Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nga Pavarsia në Clirimin e Shqipërisë nga Nazi-Fashizmi (1912-1944) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=255)
-- Shqiperia nen Pushtimin Gjerman (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2249)
Shqiperia nen Pushtimin Gjerman
Pushtimi gjerman dhe qendresa popullore.
Sapo kapitulloj Italia fashiste, me 8shtator, vendin e saj e zuri gjermania naziste. Njesit partizane te Ushtris Nacionalclirimtare e priten kudo me arme ushtrine naziste. Luftime te ashpra u zhvilluan ne Xhyre, tek Ura e Kardhiqit, ne rrugen Elbasan-Tiran, ne Kruje, ne afersi te Konispolit, ne Delvin e ne Sarande, ne rrugen Korce-Janine etj. Vecanerisht e ashper ka qene perleshja me trupat gjermane ne Drashovice, ku hitlerjanet u detyruan te terhiqen, duke lene ne fushen e betejes shume te vrare e te plagosur, si dhe sasi te medha materiali luftarak.
Nderkohe, trupat naziste te korpuseveXXI dhe XXII u vendosen ne qendrat kryesore te vendit. Per te mashtruar popullin shqiptar, nazistet deklaruan se do te respektonin panvarsine e Shqjiperis dhe se qendrimi i trupave te tyre ushtarake ishte i perkohshem. Por, nga ana tjeter, ata deklaronin se do ti pergjigjeshin energjikisht cdo sulmi qe do te ndermerej kunder tyre.
Ne te njejten koh, pushtuesit gjermane krijuan nje “Komitet Ekzekutiv te Pergjithshem”, me cifligarin Ibrahim Bicakun ne krye. Kurse me 16 tetor 1943 thirren ne Tirane nje “Asamble Kombetare”, e cila shpalli ndarjen e Shqiperise nga Italia dhe caktoi “Keshillin e larte te regjences” me Mehdi Frasherin ne krye. Me 5nentor Regjenca emeroi qeverine kuislinge me kryetar Rexhep Mitrovicen. Ne te vertet, organizmat e krijuara ishin formal, pasi pushtetin real e kishin Komanda e Larte e ushtrise hitlerjane dhe perfaqsuesi gjerman per Evropen Juglindore H. Hoibaher. Me 18 tetor 1943 artileria e Brigades III goditi me top pallatin ku zhvillonte punimet Asambleja e thirrur nga hitlerianet.
Edhe perballe ketyre zhvillimeve, kreret e Ballit Kombetar vazhduan te qendronin te gozhdura pas politikes se pritmerise. Madje ne kete drejtim u bene dhe disa hapa mbrapa ne krahasim me qendrimin e meparshem. Keshtu ne regjencen dhe ne qeverine kueslinge te krijuar nga gjermanet u futen dhe krere te Ballit Kombetar. Kurse udheheqja e kesaj organizate me 7tetor 1943 leshoi urdhrin per organet vartese qe ato te nderpritnin cdo veprim kunder ushtris hitlerjane. Nga ana tjeter zogistet me Abaz Kupin ne krye, qe deri atehere benin pjese ne Frontin Nacionalclirimtar, te mledhur ne 20 nentor ne nje kongres ne Zallher te Tiranes, shpallen formimin e Partise se Legalitetit. Ne programin e Legalitetit parashikohej qe te luftohej per clirimin e vendit, per rivendosjen e monarkis zogiste dhe te kushtetutes se vitit 1928.
Programi i Levizjes Kombetare te Legalitetit
Pika e pare: Llufte kunder okupatorit per lirine e Shqipnise.
Pika e dyte: Nje shtet shqiptar me te drejtat e tij etnike.
Pika e trete:Regjimi legal, mbretni demokratike parlamentare me me mbret Zogun I
Pika e katert: Reforma shoqnore me qellim qe te permirsohet jeta e popullit dhe te sigurohet nje ndarje me e drejte e pasurive.
Mare nga “Atdheu” organ i Legalitetit,
Nr. 6, date 15kallndor 1944,f.1,4.
Mesymja armike e dimrit1943-1944 dhe heroizmi popullor.
Me qellim qe te shkateronin Ushtrin Nacionalclirimtare dhe te likujdonin Levizjen Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, pushtuesit gjerman ndermoren nje mesymje te pergjithshme ushtarake. Ne mesymje , e cila filloj ne nentor 1943, krahas kater divizjoneve te ushtris naziste morem pjese dhe forcat kolaboriste te vendase, te perberea nga xhandare, balliste, etj. Ne kuadrin e mesymjes se pergjithshme, armiku ndermori nje nje varg operacionesh ne zona te ndryshme te vendit.
Me 5 nentor forcat armike sulmuan krahinen e Pezes, ku ndodhej BrigadaIII dhe grupi partizan i Pezes. Luftimet vazhduan 5 dite. Pasi pesuan humbje te medha , hitlerjanet e shkelen Pezen, por forcat partizane munden ta canin rrethimin. Me pas operacioni armik u drejtua per ne Diber dhe ne Mallakaster, ne zonen Cermenik-Shengjin-Martanesh dhe Korce-Berat, ne Malesine e Gjakoves, si dhe ne qarqet e Vlores e teGjirokastres. Njekohesisht armiku kreu operacione edhe ne qytetet kryesore te vendit, si: ne Vlore, ne Dures, ne Elbasan, ne Shkoder, ne Korce, ne Tirane etj. Me operacione te posacme armiku mundi te pushtoj qytetet Pogradec, Berat, Peshkopi, Diber e Madhe, Gjirokaster etj., te cilet qen cliruar pas kapitullimit te italis fashiste.
Kudo trupat armike ndeshen me qendresen e partizaneve dhe te popullit, te cilet qene te detyruar te perballeshin , ne kushte teper te veshtira te dimrit, me nje armik tri kater here me te madhe ne numer e me nje epersi te pa krahasueshme ne teknike luftarake. Ne keto kushte , ushtia fashiste u shkaktoi deme te medha forcave partizane qe vepronin ne Shqiperine e mesme dhe te veriut. Megjithate keto te fundit nuk u asgjesuan. Ato u detyruan te vepronin ne formacione te vogla ne zonat e pushtuara nga hitlerjanet.
Gjate mesymjes se dimrit armiku perdori terrorin ne shkalle te gjere kundre popullsis. Hitlerjanet plackiten pasurite e fshatareve, uvinin zjarrin fshatrave te tera, vrisnin ne mase burra, gra, pleq e femije. Teritori armik u shtri edhe ne qytetet e pushtuara . Ne Vlore, ne Durres, ne Shkoder, ne Korce, ne Tirane etj., mijra njerez te thjeshte u arstuan dhe u cuan ne kampet e vdekjes. Kurse ne Tirane me 4shkurt1944 gjermane te dhe vashkepuntoret e tyre vrane dhe masakruan 84veta brenda nje nate.
Me gjithe demet dhe humbjet qe i shkaktoj popullit dhe levizjes Nacionalclirimtare, operacioni i dimrit nuk i ariti objektivat per asgjesimin e Ushtris Nacionalclirimtare. Bremd shkurtit dhe marsit repartet dhe njesit partizane ne Shqiperine e Jugut e rimoren veten dhe madje ariten te mernin dhe nismen e luftimeve, duke kaluar nga mbrojta ne kundermesymje. Brenda nje kohe te shkurter ata spastruan gati te gjitha krahinat e shkelura nga gjermanet. Nerkohe, marshimi i nje pjese te Brigades se I ne Cermenik, ne Golloborde, ne Mat, ne Shengjin, ne Peze e ne Dumre e forcoi besimin e popullit dhe ndihmoi ne gjallerimin e Levizjes Nacionalclirimtare ne krahinat veriore te vendit. Ne kete menyre, populli dhe Ushtria e tij Nacionalclirimtare dolen nga kjo prove e veshtire me te forte e me te fuqishem, te riperterir ne te gjitha drejtimet. Gjate zhvillimit te operacionit te dimrit u krijuan Brigadat IV, V, VI dhe VII.
Mesymja armike e qershorit.
Kongresi i Permetit dhe kalimi i Ushtris Nacionalclirimtare ne Kundermesymje per clirimin e Shqiperise se Mesme dhe te Veriut.
Ne pranvere te viti 1944 komanda gjermane vendosi te ndermerte nje mesymje tjeter te pergjithshme, me forca me te medha se ne mesymjen e dimrit. Qellimi i saj ishte asgjesimi i Ushtrise Nacionalclirimtare. Sipas planit ne mesymje do te mernin pjese forca nga kater divizjone, gjithsej 40 mije ushtare. Kurse rreth 10mije forca kolaboracioniste vendase, do te ktyenin kryesisht veprime ndihmese. Keshtu armiku kisht dy here me shume forca dhe nje epersi te pa krahasueshme ne mjete e teknike luftarake.
Pikerisht ne kete kohe, Kryesia e Keshillit te Pergjithshem Nacionalclirimtar vendosi te theriste Kongresin e I Antifashist Nacionalclirimtar. Kongresi zhvilloi punimet ne qytetin elire te Permetit nga data 24-28 maj, me pjesmarjen e delegateve nga i gjithe vendi. Kongresi mori nje numer vendimesh me rendesi. Ai zgjodhi Keshillin Antifashist Nacionalclirimtar (KANC), si organ me telarte legjislativ dhe ekzekutiv ne Shqiperi, si perfaqsuesin e sovranitetit te popullit e te shtetit Shqiptar. Keshilli Antifashist, nga ana e tij formoi Komitetin Antifashist Nacionalclirimtar me atributet e qeverise se perkoheshme. Kongresi i Permetit vendosi:
1. Te ndertohet Shqiperia e re demokratike popullore sipas vullnetit te popullit.
2. Ti ndalohet ishmbretit Zog kthimi ne Shqiperi.
3. Te mos njihet asnje qeveri tjeter qe mund te krijohet kunder vullnetit te popullit.
4. Te vazhdohet lufta kunder pushtuesit dhe bashkepunetoreve e tij deri ne shkaterimin e tyre dhe ne clirimin e plote te vendit.
Ne perputhje me orjentimet qe dha Kongresi, Keshilli Antifashist mori vendimin per njesimin e Komandes se Ushtrise Nacionalclirimtare. Keshili i Pergjithshem emeroi Enver Hoxhen si kryetar te Komitetit Antifashist dhe Komandant te Pergjthshem te Ushtris Nacionalclirimtare . Keshilli vendosi gjithashtu dhenjen e gradave ne ushtri, si dhe krijimin e formacioneve te medha te Ushtris Nacionalclirimtare, te divizjoneve e te korparmatave.
Mesymja armike e qershorit
Sapo perfundoj punimet Kongresi me 28 maj armiku filloj mesymjen e tij . Ne fazen e pare, qe vazhdoj deri ne 5 qershor, luftimet u luftimet u zhvilluan kryesisht ne zonen Korce-Elbasan-Permet. Kurse nga data 10 deri me 24 qershor luftimet u zhvilluan ne teritorin e zones se pare operative Vlore-Gjirokaster. Kudo armiku ndeshi ne qendresen e forcave artizane. Pas luftimesh te pergjakshme, mesymja e pergjithshme e pranveres, ashtu si dhe ajo e dimrit, deshtoi plotesisht. Vet komanda gjermane pranonte se nuk kishte mundur te arinte objektivat e saj.
Me 25-26 qershor1944 forcat e Divizjonit I sulmues kaluan Shkubinin dhe kaluan ne kundrmesymje te pergjithshme. Divizjoni kishte mare detyre te shkateronte trupat gjermane dhe kolaboracioniste, te clironte krahinat e Cermenikes e Zaranices, rrethin e Tiranes, Matin e Dibren, te rimekemte dhe te forconte pushtetin e keshillave nacionalclirimtare dhe te mobilizonte popullin e ketyre krahinave ne lufte.
Ne kete kohe forcat kryesore te hitlerjaneve ndodheshin ne jug, te angazhuara me operacionin qe ende nuk kishte mare fund. Armiku i zene ne befasi, nuk qe ne gjendje ti bente ball mesymjes. Qe diten e pare, forcat e divizjonit I S u futen ne zonat e Zaranikes, Cermenikes dhe te Librazhdit dhe vazhduan marshimin ne drejtim te Tiranes, Matit dhe Dibres.
Me 13korik forcat naziste dhe kolaboracioniste nisen nje mesymje ne shkalle te gjere nga pese drejtime kunder Divizjonit I ne zonen Mat-Diber. Forcat partizane, pas luftimesh te repta, dolen nga rrethimi dhe u hodhen ne kundermesymje. Me luftime te ashpra u arit te clirohej Peshkopia dhe te goditen rende forcat ushtarake te pushtuesit ne qytetin e Dibres.
Sukseset e Ushtrise Nacionalclirimtare i tronditen thelle armiqte. Ne keto rrethana ata vendosen te benin edhe nje prpjekeje tjeter per te asgjesuar forcat partizane, por pa sukses. Nisma e veprimeve kaloi shpejt ne duart e Divizjonit I, i cili u hodh ne kundermesymje. Me 2shtator u clirua Dibra. Me pas forcat partizane, duke ndjekur armikun ne Mat, Lure e Mirdite, hyjne ne Orosh. Me kalimin e forcave partizane ne Veri kishte nisur mesymja e pergjithshme e Ushtris Nacionalclirimtare per clirimin e plote te vendit.
Misjonet ne Shqiperi
Ne perputhje me mardhenjet e vendosura me Fuqit e Medha Aleate, qe kryesonin Koalicionin Antifashist, ne mesin e viti 1943 e me pas, ne Shqiperi erdhen misjonet e tyre ushtarake. Ato u vendosen prane Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacionalclirimtare dhe disa shtabeve partizane te qarqeve, zonave e grupeve. Misjone gjithashtu u vendoser edhe prane organizates se Ballit Kombetar dhe te Partise se Legalitetit. Qellimi i ardhjes se misjoneve ushtarake aleate ishte vendosja e lidhjeve te drejtperdrejta me Levizjen Nacionalclirimtare, njohja me gjendjen ne vend, me zhvillimin e luftimeve dhe me nevojat qe kishte per luften. Misjoni i pare ushtarak anglez, i kryesuar nga major B. Maklini, erdhi ne Shqiperi ne maj 1943. Ne tetor qeveria britanike dergoj gjeneralin E. Dejvis ne krye te misjonit ushtarak angles. Me vone nje misjon i sjon te tille ushtarak dergoi dhe qeveria amerikane. Kurse misjoni ushtarak sovjetik erdhi ne Shqiperi ne gusht te vitit 1944.
Misjonet e vendeve aleate i percillnin qendres te dhena per zhvillimin e luftimeve ne Shqiperi, per nevojat ne veshmbathje, ne ushqime, ne armatime qe kishin forcat partizane, duke kerkuar plotesimin e tyre. Ato, gjithashtu, u perpoqen te ndikonin mbi organizatat e Ballit Kombetar dhe Legalitetit, duke i keshilluar udheheqjet e tyre qe te angazhonin forcat ne lufte kunder ushtrive okupatore fashiste e naziste
Perse e pushtuan gjermanet Shqiperine?
Dihet versioni zyrtar i joni se si e pse e pushtuan gjermanet Shqiperine.....
Tani le te shohim versionin Gjerman sipas dokumenteve te Ministrisë së Jashtëme gjermane, pjese prej të cilave po botohen në këtë shkrim.
Shkirmi eshte i gazetarit Dashnor Kaloçi
PUSHTIMI GJERMAN I SHQIPERISE
Ministri nazist: Ja pse do pushtojmë Shqipërinë
Që në 7 gusht të vitit 1943, shërbimet sekrete gjermane kishin dijeni dhe njoftuan konsullin e tyre në Romë, se BalliKombëtar dhe partizanët e Enver Hoxhës do mblidheshin në Mukje
Përse trupat e ushtrisë gjermane të Hitlerit në shtatorin e vitit 1943 hynë në Shqipëri dhe cili ishte objektivi i tyre që e pushtuan vendin e vogël Ballkanik? Si u formua qeveria shqiptare nën ushtimin e nazistëve gjermanë, kush ishin njerzit që e përbënë atë dhe si u përballën ata me forcat eRajhut të Tretë? Përse Ministria e Jashtëme germane insistonte dhe ngulte këmbë që në krye të qeverisë shqiptare të vihej Mark Gjon Markaj dhe përse djali i kapidanit të Mirditës nuk e pranoi atë post? Përse Ministri i Jashtëm i Hitlerit, Ribentrop e quante të pakuptimtë sugjerimin e konsullit të tijë në Romë, i cili i thoshte se mund të hynin në kontakte forcat gjermane me ato të komunistëve të udhëhequr prej Enver Hoxhës? Mbi këto e plot ngjarje të tjera të asaj kohe që kanë të bëjnë me mardhëniet shqiptarogjermane, hidhet dritë nga dokumentet e Ministrisë së Jashtëme gjermane, pjese prej të cilave po botohen në këtë shkrim.
