Forumi Horizont | Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Plan@ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13823)
Plan@
nje teme ku do te kete fotografi duke filluar qe nga mikrobota e deri ne imazhet e galaksive,foto nga vendet e ndryshme,zakone,sporte ekstreme,foto historike etj etj...te gjitha te shoqeruara (shpresoj) nga ndonje kuriozitet ose koment ne lidhje me te
pergatituni te shihni dhe te lexoni gjera qe mund te mos i keni menduar kurre
eniak
mu duk e arsyeshme me e fillu me kete figure kete teme duke qene se kompjuteri cilesohet nje nder arritjet me te medha te shekullit te kaluar
Eniak (shkurtimi i Electronic Numerical Integrator and Computer) ishte kompjuteri i pare elektronik dhe dixhital qe mund te programohej. peshonte rreth 30 ton dhe ishte i afte te fikte dritat e Filadelfias ne momentin qe ndizej. kryente vetem 5000 veprime ne sekond. procesoret e sotem punojne rreth 4000 milion operacione ne sekond
rreth kompjuterave kishin thene :
"Mendoj se ka nje treg boteror per,ndoshta, 5 kompjutera " Thomas Watson, drejtor i IBM, 1943
"Kompjuterat ne te ardhmen nuk mund te peshojne me pak se 1.5 ton" Popular Mechanics, 1949
" Njeriu s'do shkoje kurre ne hene "
Oh sa e bukur kjo tema
Po e filloj me zbritjen e njeriut ne hene...Lee De Forest, shkencetar nje nga baballaret e radios ne 1967 kishte thene:
" Njeriu s'do shkoje kurre ne hene "
Por ne 21 korrik 1969 Apollo 11 me nje ekuipazh te perbere nga Neil A. Armstrong, commander; Michael Collins, command module pilot;Edwin E. Aldrin Jr., lunar module pilot iken qe c'ke me te
I pari qe zbriti ishte Neil Armstrong i cili tha (sipas fjaleve te tij gjithmone) :
" Ky eshte nje hap i vogel per nje njeri por shume i madh per njerezimin "
Udhetimi ne hapesire eshte nje absurditet !!
Jurij Gagarin
" Udhetimi ne hapesire eshte nje absurditet "
Keshtu thoshte Richard Van Der Riet Wooley, astronom anglez ne revisten Time 16 janar 1956...por ne 12 prill 1961 Jurij Gagarin me anijen e tij Vostok 1 qe njeriu i pare qe doli ne hapesire dhe beri nje rrotullim rreth tokes.
Te dhena teknike te Vostok 1:
Masa: 4.730 kg Gjatesia: 4,4 m Diametri max: 2,43 m Periudha orbitale 89,34 min
nje lagune blu, Islande
pamje nga nje lagune blu,Islande.
Islanda eshte mjaft e njohur per peisazhet qe sjell gje qe e ben nje vend te deshiruar nga turistet. poo ashtu ka edhe shume burime naturale uji te ngrohte qe perdoret per te ngrohur qytete e fshatra.po ashtu ka edhe shume vullkane aktive nen shtresat e trasha te akullit.
nje gje per tu habit eshte qe ne kete vend nuk ka mbiemra te mirfillte por meshkujt therriten me emrin e babait plus prapashtesen *son* kurse femrat me emrin e babait plus prapashtesen *dottir*
nje tjeter gje qe me beri pershtypje ishte qe ne fillim te vitit 2005 te dhenat tregonin qe ne burgjet e Islandes kishte vetem 119 te burgosur,rreth 40 te burgosur cdo 100.000 vete (popullsia e Islandes eshte rreth 295.600 banore sipas te dhenave e shtatorit 2005)
unazat e Saturnit
largohemi nga Toka dhe i drejtohemi Saturnit,planetit te 6 te sistemit diellor (i dyti per nga madhesia) qe ka nje diameter ekuatorial 119.300 km. ndoshta ato qe e ben me te famshem kete planet jane unazat qe jane perreth tij. deri para pak kohesh shkencetaret nuk e dinin se sa ishte trashesia e tyre. pergjigja erdhi nga sonda Kasini qe pervec se gjeti nenunaza te reja, tregoi qe trashesia e tyre eshte rreth 1 km
ne kete foto nje pamje e atyre unazave
bradipo
kafshe me langaraqe moooo...nuk ke ku e gjen
bradipot,pjesetare te klases se bradipodideve ,jane kafshe qe levizin shume ngadale dhe flene shume (imagjinoni,deri ne 15 ore ne dite) te vendosur ne nje pozicion te varur ne dege,mberthyer me kembet e tyre te forta. disa karakteristika qe kane keto kafshe eshte qe i mungojne dhembet e qenit (kaninet) dhe ato preres (incizivet). po ashtu paraqesin nje karakteristike pak te vecante kur mendojme qe ben pjese ne grupin e gjitareve: temperatura e trupit i ndryshon,pak a shume,sipas temperatures se ambientit.
