| Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Sa atdhetare jemi ne shqiptaret? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5060)
Sa atdhetare jemi ne shqiptaret?
Pershendetje,
ju lutem, per nga rendesia e kesaj teme, do te ishte mire te jepnit te gjithe mendimet tuaja edhe nga eksperienca me bashkeatdhetaret, sidomos ata qe jane jashte ndoshta iu eshte dashur ta kuptojne me mire se sa nacionaliste jemi ne shqiptaret.
Kjo ka te beje shume edhe me psikologjine e temperamentin tone, kulturen, historine, zakonet e traditat tona.
Por a e njohim historine ne Shqiptaret? A eshte e bukur Shqiperia?
Sa atdhetare jemi? Kur e keni ndjere atdhedashurine me veten tuaj, nese ka pasur nje moment te tille.
Dhe ne fund, ajo per te cilen ja bej shpesh pyetje vetes...
''Per cfare na -ka ngelur- te krenohemi ne shqiptareve???''
Te ndiesh se je atdhetare duhet te jesh larg vendin qe ke lindur. Te te mari malli edhe per balten e kuqe qe shqiperia ka.
Une kam 7 vjet qe jam larguar nga shqiperia dhe jam adoptuar me jetesen e ketushme, por asnjehere nuk them qe une u largova nga ai vend dhe nuk dua te flas me shqip, nuk dua te di per kulturen, historine, zakonet e traditave tona. Besoj se ne shqiptaret qe nuk ndodhemi aktualisht ne vendin tone i ruajm me shume traditat, kulturen etc.....
Me vendin tim une krenohem per natyren e bukur qe shqiperia ka, pavarsisht se njerezimi nuk di ta mbaj ate, krenohem per kulturen e bukur qe ka, gjuhen e saj qe po mundohem mos ta harroj. Por jo gjithe njerezit mendojn keshtu! Kam ven re shume familje shqiptare qe, femijet e tyre kan lindur ketu, nuk mundohen qe ti mesojn gjuhen shqipe ose mos ta coj me larg, goca e dajes tim me mua flet vetem anglisht sps e ka me te lehte te flasi anglisht ose ka shume turp ti thot shoqerise se saj qe ajo vet eshte shqiptare. Nuk e di por dua te shtoj edhe kete gje..vendlindja asnjehere nuk harrohet.
Te duash Atdheun eshte fisnikeri, eshte shpirtemadhesi, sepse Atdheu per secilin shqiptar neper bote ka fytyren e nenes e te babait, te motres e
vellai e te gjithe atyre.
Hirushe e ke gabim zemer.Ajo qe ndjen njeriu kur eshte larg atdheut eshte thjesht mall per atdheun dhe jo atdhedashuri.Pse ti kur je larg atdheut dhe te merr malli per nenen e quan mamidashuri dhe atehere e kupton qe e do nenen apo familjen?Eshte normale qe do ta duash atdheun kur je larg,sepse ne atdhe ke familjen,shoket,ke te kaluaren qe per moshen tende duke u nisur dhe nga nicku e quajme femijeri,dhe larg atdheut ne nje bote ku nuk te njohin dhe te afrojne kollaj e ndjen me shume nevojen e asaj qe ke lene,pra ke lene atdheun.Duke ndjere shume boshllek te hypen nje deshire e madhe qe kalon edhe ne delir per ate qe ke lene mbrapa dhe qe e perceptoni direkt si atdhedashuri.Po harruat ju dhjetra forumiste ,atdhetare te dashur sesa me deshire e late atdheun?Me thoni ju atdhetaret sa fjalor te pasur banal keni leshuar per kete vend,qe perseri gabimisht sic ngaterroni mallin me atdhedashurine,ngaterronit plehrat e politikes,antishqiptaret e medhenj me memedheun.Tani u kujtuat ju per bukurite e Shqiperise kur ju ka rene kurrizi ngushte neper bote duke studjuar dhe punuar?Atdheu dahurohet qysh kur je ne atdhe,dhe jo kur je larg perkujdesjeve te familjes,dhe qyfyreve te shoqerise,dhe lodrave te femijerise.Moter une e dua atdheun.Kam shume deshire te largohem qe te rregulloj jeten dhe te shmang klimen mbytese te antishqiptarizmit politik qe ka uzurpuar arteriet e Atdheut.E dij shume mire qe do me cmendi malli dhe dashuria per atdheun,por robi duron dhe me shume se guri.E dua aq shume vendin tim sa rrethi shoqeror dhe me tej me shohin si nje Don Kishot.Kur shume shqiptare(nisur dhe nga injoranca) thonin se Amerika ka intersa ne kosove,une thoja shyqyr Zotit qe nderhyri Amerika dhe po shpeton kombin tim nga therja.Hirushe jo se po te akuzoj ty dhe te tjeret per mungese atdhedashurije,por kur eshte tema per atdhedashuri duhet te jeni te ndergjegjshem se cfare eshte dashurija per atdheun.Sekur te gjithe shqiptaret ta braktisnin atdheun(gje qe shumica e deshiron) dhe pastaj larg atdheut te ndjenin dashuri?Atdhedashuria e vertete eshte patologjike,nuk e kupton dot si te pushton,eshte seder,krenari,vetmohim ndonjehere,eshte gare,eshte pune dhe me kryesorja kulture.Te dish, te mesosh,cdo gje rreth vendit tend dhe shume gjera rreth botes dhe popujve.Hirushe kam aq shume per te thene sa po ngaterrohem,por po te them nje gje simbolike.Kengen shqip kur e deggjon ne Shqiperi quhesh adhurues i kenges shqiptare,kurse kur nuk te ka pelqyer ndonjehere ne shqipri dhe e degjon ne mes te greqise,amerikes,italise,anglise,etc. dhe te dalin lot,cfare atehere te te quaj adhurues te kendes shqiptare?Vellezerit Frasheri nuk ishin patriote sepse jetonin larg Shqiperise,por sepse e kishin ne shpirt atdhedashurine ne shpirt dhe donin me te miren per vendin e tyre.Fol per dashurine qe ndjen per atdheun dhe shqiptaret dhe jo per mallin.OK?
He se bera shaka,se atdhetare je.Ulerit fort kur te lozi kombetarja jone e futbollit.U dalldise ndopak kur kendoi Anjeza Shahini?Hallall.E mbylla me ty Hirushe.Sa vjec je?Se kam frike mos te lendoj me kete postim,por ne fakt gabimi eshte i Enissit, qe e nxjerr atdhedashurine dhe nacionalizmin jashte atdheut,si ne kohet kur atdhetaret mergonin dhe perndiqeshin nga pushtuesit.Une jam ne atdheun tim.Une jam nacionalist(dhe pak extremist).Une jam mesues anglishtjeje,dhe rroga me del vetem per konsum personal(kafe,cigare,internet).Ja te shprehem pak gabim:"Cfare me ka dhene atdheu mua?jo atdheu,por demonet qe na kane sunduar dhe po na sundojne,makutet qe nuk nginjen duke u majmur mbi ne dhe duke na perdhosur virtytet dhe emrin e mire.Ata qe po e fusin sedren,krenarine,besen e shqiptareve ne nje zarf me leke, dhe qe e kane katandisur burrerine shqiptare tek guximi per te trafikuar droge dhe njerez.Me gjuhen e kujt flet zonjushe Eniss kur pyet se me cfare na ka ngelur te krenohemi ne shqiptareve?me gjuhen tone te bukur,me kalane e krujes dhe historine e saj,me Skenderbeun,me Frashellinjte,me bregdetin,me malet,me bujarine tone, me tolerancen tone fetare(neper bote eshte shume problem),me bukurine tone(jemi komb i bukur),me Ismail Kadarene,me Fan Nolin,me Anjeza Shahinin,me femijet shqiptare qe dalin shkelqyeshem neper shkollat neper bote,edhe plot te tjera qe mund ti shtosh dhe ti dhe hirushja ne postimet respektive.Kemi dhe per cfare te na skuqet faqja.Po ka popull qe nuk skuqet?Mund ta lajne gjermanet gjakun e popujve qe derdhen gjysherit e tyre ne 1944?Mafia Italiane akoma mbahet e forte ne amerike dhe evrope,mos flasim per mafian ruse,kineze,dhe terroristet e ndryshem qe jane neper bote.Shqiptari nuk i ka shkaktuar vuajtje dhe probleme popujve,aq sa i kane shkaktuar popujt shqiptareve dhe njeri tjetrit(kujtoni luftrat e pergjakshme e para dhe e dyta).