VIJON
Ribbentrop: Shqipëria shtet i pavarur Në fundin e verës në gushtin e vitit 1943, kur trupat italiane nëShqipëri ishin në prag të kapitullimit, Ribbentrop, Ministri i Jashtëm i Gjermanis së Hitlerit i ndiqte me vëmëndje të madhe ato ngjarje. Lidhur me atë situatë në të cilën ndodhej Shqipëria asokohe dhe interesat e gjermanëve për të hyrë në Shqipëri, bënë fjalë dhe telegrami i mëposhtëm që ai ja dërgon konsullit të përgjithshëm në Romë në të cilin thuhet:" Ambasadës në Romë, shënim për sekrete shtetërore. Tepër rezervat. Urgjent.Personalisht për të ngarkuarin me punë. Ju lutemi që ta regulloni punën me qëllim që konsulli i Përgjithshëm Shlip, më datën 21gusht 1943 të sillet me aeroplan gjerman nga Tirana në Romë.Pas ardhjes së tij, ju lutemi që personalisht t` ia përcillni këtë porosi shumë sekrete:" Në lidhje me ngjarjet në Itali, për ne është me rëndësi të veçantë që të kemi një pasqyrë të situatës së tashme politike në Shqipëri. Do të ishte e mundëshme, që në Itali të ndodhnin ndryshime të mëtejshme të cilat do të kishin për pasojë largimin defenitiv të italianëve nga shqipëria. Për këtë rast, gjithashtu është e mundur që në lidhje me zbarkimin eventual të anglezëve dhe amerikanëve në Italinë e jugut, të detyrohemi pa marrë parasysh masat ushtarake, sa më shpejt të marrim vendimin politik lidhur me qëndrimin tonë të ardhshëm rreth Shqipërisë. Gjatë marrjes së këtij vendimi, për ne duhet të jetë e qartë ideja se në rast se mbrojmë ushtarakisht bregdetin shqiptar e veçanërsiht përballë rrugës së Kanalit të Otrantos, do ta qetësojmë politikisht Shqipërinë.
Kështu që sipas mundësive tona do të ua lehtësojmë trupave tona kryerjen e kësaj detyre mbrojtëse dhe nuk duhet përdorur fare apo duhen përdorur vetëm trupa të vogla gjermane, të cilat do të kene si detyrë kryesore ruajtjen e qetësisë dhe rendin në Shqipëri dhe rrugët nga do të kalojnë furnizimet për trupat tona që do të luftojnë në bregdet, të jenë plotësisht të sigurta. Unë kam parasysh idenë që ne në këtë situatë sa më shpejtë ta njohim Shqipërinë si shtet të pavarur, me ç` rast, natyrisht duhet pasur parasysh supozimin që ne të gjejmë njërëz të përshtatshëm që të ndikjonë, që të krijohet një qeveri e cila do të ishte e aftë për negociata dhe do të kishte qëndrim pozitiv ndaj nesh. Unë personalisht nuk e kam të qartë se ç` gjendje mbretëron tani atje dhe se kush do të mund ta merrte në dorë timonin për drejtimin e një qeverie, pas kapitullimit të italianëve. Raporti i juaj i datës 31 korrik 1943. në telegramin nga Roma, Nr. 3736. të datës 2 gusht, flet për atë se është formuar "Organizata për Çlirimin Nacional të Shqipërisë" ( Këshillit i Përgjithshëm Antifashist i Enver Hoxhës) dhe se ajo ka shpallur një proklamatë nga e cila mund të kuptohet se ajo organizatë i është bashkëngjitur aleancës anglo-sovjeto-amerikane. Ju pohoni se në Komitet janëudhëheqësit e bandave Abaz Kupi e Myslym Peza si dhe disakomunistë. Po kështu pohoni se është bërë e ditur se përprezencën e disa oficerëve anglezë në periferi të Tiranës. Në anën tjetër kam marrë një raport në bazë të të cilit, është në themelim e sipër një qeveri nacionale të cilës i prijnë Mark Gjon Markaj me Mithat Frashërin, Hasan Dostin, Abaz Kupin ( Bazi i Canës) e Faik Qukun. Pohoet se gati i tërë rajoni i Shqipërisë së Jugut, është në duart e shqiptarëve duke filluar nga kufiri malazes e deri në Gjirin e Vlorës, duke përjashtuar qytetet e mëdha si Tirana, Vlora, Durrësi e Shkodra".
Muharrem Bajraktari, antiitalian i tërbuar "Në këtë raport më pas thuhet se udhëheqësi i njohur bandit Muharrem Bajraktari, ka zhvilluar negociata me Drazha Mihajlloviçin, por se këto negociata kanë pësuar fiasko mu rreth problemit e çështjes së Kosovës. Thuhet se Bajraktari është kundërshtar i përbetuar i italianëve dhe se ka lidhje të ngushta me Komitetin Nacional të përmendur më lart. Ai gjoja i ka deklaruar një komisari se po ta përkrahin gjermanët, ai do të luftonte kundra anglezëve. Nëse kjo s` mud të ndodhë, atëhere ai nuk do të mund të ndërrmerte asnjë invazion kundra anglezve Ky raport dhe raportet tuaja të tjera janë dhe bien në kundërshtim me njëri-tjetrin, prandaj ju lutem që nga Roma, menjëherë të më dërtgoni një raport gjithëpërfshirës lidhur me situatën atje dhe që të deklaroheni rreth raportit të përmënedur për krijimin e qeveris nacionale. Sipas raportit tuaj, vënia e kontaktit tonë me "Organizatën për Çlirim Nacional të Shqipërisë", në të cilën ndodhen dhe komunistët, do të ishte e pakuptimtë. Nga ky shkak mbetet dilema se me qëllim të formimit dhe të njohjes së një qeverie nacionale shqiptare, në momentin e caktuar a do të ishte e mundur të krijonim lidhje sa më shpejt që të jetë e mundur me qeverinë e nacionale të përmendur më lart apo dhe me personalitete të tjera. Për ne, gjithashtu do të ishte me rëndësi që të dijmë se a do të kishit mundur Ju, që në këtë situatë, të krijonit një kontakt me ndonjë personalitët të popullarizuar atje personalitet ky që me përkrahjen tonë politike e ushtarake, do të mund ta merrte shtetin në duart e veta sa më parë që të jetë e mundur dhe që të vihej përballë të një qeverie të tillë nacionale.Ju lutemi që pas dërgimit të raportit tuaj, të rrini në Romë deri sa të merrni instruksionet e mëtjeme. Ju lutem që ky telegram, pasi të njihet me të konsulli Shlip, e gjithashtu edhe të konceptit të përgjigjies së konsullit të përgjithshëm, menjëherë të asgjesohen. Ribbentrop. Siç shihet dhe nga telegrami që Ministri i Jashtëm i Gjermanisë hitleriane Ribbentrop, i dërgon konsullit të tij në Romë, gjermanët ishin të interesuar për një ndryshim sa më të shpejtë të situatës politike në Itali, me qëllim që ushtria italiane që ishte dislokuar në Shqipëri, të tërhiqej sa më shpejt prej andej.Nga kjo gjë, gjermanët do të përfitonin për të zbarkuar menjëherë në bregdetin shqiptar, përpara se ajo gjë të bëhje nga forcat aleate anglo-amerikane. Siç del dhe nga telegrami i Ministrit Ribbentrop, qëllimi i zbarkimit të gjermanëve në Shqipëri, ishte dislokimi i tyre në bregdetin shqiptar dhe kryesisht në zonën përballë Kanalit të Otrantos, për t´ju mbrojtur krahët trupave të tyre që tërhiqeshin nga Greqia në Shqipëri e në drejtim të Jugosllavisë me destinacion Berlinin, nga ndonjë sulm i mundshëm i trupave aletate anglo-amerikane që po zbarkonin në Normandi. Po kështu nga sa shikohet në telegramin e mësipërm,Ministri i Jashtëm Gjerman Ribentrop, përpara se të bëhej zbarkimi i trupave gjermane të Shqipëri, kërkon të dijë dhe pret informata se kush është njeriu më i përshtatshëm që mund të marrë drejtimin e qeverisë shqiptare dhe t` ju shërbeje me besnikëri atyre.Gjermanet kishin dijeni për Mukjen Pas telegramit të mësipërm, po në datën 21 gusht 1943,Sekretari Shtetëror i gjermanisë i dërgon një telegram tjetër të shifruar konsullit gjerman në Romë, Zonlajtnerit Sonnlehithner) në të cilin shkruhet: Berlin 21 gusht 1943. Pol IV 1646. Referenti G.K. Fajne. Telegram prej trenit special për legatin fon Zonlajtner. Si plotësim i shënimit të datës 18 gusht të këtij muaji për rrethanat politike në Jugëlindje, po ju sqaroj si vijon:Shqipëria është e okupuar nga nga shtatë divizione italiane. Por ndryshe nga rajonet e tjera Ballkanike, që janë okupuar nga ushtria italiane, ato këtu në Shqipëri kënaqen duke siguruar vetëm vendbanimet e mëdha, ndërsa brendinë ua lënë në dorë kryengritëseve (partizanëve). Trafiku i komunikacionit në mes të vendeve të caktuara është i mundshëm vetëm përmes ngritjes së postoblloqeve të siguruara mirë dhe kryengritësit pothuaj kontrollojnë të gjithë Shqipërinë Jugore. Në Shqipëri kohë më parë është themeluar "Organizata për Çlirimin Nacional të Shqipërisë" (Fronti Nacional i udhëhequr nga Enver Hoxha)në të cilën si këshilltarë ndodhen oficerët anglezë. Në krye të saj ndodhet Këshilli i Përgjithshëm në të cilin përveç udhëheqsëve të ndryshmë të bandave ( partizanëve) bëjnë pjesë dhe ndodhen edhe komunistët. Në një proklamatë të kësaj Organizate thuhet se ajo lufton karshi besimit në aleancën anglo-sovjeto-amerikane, për Shqipërinë e pavarur dhe Demokratike. Kësaj organizate të re, para pak kohësh ju bashkangjit edhe partia e Ballit Kombëtrar (Fronti Nacional) e cila deri më tash ishte kundër komunistëve. Organizata për Çlirimin Nacional të Shqipërisë, sipas një raporti të konsullatës së Përgjithëshme në Tiranë, që mban datën 8 gusht 1943,parasheh mbajtjen e një Kongresi të të gjitha grupeve kryengritësve në Shqipëri ( është fjala për Konferencën e Mukjes) dhe formimin prej tyre të një kundërqeverie. Nuk ka infornmata lidhur me atë se sa do të mund të gjente mbështetje në popullin shqiptar formimi i kësaj organizate. Mirpo është e sigurtë se lëvizja është pasojë e pakënaqsisë së shqiptarëve me regjimin italian. Këtë fakt kanë mundur ta shfrytëzojnë anglezët dhe amerikanët, në pamundësi të kundërveprimit adekuat gjeërman. Përveç organizatave të përmendra më lart, është formuar dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional- Çlirimtare (i Enver Hoxhës), me qëllim që të udhëheqë në mënyrë unike luftën e banditëve (partizanëve). Ende nuk dihet asgjë rreth tendencave dhe forcës së trupave që qëndrojnë prapa këtij Shtabi Kryesor".Gjermanët:Gjon Markaj kryeministër"Këtu, gjithashtu nuk kemi informacione rreth formimit të një qeverie nacionale shqiptare, në krye të së cilës do të duhej të ishte Mark Gjon Markaj. Udhëheqësi i bandave shqiptare(nacionalistëve) Muharrem Bajraktari, për të cilin thuhet se ka hyrë në negociata me Drazha Mihajlloviçin, është i njohur me qëndrimin e tij antiitalian. Në anën tjetër ai gjithmonë ka pasur mardhënie të mira me serbët, kështu që negociatat e tija me Mihajlloviçin, nuk duken të pamundëshme. Meqë ardhja e forcave ajrore gjermane dhe lajmet për depërtimin e njësive të blinduara gjermane, patën efekt qetësues tek popullata shqiptare dhe meqënse urrejtja e tyre në plan të parë është e drejtuar nga Italia, duket se ka mundësi që të formohet një qeveri shqiptare e cila do të ishte e gatëshme të bashkpunojë me ne, po qe se ne e njohim Shqipërinë si Shtet të pavarur, në kufijtë e saj të sotëm.Propozimet lidhur me atë se cilat personalitete do të merren parasysh për të drejtuar qeverinë shqiptare, do të mund t` ua japë Konsullata e Përgjithëshme në Tiranë. Po kështu një shënim i hollësishëm për situatën në Shqipëri, përfundimisht deri më datën 18 gusht, do të dërgohet sot përmes korrierit" Nga sa shihet në telegramin e mësipërm që Sekretari i Shtetit gjerman i dërgon konsullit të tij fon Zonlajtner, është teper interesant fakti që Ministria e Jashtëme gjermane ka pasur dijeni dhe ka njoftuar konsullatën e saj në Romë, përpara se krerët e Ballit Kombëtar dhe ata të Partisë Komuniste të Enver Hoxhës, të mblidheshin në Konferencën e Mukjes, kur për atë konferencë si nga ana e Ballit Kombëtar ashtu dhe Partisë Komuniste, asokohe u mbajt një konspiracion i plotë nga fakti se në atë mbledhje do të merrnin pjesë krerët kryesorë të dy forcave politike dhe ai takim mbahej shumë afër qytetit të Tiranës vetëm pak km. në verilindje të tij dhe rreziku i goditjes së tyre nga forcat italiane ishte shumë evident.
VIJON
PUSHTIMI GJERMAN I SHQIPERISE
Më 4 nëntor të vitit 1943, Qeveria shqiptare i kërkoi Berlinit që ari dhe deviza e Bankës Nacionale që ndodhej në Gjermani, të depozitohej në Zvicër në emër të shtetit shqiptar Pas futjes së trupave gjermane në Shqipëri në vjeshtën e parë të vitit 1943, një nga problemet më kryesore të Berlinit, ishte dhe gjetja e disa politikanëve të mundshëm që duhet të gëzonin autoritet dhe besim në popull, të cilët do të merrnin në dorë drejtimin e shtetit shqiptar.Lidhur me këtë gjë, bëhet fjalë në disa telegrame që i deleguari special gjerman për Juglindjen e Ballkanit Nojbaheri dhe më pas Konsulli i Përgjithshëm i Gjermanisë në Tiranë, Shajger e Shlipi, i dërgojnë Ministrisë së tyre të Jashtëme në lidhje me njerzit e mundshëm të cilët do të merrnin përsipër barrën e drejtimit të qeverisë shqiptare nën pushtimin gjerman. Kështu në telegramin e datës 25 tetor 1943 thuhet:" Konsullatës së Përgjithëshme në Tiranë. Telegram Nr.1701. Treni special. I deleguari special për Juglindjen, për Shajgerin: Ju lus që Ministria e Punëve të Jashtëme vazhdimisht të informohet rreth individëve shqiptarë, të cilët në kohën e rendit të ri, po marrin detyra të rëndësishëme publike.
Dërgoni shërbimet biografike të Mehdi bej Frashërit, Fuat bej Dibrës dhe të fytyrave eminiente të rendit të ri shqiptar, me qëllim që këto personalitete të popullarizohen këtu përmes shtypit.Ju lutemi që ta informoni Berlinin që a është ende në fuqi candidatura e Nuredin bej Vlorës, për Kryetar të Qeverisë dhe e antarëve të zgjedhur për qeveri".Nojbajeri. Pas këtij telegrami ku Nojbajeri i deleguari special për Juglindjen e Ballkanit, i kërkon konsullit të Përgjithshëm të Gjermanisë në Tiranë Shajgerit,që ai të informojë Berlinin mbi figurat kryesore të politikës që do të merrnin në dorë kryesimin e qeverisë shqiptare nën pushtim, ai po atë ditë i dërgon dhe një telegram tjetër, ku i shkruan:" Rajhsfyeri SS, në pajtim me Ministrinë e Punëve të Jashtëme të Rajhut, do të dërgojë një të deleguar të vetin në Legatën e të deleguarit special për Juglindjen në Tiranë dhe ky do të jetë komandanti i deritanishëm i Regjimentit të SS-it, ish shefi i Policisë në Vjenë, SS oberfyreri Fictum. Ai përmes të deleguarit special për Juglindjen, do t` i jepet në dorzim për qeverinë shqiptare si këshilltar për organizimin e policisë dhe të xhandarmërisë, pa marrjen e pushtetit komandues. Ju lus që të kujdeseni lidhur me atë që vetë qeveria shqiptare të japë inisiativën apo që të përshëndesë vënien në dispozicion të këshilltarit gjerman". Nojbajeri.Qeveritarët shqiptarë në fokusin e gjermanëve Më 4 nëntor të vitit 1943, Konsulli gjerman në Tiranë Shajger, së bashku me Shlipin që duhet të ketë qënë si ndihmës i tij, me anë të një telegrami të dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Gjermanisë, i bëjnë të ditur duke i paraqitur asaj të gjitha të dhënat biografike dhe aktivitetit politik të katër antarëve të këshillit të Lartë të Regjencës shqiptare,Mehdi Frashërit, Fuad Dibrës, Lef Nosit dhe At Anton Harapit.Në atë telegram nga ana e konsullit gjerman Shajger, të katër antarët e Regjencës vlersohen për aktivitetin e tyre patriotik në dobi të çështjes shqiptare dhe tëdhënat e tyre jepen me superlativa dhe të denjë për të marrë detyrën që ju është ngarkuar nga Parlamenti shqiptar. Në telegramin në fjalë thuhet:" Ministrisë së Punëve të Jashtëme.Tiranë më 27 tetor 1943. Telegram i shifruar Nr.8 Tepër urgjent.Rreth telegramit Nr.77, të datës 25 tetor. Guvernanca shqiptare e përbërë nga katër antarë u paraqit sot pasdite në mbledhjen solemne të Kuvendit Popullor.Dy myslymanë dhe një ortodoks dhanë betimin zyrtar, ndërkaq katoliku, si murgu pret pëlqimin e kërkuar nga kuria".