njeri eshte bere edhe i famshem me sa di une
Galaktika Sombrero
Galaktika Sombrero ose M 104 ben pjese ne kostelacionin e Virgjereshes dhe eshte 28 milion vjet larg tokes (ja dy hapa larg ). Forma e saj e cuditshme e ka bere te famshme ne te gjithe boten sepse ngjan me ate te sombreros meksikane. Nje kuriozitet : nese memdoni se dielli eshte i madh atehere beni llogarite se masa e galaktikes Sombrero eshte sa 800 miliard masa diellore...
foto spektakel?
peshkaqenet njihen per aftesite e tyre per te sulmuar njerezit por kjo i kalon te gjitha parashikimet.. nje peshkaqen qe po sulmon nje ushtar varur ne nje helikopter HH-60G Pave Hawk.
por ajo qe duhet te dini per foton e mesiperme eshte qe nuk eshte e vertete por vetem nje fotomontazh i perkryer fotomontazhi eshte kryer duke marre ate model helikopteri dhe foton e nje peshkaqeni te fotografuar nga Charles Maxwell,fotograf jugafrikan i cili njihet per nxitjet qe u ben peshkaqeve per te bere akrobaci spektakolare.kjo foto kishte te gjitha shancet per tu bere foto e vitit 2002 ne sitin e National Geographic,sic kishin njoftuar tek siti i revistes (nuk e di se si perfundoi ceshtja). fotomontazhin nuk merret vesh kur e ka bere por personi arriti te niste nje zinxhir emailesh qe per muaj me rradhe u end neper internet
Machu Pichu - Qyteti i humbur i Inkasve
E ndertuar rreth 1440 dhe e banuar deri ne 1532 kur u pushtua nga spanjollet...ky qytet mbeti pastaj i mbuluar ne harrese per rreth 4 shekuj deri kur u rizbulua nga amerikani Bingham ne 1911. I ndertuar ne mbi 2700 m lartesi me shume duket si nje fortese por paradoksalisht ishte projektuar si nje vend pushimi veror (koncept pak i cuditshem) . I konsideruar pasuri e njerezimit nga Unesco dhe i kenduar nga i madhi Neruda ky qytet mbetet nje mister i vertete.
kerpudha berthamore
21 maj 1956...ky ishte "spektakli" qe mund te shikohej nga nje avion ne lartesine 3700 metra mbi Bikini,Mikronezi (ne Oqeanin Paqesor). forma e kerpudhes eshte shkaktuar nga nje bombe berthamore me hidrogjen. eshte nje nder ekperimentet e shumta te kryera nga Shtetet e Bashkuara nga viti 1946 deri ne 1958. ne vitin 1954 u be shperthimi i pare i nje bombe berthamore.imagjinoni qe kjo bombe eshte 1000 here me shkaterruese se ajo e Hiroshimes.
nese nuk gabohem,ka qene Ainshtajn ai qe ka thene "nuk e di si do behet lufta e 3 boterore por te katerten do ta bejme me gure"
Thesari i Petres
Petra,kryeqytet i vjeter i Nabatanesve.ndodhet ne Jordani. ndertesa ketu eshte ndertesa e thesarit ( ne arabisht Al-Khazneh ose ndryshe Khaznet Far'oun,thesari i Faraonit sipas nje legjende te vjeter) dhe eshte nje nder pamjet me te fotografuar nga turistet. eshte ndertuar diku ndermjet vitit 100 para eres se re dhe 200 i eres se re!
per ata qe kane pare Indiana Jones,i kujtoj pjesen qe kerkohej Saint Gral dhe u fundit i templareve qe e ruante gjendej brenda kesaj ndertese
shpetim ne ekstrem
Foto nga John J. Greskovic, Jr., 1955
nje helikopter i Air Force i ardhur per te shpetuar njerez ne Scranton,Pensilvani. arriti te merrte mbi 100 vete kur hurrikani Koni dhe Diana u perplas ne Bregun Lindor,ne gusht 1955. 2 furtunat erdhen ne nje kohe 5 dit njeri nga tjetri,duke shkaktuar nje permbytje te madhe dhe mbi 200 te vdekur.