Po e mbyll i kenaqur qe dhashe mendimin tim ne nje site qe lexohet dhe qe pretendohet te jete i frekuentuar nga njerez me kulture dhe shqiptare te mire.
P.s.Cdo gje qe kam shkruajtur ketu eshte thjesht nje reagim i imi prej patrioti dhe nuk dua te shkaktoj ndonje reagim personal,aq me shume te me ngaterrojne,me forumiste te tjere,qe eshte normale ne kete mishmash nicke-sh.
Cituar nga elbasanlliu:
...por ne fakt gabimi eshte i Enissit, qe e nxjerr atdhedashurine dhe nacionalizmin jashte atdheut,si ne kohet kur atdhetaret mergonin dhe perndiqeshin nga pushtuesit.
Mua sme duket se mesazhi im eshte dhe aq i komplikuar per nga permbajtja dhe nga ajo qe dua te trajtojme ne kete diskutim.
Por per disa nuk duhet shume qe tu merren kembet... edhe pse kam shprehur qarte e kam sqaruar se ku qendron qellimi i temes.
Nuk kam pyetur sa patriote apo sa nacionaliste jane shqiptare, por me pelqente me shume te pyesja sa 'atdhetare' jane shqipetaret se me tingellon me bukur, dhe presupozohet se prononcimet me te shumta mund te ishin nga mergimtaret larg atdheut. 'Atdhe' ka me shume dashuri brenda dhe perkon pak me nje nxitje ndjesore apo pergjegjesi per prononcim, nderkohe qe 'nacionalitet' me duket me e ftohte e me formale, eshte thjeshte si nje perkatesi e nje nacionaliteti te caktuar dhe na duhet ta ruajme detyrimisht. Thjeshte pershtypje e imja jo e bazuar vecanerisht diku. Pastaj... 'sa atdhetare' ndryshe nga 'sa nacionaliste', ka nje mesazh te vecante thelle thelle. Pikerisht kur ne, jo pak bashkekombas tane i kemi jashte te shperndare ne cdo vend te botes, dhe kur nje pjese e konsiderueshme e trurit shqiptar ndodhen andej (duke dhene kontribute qe humbasin duke mos marre vleren finale qe do te merrnin ne vendin e tyre), percohet nje mesazh ndergjegjesues, jo thjeshte i ftojme ne kete diskutim... (!?)
Por gjithesesi pyetjen te gjithe e kuptojme, resto eshte thjeshte ''lodra llafesh'' elbasanlli 
Cituar nga elbasanlliu:
Me gjuhen e kujt flet zonjushe Eniss kur pyet se me cfare na ka ngelur te krenohemi ne shqiptareve?
Shiko, te duash e te respektosh vendin tend, mendoj se ka te beje nder te tjera me nje diskutim realist. Dhe te diskutosh realisht ka te beje me njohjen e thelle e te kenaqshme te realitetit shqiptar me te bukuren dhe te shemtuaren perbrenda tij.
Kam shume per te shtuar ne kete teme ne prononcimet vijuese, por per momentin nuk do te deshiroja te jepja nje ndikim ne kete stad te zvillimit te temes per prononcuesit.
A ka pasur nje moment per ju kur e keni mohuar ''te qenit shqiptar'' ???
c ya
Atdhetare...
Per mendimin tim ne shqiptaret jemi shume atdhetare por nuk dime ta tregojme kete gje,kush do lejonte (nga ata qe banojne jashte shtetit)qe nje i huaj te shante shqiperine??Besoj qe cdonjeri nga ne do ti hidhej ne fyt.
?
UN ka 14 vjet qe e kam len Shqiprin dhe do te thoja qe Shqiprin nuk e ndrroj me asnji vend te botes,lagjen edhe shoket e lagjes gallatat nuk do ti ndrroja me asnji gje.me mungon dajti
Sa per njerzit do te thoja se po mos te kishim ket fukarallik qe kemi do ishim me te miret ne bot,po ndoshta keto hallet mund te na ken ndryshuar pak,per tani nuk e di me mir edin ata qe jetojn atje.
Un per vete kudo qe kam qen te gjith e din qe jam shqiptar dhe e them me plot gojen,gjithmon kur bie muhabeti me te tjeret them se jemi nje vend i mrekullushem.
Te gjith keto qe njof e din qe jam shqiptar me respektojn jasht mase dhe me duket se kan harruar dhe origjinen time,dua te them se koha i tregon te gjitha tregon njeriun dhe gjithshka rrotull teje dhe esht me e mir te thuash ate qe je.
Dhe un them se vlerat tona dhe te vendit ton do te dalin akoma me mir me kalimin e kohes.
Shqipria eshte memedheu yne dhe sido qe te jet esht e jona.
Nuk dua te vdes dhe mos ta shikoj si nje kopesht me lule
E fundit do te thoja se Hirushja ka te drejt qe thot se ne qe jetojm jasht mendojm me shum per Shqiprin
Oh djali...nese une e kuptova gabim pyetjen, nuk ishte nevoja te tregoje vuajtjet e shqiptareve me ate ironin tende dhe me talljen tende.
E pranoj qe nuk e kam kuptuar mire temen por ama as ti dhe as kush tjeter nuk do e kuptoj se perse largohet nje Shqiptar nga Shqiperia? Nuk eshte vetem ekonomia, nuk eshte vetem politika ose e ardhmja tyre ne atdhe, ka me mijera probleme qe has nje shqiptar qe vendos te largohet. Pastaj c'te hyn ne xhep mosha ime Zoteri...nese te duket vetja i zgjuar dhe me shume provoje nga jeta atehere e respektoj kete gje po nese mundohesh te tallesh me ato pak fjale qe une permenda, atehere je njeriu me i ulet qe kam pare dhe qe meresh me nje anetare qe kerkon te di sa me shume per Shqiperine dhe ndoshta, duket e paditur sps ka vite qe nuk e degjon ose shikon per ate vend.
Pse, zoteri nuk je larguar asnjehere nga Shqiperia ti ose me mire te pyes nga i di ti gjithe keto informacione qe ndien nje Shqiptare kur eshte larg atdheut?? Saper mua....nuk me njeh dhe do ishte mire te beje pyetje para se te ju pergjigjeshe pyetjeve vet.
Ah, po mos te harroj, lere Enissin se ajo e shtroj pyetjen shume mire, isha une ajo qe e shkruajta anasjelltas.
Per enissin
Zonjushe une bera nje post scriptum ne fund te postimit tim,dhe jam i sinqerte kur them qe nuk doja te shkaktoja reagime personale se ne fakt as e kisha ndermend dhe biles nuk do kthej pergjigje si shenje sinqeriteti.Edhe njehere mos me keqkupto dhe mos me ngaterro.Tema eshte e hapur per te gjithe dhe e mbyllur per mua,kur ti i quan lojra fjalesh dhe sorrollatje te miat postimin ku une vertet e ndjej,prandaj sa e pashe temen shkruajta,por ashtu e gjukova,dhe nuk kisha ndermend te paragjykoja.ok
Me respekt Bimi
Une per vete ketu jetoj dhe megjithese po te me jepej mundesia do iokja jashte perseri e them qe me vendin tim nuk krahasoj asnje vend tjeter.Qe jam nacionalist ne kuptimin e mire te fjales jam qe c ke me te.
Tung njerez.
Citoj Beterri:
Per mendimin tim ne shqiptaret jemi shume atdhetare por nuk dime ta tregojme kete gje,kush do lejonte (nga ata qe banojne jashte shtetit)qe nje i huaj te shante shqiperine??Besoj qe cdonjeri nga ne do ti hidhej ne fyt.
----------------------------------------------------------------------------------------------
Imagjinoj qe te te pyesnin ty ''çfare mendon kete shtet??'',kudo qofte ai shtet,jam mese i sigurt qe do kishe nje pergjigje per te dhene.
Pozitive apo negative qofte kjo e fundit tregon qe brenda teje nje ide e ke.

Une nuk jam atdhetar.
Po te heqesh flamurin nga muri i dhomes time,te gjithe ata qe si fis kane vdekur ne luftrat e ndryshme per çlirim dhe dije,ate qe im ate me ka mesuar qe i vogel,pasionin me te cilen habitesha mbi veprat e nje grushti rilindas ne luften e tyre per pavaresi.....une nuk jam atdhetar.
Une ngelem ajo porta e shkaterruar e Ambasades Shqipetare ne Rome,ngelem ai flamur i grrisur dhe i dale ngjyre qe valevitej nga halli .
Duke hequr ato me siper çfare eshte ne vetvete ''atdhedashuria''??
