Forumi Horizont Gjithsej 44 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga Dionis datė 13 Janar 2005 - 17:48:

Zoti esht krejt natyren qe e shofim, eshte nji fuqi e mbinatyres, dhe qe cdogje ai kontrollon, dhe mba pergjegjesi per cdogje qe bahet ne toke.

Paqa i takon Zotit...

Dionis


Postuar nga ipersfera datė 17 Janar 2005 - 14:04:

Ne rradhe te pare qe koka ime eshte e pjekur nuk e ve fare ne dyshim dhe nuk eshte nevoja te ma vene ne dukje dhe e dyta nuk do te keshilloja te mesoje ato qe te them une mbasi do te ishte shume e rrezikshme per ty, ndoshte nje njeri i krijuar posacerisht per te besuar qorrazi dhe ne momentin qe humbet besimin kalon ne kolaps. P.sh.m. do ta pranoje ti qe te ishe thjesht nje qenie materiale qe vin nje moment dhe vdes nga te gjitha kuptimet pra nuk ekziston me? Nuk besoj se po.
Tani ti po me kerkon te shkruaj per Zotin. Po une nuk besoj tek Zoti dhe nuk e kam marre ndonjehere mundimin te gjykoj per ekzistencen apo mos-ekzistencen e Tij. Pra kam krijuar dhe une nje besim timin qe per mua eshte perseri nje gje negative por qe me perket mua dhe nuk dal ne xhiro per te predikuar bindjet. Vetem nje gje eshte e sigurt qe s'do te pranoja asnjehere ate koncept (te me falni) qesharak qe predikohet nga fete neper bote pasi ne kete moment nuk eshte me ceshtje besimi por ceshtje arsyetimi. Pshm. Dionis thote:"Zoti esht krejt natyren qe e shofim". Ca ti them une Dionisit tani qe e ka gabim. Nuk mund tja them sepse ne fund te fundit eshte nje pikepamje e tij per natyres qe rrethon. Ne momentin qe Dionis thote se "eshte nji fuqi e mbinatyres" nenkupton se eshte ajo bashkesi dukurish qe shkencerisht tani per tani nuk mund te shpjegohen.Pastaj Dionisi thote edhe qe "Zoti mban pergjegjesi per cka ben" duke harruar se koncepti pergjegjesi vlen per njerezit ne pergjithesi. Ne momentin qe nje njeri e merr tre izoluar nga cdo sistem social pra si nje te vetem nuk mund te flasesh per pergjgjesi te ketij individi pasi kundrejt kujt mund ti kete ato. Do thoshit juve qe pergjegjesit i ka kundrejt Zotit. Po zo ti sipas Dionisit kundrejt kujt i ka pergjegjesit? Ai eshte absolut s'mund te gaboj dhe rrjedhimisht nuk duhet as edhe te bej prova pasi ne absolutesine e tij ai do te parshikonte dhe te ardhmne. Po kujdes se po bihem ne paradoxe ama!!!!!
Mendimi eshte ky:
TEOREME
BASHKESIA E DUKURIVE NATYRORE TE CILAT NUK MUND TE SHPJEGOHEN ME ANE TE METODAVE SHKENCORE-RACIONALE , QUHET ZOT.
Hej mos i ngaterroni gjerat mund te quhej edhe "Xhorxh" varet nga konvencionet.
Ku eshte mendimi im. Mund te kuptohet shume thjesht se une kam zgjedhur rrugen e shkences per shpjegimin e natyres dhe jo rrugem e Zotit (qe sipas jush qendron mbi natyren dhe rrjedhimisht qenka akoma me i komplikuar) per te shpjeguar natyren.
I them faleminderit Dionisit qe me dha mundesine per te reflektuar.


Postuar nga volter datė 17 Janar 2005 - 14:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha ipersfera
Tani ti po me kerkon te shkruaj per Zotin. Po une nuk besoj tek Zoti dhe nuk e kam marre ndonjehere mundimin te gjykoj per ekzistencen apo mos-ekzistencen e Tij. .


flasim lire pa keqkuptime) Tani merr mundimin dhe gjyko per ekzistencen e tij

I nderuari ipersfera! Na thuaj edhe diē:

Nga na paraqitet fjala Zot, kur ti thua qe nuk e ekziston zoti, dhe qe nuk e besonke!? Mos valle erdhi nga ndonje Planet tjeter zoti!?...

Nuk dua te ve shkrime te tjera sepse nuk e shoh edhe aq te nevojshme per te nderhyre me mendimet e mia...

Shkruhemi


Postuar nga volter datė 17 Janar 2005 - 15:16:

Wink

Nuk eshte e shendoshe te te bindi ne mendimet tua, filozofia nuk kerkon bindje dhe imponim i nderuari dhe shume i respekuari ipersfera...

Ti vazhdo te shkruash, une me kenaqesi do t'i lexoj postimet e tua

respekte, plloshtani


Postuar nga Isra datė 18 Janar 2005 - 11:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha ipersfera
TEOREME
BASHKESIA E DUKURIVE NATYRORE TE CILAT NUK MUND TE SHPJEGOHEN ME ANE TE METODAVE SHKENCORE-RACIONALE , QUHET ZOT.
.




pra, kjo quhet aksiom..qe the pak me lart.
shkenca kohet e fundit ka zbuluar sekush e ka krijuar boten nme metoda shkencore, analitike dhe bindese duke hedhur poshte me fakte teorin e darvinit.
Lexo me shume dhe nuk do rrish duke bere bla bla bla me ne...
OK Xhimi!!!