VIJON
pushtimi gjerman i shqiperise
Mehdi Frashëri
"Myslymani Mehdi Frashëri rrjedh nga një familje e pasur spahijsh e Epirit Verior. Ai është 72 vjeç dhe para vitit 1912-të, ka pasur pozitë të lartë në administratën turke. Gjatë viteve 1913-14-të, ishte antar i komisjonit ndërkombëtar për Shqipërinë. Që nga viti 1914-të ka udhëhequr dikastere të ndryshme dhe për një vit ka qenë dhe kryetar i qeverisë. Shumë herë ai ka përfaqsuar Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve dhe atje ka luftuar për të drejtat e barabarta të Gjermanisë. Para okupimit italian të Shqipërisë, Mehdi Frashëri disa vjet ishte kryetar i Këshillit Shtetëror. Në vitet njëzetë, ndërmjet përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe të okupimit italian, ai u përpoq që të pajtonte kërkesat e atëhershme nacionale shqiptare me synimet italiane për dominimin politik e ekonomik në Shqipëri. Duke u besuar garancive italiane për ruajtjen e pavarsisë shqiptare, ai u angazhua për miqësi të ngushtë e të ndërsjelltë dhe raport reciprok me qëllim të përparimit të zhvillimit ekonomik dhe mëkëmbjes politike të shtetit shqiptar.Në prillin e vitit 1939, ai u shpreh haptazi kundër pushtimit italian dhe në emër të popullit shqiptar, i dërgoi opinionit ndërkombëtar një protestë të hapur nëpërmes radios, rreth hyrjes kundraligjore e të paraparë me marveshje të trupave italiane.Për këtë gjë, italianët e internuan në Romë. Ai arriti të kthehet në Tiranë, vetëm pas kapitullimit italian.Të gjitha përpjekjet e italianëve që ta bindnin për ta tërhequr protestën e tij dhe të ndryshonte qëndrimin negativ, mbetën të pasuksesëshme. Mehdi Frashëri ka përvojë të madhe politike dhe është njeri shumë i dijshëm. Ai gëzon respekt dhe ndikim të madh te të gjitha shtresat e popullatës shqiptare".
Fuat Dibra
"Fuat Dibra në moshën pesëdhjetvjeçare, rrjedh nga një familje e territorit të ri shqiptar. Kur serbët pushtuan atdheun e tij, ai emigroi në Stamboll dhe shpenëzoi pjesën më të madhe të pasurisë së tij, për përkrahjen e synimeve nacionale shqiptare. Që prej disa vjetësh ka mushkritë e sëmura dhe disa herë ka refuzuar që të zgjidhet kryetar i qeverisë shqiptare. Vazhdimisht ka marrë pjesë aktive në jetën nacionale të popullit shqiptar dhe pas aneksimit të Shqipërisë së re, ai u kthye në atdhe. Për shkak të sëmundjes që përmendëm më lart, ai kurrë nuk u mor aktivisht me politikë. NëStamboll udhëhoqi një shoqatë tregtare, pasi humbi pasurinë. Fuad Dibra gëzon respekt të madh në tërë vendin për shkak të së kaluarës së tij kombëtare. Përkundër sëmundjes së rëndë, vendosi që në këtë çast vendimtar për atdheun e tij, të sakrifikoj pesonalitetin e vet dhe të pranojë detyrën e lartë që i ofroi Kuvendi Popullor".
Lef Nosi
"Për shkaqe politike,kryetari i deritanishëm i Kuvendit popullor, shtatëdhjetvjeçari Lef Nosi, i takon familjes më të njohur ortodokse tregtare nga Elbasani dhe ai që në ditët e rinisë tij, ka punuar për idenë nacionale. Gjatë kohës së sundimit turk, ai themeloi në Elbasan shkollën e parë publike, të cilën xhonturqit ja mbyllën sërish pas disa vjetësh dhe vetë atë e dëbuan jashtë Shqipërisë. Në kabinetin e parë shqiptar gjatë viteve 1912-13-të, ai mbajti portofolin e Ministrit të Postave dhe më pas ishte Kryetar i Bashkisë së Elbasanit. Tash e njëzet vjet e më herët, ai është
tërhequr nga jeta publike dhe që prej atëhere merret me studimin e gjuhës dhe të historisë shqiptare. Lef Nosi gëzon autoritet të madh te të gjithë, për shkak se është atdhetar i flaktë dhe se ka karakter të shëndoshë. Nga qëllimet e ndërgjegjëshme nacionale, nuk hoqi dorë as gjatë pushtimit italian. Në përkrahjen dhe miqësinë gjermane ai sheh garancinë më të mirë për prosperitetin e Shqipërisë".
At Anton Harapi
"At Anton Harapi, është epror françeskan në Shkodër dhe ka kaluar moshën 50 vjeçare. I rritur në një fidanishte klerikë në Tirol të Austrisë, ai si shumë bashkëvendas të tij, flet shumë mirë gjermanishten dhe në hollësi njeh organet e shtypit gjerman në botën e jashtëme e gjithashtu dhe kulturën gjermane. Për shkak të përcaktimit të tij kombëtar dhe të karakterit të shëndoshë,ai çmohet shumë lartë, jo vetëm ndër katolikët e Shqipërisë Veriore, por edhe në të gjitha qarqet e tjera shqiptare.Ai është njeri i mënçur dhe serioz, vepron në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë evazhdimisht ka qëndruar jashtë politikës. Për shkak të veçorive dhe të karakteristikave të tij, ai duket shumë i përshtatshëm për funksionin që mori. Rreth formimit të qeverisë ende asgjë nuk dihet definitivisht.
Për Nuredin Vlorën , ende nuk mund të japim ndonjë konsideratë".
VIJON
pse e pushtuan gjermanet shqiperine
Fon Shajgeri. Shlipi.Shqiptarët kërkojnë arin Një nga dokumentet që paraqet më tepër interes, është telegrami i datës 4 nëntor të vitit 1943 kur Konsulli i Përgjithshëm në Tiranë Shlipi, i bën me dije Ministrisë së Jashtme gjermane, se qeveria shqiptare i kërkon Berlinit që ari dhe deviza tjetër e Bankës Nacionale shqiptare që dikur ndodheshin të depozituara në Romë,e më pas në Gjermani, të kthehen që andej e të depozitohen në bankat e Zvicrës në emër dhe konto të shtetit shqiptar. Po ashtu në atë telegram u kërkohet gjermanëve që ata të kthejnë në Shqipëri, klishetë (bocat) për shtypjen e kartmonedhave si dhe arkivin e Bankës Nacionale shqiptare ta kthejnë nga Roma në Shqipëri. Në atë telegram midis të tjerash thuhet:" Ministrisë së Punëve të Jashtëme. Telegram i shifruar Nr. 136. Lidhur me raportin e dytë, qeveria shqiptare më ka kumtuar se sa i përket huasë së lejuar për Vermahtin gjerman, në të ardhmen nuk do të mund të japë në dispozicion aso huashë.Ajo lut qeverinë e Rajhut që përfundimisht t` i rregullojë raportet financiare dhe ekonomike, nëse është e mundur para dhjetë nëntorit të këtij viti.Qeveria shqiptare thekson si arsye rrezikun nga inflancioni dhe shterimi i fondit monetar të Bankës Nacionale.Për hir të sigurisë së valutës shqiptare, ajo sugjeron që ari dhe mbulesa tjetër me deviza e Bankës nacionale, gjërat me vlerë dhe dokumentat, të cilët më herët ndodheshin në Romë, e që tash ndodhen në Berlin, të kthehen apo të deponohen në Zvicër në emër të dhe në konto të Shtetit shqiptar, pastaj qeveria lut që t` i kthehen klishetë për shtypjen e kartmonedhave, si dhe arkivi i bankës Nacionale të bartet nga Roma për në Shqipëri. Qeveria shqiptare më tej thekson se malli që po blihet nga pjestarët e Rajhut gjerman, ka shkaktuar rritjen e normave të çmimeve dhe mungesën e artikujve, prandaj ajo mendon rreth formimit të një byroje speciale e cila pjestarëve të Vermahtit, do t` u jepte triska për furnizimin me mall. Blerja e mallit do të duhej të ndërpritej, përderisa të mos rregullohen raportet me komandën e Vermahtit gjerman". Goditja e Asamblesë nga partizanët Në dokumentet e Ministrisë së Jashtëme gjermane, ndodhet dhe telegrami që njofton atë Ministri për goditjen me predha artilerie që partizanët shqiptarë(Brigadës së Dytë) sipas urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm të Enver Hoxhës, i bënë ndërtesës ku po zhvillohej mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Në atë telegram që majori Shajger me detyrën e Konsullit të Përgjithshëm në Shqipëri, i dërgon Ministrisë së Jashtëme dhe të dërguarit special për Juglindjen e Ballkanit, thuhet Telegram i shifruar Nr.6 Tiranë( Zyra e Shajgerit) më 18 tetor 1943. 1) Personalisht për zotëri Ministrin e Punëve të Jashtëme të Rajhut. 2) Për legatin Nojbajer. Sot në ora 10 ndërsa po mbahej seanca e dytë ,partizanët hapën zjarr me mortaja të rënda, mbi ndërtesën e Kuvendit Popullor,nga një largësi prej katër kilometrash. Katër goditje qëlluan pallatin dhe përafërsisht edhe katër të tjera, që ranë përreth, sjhkaktuan dëme të vogla materiale.Sulmi armiqsor, menjëherë është neutralizuar me artilerinë tonë kundërajrore. Të shtënat tona mbrojtëse nga kodrat në jugperëndim të Tiranës, në ora 11 e gjysëm, zgjasin ende".
Diplomati nazist: Hitleri e donte Shqipërinë
Nojenbaher: "Hitleri kishte simpati të madhe për këtë vend të vogël dhe romantik në fund të Evropës dhe ai mbeti shumë i kënaqur kur i raportova për krijimin e qeverisë"
Kur në fund të gushtit të vitit 1943, në banesën kryesore të Fyrerit Adolf Hitler, pranova detyrën si "Autorizues i Sekretariatit për Punët e Jashtëme të Juglindjes së Ballkanit", për Shqipërinë ende nuk kisha dëgjuar dhe nuk kisha dijeni të mjaftueshme për atë vend të vogël në Jug të Europës.
Asokohe aty mbretëronte ende Viktor Emanueli, kurse një mëkëmës i tij sundonte duke e ërfaqsuar atë vënd. Në detyrën time të shkurtër dhe lakonike shqiptare kishte diçka të jashtëzakonëshme. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Ribentropi më thirri në Beograd në telefon dhe më komunikoi që Fyreri dëshironte të më caktonte me detyrë në Shqipëri e cila do të ishte e pavarur sipas inisiativës së saj dhe lidhur me këtë, që të nesërmen duhej të shkoja në Komandën e 11-të të Divizionit gjerman që ishte dislokuar në Elbasan". Herman Nojenbaher, diplomati gjerman i dërguari personal i Hitlerit për Juglindjen e Ballkanit gjatë viteve 1943 1945, kujton misionin dhe aventurën e tij shqiptare në vendin e vogël në Jug të Ballkanit, të cilat i ka botuar në Gjermani disa vjet mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Po si erdhi Nojenbaheri në Shqipëri, cila ishte detyra e tij, kush ishin politikanët shqiptarë me të cilët bashkpunoi ai dhe si i përshkruan ai karakteret e tyre?
Nisja për në Shqipëri.Pasi ishte ngarkuar me detyrën e të dërguarit special të Ministrisë së Jshtëme të Gjermanisë për Juglindjen e Ballkanit, Herman Nojbaherit ju komunikua nga ana e Ministrit të Jashtëm Ribentrop, se Hitleri kërkonte që ai të shkonte me detyrë në Shqipëri. Lidhur me këtë në kujtimet e tija Nojenbaher shkruan:" Tre javë përpara se të mbërrija në Shqipëri, kisha grumbulluar disa të dhëna sipërfaqsore lidhur me atë vend të vogël në Jug të Ballkanit dhe deri në atë kohë më ishte dhënë rasti për të njohur vetëm dy politikanë shqiptarë, të cilët menjëherë pas kapitullimit të Italisë, më kishin kërkuar lidhje mua në Beograd. Këta ishin Xhafer Deva i cili dikur në krahinën e Kosovës që administrohej nga serbër kishte pasur një rol politik dhe tjetri Vehbi Frashëri, djali i Kryetarit të mëvonshëm të Këshillit të Lartë të Regjencës shqiptare Mehdi bej Frashëri, një intelektual klasi që asokohe jetonte ende në një hotel në Romë së bashku me vajzën e tij Mehdien. Teksa mendoja këto, u nisa nga Beogradi me një aeroplan special ku më shoqëronte një referentë i cili e meqënse e njihte mirë gjuhën shqipe, do të më vazhdonte të më shoqëronte edhe nëpër Shqipëri. Ishte mbrëmje vonë kur konstatova se në qytetin e Elbasanit ku duhet të mbërrija, nuk kishte fare aerodrom për tu ulur me avion. Më dukej tepër vonë që të angazhoja ekspeditën automobilistike për atë problem dhe vendosa por pa njoftuar Qëndrën kryesore që të zbrisja direkt me avion në qytetin e Tiranës, e cila gjendej akoma nën duart e trupave italiane. Kështu para nisjes sime, një skuadrilje avionësh gjuajtës fluturuan para nesh si pararojë, sepse armiku kishte pozicione shumë afër detit Adriatik.Drejtëprsëdrejti përpara aeroplanit tim "Henikel 111" fluturuan tre aeroplanë "Ju 52" me 60 ushtarë të Divizionit "Branderburg" (nga sektori ABËER II) si përfaqsues të përkohshëm të fuqisë ushtarake gjermane në aeroportin e Tiranës.Pas fluturimit të këndshëm mbi malet madhështore ku shkëmbijtë e thepisur shkëlqenin nga rrezet e diellit, pamë menjëherë Tiranën me pozitën dhe pejsazhet e bukura, me minaret e saja dhe luginat e gjelbërta bri malit të Dajtit. Nga që nuk e njihja mirë vendin, urdhërova që aeroplani të sillej para ndërtesës kryesore të atij aeroporti të vogël ushtarak e civil, prej të cilit dilnin si nga një çerdhe e ngushtuar ushtarët dhe oficerët italianë", kujton Nojenbaheri mbërritjen e tij me aeroplanin ushtarak në aeroportin e vogël të Tiranës.
VIJON
Keni!
Nuk i di ku i merr keto burime historike por perpiqu ti gjesh ca me te besueshme!
Ti ke shkruar diku per Operacionin e Dimrit:
Me operacione te posacme armiku mundi te pushtoj qytetet Pogradec, Berat, Peshkopi, Diber e Madhe, Gjirokaster etj., te cilet qen cliruar pas kapitullimit te italis fashiste.
Nuk eshte e mendur qe keto qytete te jene mbajtur per muaj te tere nga Partizanet. Duke qene se Gjermanet kane hyre ne Shqiperi nga Greqia, Pogradeci, Berati, Gjirokastra qe ndodhen ne rrugen e vetme per Tirane natyrisht qe kane qene nen kontrollin gjerman.
Ndoshta dikujt mund ti duken vogelsira por 5 qytete "te cliruara" qe ne fakt nuk kane qene te tille tregojne se burimet nga jane marre keto materiale jane shume absurde pak te besueshme.
pse e pushtuan gjermanet shqiperine
Keqardhja për italianët
Me të mbërritur në atë vend që për Nojenbaherin ishte pothuaj i panjohur, atë e përshkroi një ndjenjë frike dhe pasigurie, gjë e cila vinte dhe nga momentet e vështira që po kalonte ushtria italiane, gjë e cila kishte tensionuar situatën dhe po i sillte asaj kapitullimin e pashmangshëm. Lidhur me këtë Nojenbaher shkruan:" Në një gjëndje frike dola nga makina dhe uniforma ime e zezë diplomatike e stërhekurosur, shkaktoi habi tek personeli ushtarak që ishte aty.Në pyetjen time, më treguan një bankë që ndodhej në anën e majtë të zgjatur fund të aeroportit, ku gjendej personeli gjerman që shërbente aty. Për të na pritur, erdhi vetë me automobilin e tij konsulli gjerman Shlip. Teksa ecnim me makinë nëpër rrugët e Tiranës, shikonim që shtyheshin me mijra ushtarë italianë të armatosur të mbledhur në grupe grupe që dukeshin të friksuar. Ata rrinin si të humbur në atë vend që ju ngjallte frikë dhe që aletatëve tanë të dikurshëm tu bëje rezistencë kjo nuk kishte kuptim.Ata, italianët ishin të zënë rob, prandaj gjermanëve ju duhej të marshonin aty për të luftuar.Ndonëse automobili jonë respektohej me një farë rregulli me përshëndetje ushtarake,e cila vinte dhe nga shenjat e arit që mbaja unë në trup, për ata ushtarë italianë kam ndjerë gjithnjë një keqardhje të thellë në vlugun e atyre ngjarjeve ku ishin përfshirë. Dalngadalë me automobilin tonë mbërritëm në kosullatën gjermane. Por sa mbërrita aty, urdhërova që Xhafer Devës t` i vihej në dispocicion një "Rosë" për ardhjen e tij nga Kosova në Shqipëri, sepse koha e tijtashmë kishte ardhur", kujton Nojenbaher mbërritjen e tij në kryeqytetit shqiptar dhe në konsullatën gjermane ku akoma gjendeshin trupat pushtuese italiane.