Mbase duhet ta fillojme diskutimin per se prapthi per te arritur qellimin per se mbari.
A ka pasur nje moment per ju kur e keni mohuar ''te qenit shqiptar'' ???
Mbase kjo do te na ndihmoje per te qene me realiste.
Mua psh me vijne ne mend dy fakte per te cilat me eshte dashur te ul zerin e te them jam shqiptare.
Rasti i nje shtetase italiane 49 vjecare, para disa javesh, qe kish ardhur per tu martuar me nje mikun e saj vlonjat, e qe perdhunohet nga taksisti ne qytetin e Fierit dhe nje bashkeqytetar ndersa ajo udhetonte per ne Vlore, do te ishte nje nga lajmet kryesore ne te gjithe shtypin e perditshem. Shtetases italiane ju grabiten 1500 euro, pasaporta dhe më pas është përdhunuar nga taksisti dhe shoku i tij. Sipas mjekeve pas vizites, italjanja kishte demtime te medha kryesisht ne gjoks ku ish kafshuar ne menyre shtazarake. Shtetases italiane ju desh pas ketij udhetimi plot vuajtje, te rikthehej nga kish ardhur pa u martuar me mikun e saj duke ditur mentalitetin dhe konceptin e shqiptareve mbi moralin.
Imagjinoni per imazhin e shqiperise dhe shqiptareve ne arenen nderkombetare dhe ate te fqinjeve tane sesi perforcohet pas kesaj ndodhie qe u pasqyrua nga te gjitha mediat.
C'mund te themi ne kete rast per bujarine e mikpritjen, si nje nder vlerat kryesore me te cilat jemi identifikuar perhere ne shqiptaret?
Rasti i dyte eshte nje foto ne nje nga gazetat tona te perditshme, ku para disa javesh e nxorren ne faqe te pare, te botuar me pare ne 'Panorama' te shtypit te huaj e me pas edhe nga nje gazete shqiptare. Pikerisht momenti kur ne te gjitha mediat filloi te flitej mbi analizen e 97-tes. Kjo foto eshte botuar ne faqe te pare dhe per kedo qe e ka pare besoj eshte shokuar e ka pesuar traume per disa ore sikurse une.
Ne foto eshte nje nga punonjesit e SHIK me detyre ne Vlore i masakruar gjate trazirave te 97 (i dekoruar para disa ditesh nga Presidenti i Republikes), nje vit ky, kur vec te tjerash ndodhen, vjedhje, rrembime, vrasje, djegje, perdhunime...
Nese ne luftra jane kombet qe luftojne me njeri tjetrin, si ne Kosove jane serbet qe kane masakruar shqiptaret e Kosoves, ne 97-ten ishin shqiptaret qe masakronin shqiptaret e tyre.
Me cfare na ka ngelur te krenohemi ne Shqiptaret?
Shpresoj se ne mesazhet ne vazhdim do te jeni te gjithe me realiste. Sepse prononcimet e deri tanishme vertet qe duken shume teorike dhe skane asgje te ndjere brenda.
Te jesh nacionalist, ashtu sic e kam shprehur edhe ne mesazhin tim te dyte ne kete teme, nenkupton vec te tjerash te njohesh cilesite e poppullit tend, ta njohesh shqiperine dhe shqiptaret me te gjitha te bukurat dhe te shemtuarat perbrenda. Pas njohjes vjen ndjenja apo atdhedashuria se ne cfare pike eshte e perqendruar realisht tek ne.
I lexova me shume nxitim mesazhet e te gjithe anetareve, qe kan marre pjese ne kete teme.
ENISS, jam shume dakort me ju dhe e mbeshtes krejtesish mendimin e juaj.
mendoj se duhet te jemi realiste, shqipetaret kan shume ane positive, por fatkeqesish, kan edhe shume negative...
me vjen keq qe shume shqiptare kan nxjerrur ne pah me teper ato negativet... ( sigurisht pasoje e injorances nga izolimi por dhe mjerrimit)...
E dua shqiperine e shqiptaret, por per te qene krenare... ndoshta duhet qe shqiptaret e shteti shqiptare te plotesoj disa detyra...
me vjen turp te them qe jam nje e tille, arsyjet jan te shumta,
por dhe fotoja qe ju keni vendosur me ben te ndjehem me turp per emrin shqiptare
pershendetje
Eniss po te marrim ato lloj rastesh ke plot te tilla ne cdo vend. Nuk eshte se po ndodhin vetem ne Shqiperi dhe tani te nisim te themi qe shqiptaret jane te tere kriminela drogaxhinj dhe perdhunuesa sic eshte perhapur opinioni nderkombetar.Edhe ne Amerike denihen me vdekje shume serial killera ne vit (qe ne Shqiperi nuk ka). Pastaj aman kush flet, Italia qe ka fame ne keto pune. Une nuk them qe ne jemi perfekte. Pyll pa derra nuk ka. Por edhe t'a besh kaq te madhe me duket paksa e tepruar. Se krahes ketyre tipave ka ehe shume shqiptare qe punojne dhe studiojne dhe kane merituar respektin e njerezve qe i rrethiojne pavaresishyt nga origjina. Pra nuk duhet pare tabloja vetem e bardhe apo vetem e zeze. Duhet pare me te mirat dhe te keqijat e saj.
Nuk pergjigjem fare dot, por vetem ne kete moment mund te them se jam pa mend ne koke, dhe e kam harruar veten se ndodhem ne planetin e quajtur TOKE.......!
!
sa atdhetare jemi ne shqiptaret ?
kam kohe qe jetoj jashte shqiperise, por nese ka diçka qe me mungon me teper ne kete vende eshte atdheu im, sepse mendoj se aty vlej me shume.
por nuk duhet te perzijme ndjen e dashurise me ate te atdhetarizmit...
Nese me pyesin ketu, nga jam, menjehere me gojen plot, them se jam shqiptare.
E kur te behem nene, do bej te pa munduren, qe femijet e mi te mesojne gjuhen shqipe dhe historine e shqiperse...
por do t'ju tregoj nje histori kur vertet jam ndjere keq per origjinen time...
Po udhetonim me tren per ne zvicer bashke me bashkeshortin tim.
Ne tren u njohem me nje zvicerian, qe kishte origjine greke, mbas shume bisedimesh ai na pyeti se perse po shkonim ne zvicer, dhe ne i ju pergjgjem thjesht per kureshtje per te pare se si ishte qyteti i Zyriuhut.
Ai jetonte pikerisht ne zyrih dhe me shume kenaqesi na ftoj ne shtepine e tij. t'ju them te drejten u ndjeva shume e prekur nge ftesa e tij por nuk doja te pranoja.
ai vertet kemnguli dhe si perfundim pranuam...
mbas nje dreke te kenshme me bashkeshorten e tij un me tim shoq vendosem te dilnim per te kerkuar nje hotel, dhe ai vendosi te na ndihmonte dhe perseri na ftoj te qendronim tek ai nese nuk do kishim mundesi te gjenim hotelin qe na pershtatej.
sinqerish e vleresova jasht mase mikpritjen e tij por edhe ai shoqerine tone...
ne hotelim ku vendosem te qendronim, u perballem me dy djem shqiptare te cilet po kerkonin te merni nje dhome ne kete hotel, por nuk mundeshin sepse sportelja i kerkonte dokumentat e me siguri, qe ato nuk i kishin...
zvicerjani qe na shoqeronte i propozoj ti stehonte tek ai per 2 ose tre dite...
ata jash mase te gezuar nuk po dinin se si ta falenderonin.
kurse ne morem nje dhome dhe e lame te takoheshi te nesermen me te ne shtepine etij...
te nesermen sapo u zgjova kisha shume deshire te beja nje shetitje neper zyrih. bashke me basheshortin tim dalem nje xiro hengrem nj dreke jasht dhe filluam te flisnim per mikpritjen e ketij zvicerjani qe quhej antonias...
dhe ashtu siç e kishim parashikuar shkuam per ta takuar.
kur c' te shohim shqipater qe ai kishte ftuan ne shtepine e tij i kishin vjedhur disa objekte te shtepise dhe disa rroba, e kishin ikur ma lene gjurme...
o zot sa turp me erdhi, kur ky person kaq mikprites me ne, me njoftoj kete lajmin... nje moment ndjeva, nje urrejtje per shqiparet, dhe u ndjeva shume keq, sinqerisht me erdhi turp, qe isha shqiptare, nuk mund te qendroja me nje sekonde, me teper para ketij personi.
nuk edi ç mendonte ai ne ate momente per ne, por jam e sigurt qe nuk do kishte nje opinion te shkelqyer....
ku eshte adhetarizmi i ketyre personave...? kush eshte perpjekja e tyre per tia zbardhur faqen shqiperis...
dhe sa historira te tjera te ketij lloji kemi degjuar...?!
me vjen keq por jam e bindur se per te qene kranar, nuk jam, por per ta dashur shqiperin e dua si gjene me te shtrejte.
pershendetje te gjitheve.
pershendetje te gjitheve
-Ne rradhe te pare duhet te gjjithe te biem dakort me kuptimin ose perkufizimin e fjaleve; atdhedashuri, atdhekrenari, mall per atdheun, nacionalizem, mall per familjen, mall per shoqerine, krenari per historine dhe per persona historike, etj etj etj ... .
