Forumi Horizont
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Fotografit HDR (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15689)


Postuar nga NS-6 datë 10 Prill 2008 - 15:14:

Fotografit HDR

Tek po kerkoja ne internet hasa me disa fotografi te tipit HDR (High Dinamyc Range). ishin me te vertete fantastike per sa i perket detajeve dhe ngjyrave...dicka qe nuk arrpor nuk arrij ta kupton ne menyre te plote konceptin e tyre dhe menyren se si mund te beheshin! ka ndonje qe ka informacione me te detajuara per kete gje dhe nese mund te shpjegoje se si mund te arrihen ato imazhe? plus,nese gjeni imazhe te tilla,vendosini ne kete teme:




Postuar nga tolstoy86 datë 10 Prill 2008 - 17:49:

Si mund te behen? Po pse, gjithkush do mund ti beje ato foto..o pune talenti,
ja ckam shkrepur para ca ditesh me kameren time tip premiere e 73-shit:


Postuar nga NS-6 datë 10 Prill 2008 - 18:51:

flmn per pergjigjen!
tani pyes serish te tjeret :
a mundet ndonjeri qe di dicka me teper per kete gje,tia shpjegoj atyre qe nuk e dine se per cfare behet fjale dhe se si mund te behen keto fotografi?


Postuar nga Tulipani datë 10 Prill 2008 - 19:06:

Une nuk e kam bere ndonjehere por njehere nje shoku im qe ben ing. ndertimi ma shpjegoi por se dija qe e kishte emrin keshtu.

nga sa mbaj mend me duket se perdoret shume kur kemi te bejme me peisazhe ose me objekte te permasave te medha ... behen disa fotografi ne kende te caktuara e pastaj me nje program me duket bashkohen dhe rezultati eshte sikur te ishte nje e vetme .


Postuar nga NS-6 datë 14 Prill 2008 - 03:29:

ngjyrat jane origjinale...eshte thjesht perpunimi i fotos qe nxjerr ne pah detajet deri ne minimum


Postuar nga kujta1 datë 14 Prill 2008 - 04:38:

shum foto te mira


Postuar nga BvizioN datë 12 Korrik 2008 - 18:08:

Citim:
Si mund te behen? Po pse, gjithkush do mund ti beje ato foto..o pune talenti,


Jam Bardhok Ndoji. U regjistrova ne kete forum vetem per te komentuar ne kete teme pasi fotografine HDR e kam cjef, dhe fotografine e kam pasion.

Ka dy menyra per te krijuar HDR.

1- Duke perdorur skedare JPEG
2- Duke perdorur skedare RAW.

Nese perdorni JPEG mund te jete pakez me i komplikuar is proces, mire po eshte me efektiv dhe cilesia eshte me e larte.

Fillimisht duhet te keni dicka parasysh. Per aparatin duhet trekembesh pasi u duhet te krijoni 3 deri ne 5 fotografi me ekspozura te ndryshme...nga -3, 0, +3 apo -5, -3, 0, +3, +5. Ata qe fotografojne me SLR e dine fare mire se si ta kompozojne eksopzuren ne aparat.

Fjala vjen...don te krijosh fotografi HDR te pallatit te kongreseve. Vendos aparatin ne trekembesh ne kendin ku deshiron te besh foton. Krijo 3 apo 5 fotografi me eksopzura te ndryshme siq thashe me siper. Trekembeshi ne kete rast duhet per te bere te mundur qe te gjitha fotografite te jene egzakte...mundesish evito objektet ne levizje (makinat, kalimtaret) Per ti konvertuar keto 3 apo 5 ekspozura ne HDR perdor photoshop, apo nje program tjeter mjaft te mire qe perdori edhe vete, photomatix.http://www.hdrsoft.com/index.html

Menyra tjeter eshte duke perdorur skedare RAW. Kjo eshte me e thjeshte, por fotografite jane me teper pseudo HDR sesa HDR. Permbajne me shume noise po ashtu.

Po hedh tre fotografi qe i kam konvertuar ne HDR duke perdorur RAW






Postuar nga Fajtori datë 12 Korrik 2008 - 19:01:

Faleminderit Bardhok, nuk e dija se ekzistonin fotografi te tilla dhe aq me teper qe behen kaq kollaj. Fotografite e postuara jane goxha te bukura. Tani po vras mendjen si behet e njejta gje me film te xhiruar. Besoj se kinematografet e perdorin kete teknike sepse kam vene re se disa filma kane nje fotografi te tille spektakolare.