Njohja me situatën në Shqipëri.
Porsa i dërguari special i Hitlerit mbërriti në konsullatën gjermane në Tiranë i shoqëruar nga konsulli Shlip, sipas instruksioneve të marra më parë, ai kërkoi që të njihej me situatën gjë të cilën ja kërkonte Qendra, pasi trupat ushtarake gjermane të cilat do të marshonin me autokollona të gjata drejt Berlinit, ishin gati për të hyrë në Shqipëri nga kufiri i saj Jugor me Greqinë. Lidhur me ktë Nojenbaher shkruan:" Në konsullatën tonë në Tiranë bisedova me zotin Shlip dhe Shajgerin të cilët ishin aty si ekspertë të Shqipërisë dhe njohës të mirë të gjuhës së atij vendi, për të cilët Qëndra më kishte instruktuar që të bashkpunoja për të njohur gjendjen në Shqipëri. Shajger, ish oficer austro-hungarez dhe gjeneral-shtabi, kishte kaluar pas Luftës së Parë Botërore më se 20 vjet në Shqipëri. Ai ishte bërë një leksiograf i vërtetë në lidhje me njohjen e atij vëndi që i njihte në mënyrë të shkëlqyer që nga fiset, familjet, zakonet dhe deri tek persona të veçantë që paraqisnin interes për ne. Në atë kohë situata nuk ishte dhe aq e nderë, ndonëse Shqipëria Jugore ishte pjesërisht në duart e partizanëve komunistë, kundër të cilëve italianët kishin luftuar tepër pasukses. Nisur nga këtë shkaqe, qysh përpara ndërrimit të ushtrive aleate, një Divizion gjerman ishte vendosur në Elbasan. Forcat partizane, ishin kundërshtarët e pashmnagshëm të trupave tona gjermane, ndërsa e kundërta ndodhte me forcat nacionaliste të Ballit Kombëtar të cilët kishin dalë malit për të luftuar italianët. Ato forca nuk përbënin ndonjë rrezik të madh për ne, që sipas ligjit NR.1, ata si në Greqi dhe Jugosllavi, armiq kryesorë kishin komunistët. Shqiptarët e dinin fare mirë se qëllimi i marshimit të trupave tona drejt Shqipërisë, kishte shkaqe të forta ushtarake, në mënyrë që ne të mbroheshim nga sulmet ansore që na vinin nga kërcënimet e aleatëve anglo-amerikanë nga ana tjetër e kanalit të Otrantos. Deri në atë kohë nuk më kujtohet fare asnjë aktë armiqsor i popullsisë kundër forcave të armatosura gjermane. Çështë e vërteta, shqiptari ndënë lëkurë mbante një rezervë ndaj gjermanëve për shkak të qëndrimit tonë tolerant ndaj italianëve në agresionin e tyre ndaj Shqipërisë më 7 prill të 1939-ës. Megjithkëtë, metodat e suksesëshme të austro-hungarezëve gjatë luftës së parë botërore, ende ishin në kujtesë të mirë të popullit, gjë e cila kishte ndikuar që forcat gjermane të priteshin deri në një fare shkalle mirë. Nga Balli Kombëtar, ne pothuaj nuk kishim probleme, ata kishin ndërrmarë vërsulje të gjithanëshme kundër forcave partizane në Jug. Vetëm Abaz Kupi i cili mbahej si mëkëmbësi i Mbretit Zog në Shqipëri dhe për këtë qëllim kishte qëndruar aty ku, kishte afro njëmijë përkrahës së tij që luftonin në malet mes Tiranës dhe Shkodrës. Tek Kupi gjindeshin gjithashtu dhe një numër oficerësh anglezë që kishin ardhur me mision për të ndihmuar luftën e nacionalistëve kundër forcave italiane. Ne përpiqeshim ta linim të qetë Kupin, por dhe ai nuk na ngacmonte fare", kujton diplomati gjerman situatën politike në të cilën ndodhej asokohe Shqipëria.
VIJON
Citim:
Po citoj ato që tha Ami-
Keni!
Nuk i di ku i merr keto burime historike por perpiqu ti gjesh ca me te besueshme!
Ti ke shkruar diku per Operacionin e Dimrit:
Me operacione te posacme armiku mundi te pushtoj qytetet Pogradec, Berat, Peshkopi, Diber e Madhe, Gjirokaster etj., te cilet qen cliruar pas kapitullimit te italis fashiste.
Nuk eshte e mendur qe keto qytete te jene mbajtur per muaj te tere nga Partizanet. Duke qene se Gjermanet kane hyre ne Shqiperi nga Greqia, Pogradeci, Berati, Gjirokastra qe ndodhen ne rrugen e vetme per Tirane natyrisht qe kane qene nen kontrollin gjerman.
Ndoshta dikujt mund ti duken vogelsira por 5 qytete "te cliruara" qe ne fakt nuk kane qene te tille tregojne se burimet nga jane marre keto materiale jane shume absurde pak te besueshme.
Hmmm
Keni, te te them te drejten ajo qe ke postuar ti, duket qe mban frymen e historise qe gatuan komunistet. Duke filluar qe nga menyra e kompozicionit te historise. Vetem libri i Historise se Shqiperise nuk eshte burim i besueshem, ti e din shume mire qe rrethet akademike ne Shqiperi nuk jane te pavarura plotesisht. Te me kuptosh, nuk ta kam me te keq as ty askujt, por ama faktet mbeten, ajo histori e popullit shqiptar kurre nuk ka qene treguar sic duhet, komunistet e bene sipas qejfin, demokratet po ashtu, socialistet nuk ngelen prapa.
Me respekte
Admirali
Admiral
Sepse jane komunista ata qe e shkruan se ben historine e pavlefshme, ne fund te fundit ata ishin me te edukuarit.
Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha Endri
Admiral
Sepse jane komunista ata qe e shkruan se ben historine e pavlefshme, ne fund te fundit ata ishin me te edukuarit.
Re: Hmmm
Citim:
Po citoj ato që tha Admirali
Keni, te te them te drejten ajo qe ke postuar ti, duket qe mban frymen e historise qe gatuan komunistet. Duke filluar qe nga menyra e kompozicionit te historise. Vetem libri i Historise se Shqiperise nuk eshte burim i besueshem, ti e din shume mire qe rrethet akademike ne Shqiperi nuk jane te pavarura plotesisht. Te me kuptosh, nuk ta kam me te keq as ty askujt, por ama faktet mbeten, ajo histori e popullit shqiptar kurre nuk ka qene treguar sic duhet, komunistet e bene sipas qejfin, demokratet po ashtu, socialistet nuk ngelen prapa.
Me respekte
Admirali
Hmmm
Keni, te kam cuar nje memo per nje sqarim.
Tani ti kthehemi asaj periudhe. Kete dyshim t'imin nuk e bazoj ne dokumenta apo thenie, thjesht ne ato ngjarje qe kane ndodhur ne ate kohe. Cdokush mund te jape mendimin e tij/saj bazuar ne bindjet qe ka per ate qe ka ndodhur. Une kam nje dyshim se gjermanet as qe kane pasur ndermend kurre te na luftonin(nisur dhe nga materiali i tresh), duke permendur dhe faktin se ata na konsideronin rrace ariane te paster. Mendoj se brigadat partizane i sulmuan gjermanet pasi keta ishin ne lufte me Bashkimin Sovjetik, dhe komunistet shqiptare besoj se e ndjenin si detyre te luftonin gjermanet si kunderpergjigje ndaj sulmit te tyre ndaj sovjetikeve. Kjo eshte thjesht nje hamendje e imja, jo ndonje fakt i sapodale, prandaj mos kerkoni prova. Ndoshta eshte e vertete, ndoshta jo, por gjate ketyre viteve te pluralizmit, ky mendim ose kjo hamendje, me shtyn te besoj ne nje fare menyre, se gjermanet nuk kishin ndermend te na pushtonin. Pastaj persa i perket faktit qe gjermanet luftuan shqiptaret, kjo e ka nje shpjegim shume te thjeshte, cdo veprim e ka nje kunderveprim. Kuptohet qe gjermanet nuk do rrinin duarkryq duke pare sesi shqiptaret sulmonin ata.
Citim:
Mendoj se brigadat partizane i sulmuan gjermanet pasi keta ishin ne lufte me Bashkimin Sovjetik, dhe komunistet shqiptare besoj se e ndjenin si detyre te luftonin gjermanet si kunderpergjigje ndaj sulmit te tyre ndaj sovjetikeve.
Hmmm
Ti asnjehere nuk ke per te marre vesh ate qe thote tjetri, more vesh Endro, mos flit si kodra mbas bregut, shih cfare kam shkruar une, pastaj dil e bertit per partizanet.
Une nuk dua tja di per partizan, ballista apo gjerman e italjan. Une thjesh jam lodhur duke tajpur tekste historie qe mesohen sot ne te gjitha shkollat shqiptare. Nese nuk jan te regullta,nuk di te ket ndonje burim tjeter me te regullt.
Keni !!!
Me sa di une, nuk jemi me ne Komunizem dhe keta Profesore qe po shkruajne Historine e Shqiperise nuk jane Komunista. Perderisa ky burim nga i merr ti keto materiale eshte I VETIMI dhe ZYRTAR, atehere pse mos ti hedhesh ketu?
Cdokush mund te bej komentet me pas ose te thote ato qe di ose qe i ka treguar gjyshi kur kane qene te vegjel...........
Te pergezoj per materialet...
Admiral, sa per Gjermanet qe nuk donin te pushtonin Shqiperine, nuk e di nga cili aspekt e shikon ti. Nqs ne jemi gjak i paster Arjan, mendon ti se Hitleri do te na linte te qeverisnim vete atdheun tone? Ai po pushtonte boten dhe vertet mendon se do e linte Shqiperine te qeveriste vete?? Ndoshta ai nuk donte te shkaterronte apo te luftonte kundra nesh por qe e donte ne duart e tij, kjo eshte e pa diskutushme dhe e kunderta e pallogjikshme. Lufta e partizaneve nuk duhet mohuar, pamvarsisht se ca rregjimi u vendos me vone ne Shqiperi. Mos te harrojme qe shume partizane u vrane pas lufte pasi i dolen kundra shokut E. Pra partizanet kane qene Shqipetare e jo komunista. Kane luftuar per Shqiperine e jo per Komunizmin apo per shokun E. Historia eshte Histori dhe nuk duhet hedhur poshte.
Ju pershendes`
Hmmm
Shenjtor, nuk dua te hedh poshte luften qe bene partizanet, por ama nuk duhet te harrojme se disa prej tyre, kane pushkatuar pa gjygj vetem per bindje te kunderta gjate luftes njerez te pafajshem.
Per mua, pjesa me e erret e Historise se Shqiperise, eshte nga mbas shpalljes se Pavaresise deri me sot. Nuk do shume mend per ta kuptuar se pse.
Persa i perket gjermaneve, thashe me siper, eshte thjesht nje hamendje e imja, nje supozim i pabazuar ne fakte, prandaj here tjeter mos mu sulni sikur ju kam pushkatuar nene e babe.
Ciao
Pershendetje!
Ne radhe te pare Keni nuk do te doja qe ti merrje mesazhet e mia si nje shtyse qe te mos shkruaje me. Derisa dikush sjell nje material edhe ne diskutojme rreth tij dhe humbim kohe duke lexuar do te thote qe e respektojme. Duke anashkaluar etiketat hidhemi tek faktet. Ne operacionin e Dimrit forcat partizane jo vetem qe nuk reaguan por nuk lane shpelle pa gjetur per te shpetuar koken. Vete Enver Hoxha nuk kishte guxim te kapercente Shkumbinin dhe te strehohej ne zonat e jugut. Nese dikush nga ju e ka lexuar Historine edhe vete Enver Hoxha pohon qe Gjenerali Dejvis i Misionit ushtarak Anglez ra ne duart e Gjermaneve i plagosur. Pra Enveri me ate grusht partizanesh qe i kishte mbetur (15 vete nese nuk gaboj) nuk kishte te sigurte koken e vet e jo me te kishte aq partizane sa te pushtonte dhe te mbante te pushtuar 6 muaj ato qytete te rendesishme qe ke permendur ti. Enver Hoxha shpetoi nga Gjermanet vetem per merite te Mehmet Shehut i cili u nis nga zona e Vlores me batalionin e dyte te brigades se pare i cili ishte e vetmja njesi luftarake partizane qe kishte mbetur ne kembe. Pra Operacioni i Dimrit edhe po ta marresh ne prizmin qe ke kapur ti eshte sukses i Gjermaneve dhe jo sukses i Partizaneve. Zakonisht e kam degjuar qe Operacioni i Dimrit permendet si disfate e Gjermaneve dhe fitore e Partizaneve. Meqe qenkan ripushtuar disa qytete qe mbaheshin nga Partizanet suksesi kalon ne krahun e Gjermaneve dhe jo te Partizaneve.
Gjithsesi, Historia eshte mire qe te tregohet si fakt e pa veshur me petka dhe ngjyra politike cdo njeri pastaj duhet te jete aq i zgjuar sa te kuptoje se cila eshte rrjedha e vertete e ngjarjeve dhe cila eshte ana me e besueshme e tyre.
Sa per pushtimin Italian e Gjerman ka qene e vetmja periudhe qe Shqiperia ka qene e bashkuar duke perfshire Kosoven dhe Camerine. Ky eshte nje fakt qe duhet t'u beje te reflektoni.
Kur te kem kohe do te shkruaj dicka mbi gjendjen e Enver Hoxhes gjate operacionit te Dimrit.
fitorja hidhur
Citim:
Ne radhe te pare Keni nuk do te doja qe ti merrje mesazhet e mia si nje shtyse qe te mos shkruaje me. Derisa dikush sjell nje material edhe ne diskutojme rreth tij dhe humbim kohe duke lexuar do te thote qe e respektojme.
Citim:
Duke anashkaluar etiketat hidhemi tek faktet. Ne operacionin e Dimrit forcat partizane jo vetem qe nuk reaguan por nuk lane shpelle pa gjetur per te shpetuar koken. Vete Enver Hoxha nuk kishte guxim te kapercente Shkumbinin dhe te strehohej ne zonat e jugut. Nese dikush nga ju e ka lexuar Historine edhe vete Enver Hoxha pohon qe Gjenerali Dejvis i Misionit ushtarak Anglez ra ne duart e Gjermaneve i plagosur. Pra Enveri me ate grusht partizanesh qe i kishte mbetur (15 vete nese nuk gaboj) nuk kishte te sigurte koken e vet e jo me te kishte aq partizane sa te pushtonte dhe te mbante te pushtuar 6 muaj ato qytete te rendesishme qe ke permendur ti. Enver Hoxha shpetoi nga Gjermanet vetem per merite te Mehmet Shehut i cili u nis nga zona e Vlores me batalionin e dyte te brigades se pare i cili ishte e vetmja njesi luftarake partizane qe kishte mbetur ne kembe. Pra Operacioni i Dimrit edhe po ta marresh ne prizmin qe ke kapur ti eshte sukses i Gjermaneve dhe jo sukses i Partizaneve. Zakonisht e kam degjuar qe Operacioni i Dimrit permendet si disfate e Gjermaneve dhe fitore e Partizaneve. Meqe qenkan ripushtuar disa qytete qe mbaheshin nga Partizanet suksesi kalon ne krahun e Gjermaneve dhe jo te Partizaneve.