-Pra nqs. duam te komunikojme sakte me njeri-tjetrin dhe te moskeqkuptohemi si puna e Hirushes me Elbasanlliun duhet te kuptojme se atdhedashuria nuk eshte nacionalizem apo krenari kombetare apo ndonje nga ato fjale apo grupfjalesh qe permenda me siper, megjithese eshte shume e veshtire ti ndash nga njera-tjetra apo te shohesh njeren fjale krejtesisht te ndare nga te tjerat.
-Nqs. duam te testojme vetem tone se sa e dashurojme atdheun tone mund ta fillojme me pyetjet:
-Cfare bera une per atdheun sot??? A i pagova taksat? TVSH-ne? Driten? Ujin?
-A i hodha pleherat ne koshin e plehrave? dhe jo nga dritarja e katit te peste dhe direkt ne trotuar?
-A eshte e doganuar paketa e cigareve qe une bleva sot?
-A kam ndihmuar une si person privat sot ne permiresimin e imazhit te atdheut tim, dhe nqs jo atehere si do ta bej une kete neser???
-Vota ime, a valle ndihmoi apo do te ndihmoje atdheun tim te dali nga kriza apo valle thjesht pasuroi apo do te pasuroj ndonje deputet apo politikan te paprincipe?
Dhe keshtu mund te vazhdojme gjate.
pjershendetje trojani
Kur pashe Anjeza Shahinin qe perfaqesonte Shqiperine und ndjeva krenare qe jam shqiptare, kur pashe flamurin shqiptar midis publikut.
U gezova pa mase qe Shqiperia mori pjese per here te pare dhe me nje perfaqesim per mendimin tim shume te denje nga ana e Anjezes.
Une jetoj prej vitesh ne Gjermani.Eshte e veshtire te them se kur me ka ardhur turp te them se jam shqipetare.Kam pasur vetem reagime positive ne rrethin e te njohurve te mi.Ndoshta vetem njehere kur gjate nje visite ne aeroport (praktike gjate universitetit)punonjesi qe na tregonte per rrjetin e droges ne Frankfurt permendi se Shqipetaret zene vendin e pare per trafikimin e heroines, ose kur nje i njohuri im polic me tregoi qe me shqipetaret kane problemet me te shumta ketu. Keto ishin disa aspekte negative qe mua me kane prekur, por jo deri ne ate pike sa te me vije turp qe jam shqiptare.Sic tha dikush me lart pyll pa derra nuk ka.Mendoj thjesht se media neper bote luan nje rol te rendesishem duke i vene ngjarjet ne peshore dhe duke i cilesuar ato te shqiptareve si me te renda dhe perfaqesuese te nje populli te tere.Me tronditen ngjarjet e mesiperme dhe fotografia e atij punonjesit te shikut, por gjera te tilla te shemtuara ndodhin kudo ne bote dhe jo vetem ne Shqiperi.Ne Gjermani zhduken cdo dite femije te vegjel.Ne lamje degjon perdite ngjarje te tilla tronditese.
Mendoj per te gjithe studentet shqipetare qe njoh ne Gjermani dhe qe studiojne dhe punojne per te financuar shkollen;mendoj per notat e shkelqyera, per menyren se si i perballojne veshtiresite e nje studimi te tille dhe kjo gje me ben te ndihem krenare dhe ta mbaj koken lart kur me pyet njeri se nga vij.
Per Trojanin
O Trojan une me Hirushen nuk jam keqkuptuar fare,thjesht e sqarova per ca koncepte qe une mendoja se ajo nuk i kishte te qarta.Kurse sa per atdhedashurine dhe nacionalizmin,me pyetjet qe i ke ngritur ti vetes ose qe nje shqiptar duhet ti beje vetes tregon nacionalizem te paster dhe mos them extremist.Keto pyetje dilnin si rreklame ne gjermani ne kohe te Hitlerit,qe ti indoktrinonin gjermanet te mendonin vetem per gjermanine,pra thjesht te beheshin robote.Nje shqiptar qe i shmanget taksave nuk eshte nje shqiptar i keq,as edhe nje shqiptar qe nuk pyet per dogane.Besoj se shqiptare me te keqinj jane shume nga ata qe na reklamojne ti respektojme keto kultura ligjore.Nacionalizmi eshte doktrine,kurse atdhedashuria eshte ndjenje.
Aq sa asnje nuk e ka idene
Ne jemi aq atdhetare sa qe kur Morena Reka kendon kengen Al Capone ne pjesen kur ajo kendon "Jam Al Capone" salla e mposht zerin e saj duke broheritur "Jam Shqiptar"
Te jeshe atdhetare nuk do te thote vetem qe te jesh krenar per vendin tend apo te kesh mall per te, por do te thote qe timos i ktheshe kurrizin atdheut duke then me vjen turp te jem shqipetare sepse kjo apo ajo ndodhi. Sado e gabuar te jete nena jote ajo eshte nena jote dhe ti nuk e mohon dot, nuk e shane dot dhe nuk e kundershton dot sepse te ka bere koken. Kjo do te thote te jesh atdhetare.
Shqiptaret ndahen ne dy tipa.
1. Ata qe jane shume atdhetare dhe mendojne gjithemone per shqiperine.
2. Ata qe shkojne ne greqi, dhe si per cudi pernjehere bejne sikur kane harrur te flasin shqip kur akoma nuk dine as te flasin greqisht.
-----------------------------------------------------------------------------------------
Nga moderatori
Nuk dua ta perseris per here te dyte.. kur u rregjitstrove pranove kushtet e forum-it horizont. Nje nga keto kushte eshte edhe fjalori qe perdor ku poston.
--------------------------------------------------------------------------------------------
Citim:
Po citoj ato që tha Insomnia
[Duke hequr ato me siper çfare eshte ne vetvete ''atdhedashuria''?? [/B]
Cituar nga analistja:
....kemi plot gjera ndoshta me te dhimbshmen por edhe me treguesen do permendja ndihmen ne raste fatkeqesish, apo edhe respektin qe tregohet. ate shpirtmadhesine tone qe nuk shohim sa japim por nese mundemi japim, ate ndjenjen tone te familjes dhe jo te individualitetit, dhe plot gjera te tjera qe mua personalisht me bejne shume krenare sepse fale tyre ndihem qe jam NJERI ne tere kuptimin e fjales. nje qenie humane. dhe kjo ka te beje shume me faktin qe jam shqiptare.
-------------
Ky fakt mua me duket shume interesant per tu diskutuar, dhe ka dy kendveshtrime kryesore. Natyrshmeria dhe ndjenja reale apo falsiteti dhe detyrimi sipas zakonit. Por me pare doja te siguroheshe nese e ke fjalen per fatkeqesite familjare, rastet kur te vdes nje i aferm e fatkeqesi te ketij lloji?
per mua ka vetem nje aspekt ndjenja per t'u gjendur prane ne raste fatkeqesish semundjeje apo vdekjeje apo tragjedie dhe kjo ka te beje me dhembshurine nuk ka te beje as me falsitetin as me forcen ezakonit.
by the way me pelqejne shume qokat tona jane tradita humanitare qe ne bote nuk i kane. me pelqen 40 diteshi, me pelqen 6 muajshi me pelqen 1 vjetori me pelqen 2 vjetori rastet kur nderojme njerezit qe humbin. askush nuk zevendeson ate qe humb por kujdesi dhe dhembshuria respekti qe tregohet ne keto raste thote shume me teper se miliona fjale boshe.
nje rast konkret per tragjedine e 21 janarit u tronditen shqiptaret anembane botes per efekt zakoni tradite apo thjesht dhembshurie? solidariteti qe treguan ishte falsitet hipokrizi apo dhembshuri?
ndihma qe u dha ishte falsitet hipokrizi apo dhembshuri?