Postuar nga BvizioN datë 12 Korrik 2008 - 19:30:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Faleminderit Bardhok, nuk e dija se ekzistonin fotografi te tilla dhe aq me teper qe behen kaq kollaj. Fotografite e postuara jane goxha te bukura. Tani po vras mendjen si behet e njejta gje me film te xhiruar. Besoj se kinematografet e perdorin kete teknike sepse kam vene re se disa filma kane nje fotografi te tille spektakolare.


Faleminderit.

Konematografia dhe videot jane komplet dicka tjeter dhe pakez me e komplikuar. Une i kam te dyja pasion, si videon dhe fotografine. Me shume jam marre me fotografi, por nga fundi i ketij viti do hedh ne youtube filmat e mij te pare me te cilat kam filluar te merrem qe tani, te cilet do jene artistike dhe te shkurter. 3-5 minutesh. Te keshilloj ti hedhesh nje sy programeve After effects CS3, Final Cut Express dhe Final Cut Pro. Aty ke gjithcka per ta kthyer videon ne nje film hollywoody te vertete. Une sapo kam nisur te punoj me after effects dhe eshte mrekulli gjerat qe arrish te besh me te.

E mira eshte qe videot te behet me camera HD, per kualitet me te mire dhe per tu pershtatur me mire efekteve me te cilat pasurohet nga keto programe.


Postuar nga Fajtori datë 12 Korrik 2008 - 20:11:

Final Cut eshte per Macintosh mesa di. Sidoqofte i jam futur me shume Avid Liquid, e cila shkon perfekt me kompjuterin qe kam dhe ka boll kollajtesira po te mesohet. Gjithashtu efektet jane goxha imediate ne krahasim me Adobe Premiere Pro. Megjithate shume efekte behen vetem me Adobe After Effects, te cilen e kam. Puna eshte vetem se ketyre programeve nuk mjafton ti hedhesh nje sy por duhet dedikuar nje cope jete qe te mesohen.

Ti cfare filmash ben, ke bere ndonje shkolle, i ben teresisht vete? Nese eshte keshtu mund te flasim privatisht per ndonje ide te kendshme.


Postuar nga BvizioN datë 12 Korrik 2008 - 20:33:

Po, final Cut esht vetem per mac por premier eshte pak a shume i ngjashme me final cut dhe perdoret po ashtu per windows. Kur thashe "mjafton ti hedhesh nje sy" nuk e mora parasysh faktin qe mund ta kesh pare programin, dhe nenkuptova ti hedhesh nje sy per te vendosur ne eshte program i pershtatshem per kerkesat tuaja.

Sigurisht qe eshte program i veshtire dhe kerkon shume per tu mesuar. Une nuk studjoj ne kete fushe, thjeshte e kam hobby dhe shpenzoj nje kohe te konsiderueshme duke u marre me gjera te tilla. Mundohem te ndjek dhe praktikoj on line tutorials por nuk eshte metode efikase. Per te masterizuar kete program do studiohen gjerat radhazi nga 1,2,3.....e me radhe.

Filmat ne pergjithesi i bej vete. Domethene punoj vete me kamer, dhe pastaj ne editim. Mundohem qe ne filma te kem elemente Shqiptare. Filmat jane me teper te tipit etyde me te cilat njerr nje kuptim nga permbajtja e saj e shkurter. Projekti im eshte qe te bej sa me shume filmime gjate 3 javeve qe do kaloj ne Shqiperi, dhe pastaj ti seleksionoj dhe te formoj ate cfare do me linde ideja te formoj ne film.

Kam studiuar per regjisure ne Shqiperi vite me pare, por i kam nderprere studimet ne mes. Ketu ne UK mendoj te ndjek ndonje kurs apo kolegj, por jane teper te shtrenjta dhe une jam i zene me pune.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 14 Korrik 2008 - 13:41:

Ja dhe HDR ime e pare me nje Canon PowerShot S30 e marre me -2, 0, +2 Exposure, e perpunuar me Photomatix HDR v.3 dhe me nje tripod te vogel qe me vjen turp ta perdor ne ambjente te hapura se eshte me teper si loder.