Citim:
Gjithsesi, Historia eshte mire qe te tregohet si fakt e pa veshur me petka dhe ngjyra politike cdo njeri pastaj duhet te jete aq i zgjuar sa te kuptoje se cila eshte rrjedha e vertete e ngjarjeve dhe cila eshte ana me e besueshme e tyre.
pushtimi gjerman i shqiperise
Përpjekjet për qeverinë:
Një nga detyrat kryesore të diplomatit gjerman Nojenbaher, për të cilën ai kishte ardhur posaçërisht në Shqipëri, ishte dhe interesimi dhe kujdesja për formimin e një qeverie që nuk do t` u sillte telashe atyre. Lidhur me këtë diplomati i Hitlerit Nojenbaher shkruan:" Berlini ngulte këmë se në Shqipëri të respektohej pavarsia sipas inisiativave personale. Ndërsa ky urdhër na rrinte mbi kokë në ajër, nga çasti në çast na mbërrinin lajme të ndryshme për zbarkimin e anglezëve, gjë për të cilën unë kisha konkluduar se ai zbarkim nuk do të ndodhte kurrë. Shqiptarët që në kohën e romakëve kishin një përvojë në punët e okupimit: Ku prej të fortit kërkohej pare dhe armë, kurse te i dobti që tërhiqej, duhej të grabitej. Kjo ishte traditë e një populli të vogël malsor dhe luftarak i cili nuk kishte lejuar që kriminelët e mëdhej ta shkelnin e ta nënshtronin. Kështu malet e tyre qëndruan të pashkelura për mijra vjetë, por tani ishte një gjë e paqartë: Kush do të mbetej? Me Italinë shqiptarët kishin mbaruar punë pasi dhe e kishin çarmatosur. Çfarë entuziazmi dhe bekimi shekullor mbretëronte në kullat e tyre plot armë, e sidomos në shtëpitë fshatare dhe a do të mundeshin gjermanët që të mbeteshin aty, të cilët presioni i aleatëve (anglo-amerikanëve) në bregun tjetër të Adriatikut po i shtynte drejt Veriut? A duhej që nën shenjën e forcave të armatosura gjermane të shpallej pavarsia e Shqipërisë, apo duhej pritur zbarkimi i forcave aleate dhe dyluftimi ndërmjet tyre? Vetëm dy njerëz në fillim të ndarë nga njeri-tjetri, përpi-qeshin për krijimin e një Këshilli Nacional repr-ezentativ, i cili do të shpallte pavarsinë e Shqipërisë dhe do të mbante pushtetin provizor në vënd. Ata ishin Ibrahim bej Biçaku dhe Xhafer Deva nga Mitrovica. Për krijimin e qeverisë bisedohej ditë e natë. Duke ju përmbajtur tërsisht "iniciativës sime" largoja çdo pjesmarrje time në këto biseda mjaft dramatike dhe vetëm prisja. Për të qëndruar sa më larg këtyre gjërave dhe për të shmangur çdo përshtypje se ne po bënim presion për formimin e qeverisë, më 12 shtator 1943 u largova nga Tirana duke bërë disa fluturime për në Beograd, Por më 13 shtator përsëri u ktheva në Tiranë duke pritur që të formohej "Këshilli Nacional" (Regjenca). Më 14 shtator u bashkuan dy grupet në një Këshill me në krye Ibrahim Bej Biçakun.Aty ishin mbi njëzet vetë të gjithë personalitete dhe emra që gëzonin respekt në vend. Aty Prof.Dr. Calaris që zotëronte shkëlqyeshëm gjermanishten, më komunikoi me një fjalim në formë të përsosur dhe me temperament, që ishte themeluar "Këshilli Nacional" dhe se ai Këshill kishte proklamuar pavarsinë e Shqipërisë. Ky ishte një lajm i mirë që për mua donte të thoshte kryerje më së miri e detyrës dhe mezi prisja që atë gjë t` ja komunikoja qeverisë së Rajhut gjerman. Që atë ditë shkova në Këshillin Nacional që po debatonte në Kryesinë e Qeverisë, ndërsa një ditë më vonë u ktheva përsëri në Beograd. Pas një qëndrimi të shkurtër atje, fluturova me aeroplan për t` ju paraqitur raportin Qëndrës në Berlin. Hitleri që kishte simpati të madhe për këtë vend të vogël dhe romantik në Jug të Europës, u tregua shumë i kënaqur për përfundimin e bisedimeve për krijimin e qeverisë shqiptare", kujton diplomati gjerman Nojenbaher lidhur me realizimin e misionit të tij në Shqipëri.
VIJON
Keni!
Nuk di se cfare mesazhi ke lexuar ti qe je pergjigjur ne ate menyre. Megjithate kam durimin te te jap pergjigje edhe pse sic je shprehur ti nuk e meriton.
Pa hyre ne analiza te gjata dhe ndoshta te veshtira per tu kuptuar dhe argumentuar, po citoj nje liber qe e ka permendur me lart edhe Sun: "Fitorja e Hidhur" Ne faqen 129 thuhet pikerisht keshtu:
"Vladimir Dedijeri, duke u mbeshtetur ne raportet e bera nga Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha, deklaron prerazi se, pasi u shpartallua Brigada II dhe III, Enver Hoxha dhe Shtabi i pergjithshem mbeten pa mbrojtje, Brigada I u thirr qe t'i shpetonte. Tre Batalione te Brigades I ia dolen te arrinin ne zonen e Labinotitdhe ta kryenin shpetimin, se Shtabi i pergjithshem per nje fare kohe i humbi lidhjet me pjesen tjeter te Ushtrise Nacional-Clirimtare, se ne mungese te tyre Miladin popovici ngriti nje kurs prane Korces per te stervitur kuadrot drejtues per oficere te brigadave te reja dhe ku personelin e instruktimit e perbenin Dushan Mugosha, Ramadan Citaku, Koci Xoxe, Liri Gega; dhe se Enver Hoxha e Shtabi i pergjithsem arriten ne Jug dhe e rimoren detyren vetem pas nje intervali kohe.
Dhe me pas vazhdohet ne faqen 130:
Pasi iku Hoxha, Baba Faja premtoi qe ti vinbte britaniket ne nje shtepi te pershtatshme. Te nesermen ne mengjes me 7 ose 8 janar u kthye ne Kostenje me furnizime nje grup qe kishte shkuar per te bere pazar. Jeta dukej se po permiresohej. pas drekes u be nje alarm se gjermanet kishin arritur ne fshatin poshte. pas pak nisi nje sulm, kryesisht nga shqiptaret (bashkepunetoret, nacionalistet, ballistet) me mbeshtetjen e gjermaneve. Britaniket u larguan duke iu qepur malit dhe ende nuk kishin arritur te hynin ne pyll, kur Gjenerali Dejvis u godit ne bark e ne themer dhe Ceshajri ne vithe. Gjenerali urdheroi qe ta merrte detyren Nikolsi dhe Hejri te shkonte me te. Nje nga nenoficeret rreshteri Smith i forcave ajrore mbreterore qendroi besnikerisht me gjeneralin dhe Ceshajrin. Ata rane rob duke kaluar ne disa etapa te dhimbshme, ne fillim ne duart e shqiptareve e pastaj te gjermaneve.
Keni nuk kam kohe te te rreshtoj akoma flamuret e thyer te Shtabit te lavdishem Nacionalclirimtar. Historia qe servir ti bie era propagande nga fillimi deri ne mbarim. Keto rrjeshta nuk po ti shkruan zgjuaresia ime apo urrejtja ndaj komunisteve por ky liber eshte nje permbledhje e ditareve, telegrameve dhe raporteve qe oficeret angleze qe ishin ne Shqiperi i dergonin misitrise se tyre. Autori i ketij libri eshte Reginald Hibbert Oficer i Sherbimit te fshehte Informativ anglez i cili gjate luftes se II Boterore u hodh me parashute ne Shqiperi ne dhjetor te vitit 1943. Autori e ka mbyllur karieren e tij si Ambasador i Anglise ne France ne vitin 1982dhe ka vizituar Shqiperine ne vitin 1992.
Nese do te kesh rastin te lexosh Librin do te shohesh qe eshte mbeshtes i komunisteve dhe kjo i ben shkrimet e tij reale dhe te paanshme, aq me teper qe nuk ka tashme as interesin dhe as hipokrizine per te ulur Luften e lavdishme te Popullit Shqiptar. Aty do te shohesh se clirimi i Tiranes nuk eshte edhe aq merite e ushtrise sone sesa e bombardimit te parreshtur anglez.
Mund te pyesesh edhe Gjysherit e shume prej anetareve te forumit qe kane qene partizane per te konfrontuar faktet. Gjysherit qe tregonin heroizma ndane zjarrit. Nje shembull te tille e mbaj mend shume vjet me pare ne nje nga ato emisionet Ngjarje dhe Data, ishte njeri dhe po fliste per heroizmin e njefare Xhezoje.
-Ik e ik e mberritem ne nje vend ku na rrethuan gjermanet. Lufto e lufto, po na mbaronin fisheket, si tia benim. Kur, Xhezos i kishte mbetur nje bombe. E qe thua ti, nje te vervitur i beri Xhezua bombes dhe ne nga te rrethuar dolem rrethonjes.
Nuk di ne me kujtohet mire por dicka e tille ishte. Perralla te tilla jane thene plot por eshte koha ti ndajme perrallat me heroj e dragoj dhe te krahasojme faktet historike sepse askush nga ne nuk eshte femije qe te besoje se ne shqiptaret me dyfek me gjalme i thyem brinjet nazisteve.
Pushtimi Gjerman i Shqiperise
Nojenbaher: Unë i dërguari i Hitlerit që mbrojta Shqipërinë
"Në vitin 1941-1944 mora në mbrojtje shqiptarët, nga akuzat fallse të bullgarëve (maqedonas) të cilët kishin pretendime dhe ndalova okupimin e territoreve shqiptare prej tyre"
Pasi u largova nga Berlini ku i raportova Qëndrës lidhur me formimin e Këshillit të Lartë, (Regjencës) u ktheva përsëri në Shqipëri. Ato ditë Këshilli Nacional e pranoi Qeverinë e Ibrahim Bej Biçakut, ku Xhafer Deva mori postin e Ministrit të Pëneve të Brendëshme që ishte një nga portofolet më problematikë për vetë situatën në të cilën ndodhej vëndi. Pas formimit të kësaj Qeverie, gjendja filloi të ndryshonte pothuaj në të gjitha aspektet. Çdo gjë që më përpara ishte në duart e italianëve, nuk ekzistonte më.
Kështu legjislacioni, administrata,burgjet,policija,xhandarmëria, ushtrija, pra atributet e nevojshëme të shtetit nuk ekzistonin më në duart e italianëve. Por ajo që ende ishte prezent aty, ishte njëfarë kompaktësie tradicionale e familjeve shqiptare dhe e fiseve të ndryshme që ishin tepër kompaktë për shkak të rrënjëve të tyre karakteristike.Në këto rrethana ushtarëve gjermanë nuk ju mbetej gjë tjetër, veçse të prezantonin veten e tyre si mbajtës të rendit publik, përkundër asaj që ata ishin në Shqipëri vetëm si mysafirë.Dhe vërtet ata ishin vetëm mysafirë. Kështu kur Komanda Supreme e Forcave të Armatosura Gjermane e caktoi përgjegjësin ushtarak për Shqipërinë, unë kam protestuar te Ministri i Punëve të Jashtëme Ribentrop, për këtë gabim duke e quajtur të papranueshmë atë gjë, për arsyen se ne e kishim njohur Shqipërinë si shtet të pavarur dhe sovranitetin e saj. Në atë kontekst nga ana jonë si gjermanë, nuk mund të pretendohej të kishim asnjë kopetencë administrative dhe legjislative. Ky gabim trashanik i joni u rregullua në vend dhe përgjegjësi ushtarak në Shqipëri, u quajt "Gjenerali gjerman në Shqipëri",me detyrë që të përfaqsonte forcat ushtarake gjermane pranë Qevverisë shqiptare", kujton diplomati i Hitlerit Herman Nojenbaher, i dërguar në Shqipëri me mision pasi ishte caktuar në detyrën e të dërguarit special për Juglindjen e Ballkanit.
Nojenbaher: Mehdi Frashëri, burrë shteti.Në kujtimet e tija lidhur me periudhën e qëndrimit në Shqipëri, diplomati gjerman i dërguar i Fyrerit tregoi një interes të veçantë dhe me politikanët shqiptarë të cilët do të merrnin pjesë në Qeveri dhe do të bënin të mundur kapërcimin e krizës që kishte mbërthyer vendin pas largimit të forcave italine. Lidhur me këtë ai kujton:" Kur në ditët e para të ardhjes sime në tokën shqiptare kisha filluar të interesohesha për personalitetet më të njohura të vendit, shumë shpejt konkludova se njeri prej atyre që gëzonte një respekt të padiskutueshëm ishte Mehdi Bej Frashëri. As ofertat e italianëve, nuk mundën që ta thyenin atë ish nëpunës të lartë të administratës së lartë të Perandorisë Otomane, në mënyrë që ai të pajtohej me agresionin italian karshi Shqipërisë. Autoriteti i madhështisë së tijë, e kishte detyruar italianët që ta internonin në Romë, ku ai jetonte në një hotel dhe me liri të kufizuara me vajzën e tij Mehdien. Nisur nga personaliteti i Frashërit, menjëherë pas ardhjes sonë në Shqipëri, unë urdhërova që atij t` i vihej në dispozicion një aeroplan "Heikel 111" që ai të vinte në Tiranë. Bashkë me atë aeroplan ai solli me vete dhe rezrvat e monedhës shqiptare e cila ruhej në Bankën e Italisë, për Bankën Popullore shqiptare, e cila ishte e organizuar shumë mirë në sajë të ekspertëve italianë që kishin punuar aty.Mehdi bej Frashëri asokohe ndonëse ishte 74 vjeç, ishte një personalitet tepër impulsiv.Ai rridhte prej njërës nga familjet kryesore shqiptare i cili e kishte filluar karrierën e tij në të ashtuquajturën Turqia Ballkanike, si administrator dhe më vonë kishte shërbyer në Liban dhe Egjipt në rangun e Pashait. Ai ishte i ngritur si një përmendore nga koha mbretërore otomane. Bashkëshortja e tij ishte me origjinë turke, të cilën Mehdi beu e kishte fituar në saj të burrërisë së tij. Ai fliste rrjedhshëm së paku tetë gjuhë, por jo gjermanishten. Në më të shumtën e rasteve ne bisedonim në italisht. Nëse guxoj për të gjykuar, dua të them se Mehdi Frashëri ishte një nga themelonjësit e kategorisë së lartë të drejtësisë nderkombëtare. Ai më propozoi që Gjermania të pranonte neutralitetin e Shqipërisë. Sipas fjalës së tij, do të kishim të bënim me një "netralitet garant" dhe Shqipëria do ti konsideronte forcate armatosura gjermane, që kishin ardhur në këtrë vend si mysafirë vetëm prej nevojave ushtarake dhe nuk do të kishin asnjë dëm nga forcat ndërluftuese. Mehdi beu i shikonte shumë i rezervuar zhvillimin e ngjarjeve dhe kur vërejti se nuk ishte fjala për një regjim okupues gjerman në Shqipëri, ngjalli interesin për çështjet që i përkisnin vendit të tij. Kur Kuvendi Popullor i drejtoi atij një apel të zjarrtë për detyrën e tij patriotike, ai pranoi që të vihej në krye të Asamblesë si Kryetar i parë. Në këtë Këshill duhej të ishin dhe nga një përfaqsues për katolikët dhe ortodoksët dhe ajo detyrë duhet të kalonte nga njeri tek tjetri.Por Mehdi bej Frashëri mbeti gjithnjë Kryetar i parë, sepse kolegu i tij ortodoks Lef Nosi ishte i sëmurë, kurse përfaqsuesi i katolikëve superiori i françeskanëve të Shkodrës Patër Anton Harapi, e refuzoi postin e Kryetarit me motivacionin se morali katolik nuk e lejonte për të pranuar një funksion që do ta detyronte për të dhënë dënime me vdekje. Kuvendi Popullor që kishte atribute kushtetuese si dhe Këshilli i Regjencës, të cilin ajo e zgjodhi, formoi Qeverinë ku Rexhep Mitrovica me origjinë nga Kosova, u caktua në postin e Kryeministrit kurse Xhafer Deva mori postin e Ministrit të Punëve të Brendëshme. Djali i Mehdi Frashërit Vehbiu u caktua në detyrën e Sekretarit për Punët e Jashtëme", kujton Herman Nojenbaher periudhën kur nën okupacionin gjerman krijoheshin qeveritë shqiptare që nuk e kishin jetën e gjatë. Nojenbaher: Jo batalioni "Skënderbeg" Duke respektuar parimet e neutralitetit të Shqipërisë të cilën e kishte njohur shteti gjerman, i dërguari i saj special Nojenbaher ngulmonte që të drejtat që buronin nga kjo gjë të zbatoheshin me rigorozitetin më të madh. Lidhur me këtë gjë, ai ishte kundër krijimit të batalionit me vullnetarë nga Kosova të pagëzuar me emrin "Skandërbeg", pavarsisht se ai luftoi kundra forcave çetnike serbe që kishin dhjetra vjet që e maskaronin popullsinë autoktone shqiptare që jetonte në trojet e saja. Lidhur me këtë diplomati Nojenbaher shkruan në kujtimet e tija:" Kur e kam pranuar detyrën lidhur me Shqipërinë, në krahinën e Kosovës gjendeshin njerëz të armatosur që gjurmonin luftëtarët e Divizionit myslyman SS të njohur me emrin "Hanxhar" i cili ishte formuar në Bosnje. Atëhere me ndihmën e Kaltenbrunerit, kam arritur ta bind Himlerin për të ndaluar këto rekrutime që nuk pajtoheshin me politikën tonë të neutralitetit.Por Rajs firer SS, i cili kishte dëgjuar mjaft ndodhi e tregime për regjimentin e Bosnjes- Hercegovinës të monarkisë danubiane, megjithatë erdhi deri