Ndaj te pyeta se per cfare fatkeqesie e kishe fjalen per te qene me e qarte.
Nuk krahasohet tragjedia e 21 janarit, se ajo eshte e dhimbshme dhe mendoj se do ishte e tille per cdo shoqeri te ciles do t'i ndodhte. Mos i ngatarrojme gjerat. Ka ndonje dhembshuri te vecante rasti i shqiptareve nga ajo e ndonje shoqerie tjeter nese do i ndodhte? Eshte po njelloj tragjike, sma do mendja se permbejme ndryshim me te cilen na duhet te mburremi.
Persa i perket atyre familjare kur te vdes nje njeri i aferm, eshte karakteristike per shqiptaret qe sipas zakonit i bejme te treta, te shtata, 6 mujorsh, vitin, etj. Por a e di cfare me vjen nder mend? Shume prej tyre njerezit i bejne si rite te mbetura prej zakonit, te detyruar per te mos qene objekt diskutimi e debati, per te mos u ndjere mosrespektues. Sepse shoh te vijne ne ceremoni te tilla edhe njerez shume te larget. (me duhet ti shkoj se edhe mua me ka ardhur. Me duhet ti shkoj per respektin e filanit dhe te vdekurin se njihnin fare). Dhe e di cfare ndodh nese behet per hir te nje zakoni? Shkojne ne raste vdekjesh edhe shtojne me shume dhimbjen e te afermeve. (- Ajo e kishte shume te afert, si ka mundesi qe nuk e qau pak? - Shiko me cfare filxhanesh e cfare gotash serviren kafete. - Sa pak i mbajti te zezat filanja per burrin. - Po e bija cbente? Ajo qeshte mavria se nuk e ndjen ne fillim. - Duhet ta gdhijme, sduhet te fleme se keshtu e do zakoni. - Po nuk erdhe ne varrim, nuk quhet respekti.) Shume vihen ne pozite ndaj njerezve edhe nuk arrijne dot te qajne e te shfaqin hidherimin e tyre ashtu sic mundin, bukosen duke u permbajtur e nga sikleti i te pranishmeve. Familjaret te cileve u ka ndodhur fatkeqesia vijne verdalle ne shtepine mbushur me njerez per te gjetur pak qetesi e vetmi per te vajtuar sic duan. Kurse disa qajne e shprehin dhimbjen ne menyra te cuditshme sepse duan te mbyllin gojet e njerezve. (Si e varrosen pa e qare nje cike? - Ashtu sic e kane qare ate, skam pare asgjekundi.)
Ime me i ndjek shumicat per te mos patur llafe, se shume raste jane te largeta dhe duhen bere per hir te zakonit. Shume te rralla jane rastet kur ata njerez e ndiejne vertet humbjen edhe vijne per tu qendruar njerezve prane. Te tjeret jane nje barre ne momente te tilla. Dhe duke e krahasuar me ate te shoqerive te tjera, psh ne perendim, qe neve na duken shpesh shume te ftohte, mendoj se nuk e bejne sepse se ndiejne, dhe skane pse te shtiren per hir te nje zakoni sic e kemi ne, te cilave duhet tu permbahemi si plakat e pleqte nje here qe moti. Njerezit e larget mund ta bejne respektin edhe me nje telegram ngushellimi, apo me nje telefonate, por te ndjere vertet per humbjen e nje te dashuri apo te afermi te miqve te tyre. Menyrat e zise apo te dhimbjes, nuk i ndjejme njelloj. Sipas zakonit do e qajne te gjithe njelloj, ne nje kohe, sipas nje menyre te caktuar (psh. nga malesia i varrosin vetem meshkujt e grate nuk duhet te jene kur varroset trupi. Sipas nje krahine tjeter grate burrnesha nuk duhet te nxjerrin lot nga syri e nuk qajne me ze.) Madje ne raste te tilla, jo vetem familjaret por edhe atyre qe nuk u takon, u duhet te strapacohen, te vijne nga vende te largeta, te udhetojne brenda nates, te lene punet e tyre, te vuajne tek asistojne (pasi disa jane edhe te ndjeshem e te padurueshem e vuajne kur asistojne ne fatkeqesi te tilla) per tu bere respektin deri ne fund. Nje fakt tjeter eshte edhe zia qe mbajne te afermet. Mendoni se eshte e ndjere? Dhimbja ndryshon per ate qe e mban zine dhe per ate qe nuk e mban? Per burrat, grate jane veshur tere jeten e tyre qe te reja per hir te zakonit dhe respektit ndaj burrit. Po te mos nxiheshin ashtu, nuk do e respektonin, e sdo e ndjenin humbjen njelloj?
Nisur nga e gjitha kjo me siper, eshte ceshtje kendveshtrimi, dhe meqe ishte rasti ta qartesonim, mua sme duket se ketu ka ndonje gje per te cilen duhet te krenohemi, kur ka rezultuar se zakonet e mesiperme ne prakticitet na bejne te dalim jashte natyres sone.
se fundi doja te thoja edhe du gjera:
1. Asgje jashte natyres sone si shqiptare, nuk na ben te krenohemi e ta pervetsojme si tonen. I bejme shume gjera deri me sot per force te zakonit. Nuk e di nese eshte per tu krenuar.
2. Na duhet te na e vene ne dukje anetare te shoqerive te tjera si vlere apo pasuri kulturore e tradite kete ceshtje qe te arrijme ta perdorim e te krenohemi me te. Vec perbuzjes qe u bejme ne shoqerive te tjera duke i etiketuar si njerez te ftohte, sme duket se dikush na ka pergezuar lidhur me respektin se si ua bejme ne njerezve ne fatkeqesi te tilla. Kujt i krenohemi? Vetes?
Se mesa di une, te huajt pataksen me kete qe ndodh ketu ne shqiperi lidhur me sa folem me siper.
Ciao
eniss
meqe tani behet fjale per dicka qe e kam perjetuar vete me duhet te te them qe eshte zakoni qe vleresoj me shume sepse tregon qe njerezi kujtohen per personin qe nderroi jete, qe e ndiejne mungesen dhe qe me varrimin nuk merr fund egzistenca e nje jete te tere. por eshte nje respekt qe i behet te pakten ne menyre figurative njerezve te dashur.
me kaq e mbyll debatin me ty sepse thjesht ke nje menyre teper siperfaqesore te te parit dhe vleresimit dhe nuk kam me piken e deshires te diskutoj kendveshtrimin teper te kufizuar te zakoneve te vdekjes.
zija nuk tregohet tek rrobat por eshte ne shpirt. eshte nje menyre figurative e te shprehurit te dhimbjes. por ate dhimbjen qe ma di xhani mua nuk munden ta dine te tjeret qe nuk kane perjetuar te njejten gje.
tung
Citim:
Po citoj ato që tha ENISS
1. Asgje jashte natyres sone si shqiptare, nuk na ben te krenohemi e ta pervetsojme si tonen. I bejme shume gjera deri me sot per force te zakonit. Nuk e di nese eshte per tu krenuar.
2. Na duhet te na e vene ne dukje anetare te shoqerive te tjera si vlere apo pasuri kulturore e tradite kete ceshtje qe te arrijme ta perdorim e te krenohemi me te. Vec perbuzjes qe u bejme ne shoqerive te tjera duke i etiketuar si njerez te ftohte, sme duket se dikush na ka pergezuar lidhur me respektin se si ua bejme ne njerezve ne fatkeqesi te tilla. Kujt i krenohemi? Vetes?Se mesa di une, te huajt pataksen me kete qe ndodh ketu ne shqiperi lidhur me sa folem me siper.
Ciao [/B]
Ti mund te mos kesh deshire te flasesh, dhe ske ca mbyll debatin me mua, sepse ste detyroi kush ta hapje, ketu dergojme te tere mesazhe ne kete forum te hapur dhe presupozohet qe cdo kush te japi mendimin sipas kendveshtrimit te tij. (sme duket qe po flasim bashke me mesazhe ne pm qe me thua skam qejf te vashdoj debatin me ty). Une nuk e kuptoj se pse arrin e shprehesh kaq ekstremisht ti saqe me raste nuk e kontrollon ate qe shkruan. Siperfaqesor apo jo gjykimi im, mos ke qejf ti hyjme atij tendit se ca mendoj une? Do ishte pa interes. Atehere ky i yti do jete me interes per mua???