Pamja eshte bere ne Varrin e Bomit, nga dritarja e shtepise se vjerrit tim.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 14 Korrik 2008 - 13:44:

Ja dhe nje guide interesante KETU per te bere foto HDR


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 22 Gusht 2008 - 17:50:

Ja dhe fotoja ime e dyte HDR. Ketu s'bien shume ne pah detajet por aparati ishte i lodhur, kishte bere disa qindra kilometra ate dite


Postuar nga BvizioN datë 22 Gusht 2008 - 21:20:

Perseri disa te bera veren e kaluar

Per kete vit, nje album te ri se shpejti...shume prej fotografive ne HDR






Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 22 Gusht 2008 - 22:25:

Lere se u bera pishman qe mora pjese ne teme me fotot e mia

Ti na i marrke ne kthese plako...


Postuar nga BvizioN datë 22 Gusht 2008 - 22:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Lere se u bera pishman qe mora pjese ne teme me fotot e mia

Ti na i marrke ne kthese plako...



Lol, pse....shume te mira i ke fotot. Pastaj ajo e Tiranes qe ke postuar ne fillim, me pelcen shume. Tek e fundja ne se kemi konkurs...thjeshte shkembejme njohuri


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 23 Gusht 2008 - 00:36:

Vertete interesante!

Bardhok komplimente, pashe edhe portofolin e fotove te tua ne TrekEarth... impresionuese!

Tani do bej edhe une nje prove sapo te gjej pak kohe, nerva dhe deshire me aparatin tim modest! :p

ps: Lordi, keep it up!


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 23 Gusht 2008 - 01:42:

Realisht foton e pare e kam bere me JPEG te marra me exposura te ndryshme ndersa te dyten e kam bere direkt me 1 RAW duke luajtur me driten, kontrastin etj. Kam dhe nja dy me ngjyra te bukura por jane private. Sidoqofte, rroli i kualitetit te aparatit duket dukshem.

Meqe ra fjala, ti perdor ndonje lente te stilit eagle eye vision apo ke ndonje filter per ti rrumbullakosur fotot?


Postuar nga BvizioN datë 23 Gusht 2008 - 01:55:

Ne fakt te gjitha fotot qe kam postuar jane pseudo HDR, sepse i kam punuar nga RAW. Nuk me ka dale shume kohe te sorollatem me trekembesh duke marre ekspozura te ndryshme...por do provoj kete radhe. Me kespozura te ndryshme ka me teper kualitet, me pak noise.

Une perdor Nikor fisheye 10.5mm. Ne fakt kete lente nuk eshte per ta perdorur shume dhe kudo dhe une mbase e kam tepruar ne koleksionin e fotove nga viti i kaluar. Por ne disa raste ka efekt te mire. Pres dy lente te tjera te me vine kete jave...kam dhe ca te tjera sa per te bere pune, por po behem addicted per te shtuar koleksionin...lol

Dhe perdor Nikon D80


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 23 Gusht 2008 - 19:35:

Photomatix Makes Me An Artist!

.


Postuar nga BIONDIA datë 23 Gusht 2008 - 19:45:

Komplimenti  gjergj ; shume  shume e bukur kjo foto me clodhe syte dhe me dha nje qetesi shpirterore duke e pare


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 23 Gusht 2008 - 20:19:

Ma il Cielo e' Sempre piu' Blu!

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Komplimenti  gjergj ; shume  shume e bukur kjo foto me clodhe syte dhe me dha nje qetesi shpirterore duke e pare



Faleminderit,
kjo duhet te te pelqeje akoma me teper... besoj!


Enjoy!


Postuar nga BIONDIA datë 23 Gusht 2008 - 21:12:

nuk kam fjale qe ta pershkruaj sepse cdo fjale do i hiqte bukurine .....vetem se ketej nga anet e mia qielli o bo bloz


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 23 Gusht 2008 - 21:40:

Tomorr!

Faleminderit Bionde!


Postuar nga BvizioN datë 24 Gusht 2008 - 11:33:

Gjergj Kastrioti, shume te bukura fotot. Jam kureshtar te di ku jane fotogrfuar ato fotot me Canyon? Mos valle eshte lumi i Osumit?

