pa nerva, dhe nuk ndihem asnjehere keq.
Kaq kisha miq
Faleminderit



Uaaa djali i paska stakuar nervat. Sa mire, me behet qejfi shume.
Po si ja ben kur njerezit te merzisin ose kur mer ndonje lajm te keq (qoft lart nuk ndodh:p)?

Mos u tall plloshtani po flit sic te ka lezet (ashtu me filozofira)

Te ju them te drejten mua me bie nje nur i keq, qe besoj qe asnje nuk ka deshire te me shikoj ato dite kur une ndihem keq. S'me behet te flas fare dhe kam shume deshire qe te ha buk te thekur me gjalp. Se di po me shijon shume.


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 295 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.