Se kuptoj, prononcohesh ne tema dhe i hyn vete ketyre diskutimeve, dhe ne fund reagon ne menyre te cuditshme. Jo gjithmone mund ti gjykojne te tjeret gjerat me ate cakun qe mund ti gjykosh ti. Ketu qendron tere problemi qe te duhet te kuptosh. Nese e arrin sdo mund te reagosh kaq cuditshem e ne menyre kaq prekese qe ne pamje te pare te duket pa kontroll e me dobesi. 
Gjithe te mirat, sme mbetet te te uroj gje tjeter.
faleminderit per keshillen do ta kem veth ne vesh ashtu si gjithshka tjeter qe thua ti 
normalisht qe pozicioni jone lidhur me vdekjen ndryshon sepse ti ndoshta i ke te dy prinderit , qe uroj ti kesh me jete te gjate. une kam vetem nje. une flas nga ajo qe ndiej dhe qe kam perjetuar, ti flet nga pikepamja e dikujt qe diskuton zakonin. dhe normalisht qe reagimi im eshte me sensitiv sesa reagimi jot, keshtu qe s'ke pse cuditesh kaq shume.
ne fakt e vetmja qe per te cilen ke te drejte dhe e pranoj qe ishte e rembyer eshte mbyllja mosmbyllja e debatit me ty. here tjeter do perpiqem te jem relativisht me e vemendshme ne percaktimin fjaleve.
ne fakt me shpetoi fjala "me ty" sepse doja te gjeja nje fjale per nje simbol qe kisha ne koke dhe me erdhi me lehte te perdorja pikerisht kete fjale.
PS: LIRISHT MUNDESH TE FSHISH KETO REPLIKA TONAT MEQE JANE JASHTE TEME. MODIFIKO DHE MESAZHIN TIM KU PERMEND DEBATIN ME TY. THX
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
krenaria per identitetin tim si shqiptare nuk lidhet fare me vleresimin perbuzjen respektin apo urrejtjen e shoqerive apo te huajve ndaj ketij kombi. une jam krenare per gjithshka timen qe me ben te ndihem shqiptare eshte e veshtire te perkufizohet dhe te thuhet me dy fjale. duhet ta ndiesh. nese ti nuk e ndien eshte dicka e jotja. por mos pergjitheso dhe mos perbuz ate qe ndiejne te tjeret.
JAM KRENARE QE JAM SHQIPTARE NE SHPIRT NE BOTE DHE per kete ndjenje nuk kam nevojen e miratimit apo pergezimit te te tjereve qofte dhe te bashkekombesave. o e ndien o nuk e ndien.
Pjeserisht dakort ana.
Te lumte.
ciao analiste
Ne nje fare menyre ke te shume te drejte. Po e ndaj edhe une mendimin tim me ty.
pershendetje trojani
?
Hello analiste
me duket se kemi kaluar te njejten gje[ndoshta un pak me shum] nqs nuk e jeton nuk e ndien dhe e kupton vetem ti.
ajo qe doja te thoja te tema eshte se duhet te shohim me shum dhe te nxjerim me shum ne pah anet tona te mira sepse keshtu mendoj se do jemi me atdhetar dhe do ta duam me shum atdheun dhe njeri tjetrin
Pershendetje te gjitheve!Kjo teme eshte shume interesante dhe me behet qejfi qe lexoj aq shume te ndryshme por te njejta.Doja tu tregoja diçka: Ne 2002-shin kisha pak a shume dy jave ne itali dhe ndodhesha ne stacionin e trenit me nje shoqen time,prane nesh dy quna shqiptar,njeri nga ata fliste ne telefon me nje tjeter shqiptar dhe nga fjalet kuptuam se ishin tutore vajzash.Ne pak te trembura vendosem te mos flisnim shqip.Ne tren ato ulen diku afer nesh dhe nje i huaj qe ndodhej afer nesh na pyeti nese ishim shqiptare,atehere ne na u desh ta mohonim.Nuk e di pse njerit nga ato qunat i dogji dhe u hedh dhe tha :pse ç'te keqe ka te jesh te jesh shqipt ar?E shikoni qe edhe ky djale qe e keqja ishte vete i djeg po ti flasesh keq per shqiperine megjithese duhet te rrije urte dhe ti vije turp per ate qe ben.
Me falni se me pare shtypa dicka dhe pa dashje dergova mesazhin!Doja te thoja se sa per veten time jam shume atdhetare,une sot studioj ne itali por neser kur te mbaroj do te kthehem se endrra ime eshte qe me punen time te kontribuoj sado pak per te permiresuar gjendjen ne vendin tim.Dhe mos harroni qe gur gur behet mur!
Pershendetje te gjitheve shqipetareve ne shqiepri dhe kudo qe ndodhen.
Kjo teme eshte vertet interesante, dhe vleresoj vertet mendimet e gjithsecilit per shqiperine(ne vecant te elbasanlliut_2003 dhe te analistes) dhe atdhedashurise si ata e konceptojne dhe e ndjejne.
Un kam 10 muaj qe jam ne usa dhe c'dohere qe me pyesin prej nga je me plot goje them nga Shqiperia. Deri me sot nuk kam pasur ndonje rast te mohoj vendlindejn time. Saper mall mos me pyetni se un e di.
Atdhedashuria per mendimin tim eshte nje ndjene qe gjithsecili e ka ne vetevete dhe e shpreh ne menyra te ndryshme, dikush me fjale dikush me vepra. Te gjithe duhet te kontribojme per atdheun tone qe ai te ece perpara, te mundohem te zhdukim korupsionin, te ngreme lart emrin e shqiperise per mire dhe jo perkeq( sic na eshte hapur nami)
Jam krenare qe jam shqipetare, aty kam lindur aty kam fis e fare aty kam qeshur e aty kam qare, Jam krenare qe jam pjeseze e nje shteti kaq te vogel po nje zemer kaq te madhe. Me kaq po e le.
Pacimmmmmm
atdhedashuria
Jam nje studente ne itali prej 4vitesh dhe te themi qe ketu me teper se kudo kemi namin me te keq ne shqiptaret.m.gj.t nuk besoj se asnje shqiptar verdalle neper bote nuk e do atdheun e tij dhe nuk eshte krenar nga vendi qe vjen.dhe gjithe keto polemika mbi termat e duhura qe duhen perdorur mbi kete teme me duken te kota.Jemi shqiptare te gjithe dhe patriotizmin e kemi ne gjak.dhe parardhesit tane kane luftuar per te mbajtur shqiperine te bashkuar ne sot vritemi njeri me tjetrin.Nuk dua te filloj te flas per plerat qe ndodhen ne itali dhe kudo neper bote qe vrasin e vjedhin e marren me pislliqe se nuk mbaroj me dhe me vjen me te vertete peshtire.se per faj te ca plerave ne te tjeret vuajme.qe kur kam ardhur ne fillim ne 2000 te paditur sapo dale nga gjimnazi,ne universitet sapo i thje qe ishe shqiptare te kthenin krahet sikur te kishe zgjebe.nuk te fliste me bri i botes.nejse tani pak me ndryshe me ato balerinet shqiptare qe e kane ndryshuar pak opinonin per shpitaret ne itali.mgjt pergjithesisht jemi popull barbar se nuk ka mundesi te lexosh cdo dite ne gazete per shqiptar qe kane bere ndonje maskarallik.M.gjt eshte vendi qe kam lindur dhe jam rritue dhe do e mbaj gjithmone ne zemer dhe po nuk u ktheva me.
Citim:
Po citoj ato që tha erinda
Pershendetje te gjitheve shqipetareve ne shqiepri dhe kudo qe ndodhen.
Kjo teme eshte vertet interesante, dhe vleresoj vertet mendimet e gjithsecilit per shqiperine(ne vecant te elbasanlliut_2003 dhe te analistes) dhe atdhedashurise si ata e konceptojne dhe e ndjejne.
Un kam 10 muaj qe jam ne usa dhe c'dohere qe me pyesin prej nga je me plot goje them nga Shqiperia. Deri me sot nuk kam pasur ndonje rast te mohoj vendlindejn time. Saper mall mos me pyetni se un e di.
Atdhedashuria per mendimin tim eshte nje ndjene qe gjithsecili e ka ne vetevete dhe e shpreh ne menyra te ndryshme, dikush me fjale dikush me vepra. Te gjithe duhet te kontribojme per atdheun tone qe ai te ece perpara, te mundohem te zhdukim korupsionin, te ngreme lart emrin e shqiperise per mire dhe jo perkeq( sic na eshte hapur nami)
Jam krenare qe jam shqipetare, aty kam lindur aty kam fis e fare aty kam qeshur e aty kam qare, Jam krenare qe jam pjeseze e nje shteti kaq te vogel po nje zemer kaq te madhe. Me kaq po e le.