Postuar nga ipersfera datė 18 Janar 2005 - 13:09:

Plloshtan sinqerisht shume faleminderit per ftesen.

Ndersa sa per ty Isra une nuk e di se ku i lexon ato gjera dhe me ca merresh ne jeten e perditshme por duhet te dish nje gje qe per te gjith ecka une flas jam ne kontakt te perditshem dhe skam degjuar legjenda te tilla. Me kujton nje dite qe po lexoja gazeten Metro dhe thoshte qe shkencetaret kishin pare Big Bangun, apo njehere tjeter qe kishin kaluar shpejtesine e drites. Pastaj mos harro qe dhe vete Kurhan e pohon evolucionin ne mos gabohem. Nuk ka rendesi se eshte evolucion i Darvinit apo Engelsit apo i Qemalit. Mos u mundo te perparosh ne mendime duke degjuar te tjeret. Mundohu nje sekonde ne dite te pyesesh vehten se kush je. Atehere mbase do kuptosh edhe fjalimet e mia.


Postuar nga Isra datė 18 Janar 2005 - 14:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha ipersfera
Plloshtan sinqerisht shume faleminderit per ftesen.

Ndersa sa per ty Isra une nuk e di se ku i lexon ato gjera dhe me ca merresh ne jeten e perditshme . Mos u mundo te perparosh ne mendime duke degjuar te tjeret. Mundohu nje sekonde ne dite te pyesesh vehten se kush je. Atehere mbase do kuptosh edhe fjalimet e mia.



e di mire se kush jam, pse kam lindur dhe se cfare bej.
Ti me duket se jo, mgjth, eshte puna jote....
hulumtim te mbare ne germimet e tua ipersferike..
dhe me cool djalosh....


Postuar nga Dionis datė 18 Janar 2005 - 14:23:

Me vjen mir qe ke bo nje selektim pergjat mesazhit tim...Te lumt ipersfera...Megjithat une thash dicka per zotin, po ti ende ske then per zotin si nje emer te vecant ne kete bot...

pershednetje ipersfera

Dionis


Postuar nga Perendia datė 20 Janar 2005 - 00:41:

Sinqerisht... s'i lexova tė gjitha shkrimet mbi temėn, por, "po fus edhe unė hundėt" nė tė...
Pėr mendimin tim 1 nga mendjet mė pjellore tė njerėzimit ka qenė ajo qė, duke parė perėnditė (tė krijuara nga njerėzimi) dhe njerėzimin, ka krijuar perėndinė; thjesht duke u bazuar nė nevojėn e njerėzimit pėr tė pasur 1 idhull, dhe qė pikėrisht ai (perėndia) duhet tė pėrmblidhte tė gjitha dhuntitė natyrore "mbinjerėzore".


Postuar nga kontinenti datė 21 Janar 2005 - 07:55:

ZOTI...

Djema , mos dilni nga tema.

Sado qe te lodhemi ne kurre nuk mund ta gjejme se cfar eshte ZOTI.Vete ndertimi i mendjes tone nuk e ka fuqine te kuptoje se cfar eshte Zoti.
Flitet shume per engjejt....por,edhe engjejt nuk mund ta dine se cfar eshte Zoti.
Perderisa nuk ka fillim dhe fund,cila mendje mund ta kuptoje kete gje.Sado inteligjence e tmerrshme te jete ne kete mendje,ajo kurre nuk arrin deri atje...pra tek konceptet " pa fillim" dhe "pa fund"
Ne qoftese ateisti thote se Zoti na qenka mos shpjegimi racional i fakteve apo dukurive,do t'i thoshja se ai nuk ka te drejte as te dashuroje e as te pelqeje nje film a pikture.
Ndjenja,kete dhurate te madhe qe na ka bere Krijuesi,nuk ben pjese ne dukurite e as ne faktet.
Askush nga ne,nuk mund ta deshmoje dashurine e tij,vecse me fjale !
Askush nga ne nuk mund ta provoje !
Ne qoftese ateisti do me thote qe ne kete pike shikohen sakrificat, do t'i pergjigjem se ato vijne si pasoje e egoizmit apo edhe e nje kompleksiteti qe ndodh ne tru.
Pra vertet qe ne te gjithe e pranojme ndjenjen,por asnjeri nuk mund ta paraqese si fakt rracional.
Askush nuk ka dinjitetin te zbuloje Zotin nga qeniet qe Ai ka krijuar.
Ne qoftese dime se cfar ka ne Hene,ne ende nuk dime se cfar kemi ne koken tone.
Me kete dua te them se: po qe fjala per zbulim,nuk kemi arritur te zberthejme veten tone,trupin tone,trurin tone( sa per shpirtin as qe behet fjale).
Pse ka ndodhur kjo ? Kane kaluar mijera e mijera vjet qe njeriu ben perpjektjet e zbulimit te tij qofte nga ana shkencore ,qofte edhe nga ana filozofike....por,nuk ja ka dale mbane.
Kjo ka ndodhur se, cdo gje Zoti e ka bere te pafundme ashtu sic eshte Vete.
Pra te dashur zoterinj, le te diskutojme per Zotin,por,per vec adhurimit ndaj Tij,ne nuk kemi fuqi tjeter.
Me rrespekt
Kontinenti


  Gjithsej 44 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.