te qëllimi i tij më 1944-ën, që ta bindëte Hitlerin të formonte në Shqipëri për nevoja të luftës lokale partizane brenda kufijve një Divizion malor SS të quajtur "Skandërbeg". Kjo gjë u bë në fazën e herëshme të luftimeve dhe meqënse ai u udhëhoq keq, pësoi humbje të konsiderueshme në luftë me forcat partizane. Formimi i këtij batalioni mua nuk më entuziasmoi aspak, por Qeveria shqiptare shikonte në formimimin e njëfarë Divizioni të tillë, si mundësi shumë të volitëshme sepse besonte se me ndihmën e saj do të formonte një kuadër të përkryer e të përshtatshëm për forcat e armatosura nacionale si dhe ato të xhandarmërisë.Garnizoni i këtij njësiti ishte në Prizëren dhe unë e pengova me qëllim vendosjen e tij në Mitrovicë, e cila mbeti në kufijtë e Serbisë sepse i frikësohesha konflikteve me popullsinë serbe të cilët me shqiptarët ishin gjithnjë në luftra",kujton Herman Nojenbaher përpjekjet e tija që asokohe kundërshtoi rekrutimin dhe formimin e Divizionit "Skanderbeg" me vullnetarë shqiptarë, gjë e cila do t`i humbte Shqipërisë kartën e neutralitetit dhe njëkohësisht pavarsinë e saj.Nojenbaher në mbrojtje të shqiptarëve I ngarkuar me detyrën e të dërguarit special për Juglindjen e Ballkanit, diplomati gjerman Herman Nojenbaher u përpoq të ekuilibronte ngatërresat Ballkanike në mes shqiptarev dhe bullgarëve, nisur nga fakti se si italianët dhe gjermanët kishin njohur kufijtë e Shqipërisë Etnike që në lindje të saj kufizohej me Bullgarinë. Lidhur me këtë gjë, në kujtimet e tija i dërguri special i Fyrerit shkruan:"Pas shkatërrimit të Jugosllavisë, në korrikun e vitit 1941 shqiptarëve ju takoi krahina e Kosovës e banuar më dendur prej tyre.Që prej vitit 1939 Shqipëria i ishte aneksuar Italisë dhe pas lirimit të saj, shqiptarët nxituan të përzinin që andej sa më shumë kolonizatorë që i kishin shtypur ata prej vitesh.Kur gjenerali Nediq mu drejtua mua me ankime tepër të ashpra,e këshillova qeverinë shqiptare me ngulm që ajo t` u jepte fund ndjekjeve të kolonëve.Kur vërejta se ndërhyrja ime në këtë drejtim ishte e pasuksesëshme, i kërcënova eprorët e mij me dorheqjen time nga detyra shqiptare që kisha marrë përsipër, duke ju theksuar se do t` ja besoja një tjetri kujdesin për ta mbajtur këtë vend nga dëshirat territoriale të Bullgarëve. Xhaferr Deva që kishte ndikim të madh në Kosovë, më premtoi se do të interesohej për këtë problem dhe ai e bëri atë me teper sukses. Por megjithatë që nga viti 1941 e në vazhdim kishin ndodhur shumë ngjarje të pahijshme midis shqiptarëve dhe bullgarëve. Bullgarët vazhdimisht ankoheshin lidhur me vrasjet e bullgarëve në Shqipërinë Lindore, ku çishte e vërteta nuk kishte fare bullgarë.Kjo gjë bëhej në mënyrë që nga Gjermania të kërkohëj e drejta për ti aneksuar territoret e rrezikuara. Nisur nga kjo, unë e kam drejtuar kolonelin Von Kohautek (i cili ishte i caktuar i shtabit tim në Beograd) në veri të liqenit të Ohrit me detyrë që politikisht të analizonte vrasjet që kishin ngjarë muajve të fundit në atë zonë.Koloneli Von Kohautek me pedantëri i studjoi ato 40 vrasje dhe konstatoi se ne mesin e të vrarëve nuk kishte asnjë bullgar. Gati të gjitha ato vrasje i përkitinin kategorive të hakmarrjes dhe armiqësive të vjetra në mes familjeve dhe fiseve si vrasje banale.Një rast vrasje kishte të bënte me likujdimin e një komunisteje nga një komunist, ndërsa disa vrasje të tjera nuk ishte e mundur t` i sqaroje. Pas gjithatyre sqarimeve rreth vrasjeve të cilat koleneli që caktova unë i bëri me themel, nuk dukej e nevojshëme që forcat bullkgare të okuponin territoret shqiptare, rezultat i së cilës do të shkonte dhe në dëm të famës sime në qarqet bullgaromëdha. Në ato qarqe unë kisha vlersime dhe nota të dobta, qysh nga koha që pengova plebishitin e Trakisë", kujton diplomati gjerman përpjekjet e tija për të ndaluar orekset e bullgarëve (maqedonas) për të pushtuar territoret shqiptare.Rënia e Qeverisë së Rexhep MitrovicësNë kujtimet e tija lidhur me periudhën e qëndrimit në Shqipëri, diplomati herman Nojenbaher, analizon dendur politikanët shqiptarë dhe qeveritë që ata kryesonin. Lidhur me këtë ai shkruan:" Në qershor të vitit 1944, Kryeministri Rexhep Mitrovica dha dorheqjen me preteksin se ishte i sëmurë. Ky njeri vërtet ishte i sëmurë dhe nuk kishte mundësi për të zhvilluar punë të madha në detyrën që kishte marrë përsipër.Nga kjo mbetej që fusha e fuqisë politike të endej e përcaktuar në mes kundërthënjeve të Shqipërisë së vjetër (Mehdi Bej Frashërit) dhe Shqipërisë së re (Xhaferr Devës). Por edhe Xhaferr Deva u tërhoq në qershorin e 1944-ës, duke mendur që të shkonte për mjekime në Gjermani dhe pastaj t` i përkushtohej tërsisht forcimit të pozitës së tij në Kosovë.Asokohe e përjetova krizën e qeverisë shqiptare e cila zgjati rreth tre javë.Ajo më mbeti e paharruar. Me konsekuencë të plotë ne kemi refuzuar preferencat tona për zgjedhjen e ndonjë kandidati për postin e kryeministrit. Për çdo ditë kishte kombinime të ndryshme lidhur me kandidatët e mundshëm dhe ato valë përplaseshin në ndërgjegjien time të cilat në Tiranë më shërbenin si prehje e sigurtë.Në hotelin e bukur "Dajti" të cilin e kishin ndërtuar italianët, grumbulloheshin mysafirë të njohur, të cilët me njerzit e tyre kishin zbritur nga malet në mënyrë që të mos qëndronin larg kur Ministri i ri i finacave të pranonte detyrën.Pushkët dhe automatikët që shoqëruesit e personaliteteve me zë mbanin me vete, i jepnin jetës së atij hoteli një pamje luftarake".
gazetari>> Dashnor Kaloçi
Ami
Nese ti nuk ke koh te meresh me mua dhe nese nuk emeritoj te me pergjigjesh ate her mos u pergjigj dhe mos e harxo kohen duke folur budallalleqe. Meso njeher te sillesh ne shoqeri pastj kerko te komunikosh.
Me fal por bera une gabim qe tu pergjigja.
Une solla vetem ato qe gjeta, ato qe serviren sot per sot ne shqiperi, ti nese ke materjale, mos na derdellit kot por sill materjalet.
Do te lutesha mos te me pergjigjeshe me per kete muhabet se nuk kam nerva ti shkateroj me ty.
Faleminderit dhe per kaqe
Te uroj gjith te mirat
Ami-, nga Shkrimtar, Matematicient, Psikolog, Filozof, Politikan, Kritik Arti etj etj tani po na del dhe HISTORIAN. Rrobo, qeke i gjithanshem.
Te gjithe ne, nga ai ekstremi i majte tek ai ekstremi i djathte e dime shume mire qe lufta qe kane bere partizanet nuk eshte fituar vetem per merite te tyre. Lufta eshte fituar per merite te disa faktoreve ku disa nga te cilat i ke permendur dhe ti. Nuk thote njeri qe partizanet e fituan luften vetem ne saj te meritave te tyre. Ajo qe duhet te kuptosh ti dhe cdokush tjeter, Partizanet, ne te kunderten e disa TRADHETAREVE BALLIST DHE ZOGIST, morren guximin te luftonin ne saj te nje IDEALI........ SHQIPERISE SE LIRE. Ti nuk mund ti hedhesh balte atyre 28 mije deshmoreve.
TE jemi te qarte, LUFTA NUK ESHTE FITUAR PER MERITE VETEM TE PARTIZANEVE, por merita e tyre eshte qe luftuan per ATDHE dhe ky eshte nje fakt i pamohushem.
NJe pyetje kisha per ty AMI- mqs na tregove heroizmin e "Partizan XHEZOS". Shqiptaret sipas teje, ne gjithe kete histori te kombit tone, kane luftuar me trimeri vetem ne kohen e PIRROS, SKENDERBEUT, CERCIZIT, PER PAMVARSI???? Ndersa, gjate pushtimit Gjerman apo Italian kane qene frikacak dhe gjithcka eshte treguar jane vetem perralla. Apo kete ti e shpjegon se kane qene KOMUNISTA dhe ato te permendurit me siper JO. Mos harro qe shume prej tyre qe luftuan u internuan, u vrane etj etj sepse i dolen kundra komunizmit me vone por ama LUFTUAN. Lufta u be si nga ata qe ndoqen Komunizmin dhe si nga ata qe nuk e ndoqen "vijen e partise". Luften dhe trimerit nuk mund tia hedhi poshte askush nga ne, as une e as ti. ASKUJT!!!! Si atyre qe ishin Komunista e si atyre qe nuk qene.
Shenjtori!
Une nuk hodha balte mbi njeri theksova vetem qe eshte ekzagjeruar ne shkrimet qe ka paraqitur Keni madje nuk ka vetem ekzagjerime por edhe pasaktesira. Une nuk di ndonjehere qe 5 qytete kryesore te Shqiperise te kene qene per muaj te tere ne duart e partizaneve dhe Gjermanet i ripushtuan ne operacionin e Dimrit. Ne shkrimin tim thjeshte vertetova me fakte qe ushtria Nacional Clirimtare ne Operacionin e Dimrit nuk ishte ne gjendje te mbronte as shtabin e saj te Pergjithshem e jo me te mbante qytete te rendesishme.
Operacioni i Dimrit paraqitet si sukses i ushtrise sone partizane nderkohe qe nuk eshte fitore por disfate. Ndoshta sukses quhet mosshpartallimi i saj, kete une nuk e di. Por sipas meje Partizanet pesuan nje humbje te thelle ne kete operacion.
Sa i perket shkaqeve te vdekjes se 28.000 shqiptareve sinqerisht mendoj se me teper jane vrare duke bere luften per pushtet ndermjet tyre se sa ne lufte me gjermanet apo italianet. Gjithsesi sakrifica e tyre nuk mund te hidhet poshte as nga une dhe as nga e gjithe bota, por respekti per gjakun e tyre nuk mund te jete nje motiv per te shtremberuar historine dhe per ti paraqitur faktet mbrapsht.
Edhe persa i perket qellimeve te mira te partizaneve nuk kam dyshime, por duhet te kemi parasysh qe udheheqesit e tyre i perdoren partizanet per te shtypur nacionalistet dhe ne Kosove per te carmatosur kosovaret dhe per tua lene te paster pushtueseve serbe.
O Zot!!
Si vazhdojnë të shtrembërojnë Historinë komunistët e sotëm (s'është për ty Keni, është për ata nga i ke marrë faktet), këta "historianë" që tërë jetën e tyre kanë dëgjuar këmbanat e Enverit e kanë lexuar veprat e tij, dhe sot fatkeqësisht i mësojnë brezit të ardhshëm historinë e djeshme e të sotme. Nuk e kuptoj si mund të jenë të besueshme "faktet" që nxjerrin kur "vetë" Enveri botoi e ribotoi veprat e tij sa herë i duhej të lëpinte pështymën e tij...
"Kur lindi Partia" 3 herë.
"Hrushovianët" 3 herë...etj, etj.
Citim:
Po citoj ato që tha Shenjtori
Partizanet, ne te kunderten e disa TRADHETAREVE BALLIST DHE ZOGIST, morren guximin te luftonin ne saj te nje IDEALI........ SHQIPERISE SE LIRE. Ti nuk mund ti hedhesh balte atyre 28 mije deshmoreve.
Vazhdim, gjithmonë sipas proces-verbaleve të arkivave...
Më vonë në Pleniumin e II të K.Q. të P.K.Sh.-së, mbajtur në Berat Nëntor 1944 Enveri ndër të tjera thotë:
...Direktivat e Kominternit dhe udhëzimet dhe vërejtjet e shokut TITO, ishin për ne fanarët që duhej të na ndritnin gjendjen e krijuar deri në atë kohë dhe të na hapnin fushë punimi në të ardhmen.
...Ne arritëm në Mukje pa e demaskuar si duhej Ballin, pa mundur të bënim diferencimin në rradhët e tij. Qëndrimi ynë karshi tij ka qenë gjithmonë i luajtshëm, hezitues, oportunist...
...Ballistët kërkonin të flisnin me ne dhe tentativat bëheshin të tërthorta, ne nga ana jonë kërkonim t'i jepnim fund kësaj situate dhe mendimi ynë i prerë ishte se s'do të arrinim në as1 rezultat. Në vend që të mendonim për 1 rrugëdalje dhe bashkëpunim, sidomos kur shikonim se Italia po dobësohej, dhe se mund të zëvendësohej me 1 armik më të egër e më të fortë, Mukjen ne e morrëm për 1 gjë normale, ku do të venim më tepër t'i thoshin të 4 të vërtetat në fytyrë Ballit dhe të lanim duart përpara popullit për veprimet që do të bënim më vonë. Ballistët e kuptuan seriozisht Mukjen, dhe, kur në Mukje ne humbëm, ata vunë 1 kapital...
...Pasi kuptuam GABIMIN e Mukjes K.Q. mori masa , por në vend të gjykonte me gjakftohtësi e të bënte 1 analizë serioze, ne na zuri paniku dhe s'dinim të dilnim nga ky gabim...
...Ne zgjodhëm rrugën më të gabuar. Nga oportunizmi i mëparshëm u hodhëm në sektarizëm të ekzagjeruar, u hodhëm në 1 qëndrim të ashpër. Ne u hodhëm në luftë me Ballin. Nga fakti që bisedimet u bënë në plataformën e tyre, ne refuzuam të bisedonim dhe të luftonim në plataformën tonë. Në vend që të vinim në mbledhjen e caktuar dhe atje t'i binim kresë Ballit e të rrëzonim GABIMIN që kishim bërë, ne bëmë mbledhjen e Labinotit.
Me Labinotin ne ia dhamë përgjigjen popullit dhe njëkohësisht i dhamë atij armën për të na luftuar, duke na akuzuar si shkaktarë të prishjes së marrëveshjes dhe të vëllavrasjes.
...Që të gjithë e dimë se sukseset dhe gabimet e Partisë janë të lidhura me 2 shokët jugosllavë MILADIN dhe DUSHAN.
P.S. Nuk doja të bëja komente, por s'më durohet. Sipas Enverit "fitorja" e Ballit në Mukje ishin vendimet që u morrën atje, dmth bashkimi i shqiptarëve në luftë kundër pushtuesve të Shqipërisë Etnike, dhe kjo për P.K.Sh.-në ishte 1 "humbje".
Vazhdim, gjithmonë sipas proces-verbaleve të arkivave... (shpresoj mos t'ju mërzis)
Shpresoj mos t'ju mërzis me zgjatjen që po bëj (dhe i kam shkurtuar së tepërmi faktet), por janë dokumenta që vetë komunistët i kanë pasur e i kanë në arkivat e tyre dhe pas gjithë kësaj kohe akoma s'duan të thonë të vërtetën. Ndofta nga amaneti që u ka lënë Enveri.
Vazhdim i raportit të Enver Hoxhës në Pleniumin e Beratit, Nëntor 1944...
...Do të theksoj zgjedhjen time si sekretar politik. Aliu* s'kishte besim tek asnjëri vec meje. Unë nuk e di për vendimin që u mor për këtë, por di që Aliu e mbrojti tezën që unë të isha sekretar politik. Kjo më ra si nga qielli.
(*ALIU ishte MILADINI.)
...Unë mbroja tezën që mbronte Aliu, sipas së cilës Balli ka forca dhe po ta godasim do të na godasë dhe do të humbasin. Tempo shtroi tezën e demaskimit të Ballit...
...Shikonim që në Vlorë bëheshin ekzekutime, shikonim vrasjet e Brigadës së Parë, shikonim veprimet sektare të Shules (Kristo Themelko), por për këto veprime mjaftoheshim me 1 kritikë të përciptë ndaj Mehmet Shehut.
...Vija teroriste ishte më e theksuar te Dushani dhe tek Aliu me Lirinë (Liri Gega). Dushani gjoja ishte kundër terorit, kundër vrasjeve që bëri Mehmeti në Dumre, por për atë asgjë s'e pengonte të vriste pa gjë të keq më tepër se Mehmeti....
******************************************
Në Janar 1945 Enveri jep urdhër me shkrim trupave që ndodheshin në veri:
--Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufijve, pa treguar as më të voglën tolerancë!
Arkivi Qëndror i Ushtrisë, dosja 45.
******************************************
Kjo që vijon është në kujtimet e Petro Markos (komunist i orëve të para, luftoi në Spanjë, i burgosur në kohën e Zogut pastaj nga Italia fashiste dhe i burgosur edhe nga komunizmi).
...Në 1941 më ngarkuan me detyrë të takohesha me nacionalistët (Balli Kombëtar s'ishte krijuar akoma dhe P.K.Sh.-ja e sapo krijuar përpiqej të zgjerohej duke pasur gjithë intelaktualët shqiptarë në të). Më në fund foli Mit'hat Frashëri:
--Partinë e themeloi Dushani e Miladini. Dua të pyes: Partia juaj e përfshin Kosovën? Nëse e përfshin Kosovën, eja të bisedojmë nesër! Nëse Kosovën e përfshin Partia Jugosllave, mos eja më të vazhdojmë bisedimet, se Kosovën e shitët!
P.S. Gjithë këtë se bëra për të hedhur poshtë luftën e partizanëve, gjë që s'mohohet, por për të parë se cilët ishin udhëheqësit e cetave partizane dhe nga cilët "shqiptarë" i merrnin urdhrat partizanët.
Perendia!