Pacimmmmmm
Thank you Princezza.Kisha vendosur te mos shkruaja me tek kjo teme,qe nuk quhet teme perderisa sapo thua disa mendime personale disa ofendohen,disa pergjigjen flake per flake,por gjithsesi nuk mund te rrija pa falenderuar per vleresimin qe me ke bere,sepse vertetove qe i drejti bie ne sy dhe vleresohet edhe ne hije.Ciao
Atdhedashuria eshte nje ndjenje qe nuk mund te pershkruhet me fjale.
se sa e duam atdheun ne qe jemi larg kete nuk e mat dot njeri,me gjeni nje femije qe nuk e do nenen e tij.Ne jemi atdhetare dhe Shqiperia eshte zemra jone po ja qe seshte e thene qe cdo njeri nga ne te jete vetem ne shqiperi dhe keshtu e do ate .
Ne e nderojme Shqiperine kudo qe jemi se kemi treguar qe punojme per te edhe kur jemi larg.Pershendes elbasanlliun per mendimet e sakta dhe me plot ndjenje.
Jam atdhetare
Te jesh atdhetar nuk do te thote te jesh jashtetit, sic po flisni te gjithe, por mund te jesh atdhetare eshe ne vendin ke jeton..........
Derek Crane, britaniku 54-vjeçar që promovon me dëshirë turizmin shqiptar në Britani.
“Si po i sjell turistët anglezë në Shqipëri”
Deri tani Derek ka bindur të vijnë 80 turistë. Vitin e ardhshëm synon të organizojë udhëtime në grupe.
Për britanikun 54 vjeçar Derek Crane, Shqipëria është bërë tashmë shtëpia e tij të dytë. Vjen katër apo pesë herë në vit dhe qëndron rreth një javë. Që nga hera e parë kur ai mbërriti këtu në vitin 2000, vendosi të kthehej përsëri, e përsëri. “Do më pëlqente të jetoja këtu, por… të punoja në Londër”, thotë ai, pasi janë fitimet e mëdha që ai merr nga kompania e tij, që i bëjnë të mundur shpenzimet e mëdha të udhëtimit e qëndrimit në Shqipëri.
Pasi shëtiti në disa nga pjesët më të bukura e mbresëlënëse të Shqipërisë, i lindi dëshira për t’i promovuar këto vlera te bashkëqytetarët e tij anglezë. Një degë e kompanisë së tij ‘D Crane Consultants Ltds’, tashmë i kushtohet turizmit, kryesisht atij shqiptar. Ka krijuar një faqe interneti www.travelonholiday.co.uk , posaçërisht për Shqipërinë, ku prezantohen pamje piktoreske nga vendi, foto të zonave malore, pamje të ndryshme të Tiranës e të Korçës si dhe plazhet e Durrësit e Sarandës. Po kështu, jepen edhe shumë udhëzime se ku mund të pushosh, të akomodohesh apo të shohësh pamje të rralla tipike shqiptare. Derek Crane gjithashtu ka përgatitur tri broshura enkas për Shqipërinë dhe vendet e mundshme ku mund të zhvillohet turizmi. Njërën broshurë e ka botuar tashmë. Në të janë përzgjedhur pamje nga Shqipëria, një historik i shkurtër dhe përshkrime të vendeve, të cilat vetë Derek i ka parë nga afër.
Broshura e dytë e cila botohet në gusht, do të jetë si një guidë për udhëtimet nga Shqipëria në Londër, pasi Derek mendon se edhe shqiptarët duhet të kenë të njëjtat mundësi e lehtësira për të udhëtuar jashtë vendit të tyre. Ai është duke përgatitur një udhëtim për në muajin shtator të një grupi turistësh shqiptarë për në Angli. Sigurisht kjo do të arrihet nëse shqiptarët që do të nisen për turizëm, do të “bindin” ambasadën britanike këtu si ‘persona të besueshëm’ që do të kthehen patjetër në atdhe. Megjithatë Derek është duke punuar edhe në këtë pikë me qeverinë britanike, për të bërë të mundur dhënien e vizave një mujore turistike për shqiptarët. Ndërsa për pjesën tjetër Derek-u thotë se do ta organizojë gjithçka vetë, kundrejt pagesës më të ulët të mundshme.
Broshurën e tretë ai po e përgatit si një guidë për të vizituar malet e Shqipërisë, pra zonën e veriut.
Turizmi në Shqipëri
Por puna e Derek-ut nuk janë thjesht botimet apo publikimet në internet. Ai ka organizuar dhe vazhdon të organizojë shumë udhëtime të britanikëve në Shqipëri. “Vjet kam sjellë 30 vetë, ndërsa këtë vit më shumë, ndoshta 40-50”. Për këta Derek-u dhe kompania e tij kanë siguruar gjithçka: fluturimin, akomodimin, transportin dhe vendet që ata do vizitonin. Po kështu u jep edhe informata praktike: për transportin, për doganat etj.. Megjithatë ai thotë se në faqen e internetit të tij vijnë dhjetëra mesazhe që kërkojnë të dhëna më shumë për Shqipërinë dhe pastaj ata udhëtojnë vetëm. Derek thotë se në përgjithësi i këshillon turistët anglezë të qëndrojnë në hotelet ku ai ka qëndruar, ku njeh menaxherin apo pronarin. U rregullon shoferin apo përkthyesin me të cilët ka kontakte, dhe mbi të gjitha i garanton se Shqipëria është vend i sigurt. “Unë u them që të mos kenë frikë. Dhe kur ata kthehen në Angli më thonë gjithnjë se nuk kishte asgjë të frikshme në Shqipëri, dhe se jo vetëm që nuk është vend i rrezikshëm, por është shumë miqësor”. E fatmirësisht, deri tani ai thotë as ai, as miqtë e tij, nuk kanë patur ndonjë përvojë të hidhur në Shqipëri. “Kemi patur vetëm vonesa që nuk kanë të bëjnë me shqiptarët. Këto gjëra ndodhin kudo në çdo aeroport. Të vetmet ankesa janë se rrugët përshembull apo transporti në përgjithësi nuk janë në standardin e duhur, por në fund thonë se kjo është pjesë e argëtimit këtu. Turistët anglezë në përgjithësi kanë shumë ankesa edhe për Spanjën, për Qipron apo Greqinë”. Ai thotë se një nga problemet më të mëdha aktuale të biznesit të tij është mungesa e një linje ajrore direkte Tiranë-Londër. “Shpresoj që gjërat të përmirësohen në këtë drejtim”, thotë Crane, duke shtuar se është një shenjë e mirë që British Airways ka ndërmend të hapë së shpejti një zyrë në Tiranë. Por Derek për gjithë udhëtimet që ka organizuar deri tani ka mundur të zgjedhë rrugët më pak të kushtueshme si Tiranë-Bari-Londër (e anasjelltas) apo Tiranë-Beograd-Londër. Megjithatë ai shpreson se kjo linjë mund të kryhet së shpejti edhe nga Albanian Airlines.
Reagimi në media
I dashuruar pas Shqipërisë, Derek Crane nuk duron dot kur ndonjë gazetar anglez shkruan ndonjë gjë të pavërtetë për këtë vend. Thotë se lexon të gjithë artikujt ku shkruhet për Shqipërinë. Duke e quajtur veten tashmë ‘ekspert të çështjeve shqiptare’ kur sheh diçka të pasaktë, ai reagon, dërgon letra, apo opinione në gazeta të ndryshme kombëtare, një pjesë e të cilave botohen. “Kështu në fillim të këtij viti në një artikull ishte shkruar në lidhje me një ‘rebelim’ që u zhvillua në ‘Sheshin Skënderbej’ (për të përndjekurit). Unë i shkrova gazetës ‘Daily Telegraph’, dhe letra ime u botua. Aty unë u thoja se nuk është një rebelim, por demonstrim paqësor, që ndoshta doli pak nga kontrolli nga një grup në minorancë. Protesta të tilla ndodhin shpesh edhe në Angli”, rrëfen Derek Crane, i bindur që shpeshherë gazetarët britanikë janë më të prirur për anët negative të Shqipërisë. Megjithatë ai thotë se shqiptarët duhet të punojnë më shumë për veten e tyre, duhet të udhëtojnë më shumë dhe ta inkurajojnë vetë turizmin. “Ky është vend shumë i mirë, dhe mendoj se brenda dhjetë vjetësh shumë evropianë perëndimorë do të dynden këtu. Kështu që unë jam me fat që jam nga të parët që kam ardhur”.