engjell i detit
Foto: Paul Nicklen
nje molusk i vogel qe ka marre emrin engjel i detit. edhe pse me kete emer,engjelli i detit eshte nje gjuetar mjaft i afte dhe ushqehet me moluske te tjere pergjate faqeve te akujve,duke perdorur tentakula dhe dhembet e mprehte per te kapur prene e vet dhe per ta terhequr.
ura Hangzhou Bay
ura Hangzhou Bay 36 km qe kalon detin e Kines lindore. nje strukture qe kushtoi rreth 1.5 miliard euro dhe ne 29% u mbulua nga firma private. eshte ura me e gjate ne bote duke kaluar keshtu uren e Bahrein-it qe ndodhej ne Arabine Saudite qe shkonte deri ne 25 km.
armata e ushtareve prej balte te pjekur
foto nga Ansa
Xian,Kine
nje regjiment me rreth 6000 ushtare te bere me balte te pjekur ne dimensionet naturale ruan varrin e perandorit kinez Shi Huangdi, vdekur ne vitin 210 p.e.s. lajmet e mauzoleut u percuan nga historiani Sima Qian,qe diku nga shekulli II-I p.e.s pershkruante me saktesi te madhe pallatin sekret. gerrmimet arkeologjike konfirmuan deshmite e tij dhe nxorren ne drite armaten e ushtareve prej balte te pjekur.
Think Different
muri kinez
Muri i madh kinez,nje emer shume i degjuar i dhene nje muri qe u ndertua ne shekullin e 3 para eres sone per te mbrojtur kufinjte kinez ne zonen veriore. me pas ju shtuan pjese te tjera ne shekullin e 15 dhe 16 te eres sone,kohe pasi struktura e vjeter ishte zhdukur. gjatesia e tij shkon deri ne rreth 2400 km!
kohet e fundit,ne nje sfide te organizuar ne internet, muri kinez u zgjodh si nje nder 7 mrekullite e botes moderne.
Think again!
Nje harte qiellore e Asteroideve Prane Tokes (Near Earth Asteroids).
Shume prej tyre rregullisht kalojne neper orbiten e tokes.
Me njohjen e deritanishme, i vetmi rrezik mund te vije nga nje asteroid i quajtur Apophis. Ky asteroid do te fluturoje afer tokes ne vitin 2029 dhe mund te kete nje shans te vogel perplasjeje ne vitin 2036.
momenti i uljes i nje shuttle
manovra e uljes i nje Shuttle eshte i ngjashem me ate te nje avioni qe ulet me motorre te fikur.1 ore e 5 minuta para uljes,kur anija leviz me nje shpejtesi rreth 28.000 km/ore dhe nje nje lartesi rreth 335 km,aktivizohen frenat.32 minuta para mberritjes,Shuttle futet ne atmosfere ne nje lartesi rreth 120 km.20 minuta para uljes eshte pika kur ndodhet para nxehjes me te madhe si pasoje e ferkimit.eshte pikerisht ky momenti me i rrezikshem!
!
Ky eshte Clint, shimpazeja qe "dhuroi" pak gjak qe u perdor per hartimin e genomit te shimpazeze.
U tregua qe njeriu dhe shimpazeja kane te perbashket 96% te kodit gjenetik.
Ne baze te doktrines kristiane dhe faktit me siper mund te themi qe zoti e krijoi Clint-in ne imazhin e tij.
Nejse, Clint tani ka vdekur, por imazhi i tij si shembelltyre e krijuesit nuk do te harrohet kollaj.
Texas,1935
nje foto e vitit 1935 qe tregon nje furtune rere qe u perplas ne Texas. kjo foto kaloi ne histori si "Dust Bowl" dhe solli shkaterrime te medha si nga ana bujqesore ashtu edhe ne njerez. ne foto muri i reres eshte duke u perplasur ne qytetin e Stratford-it.
Viti 2009. Te jesh brenda dhe jashte njekohesisht.
p.s. Skice e marre dhe e modifikuar pa leje nga Wikipedia.