Te falenderoj per materialet e shquara qe keni derguar duke ju lutur qe te sillni akoma.
Fakte te tilla hedhin drite mbi te verteten dhe na ndihmojne qe te krijojme nje kendveshtrim me te qendrueshem mboi te verteten e asaj periudhe shume te koklavitur dhe shume te shtremberuar sepse eshte vene ne perdorim te propagandave.
Une nuk nuk do te fshij as edhe nji nga materialet e mesiperme mks rrahja e mendimeve eshte me e vlefshme se fshimja dhe heshtja. Mbi 50 vjet kena heshte mbi historine tone, prandaj se shoh te arsyshme qe ti fshij po secili te jape versionin e tij te historise e ne fund te nxjerre konkluzionert e tija.
Te vazhdojme te diskutojme ashte shume ma mire se sa te heshtim, dhe pse sigurisht faji qe sot po debatojme ala mbi historine tone nuk ashte i joni si forumista por i atyne qe na lane pa histori.
Nuk kena pse te akuzojme KENIN nqs na tregon Historine ashtu sic e di ai,te shkrume nga PROFESORET tane te Historise. Edhe pse ata kane titullin Profesor mu personalisht nuk me bind aspak historia e shkrume nga ato kur gjyshat e mi me tregojne ngjarje e te verteta te tjera dhe pse ato s’kane tituj.
Ne fakt kjo eshte historia qe Keni njeh. Disa te tjere nga ne njohin e kane lexu edhe libra te tjere zyrtare dhe jo zyrtare Historie ku historia jone tregohet ndryshe dhe e verteta eshte diku aty ne mes po sigurisht duke anu ne krahun e atyne te vertetave qe nuk jane shkru kurre ne Historine zyrtare te sotme.
Thuhet se historine e shkrujane Fitimtaret, prandaj ishte e drejte qe Komunsitet qe dolen fitimtare te shkrunin nje Histori qe u shkonte per shtat atyne dhe te shkaterrinin te mohonin faktet e ngjarjet e te vertetat e hidhuna te luftes Nacional-clirimtare per te cilat jane pergjegjes.
E keqja eshte se tani asgja s’po shkon ne vend e spo bahet as edhe mundimi me i vogel per rekuperimin e kujteses historike
Nuk kam degju ndonjehere qe qytetet Pogradec, Berat, Peshkopi, Diber e Madhe, Gjirokaster te jene cliru ndonjehere nga forcat partizane dhe me pas te jene marre me lufte e operaione te posaqme nga Gjermanet.Mbas kapitullimit Italian gjermanet nderhyne menjehere ne Shqiperi per te siguru rruge kalimet e e nevojshme te forcave te tyne qe ndodheshin ne Afriken e veriut e Greqi nepermjet Shqiperise per ne veri drejt Berlinit,pra nuk lane nje boshllek ushtarak te gjate 6 muaj ne Shqiperi per ndryshe do te ishin krejtesisht te izolume ne Greqi.Nqs kane kene te lira per pak kohe ato qytete sigurisht ishte pune ditesh dhe jo muajsh,kjo ka ndodh jo pse ata jane liru nga partizant po vetem pse jane braktise me herheqjen e kapitullimin e Italise fashiste. Kur Gjenerali Badolino nenshkroi kapitullimin pa kushte te Italise ne te gjitha frontet e luftes cdo ushtar italian u dorezu dhe cdo objekt ushtarak u braktis, po keshtu qytetet kazermat rruget urat etj etj.
Lufta e vetme e pergjakshme qe kane ba Italianet gjate kapitullimit ka kene ne Kefalonia te Greqise ku Divizioni Aquila u azgjesu nga Gjermanet mqs nuk donte te dorezohej e te braktiste ate qytet.
Ne Afriken Veriore Gjermanet po pesonion humbje te medha po keshtu u terhoqen nga fronti Grek mqs s’kishte me interes per ti kushtu rendesi te madhe PUSHTIMIT JUGOSLLAV dhe minierave te Trepqes ne Kosove nga ku niseshin trenat me landen e pare e minerale per fabrikat e armeve ne Gjermani.Gjermanet nuk erdhen me mendimin e pushtusit e nuk e kane luftu popullsine Shqiptare.Nks ka pase raprezalie e masakra te cilat jane te pafalshme ata jane ba ne funksion te mbrojtjeve te rruge kalimeve te akseve rrugore veri-jug lindje-perndim si rrjedhim i luftes qe u benin Forcat Partizane keshtu edhe ata te Ballit Kombetar e Legalitetit.
Pozicioni zyrtar Gjerman ne lidhje me Shqiperine gjate luftes se dyte boterore eshte se ata e kane konsideru Shqiperine vetem si rruge kalimi dhe asgja me teper prandaj ata kane mendu edhe per krijimin e qeverive te ndryshme shqiptare me elemente shqiptare te te gjitha forcave politike shqiptare.
Qe gjermanet ishin kalimthi ne Shqiperi kjo u kuptua shpejt edhe nga komunistet te cilet filluan menjehere nje lufte civile e vllavrasese ndaj Ballit Kombetar e Legalitetit per konsolidimin e pushetit te tyre para se Gjermanet te plotesinin herheqjne e tyre strategjike.
Operacionet e dimrit dhe te qeshorit nuk jane operacione te kufizume vetem ne Shqiperi.Te mos harrojme Luften Nacional-Clirimtare te Popujve Jugosllave nen Marshiallin Tito e cila i ka kriju me shume me teper probleme e dhimbje koke gjereraleve gjermane se sa sulmet tek tushme te partizaneve shqiptare.Ne te dy rastet si ne Shqiperi ashtu edhe ne Jugosllavi suksesi i operacioneve te forcave Gjermane eshte i dukshem.Gati gati ne te dy rastet arrihet asgjesimi i shtabit te pergjithshem,dhe ndersa Tito plagoset dhe shpetohet nga qeni i tij besnik Enver Hoxha shpetohet rastesisht mes malesh me nje grusht njerez.Po ndersa ne historine Jugosllave pranohet nje sukses i forcave Gjermane dhe asgjesimi gati i plote i forcave partizane Jugosllave dhe rilidalja ne skene e Titos merr permasa legjendare e biblike.Ne Shqiperi nje gje e tille nuk pranohet absolutisht dhe e verteta fshihet.
Per ENDRI:
Nqs partizanet kane ba nje lufte naional-clirimtare nuk eshte si kundervenie e komunisteve tane ndaj sulmit Nazist ndaj Bashkimit Sovietik:
1)pse shumica e atyne djemeve e vajzave qe ishin partizane nuk ia kishin idene Komunizmit dhe nuk dinin nese ekzistonte dicka me emrin Bashkimi Sovietik.
2)ata djem e vajza edhe pse nen nje flamur me YLL te KUQ ishin te pa-idelogjizume ishin thjeshte Shqiptare e dolen me luftu nje armik pa e pa nqs eshte vetem klimthi apo pushtues.Te thush se dolen te luftojne per hater te Bashkimit Sovietik dhe jo per vendin e tyne eshte fymje edhe per mu qe nuk kam bindje komuniste.
Hysni Kapo (Besniku). Gjithnjë sipas arkivave.
Në vitin 1941 takohet me Qazim Koculin (trim i luftës së Vlorës 1920), që ishte 1 njeri me personalitet në popull, dhe donte t'a reklutonte në P.K.Sh. për të pasur dhe popullin me vete. Kur Z.Qazim Koculi s'pranoi duke argumentuar se komunizmi s'ishte për popullin shqiptar, Besniku i thotë:
--S'na bëhet vonë ne për 1 milion qerozë shqiptarë, kur kemi 500 milionë kinezë me vete!!
**********************************
Hysni Kapo në Pleniumin e Beratit, Nëntor 1944
E falenderoj P.K.J.-në që s'ka munguar asnjëherë të na vijë në ndihmë. E gjithë puna udhëhiqej nga Lirija (Liri Gega) dhe ne të gjithë bënim c'na thoshte ajo. Nga Koferenca e Labinotit përfituam dhe menduam të bënim dicka. Biseduam për zgjerimin e Frontit, por në të vërtetë ne s'bëmë gjë, se me ardhjen e Lirisë në Vlorë e shtruam cështjen: O me ne, o s'ka. Nacionalistët (Ballistët, etj) e Vlorës ishin kundër okupatorit dhe Zogut dhe mund të bashkoheshin me ne, por Lirija dhe Dushani prishën shumë punë. Ajo zbatonte vetëm porositë e Miladinit e Dushanit. Puna në Vlorë tregon se sa sektarë kemi qenë. Gjëja më e keqe ka qenë fryma terroriste si në organizata ashtu edhe në ushtri, mendonim se kështu do të zhduknim ata që s'ishin me ne. Një provë e sektarizmit është dhe kjo që po tregoj më poshtë. Kur kapitulloi Italia dhe kur ne po luftonim gjermanët erdhën dhe forcat e Ballit që të luftonim bashkë me ne. Liria na ka thënë se s'duhet t'i pranomin dhe s'duhej t'i linim të luftonin Ballistët, se do fitonin simpati dhe influencë. Si provë terrorizmi më i keq është vrasja e Mynyr Xhindit. Po ta shikojmë cështjen mirë si komunistë, ai s'duhej vrarë. Shpirti terrorist vazhdon edhe sot, edhe te përgjegjësat e lartë. Ka disa që mendojnë se ky mjet, terrori, është i rëndësishëm për të fituar Partia. Këtë shpirt e ka futur Dushani që na fliste me simpati për 1 punë të tillë. Unë e di që kam bërë gabime si ai në Vlorë për punë morali, por mua s'më është bërë as1 kritikë nga shokët e K.Q.
Unë kam konstatuar se përvec Mehmetit shpirtin terrorist e ka edhe Shulja (Kristo Themelko), i cili më ka thënë se po s'i zhdukëm tani, s'kemi kohë kur t'i zhdukim. Ai mendon se kështu do të kalojmë në socializëm.
Sejfulla Malëshova:
--Si mendon ti? Pas ofensivës së dimrit po të kishim pasur 1 qëndrim jo sektar karshi Skënder Mucos dhe nacionalistëve të tjerë në Vlorë, a mund të vinin ata me ne?
Besniku:
--Skënder Mucua e kishte kuptuar qëllimin tonë dhe e kishte humbur besimin te ne, se ne donim ta hiqnim pas hunde prandaj ishte e vështirë. Por sikur atij t'i shtrohej kjo që po shtrohet sot, ai do të ishte nga ana jonë.
Vazhdim...
Manush Myftiu, "Heqimi" në Pleniumin e Beratit
...Muharrem Bajraktari, për t'iu larguar konfliktit, shpërndau fuqitë e tij. Duke parë se forcat e tij ishin të pakta, për ne u bë e domosdoshme ta rrethonim e ta likujdonim. Mospërfillja jonë për të, bëri që aksioni ynë të dështonte me humbje shumë të rënda: 28 partizanë të vrarë, 30 të plagosur. Dhe populli e pa se ne e goditëm prapa krahëve.
Edhe në Vlorë menduam se ata që s'ishin me ne duhej të zhdukeshin. Në Vlorë kishim 1 listë me 42 veta të dënuar me vdekje dhe pjesa më e madhe e tyre s'kishin faj.
Me Mehmet Shehun kemi biseduar, meqë Shqipëria do të clirohej shpejt dhe popullit do t'i jepej mundësia e zgjedhjeve, reaksinarët duheshin zhdukur që më parë.
...Në Buzëmadh dërguam Shefqet Pecin dhe Cobanin (Hito Cako). Ata mblodhën fshatin në konferencë dhe pushkatuan 22 veta. 1 përsëritje e Kurdarisë.
Ne vendosëm (sipas Besnikut) që të pushkatohej kushdo që të gjëndej rrugës, dhe kështu u bë. Kur forcat tona u futën në Kurdari, ato dogjën 15-20 shtëpi, një mëhallë dhe vranë 20 fshatarë. U bënë të gjitha të këqijat që mund të bënte 1 forcë mercenare. Partizani kapte pulën, e ripte dhe e piqte vetë. Këtu influencuan Shefqeti me Cobanin. Atje qe edhe Besniku.
*************************************
Liri Gega në Pleniumin e Beratit
Si mereshin qëndrimet politike në K.Q. të Partisë.
U mor 1 qëndrim për Ballin Kombëtar, e ndryshuam atë në Labinot, pastaj e ndryshuam prapë në Përmet. Në Vlorë kemi marrë qëndrime për luftë kundër tij, kurse në Tiranë për të biseduar me të.
*************************************
Gogo Nushi në Pleniumin e Beratit
Tuku (Tuk Jakova) tha këtu se ka tendenca terroriste. Jo vetëm në ushtri, por edhe në Parti, në udhëheqje bile. Dihet se c'ka bërë Brigata e Parë kudo. 1 tendencë e tillë ka qënë vijë për ne. Të gjithë ata që kanë qënë kundërshtarë të politikës sonë, jo kriminelë e kuislingë, ne i konsideronim si armiq dhe përpiqeshim t'i zhduknim nga faqja e dheut. Kjo ka qënë jo vetëm për kundërshtarët, por edhe për ata që ishin anëtarë partie e që kishin 1 pakënaqësi ose që kishin shfaqur 1 dyshim në vijën tonë, kemi pasur direktivë nga K.Q. që t'i zhduknim. Por kemi këtu vrasjen e Mustafa Gjinishit, ose të Mynyr Xhindit e Shefit Hekali në Vlorë me urdhër të Besnikut. Këto gjëra duhet të diskutohen mirë këtu. Këtë shpirt kriminaliteti e kemi parë ditët e fundit në Tiranë.
**************************************
(Më vonë u likujdua dhe Tuku në këtë mënyrë.)
P.S. Të gjitha këto janë në proces-verbale që ndodhen në A.Q.Sh. (Arkivi Qëndror i Shtetit dhe i P.P.Sh.-së)
Vazhdim...
Sejfulla Malëshova në Pleniumin e Beratit, Nëntor 1944
E kishim bërë si kishte dashur Aliu (Miladini). Kjo gjëndje me Ballin vazhdoi prapë. Shokët mendonin ta godisnin Ballin me armë, udhë tjetër s'kishte. Ta godisje Ballin atëherë ishte 1 qëndrim sektar, ta lije pa e demaskuar politikisht ishte qëndrim oportunist. Aliu thoshte që s'duhej përmendur fare cështja e bashkimit me Ballin.
Kam marrë pjesë edhe unë në 1 mbledhje ku u shtrua cështja e Mukjes. U ngrit cështja që Dr.Dishnica e Gjinishi të dënoheshin me plumb. Unë e kundërshtova këtë. Ne, sic tha Enveri, pas Mukjes në vend që të bashkoheshim me Ballin, bëmë konferencën e Labinotit, ku dënuam Mukjen. Ky ishte 1 gabim. Megjithatë në Labinot u vendos që të mos e godisnim Ballin me armë, kurse nisëm menjëherë luftën me armë kundër Ballit në kundërshtim me rezolucionin e Labinotit. Ky ishte 1 provokim që bëmë ne.
...Me terror po i zgjidhim të gjitha punët. Po duken simptomat e degjenerimit nga 1 parti politike në 1 bandë kriminelësh.
P.S. Të gjitha këto janë në proces-verbale që ndodhen në A.Q.Sh. (Arkivi Qëndror i Shtetit dhe i P.P.Sh.-së)
Zef Pali "Flaka", për Kuvëndin e Mukjes. (pjesëmarrës i Mukjes)
....Komunistët në Mukje kishin grumbullue disa ceta. Mendojshin se lufta po merrte fund dhe dojshin të mos liheshin mënjanë, kur të zbritshin aleatët. E dijshin se amerikanët dhe inglizët do t'u epshin dorë ma tepër fuqive demokratike të B.K., prandaj kërkuen marrëveshjen e Mukjes.
Mirpo këtu banë disa gabime:
Tue u paraqitun ma tepër nacionalistë sesa komunistë, nuk u kujtuen se B.K. do t'i vinte para cashtjen e Kosovës.
Mgjs fjaltarët e kuq u shpushpurisën t'i rrëshqasin lakut të Shqipnisë Etnike, dalëzotët e Ballit u treguen në naltësinë e misionit kombëtar. Nuk u lanë shteg shokëve të Dushanit të paraqiteshin c'ka nuk ishin...
I dyti gabim i tyne qe "Komiteti për Shpëtimin e Shqipnis", i cili do të shpallej qeveri, porsa ta lypte gjandja e re. Në këtë Komitet muerën pjesë 6 anëtarë të Ballit Kombëtar dhe 6 anëtarë të Nacional-clirimtares komuniste. Mirpo në anën e kuqe nuk kishte vetëm komunistë, kishte edhe asish qi mbaheshin zogistë, socialistë e nacionalistë, po të pa organizuem. Tue qenë puna kështu, 6 përfaqsuesit e clirimtares së kuqe ndaheshin thuajse gjysma nga drejtimet e P.K. Në këtë rast, komunistët do të ishin gjithnji në pakicë.
I treti gabim qe cashtja e zgjidhjes së kryeqytetit, dmth të vendit ku do të shpallej clirimi i vendit. B.K. kërkoi të pushtohet Kruja, qi ishte afër edhe të shpallej zyrtarisht fundi i pushtimit fashist. Zgjedhja e Krujës do të ishte nji akt simbolik me randësi të madhe.
