Forumi Horizont | Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Dostojevski - Karamazov (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2145)
Karamazov
Kujt i pelqen Dostojevski?
Pse?
Dua te ftoj ata,qe e pelqejne kete shkrimtar te tregojne thjesht dhe me fjalet e tyre (mundesisht jo citate ose pjese te shkeputura)pse e pelqejne dhe cfare gjejne te vecante tek ai.
falemnderit ne avance
nga c'kam lexuar nga ky autor me kane pelqyer pershkrimet, me detaje qe te lene mbresa.
me pelqen heshtja e personazheve ne tre pikeshat qe nenkuptohen ,me pak fjale shpreh shume ,si stil lakonik.
Dostojevskin???E adhuroj.....
Adhuroj menyren e tij te te shkruajturit,adhuroj ate paraqitje te realitetit ku shpesh e ndjen veten pjese e saj...E adhuroj kur me jep mundesine te jetoj dhe te eci me personazhet ,me ngjarjet e tij....Fjala qe del nga pena e Dostojevskit ka fuqine te me bej te dashurohem me personazhet e tij.....
Pastaj nje arsye tjeter qe me jep shkas ta pelqej eshte analiza e thelle psikologjike e personazheve...Eshte e mahnitshme se sa te gjalle i paraqet ai personazhet e tij....Te gjalle ne veprime dhe ndjenja.....
Keto me ``pak `` fjale ishin arsyet qe me japin te drejten ta perkufizoj Dostojevskin si shkrimtarin e te gjitha kohrave......
Urime per temen....
Me sa duket komuniteti i atyre,qe pelqejne Dostojekskin nuk eshte edhe aq i madh sa e mendoja.
Adelaida,cili tip te magjeps me shume:Aljosha apo Dmitri?
Apo te dy?
Ndihme?!
Kush mund te me tregoje si eshte titully ne shqip "Crime and Punishment" sepse dua qe te ma dergojne njerzit e mi ne shqip.
Faleminderit!
``Krim & Ndeshkim`` eshte titulli ne shqip i ketij libri dhe ta sugjeroj me te vertete ta lexosh sepse eshte nje nga me te bukurit qe ka nxjerre dora e ketij gjeniu....
hmm po
akoma me ka mbetur ne mendje skena kur Raskolnikovi lan thiken nga njollat e gjakut.(c'pershkrim!)
e mbrekullueshme.
P.S. oops sorry ,s'po tregoj me shume...
Ju rekomandoj nje tjeter roman te Dostojevskit,qe ndoshta nuk eshte perkthyer akoma ne shqip : "Das Gut Stepantschikowo und seine Bewohner" - ne shqip afersisht "Shtepia Stepancikovo dhe banoret e saj".
Do njihni nje tjeter Dostojevsk,me nje humor te jashtezakonshem,me personazhe briliante me ne krye Foma Fomicin.
Une e lexoja me racion para se te flija dhe qeshja ndonje 1/2 ore me pas.
Dostojevski eshte dhe nje nga autoret e mi te preferuar. Eshte gjenial ne llojin e romanit psikologjik. Detaji eshte arma e tij me e forte. Dashuria per kete autor nisi menjehere pas leximit te Vellezerve Karamazov.
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.