Intervista
Çfarë ju shtyu, për herë të parë, të vizitonit Shqipërinë?
Vizita ime e parë ka qenë në vitin 2000. Kam ardhur vetë si turist, vetëm për të parë këtë vend. Kisha lexuar për problemet në Shqipëri në fund të viteve ‘90, dhe kisha dëgjuar më pas që gjërat ishin përmirësuar, dhe erdha për kuriozitet. Fillimisht isha kurioz për politikën në këtë rajon ballkanik. Në fakt ky vend nuk njihet mirë nga qytetarët anglezë.
E cilat ishin përshtypjet e para?
Përshtypjet e mia të para ishin se ky vend ishte nja dhjetë apo 15 vjet prapa nga ç’mendoja unë. Megjithatë natyra e këtij vendi, malet, ishin spektakolare. Mendova se ky vend ka potenciale mahnitëse, kryesisht për turizmin. I thashë vetes se duhet të kthehem për ta parë këtë vend nga këndvështrimi i këshillimit për turizëm. Më pas u ktheva në 2001 për të parë me sytë e një qytetari britanik, nëse do të ishte apo jo me leverdi për turistët britanikë.
Keni mundur ta vizitoni gjithë Shqipërinë?
Për mua tani kjo është vizita e trembëdhjetë këtu për katër vjet e gjysmë, por nuk kam parë gjithë vendin. Në fakt sa herë që vij shoh gjëra të reja. Më shumë pëlqej Tiranën, se është shumë aktive, por gjithashtu pëlqej Korçën e Voskopojën, pasi është më e qetë, paqësore, ka ajër të pastër dhe shumë njerëz miqësore. Kryesisht kam qenë në qendër e në jug të Shqipërisë. Shpresoj që të vizitoj veriun dhe Alpet në një udhëtim të planifikuar për vitin 2005. Mund të them se Shqipëria ndryshon dhe përmirësohet çdo herë që unë vij. Infrastruktura po përmirësohet gradualisht. Rrugët po bëhen më të mira, veçanërisht jashtë Tiranës, standardi i akomodimit apo i transportit përmirësohet gjithnjë e më shumë, aeroporti është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me herën e parë. Kam shumë miq këtu, të gjithë janë të ngrohtë, miqësorë dhe mikpritës. Edhe kur takoj njerëz për herë të parë, ata më bëjnë të ndihem sikur i kam njohur prej kohësh. Nuk kam takuar ndonjë shqiptar që është sjellë ashpër me mua. Diferenca mes shqiptarëve dhe anglezëve është se në Angli ka shumë njerëz të ashpër, që nuk të respektojnë dhe nuk janë shumë mikpritës si këtu.
Cilat janë planet tuaja të ardhshme?
Interesi për Shqipërinë po rritet shumë shpejt. Për shembulll, që kur unë promovova për herë të parë faqen time të internetit, kishte vetëm 10 klikime në muaj, ndërsa tani ka rreth 100 klikime në javë, shumë e shumë e-mail-e ku kërkohen të dhëna për Shqipërinë, kështu që unë jam më aktiv në promovimin e këtij vendi. Ne po përgatisim një reklamë kombëtare këtë vjeshtë në shtypin kombëtar. Unë po organizoj një sferë më të madhe aktivitetesh për vitin 2005, përfshi edhe ngjitjen në Alpet shqiptare, të cilën po e organizoj në bashkëpunim me “Autdor Albania”. Gjithashtu po punoj në marrëveshje me disa njerëz në Shqipëri për të organizuar disa udhëtime turistike 7 ditore në Londër për shqiptarët. Grupi i parë ndoshta do të niset në shtator të këtij viti.
Qeshor ishte nje nga lajmet me te gezushme,hallall plako material me rendesi e me vler.Amon se vdiqem duke degjuar vetem te keqia,nuk jemi mor te keqi nuk kemi asgje te keqe.O burra te punojm e tja hudhim ketyre plerave se na kan ca derrasat.
Un per vete mund te kem ketu nja 100 veta gati qe dun me ardh ne shqipri.Sa te filloj linja direkte me thoni ndonje hotel ose ndonje vend te mir per ti cuar e ju dergon lali turista plot.
Nuk ju genjej fare jam gati ta mbush tironen me Anglez
dodgy
Ne radhe te pare flm.
Materialin e solla per ti vene ne dukje disa personave qe permendin vetem gjerat e keqija qe kane bere shqipetaret deri tani. Shqiperia nuk perbehet nga 5vete dhe nuk mund te gjykohet nje popull i tere per veprimet e disave. Nuk kam ç'te them tjeter .... mesazhi me siper flet shume qarte.
Urime te gjithe shqipetarve kudo qe ndodhen, pushime te mbara.
Pash Cmimet jan shum te shtrenjta po nuk ka faj dhe ai i shkreti sepse qe te shkosh ne shqiperi duhet te ndrrosh 2 aviona dhe bileta eshte shum e shtrenjte.Shpresojm ishalla o zot te behet si perfundim marveshja dhe te shkojm direkt qe te jet me lire
...
ndoshta jam jashte teme por po lexoja bashkebisedimet e meparshme dhe THEM ME PLOT GOJE, SHPIRT E ZEMER PLOT LOT QE KAM TURP QE JAM SHQIPTARE mbasi pashe fotografine e masakrimit te punjonesit te Shik-ut ne vlore...kam turp, turp qe jetoj ne te njejtat troje me ata kafshe-vrasese
Pershendetje qershor13, ju falenderoj per artikullin, qe ju keni sjelle...
me vjen mire qe turizmi po shtohen ne shqiperi, sigurisht me hapa shume te vogla dhe fale te huajve, qe kane kurjozitet per vende si shqiperia...
Por ne nuk duhet te jemi krenar, se kemi nature te eger e te bukur ose sepse jemi mikprites..., ne ose shteti jone nuk ka bere asgje per te konkuruar shtetet fqinje, per sa i perket turismit...
me vinte per qare kur shikova nje emisjon para ca kohesh tek top-show kur fliste per permbutjet ne Leshe dhe familjet, qe jetonin ne pike te hallit me cadra ne mes shiut e te ftohtit te dimrit....
sa here qe shkoj ne shqiperi, mbas 2 jave kam deshire te kthehem ne kete vend te huaj qe kam zgjedhur, sepse sapo dal nga qytet e medhaja te shqiperise, varferia , pluhuri, skamja e pislleku me bejne te vuaj fizikisht e shpirterisht...
Nuk jam pesimiste, thjesht jam realiste, sepse turistat qe flasin si britaniku Derek Crane, jane te rralle...ato qe un njoh flasim me shume per varferin dhe pisllekun e ketij vendi....
megjithate le te shpresojme, qe cdo gje do regullohet, per shqiperin tone te dashur, kete vende te eger si foleja e shqiponjes....
me respekt sabina
Pershendetje
Citim:
Po citoj ato që tha Ana3
ndoshta jam jashte teme por po lexoja bashkebisedimet e meparshme dhe THEM ME PLOT GOJE, SHPIRT E ZEMER PLOT LOT QE KAM TURP QE JAM SHQIPTARE mbasi pashe fotografine e masakrimit te punjonesit te Shik-ut ne vlore...kam turp, turp qe jetoj ne te njejtat troje me ata kafshe-vrasese
ne radhe te pare nuk ke drejte te gjykosh mendimet e ndjenjat e mia
e ne radhe te dyte e di qe kafshe te tilla ndodhen ane e mbane botes (fatkeqesisht) dhe perseris se keto fakte me bejme te ndihem me turp qe jam shqiptare sepse ane e mbane neper bote kafshet vrasin njera tjetren por jo ne menyra makabre (perjashto vendet arabe ne kohet e fundit) e pa asnje motiv...
Sabina
Nje filozof ka thene - dhjete qe duan punojne me shume se njemije te detyruar. Ne rradhe te pare Shqiperia duhet te kete nje shtet gje qe nuk e ka akoma. Se dyti duhet shume pune. Kjo eshte menyra e vetme per tja zbardhur faqen Shqiperise.
Citim:
Po citoj ato që tha Ana3
ane e mbane neper bote kafshet vrasin njera tjetren por jo ne menyra makabre (perjashto vendet arabe ne kohet e fundit) e pa asnje motiv...
une i kam lexuar lajmet po ti nuk e paske lexuar mire komentin tim siper sepse une vete e kam shkruar se krime makabre ndodhin gjithandej...
| Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.