Komunistët nuk e pranuen dhe kërkuen të caktohet Vlona për shpalljen e pavarësisë, ashtu si qe bamë më 1912. Porse Vlona ishte larg edhe ishte ende e pushtueme nga i hueji. Hysni Lepenica ua ktheu: "Unë si vlonjat jam për Krujën, e cila ka në histori shumë ma meritime sesa Vlona"
Atëherë komunistët kërkuan të zgjidhet ndonji qytet i vogël i Shqipnisë së jugut qi ishte në dorën e tyne.
U kuptue se Vlonën e paraqitën sa për të prishë idenë e shpalljes së Pavarsisë në Krujë.
Pika ku ngulën këmbë ma tepër komunistët qe "luftë okupatorit fashist e nazist".
B.K. e kundërshtoi me këtë arsyetim:
"Fashizmi ka rënë dhe pushtimi i tij i ka ditët të numurueme. Gjermania nuk ka synime tokësore në Shqipni. Rreziku mund të vijë ma tepër nga fqinji i veriut, i cili do të kërkojë Kosovën ose nga fqinji i jugut, i cili mund të shtrijë dorën në jug, prandaj duhet shënue "luftë cdo okupatori qi cënon kufijtë e Shqipnisë Etnike"".
Komunistët ishin të lidhun me rezistencën e drapnit jugosllav, ndën kryesinë e Titos ashtu edhe me lëvizjen e kuqe qi njifej si EAM-i grek. Nuk dojshin t'ua prishin qejfin shokëve të idesë. Dhanë e muarën t'a kundërshtojnë Ballin me ca fjalë qi nxuarrën nga thesi i kuq.
Ma në fund u shtrënguen t'a pranojnë se "Shqipnija do të luftojë gjithë ata qi sulmojnë kufijtë e Shqipnisë së plotë".
Delegacioni komunist kryesohej nga Dr.Ymer Dishnica, shoku i ngushtë i Enver Hoxhës.
...Kryetar i kuvëndit u zgjodh Thoma Orollogaj, komunistët e pranuan sepse e cmojshin. Tjetër se nji muej mbas e sulmuen a thue se nuk qenë ata qi e zgjodhën.
Sekretar u zgjodh Mustafa Gjinishi. E pata njohun në Mitrovicë. Ishte i tërhequn nga idetë e Marksit, por ende nuk i kishte braktisë krejt ndjenjat kombëtare.
Mbas Mukjes e takova për herën e fundit. Ishte bamë gati të hynte në Tiranë, kishte në brez nji dhjetëshe dhe nji cantë me bomba.
Mora vesh ma vonë se e vranë shokët e tij andej nga Dibra në nji pusi të kurdisun për arsye qi s'i kap arsyeja.
Kuvendi i Mukjes zgjoi shpresa clirimi dhe bashkimi mes partive qi nuk mund të lidheshin bashkë.
Sekretari i P.K. nji muej ma vonë, mblodhi në Labinot shtabin e kuq. Kërkoi të prishej marrëveshja e Mukjes. Arsyet nuk i mungojshin.
Përfaqsuesit e Titos shifnin në cdo rradhë të dokumentit të nënshkruem "grackën" ku kishin ranë të kuqt dhe fitimin e Ballit! Kosova i tronditi tepër!!
Vazhdon....
Zef Pali...vazhdim...
Më vonë agronomi i Pejës më rrëfeu:
Nji mbramje në kohën e mbledhjes së madhe në Mukje, nji maqinë ushtarake me tre oficerë gjermanë u paraqit në zyrën time. Ma prenë shkurt: "Po të presim në Beligrad!". U drodha nga frika gjithë natën e udhëtimit prej Peje në kryeqytetin e Jugosllavisë së pushtueme nga nazistët. Shoqnuesit as nuk hapshin gojën.
Me të arritun në vendin e caktuem, më përcollën në nji sallë ku gjindej nji tryezë e madhe, mbi të cilën shtrihej nji hartë e Shqipnisë. Nji varg oficerësh gjermanë rrijshin të kërrusun mbi hartën e vendit tonë. Më afruan dhe më rrëfyen:
Nji mbedhje e madhe po bëhet afër Krujës mes nacionalistëve dhe komunistëve. Me këtë rast kaq të volitshme - shtuen- nji bombardim i Luft afes do t'ia këputëte kokën rezistencës. Si kujtim do të lamë nji grumbull vorrezash...!
Kur e kuptova qëllimin e gjermanëve, të cilët ishin të lajmëruem shumë saktë, mora zemër dhe dhashë mendimin e kërkuem. U thashtë:
Në Mukje nuk janë mbledhë vetëm komunistët, por asht grumbullue ajka e nacionalizmit shqiptar. Ju, me këtë bombardim do t'i këputni kryet përtërimjes kombëtare shqiptare. Shqiptarët i duen gjermanët edhe qindresa asht e drejtueme kundër italianëve, të cilët tashmë e humbën luftën e tyne edhe janë banë nji peshë edhe për ju. Gjermania nuk humb ndonji gjë nga shpallja e pavarësisë së Shqipnisë, ndërsa nji bombardim i juej do të hapi nji hendek të përjetshëm mes jush dhe nesh.
Nuk mu përgjegjën ma, por natën më kthyen në Pejë, në vendin ku më kishin marrë.
Ndoshta fjalët e mija ndaluen nji tragjedi.
Marrë nga gazeta "Flamuri". (botim pas luftës)
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Une nuk do te fshij as edhe nji nga materialet e mesiperme mks rrahja e mendimeve eshte me e vlefshme se fshimja dhe heshtja. Mbi 50 vjet kena heshte mbi historine tone, prandaj se shoh te arsyshme qe ti fshij po secili te jape versionin e tij te historise e ne fund te nxjerre konkluzionert e tija.
Te vazhdojme te diskutojme ashte shume ma mire se sa te heshtim, dhe pse sigurisht faji qe sot po debatojme ala mbi historine tone nuk ashte i joni si forumista por i atyne qe na lane pa histori.
1 pikë tjetër...
1 pikë tjetër që më ka vënë në dyshime prej kohësh është numri i të rënëve gjatë luftës. Sipas historisë sonë janë 28.000. Por kur isha në muzeun e Luftës së II Botërore në Kiev, në tabelën e vëndeve pjesë-marrëse në këtë luftë Shqipëria figuronte me shumë më pakë dëshmorë (s'e mbaj mënd mirë, por më duket se 7.000 pak a shumë). Dhe pastaj duke u bazuar në numrat e historisë sonë, Shqipëria kishte rreth 25 brigata partizanësh, dhe cdo brigatë përbëhej nga 500 deri 1.000 partizanë. Llogaritë s'dalin edhe sikur të gjitha brigatat të kishin nga 1.000 partizanë dhe të ishin vrarë të gjithë.
Dua të shuaj kuriozitetin.
C'farë faktesh mund të keni rreth kësaj?
Ne Qershor 1943, pas luftes se Mallakastres, Mehmet Shehu i dergon 1 leter Besim Belishoves (komandant i B.K. ne Mallakaster) ne pergjigje te akuzave qe i bente ky i fundit per padrejtesite e cetave partizane ndaj popullit:
--Bagetite i kemi sekuestruar bashke me anetaret e B.K. e i kemi ngrene se bashku, ASHTU SIC LUFTUAM SE BASHKU. Sa per bagetite ne fshatrat e djegura aty eshte shkelur direktiva dhe ne i morem ato masa qe te mos sekuestrohen me.
A.Q.SH. fondi 18, dosja 44.
Zeri i Popullit, nr.11-12 Janar 1943
LUFTA E GJORMIT
Edhe karta e fundit qe fashizmi u perpoq te loze ne Shqiperi per te percare Luften Nacionalclirimtare te popullit tone deshton ne menyre te shemtuar.
Disa qindra dibrane dhe mirditas qe politika e turpshme e fashizmit mund t'i genjeje duke perfituar nga injoranca dhe pa djallezia e tyre i rekrutoi ne luften faqe zeze te historise ne luften vellavrasese gege kunder toskesh, e pane me syte e tyre se atje, ne malet e Laberise kreshnike, nuk jane sic u kishte thene fashizmi, ruse e greker, qe luftojne kundra shqiptarve, por jane shqiptare vete qe luftojne kundra armikut te felliqur te popullit shqiptar, fashizmit okupator.
Popull, partizane, VULLNETARE TE LIRISE* (*luftetaret e Ballit Kombetar), luftojne sot krah per krah te shkrire ne nje shpirt te vetem qe ka qe ka per deshire e qellim: lirine e popullit shqiptar, lirine e pavaresine e Shqiperise.
Ata e priten me zjarr armikun qe ish pergatitur te hynte ne vatrat e tyre per te shtypur levizjen clirimtare te popullit.
Fashizmi po e humbet besimin dhe ne njerezit e besuar te tij. Vrasja e komisarit te nalte Qazim Koculi, e prefektit te Vlores, Lele Koci eshte 1 deshmi e gjalle e tmerrit te zi fashist.
Autor i ketij artikulli eshte Shefqet Musaraj, shoku dhe bashkeluftetari i Enverit.
Ne vitin 1979 ne revisten "Ylli" nr.7 pohon:
--Me idete komuniste une isha ushqyer qysh nxenes. Anetar i P.K.SH. jam qe ne diten e themelimin te saj.
Per here te pare, me porosi te Partise dhe nen udheheqjen e saj te drejtperdrejte, kam shkruar traktin e diteve te para te Janarit 1943 qe kish per teme luften e Gjormit kunder milicise fashiste italiane. Traktin e shkrova per te dyten here (dmth pas luftes) pas verejtjesh e sugjerimesh konkrete qe bente mbi doreshkrimin tim te pare vete themeluesi dhe udheheqesi i Partise sh.Enver Hoxha.
Verejtjet e tij konsistonin ne ate qe une te isha me realist, me i thjeshte dhe me i prere ne shkrimin tim, te mos zgjatesha ne historira te kota, po te hyja drejtperdrejte ne teme t'i bija fort ne koke armikut dhe tradhetareve...
P.S. Besoj se edhe ketu duket shtremberimi i fakteve qe kane bere komunistet pas luftes duke mohuar dhe gjera qe i kane thene vete me pare.
Dokument i B.K. drejtuar O.N.C. (A.Q.SH. F.14 D.32)
SHQIPNIJA E SHQIPTARVET--------------------------GJINOKASTER me d.11/9/1943
JA VDEKJE JA LIRI
----------ORGANIZATES NACIONAL CLIRIMTARE--------------
Ju njoftojme se Gjinokastra asht ne duart e Shqiptarvet. Qysh pardje kemi kerkuar te viheshim ne kontakt me Juve, per te bashkepunuar dhe k'ordinuar veprimet.
Sot ju ftojme, qe sa me pare te delegoni perfaqsusit tuaj per ket qellim.
Casti asht kretik, nuk lypset t'i shmangemi detyres qi na imponojne rrethanat e luftes kundra okupatorit te ri, interesat e larta te Kombit dhe ato te demokracis Shqiptare.
Ne qofte se nuk do t'i pergjigjeni kesaj Thirje te sinqert nga ana e jone, me hovin qi imponohet nga rasti na duket se merrni nji pergjegjsi te rande per para popullit.
Me prursin prasim nji pergjegje te shpejte.
KOMANDANT I PERGJITHSHEM---------------------------------------ANTARI KESHILLIT TE QENDRES
TE FUQIVE OPERATIVE----------------------------------------------AV. DR. SKENDER MUCO
TE B.K. TE JUGUT---------------------------------------------------(FIRMA)
HYSNI LEPENICA
(FIRMA)
Re: Dokument i B.K. drejtuar O.N.C. (A.Q.SH. F.14 D.32)
Citim:
Po citoj ato që tha Perendia
KOMANDANT I PERGJITHSHEM---------------------------------------ANTARI KESHILLIT TE QENDRES
TE FUQIVE OPERATIVE----------------------------------------------AV. DR. SKENDER MUCO
TE B.K. TE JUGUT---------------------------------------------------(FIRMA)
HYSNI LEPENICA
(FIRMA)
1. Informatorët nuk tregohen .Të gjitha janë të dokumentuara në A.Q.Sh. (përvec atyre ku theksohet që janë marrë nga gazeta "Flamuri" ose Z.P.)
2. & 3. Nuk e di kush e ka shkruar, por ata të 2 e kanë firmosur këtë dokument meqë ishin komandantët e forcave nacionaliste në atë kohë dhe ndodheshin në atë vënd (Cepunë, Gjirokastër). Dhe mendoj se meqë e kanë firmosur dokumentin, duhet t'a kenë shkruar ose përpiluar ata të 2 (ose të paktën kanë qënë dakord me përmbajtjen e tij).
4. Hysni Lepenica nga Lepenica (Vlorë) dhe Skënder Muco nga Tragjasi (Vlorë).
H. Lepenica u vra 3 ditë më vonë, 14/09/1943, në Gërhot (Gjirokastër) bashkë me 33 nacionalistë të tjerë në 1 kurth që i ngritën komandantët e cetave partizane (Bedri Spahiu, Shefqet Peci, Shemsi Totozani) me garnizonin italian që ndodhej aty dhe akoma s'donte të dorëzonte armët mgjs Italia kishte kapitulluar.
S. Muco ishte edhe kryetar i P.S.D. që e krijuan në ato vite me Musine Kokalarin, Isuf Luzaj, etj...
Të gjitha sqarimet janë të vlefshme. Pres sqarimin tuaj.
Atehere Perendia, perderisa ato fakte qe solli Keni, ju i nxoret te "fallsifikuara" do te doja te me sqaroje nje detaje te vogel per sa i perket letres se shkruar nga dy te permendurit mesiper.
Perderisa H.Lepenica dhe S.Muco jane qe te dy te lindur ne Vlore, si ka mundesi qe kjo leter eshte shkruar me dialekt??? Nqs nuk e ke pare me vemendje, fjala "eshte" eshte e shkruar "asht" , pra ne dialektin e veriut (per kete Ami- mund te na sqaroj me mire) dhe fjala "qe" eshte shkruar "qi", pra dhe kjo ne dialektin e veriut. Si eshte e mundur qe nje nga jugu te shkruaje me dialekt nga veriu???
Edhe dicka tjeter: Nga kjo leter del qe Ballistet te kene cliruar Gjirokastren dhe nga nje detaj i shtuar nga ty me vone thuhet qe partizanet e vrane H.Lepenicen 3 dite me vone. Nga kjo del qe Gjirokastra nga duart e Ballisteve te kete kaluar ne ate te partizaneve. Ketu bini ne kontradikte me ate qe keni thene ne disa postime me larte, insistoni ne ate qe Gjirokastra nuk ka qene kurre e cliruar nga askush......
Do te isha i lutur qe te mi sqaroni keto pikpyetje qe me kane lindur mua...:p
Te pershendes vlla....
Shenjtori!
Nuk e kam ndjekur me aq perkushtim diskutimin tuaj. Faktet qe sjell Perendia edhe nese nuk jane te faktuara nga ne sjellin nje alternative nje menyre veshtrimi. Nuk kam lexuar aty per levdata e elozhe te bera forcave antikomuniste. Fakte une te sjell me dhjetera sepse ata ish komunistet kane filluar te hapin gojen dhe per pese leke shesin jo vetem shoket e tyre dhe bashkekriminelet por edhe nene e babe sic i shisnin dikur per te marre 5 kg molle diten e deshmoreve.
Sa per clirimin ose jo te Gjirokastres nuk dua te dalim nga tema dhe nga mesazhi qe i kam drejtuar Kenit. Keni thote qe Gjirokastra, Dibra edhe nja 3 qytete te tjere qe nga korriku i 43 deri ne Operacionin e dimrit kane qene ne duart e partizaneve. As nga komunistet me te zellshme e me shpifarake nuk e kam degjuar nje absurditet te tille. Ketu mbaron polemika ime ne lidhje me clirimin e ketyre qyteteve.
Sa per dokumetet qe ka sjelle Perendia ku Hysni Lepenica e ai tjetri kane shkruar ne dialektin e veriut. Do te te keshilloja te humultoje pak ne shtypin e asaj kohe. Gjuha shqipe qe ne perdorim sot (standarte eshte pranuar vetem ne vitin 1972. Me pare secili shkruante ne nje menyre te veten mjaft te permendim Tajar Zavalanin i cli eshte publicisti me i shquar i kohes e qe shkruante ne dialektin e veriut edhe pse ishte nga Permeti. Gjithashtu edhe Gjergj Fishta, Faik konica e shume te tjere shkruanin ne dialektin e veriut edhe pse ishin ata qe hodhen bazat e gjuhes letrare. Pra nuk hidhet poshte nje fakt sepse gjuha e faktuesit nuk perputhet me ate te origjines se tij.
Si perfundim duhet te fiksoni mire ne tru qe historia nuk eshte nje shkence ekzakte. Rreth nje fakti te caktuar vertiten shume analiza dhe perceptime. Nje lexues i jashtem duhet te shoshise dhe te filtroje te verteten qe i duket me e pranueshme. Kjo gje varet nga formimi i tij nga bindjet personale dhe nga thellesia e shpirtit ose me sakte nga interesi qe ka ai person karshi ketyre fakteve. prandaj eshte mire qe secili te sjelle opinionin e vet dhe faktet ku e mbeshtet ate opinion. Llafet e kota per inate personale apo qellime te dobeta jane thjeshte fjale mediokresh qe fshihen pas emrave te te tjereve dhe pa dashur ndoshta behen vegla te ideologjive te cdo ngjyre qofshin.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.