Everesti
Everesti eshte mali me i larte ne bote,8850 m. ka marre emrin nga Sir George Everest. eshte i pozicionuar ne kufi mes Tibetit dhe Nepalit!
"...e mundem bastardin..." ishin keto nder fjalet qe Edmund Hillary u tha shokeve te tij te ekspeditet duke u kthyer nga maja e malit me te larte ne bote.
CERN
Koordinatat 46°14′03″V 6°03′10″L
nje pamje nga CERN (nga frengjishtja Conseil Européen pour la Recherche Nucléaire),nje nder laboratoret me te medhenj ne bote per kerkimet mbi fiziken e grimcave berthamore. u themeluar me 29 shtator 1954 nga 12 shtete.
tunelet ku kryhen eksperimentet me grimcat (pershpejtohen dhe perplasen grimcat) ndodhen rreth 100 m nen toke dhe i fundit qe po ndertohet tani, LHC (Large Hadron Collider) do te kete gjatesine 27 km,me ane te se cilit shpresohet te gjehet bozoni i Higgs-it,nje ndeer grimcat e hipotizuara qe sipas shkencetareve mund te shpjegoje shume gjera rreth gravitetit.
CERN po ashtu eshte vendi ku ka lind rrjeti i internetit,i cili ne fillim ishte thjesht nje menyre per te shpejtuar trasmetimin e informacioneve mes zonave te ndryshme te laboratorit.
Ohio, 1998
1998...Ohio. kjo foto eshte rezultati i nje permbledhje fotografish te marra ne nje periudhe rreth 12 min, gjate nje stuhie.
cdo vit vetetimat vrasin rreth 73 vete ne Amerike dhe shume te tjere ngelen me pasoja nga shkarkesa e nje te tille. simptomat mund te jene humbja e memories,probleme me gjumin, marrje mendsh e deri tek format depresive.
piramida e Keopsit
piramida e Keopsit eshte piramida me e vjeter ne Egjipt dhe mendohet te jete ndertuar brenda 20 vjetesh, rreth viteve 2560 p.e.s. ka qene ndertesa me e madhe e ndertuar nga njeriu per rreth 3800 vjet. kjo piramide eshte e vetmja nga 7 mrekullite e vjetra qe ekziston akoma
nje grerez e klases se Himenopterave ne detaje mikroskopike. ajo qe e ben edhe me te vecante kete imazh eshte fakti qe insekti mban ne goje nje mikrocip, qark i integruar qe permban tranzistore dhe lidhje elektrike!
Mendo serish!
gepardi
gepardi eshte kafsha me e shpejte ne toke. arrin nje shpejtesi rreth 100 km ne ore (rekordin e ka nje ekzemplar i cili ka arritur shpejtesine 115.2 km ne ore pasi pershkroi 640 metra ne 20 sek. vetem se kete shpejtesi mund ta mbaje per jo me shume se 30-40 sekonda duke qene se ka nje zemer e cila nuk mund te perballoje sforcime per nje kohe me te gjate!
Mali Erbus
Eshte nje vullkan i ndodhur ne Ishullin Ros dhe thuhet se nga ky vullkan prej malit del cdo dite rreth 100 gr. ar ne dite. - Kush eshte i gatshem me shku me mbledh arin , ta preje bileten te Ns-6:p
Mali eshte i larte 3.794 metra dhe eshte zbuluar per here te pare ne 1841 nga britaniku James Clark Ross dhe ka marre emrin e njeres nga dy anijet qe zbuluan ishullin Ros dhe dy vullkanet e tij ne 1841.
deftese shkolle
nje teme e vecante kerkon edhe imazhe te vecanta dhe nuk mund te mungonte nje deftese notash...nuk osh e imja
notat qe jane vendos aty jane:
gjermanishtja 5
gjeometria 6
franceze 3
gjeometri deskriptive 6
anglisht -
fizika 6
italisht 5
kimia 5
historia 6
histori natyre 5
gjeografi 4
vizatim artistik 4
algjeber 6
vizatim teknik 4
personi ne fjale ne moshen 15 vjecare kaloi provimet per tu futur ne Swiss Federal Institute of Technology por ngeli ne histori dhe gjuhe :p gjithsesi kaloi ne nje shkolle te dyte zviceriane dhe notat e marra i lejuan te futet ne Institutin federal te Zyrihut
personi ne fjale ishte nje fare Albert Ainshtajn...katunar mo
nje foto te NENE TEREZES
Trego 32 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.