Ja dhe ca tjera te miat (mbase i keni pare ne TE)

Tirane



Vlore



Durres


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 25 Gusht 2008 - 19:07:

Citim:
Po citoj ato që tha BvizioN
Gjergj Kastrioti, shume te bukura fotot. Jam kureshtar te di ku jane fotogrfuar ato fotot me Canyon? Mos valle eshte lumi i Osumit?

Ja dhe ca tjera te miat (mbase i keni pare ne TE)




Ate te paren e kam pare ne TE, dy te tjerat jo! Shume super!

Po, jane Kanionet e lumit Osum, ne Skrapar!


Postuar nga Balerina datë 25 Gusht 2008 - 21:18:

Shume shume te bukura fotot. Dhe flm BvizioN per mini-tutorialin rreth fotove HDR.

ps. Gjergji, Skraparlli ti?


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 25 Gusht 2008 - 21:31:

Ja dhe dy pseudo HDR te tjera nga mua. Eshte i njejti plazh por fotografuar ne kende te ndryshme...


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 25 Gusht 2008 - 21:33:

Fotoja e dyte.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 25 Gusht 2008 - 21:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Shume shume te bukura fotot. Dhe flm BvizioN per mini-tutorialin rreth fotove HDR.

ps. Gjergji, Skraparlli ti?



Vetem 1/3 eshte prej Skrapari...
Pjeset e tjera jane : 1/3 Berat dhe 1/3 Korce!


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 25 Gusht 2008 - 23:02:

Ndersa une nga Fieri. Ka ndonje koment konstruktiv per fotot e mia?


Postuar nga Katilesha datë 25 Gusht 2008 - 23:05:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti


Vetem 1/3 eshte prej Skrapari...
Pjeset e tjera jane : 1/3 Berat dhe 1/3 Korce!



................

Pake dal ne drit me ndihmen e forcave shumkombshe


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 25 Gusht 2008 - 23:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati


................

Pake dal ne drit me ndihmen e forcave shumkombshe




Sa per sqarim, per kete ... japonezken e vogel si fillim... edhe per Lord fierakun qe hallall ia befte Zoti per plazhet qe ka vizituar kete vere :p

Kam lindur ne Skrapar, prinderit i kam nga Berati dhe Korca!
Keshtu qe i bie te jem skrapali... por jo tamam...


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 26 Gusht 2008 - 00:39:

Ore ti, s'dua te me mburrin plazhet, dua te me mburrin (nese e meritoj) kualitetein e fotove HDR


Postuar nga Katilesha datë 26 Gusht 2008 - 19:48:

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti



Sa per sqarim, per kete ... japonezken e vogel si fillim... edhe per Lord fierakun qe hallall ia befte Zoti per plazhet qe ka vizituar kete vere :p

Kam lindur ne Skrapar, prinderit i kam nga Berati dhe Korca!
Keshtu qe i bie te jem skrapali... por jo tamam...



.......Asigja qe nuk e disha nuk the:p

 

ps.Lord fotot shume te bukura. Paske sy ti paske:p


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 26 Gusht 2008 - 20:15:

City of Colors!

.


Postuar nga Fajtori datë 27 Gusht 2008 - 14:12:

Gjergjo, ideja eshte interesante por keto te tuat paskan shume ngjyra dhe i duken pixel keq vende vende. Shiko psh detajet e malit te Dajtit

Ndoshta mjafton te hiqet pak saturim ne software.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 27 Gusht 2008 - 16:54:

Gjergji po keqperdor teknologjine ))

Gjergj, ti e di si behet HDR, mos na zhgenje. Dil ne dritare, coje aparatin te manual exposure dhe shkrepe ne nivele te ndryshme.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 27 Gusht 2008 - 19:20:

Talking I'm a tech abuser!

Ja tani do rri te bej 3 fotografi me exposure te ndryshme une :p

Thjesht bej nje foto dhe pregatis dy te tjera (kopie) ne Photoshop duke i ndryshuar "levels" ...
Pastaj i hdr-oj ne Photomatix! :p


Postuar nga BvizioN datë 27 Gusht 2008 - 20:43:

Re: I'm a tech abuser!

Citim:
Po citoj ato që tha Gjergj Kastrioti
Thjesht bej nje foto dhe pregatis dy te tjera (kopie) ne Photoshop duke i ndryshuar "levels"
Pastaj i hdr-oj ne Photomatix!


