Forumi Horizont Gjithsej 39 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqėria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve…….. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5205)


Postuar nga Ami- datė 22 Maj 2004 - 15:26:

Amour!
Ke thene shume gjera njeheresh duke i ngaterruar e bere lemsh konceptet.

Nuk mund te marresh stastikat e vitit 1938 dhe ti krahasosh me vitin 1990 se do ishte njesoj sikur te krahasoje statistikate vitit 1939 me ato te vitit 1889. Nese ndiqet kjo llogjike atehere eshte e kote qe rrijme e diskutojme. Ti merr personalitetet dhe nivelin qe kishin ata merr projektet qe ata i nxorren nga hici dhe jo vazhdueshmerine e kesaj rruge. Te kesh formuar alfabetin shqiptar si Fishta dhe kongresi i Mansatirit nuk eshte njesoj si te japesh ne mesim abetaren ne klasen e pare. Te formosh si Konica gazeten e pare te pavarur nuk eshte njesoj si te besh reporterin e Zerit te Popullit duke hartuar tabela me shifra te fallcifikuara.

Mjafton te shohesh se cfare gjenish ishin ata pak shqiptare qe mbaruan shkollen e Harri Fulcit dhe cfare injorantesh ishin inxhenieret apo arkitektet e kohes se DULLES.


Pra nese krahasimet do te behen me llogjike do te kuptosh se dikur intelektualet ishin shume me te prirur dhe me patriote dhe kane hedhur themelet mbi te cilat jane ngritur muret e turpshme te komunizmit te cilet ka vite qe here pas here i rrenojme e qe ngrihen perseri.


Gjithsesi ti ke mendimin tend e ne tonin. Por nuk e kuptoj se me cfare guximi dhe morali mund te thuash qe Enveri e la keshtu dhe e prishi Sala. Harron qe ne kohen kur e la enveri u shtynin njerezit per nje liter qumesht apo per dy kokrra veze. Te shtysh nje popull deri ne ekstremet e mbijeteses nuk mendoj se eshte nje zotesi e madhe dhe shprehje e inteligjences. Duke mos harruar se Enveri futi ne burg tere intelektualet shqiptare dhe ndermjet tyre 3 ministra arsimi te periudhes se Pavaresise qe ishin pikerisht ata qe hapen shkollat e mirefillta shqiptare atehere kur as qe mendohej per nje gjuhe shqipe.

Pa harruar asnje cast qe DULLA eleminonte shoket e tij ne cdo cast dhe ai qe ishte brohoritur deri dje kthehej papritur armik i popullit dhe varej ne litar. Nuk e kuptoj se si mund te quah te civilizuar nje shtet kur te pandehurit nuk i ofrohej mbrojtja dhe Avokatia nuk ekzistonte si zanat. Nese do te shohesh nivelin e inteligjences te Byrose Politike ne kohen e rrezim te diktatures mjaft te shohesh mbledhjet e filmuara te asaj kohe.


  Gjithsej 39 faqe: « 1 2 3 4 5 6 [7] 8 9 10 11 12 13 14 15 16 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.