Ajo menyre perdoret vetem kur nuk ke asnje alternative tjeter.....pasi nje shkrepje nuk permban detaje te mjaftueshme per te gjeneruar nje HDR. Nje RAW permban gjithe detajet dhe eshte konsideruar si negativ digital....e prap se prap nuk arrin te krijoje te njejte kualitet sa tre apo 5 shkrepje te vecanta me ekspozura te ndryshme.

Pra, per te bere nje HDR te perkryer, menyra me e mire eshte te besh shkrepje individuale me eksposura te niveleve te ndryshme. Ose perdor shkrepje bracket ne baze te konfigurimit qe i ben aparatit.

Dhe perseri dy gjera jane te rendesishme ti kesh, pervec aparatit: 1) Trekembesh 2) Durim


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 28 Gusht 2008 - 01:58:

Po shkrepjet bracket si funksionojne? Na jep dot nje shpjegim te shkurter?


Postuar nga BvizioN datë 28 Gusht 2008 - 10:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Po shkrepjet bracket si funksionojne? Na jep dot nje shpjegim te shkurter?


Sigurisht. Vetem se nje gje duhet te keni parasysh, se nje praktike e tille ndryshon ne kamera dhe modele te ndryshme.

Cfare jane shkrepjet bracket? Kur nje shkrepje e butonit rezulton ne tre fotografi te nje pas njeshme te njejtit objekt, njera teper e erret, njera ndricim normal dhe tjetra teper e ndricuar. Konfigurimi ne aparat mund te behet i tille qe nje shkrepje bracket te rezultoje ne 5 fotografi.

Siq e thashe me teper, nje praktike e tille ndryshon ne kamera dhe modele te ndryshme. Megjithate.....sa per tu dhene nje ide.

Ne ekranin e Menu, tek settings....gjej funksionin "multiple exposures". Disa aparate te japin opsionin e 3 dhe 5 skrepjesh te nje pas njeshme. Pasi zgjedh "multiple exposures" dhe sa shkrepje, te del opsioni i ndricimit, qe eshte nje + - balance ndricimi, ne te cilen ti vendos se sa do e kete diferencen e ndricimit nje fotografi nga tjetra (E.V qe do te thote exposure value)

Praktikoje disa here deri sa tja marresh doren. Nje avantazh i madh i fotografise digjitale eshte se mund te besh me qindra fotografi te ti fshish te gjitha pa shpenzuar asnje kacidhe. Tjeter gje ishe epoka e fotografimit me filma ku fotografet do kishin shume kujdes per mos te shpenzuar filmin (qe ne shumicen e rasteve nuk ish dhe teper i lire per tu blere)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 28 Gusht 2008 - 19:22:

Bardhok, me sa po kuptoj kjo qenka nje menyre le te themi "e automatizuar" per te bere 3 apo 5 shkrepje me exposure te ndryshme qe jo te gjithe aparatet e ofrojne!
U pa puna do e blej nje 40D :p


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 28 Gusht 2008 - 22:05:

Po jo mer taj, se edhe aparati im i lodhur e ka si funksion, jo me i joti qe ka dyfishin e megapikselave. Te i imi quhet AEB Mode. Auto Exposure Bracketing. Keshtu qe jepi drejtim dhe shfleto manualin e aparatit tend.

Ose shfleto gogolin.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 28 Gusht 2008 - 22:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Po jo mer taj, se edhe aparati im i lodhur e ka si funksion, jo me i joti qe ka dyfishin e megapikselave. Te i imi quhet AEB Mode. Auto Exposure Bracketing. Keshtu qe jepi drejtim dhe shfleto manualin e aparatit tend.

Ose shfleto gogolin.




Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 28 Gusht 2008 - 22:31:

Qeshe me paragrafin e pare apo me te dytin?


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 28 Gusht 2008 - 22:37:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Qeshe me paragrafin e pare apo me te dytin?


Qesha me injorancen time kundrejt aparatit tim!


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 28 Gusht 2008 - 22:55:

E po djale i mbare, lere shpaten dhe kape aparatin te familjarizohesh me te...

Shes te timin meqe ra fjala. Merre per 70 Euro.


 
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.