Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Ese dhe artikuj nga shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2227)


Postuar nga Finding_Neverland datė 13 Maj 2006 - 17:44:

Arti ekzistencialist i Kamyse

Per te shkruar nje kryeveper nuk mjafton te kesh nje mesazh interesant per te kumtuar,as ti nenshtrohesh nje forme te perkryer,por te zbulosh formen me te pershtatshme per te percjelle sa me mire ate qe do te shprehesh.Meqenese kishte dicka te re per te shprehur, Kamyja,gjeti nje ton te ri dhe "I Huaji" shenon sot per te gjithe kritiket nje date te rendesishme te historise se romanit francez.Subjekti i romanit gjendet ne nje shenim te prillit 1937 te shkruar nga vete Kamyja:"Njeriu qe nuk do te shfajesohet".Merso,heroi i romanit,vdes duke e mbajtur te verteten per vete,ai refuzon deri ne fund lojen e shoqerise.(Merso-Mer+Soleilet +Diell,pra kombinim i lojes dhe i jetes).
Stili i romanit "I Huaji" shquhet per thjeshtesine dhe natyrshmerine e tij.Jane keto dy tipare qe mund te ngjallin medyshje: kur lexon romanin "I Huaji" mund te te duket se cdokush mund te zoteroje nje art te tille, por duhet kuptuar se mungesa e zbukurimeve nuk tregon patjeter paaftesi dhe se ne art nuk ka rruge me te veshtire se arritja e thjeshtesise. Gjurme te nje humori te holle shfaqen here pas here dhe eshte e veshtire te percaktosh nese Merso eshte nje humorist apo transmentues i pavullnetshem i humorit te Kamyse.
E verteta eshte se Kamy eshte nga ata autore qe nuk e shikojne nje veper letrare si fushe per te eksperimentuar nje nje teknike apo per te parashtruar nje filozofi. Duke i vene vetes si qellim studimin e sjelljes se nje njeriu qe refuzon te tregoje te fshehten e vet, ai kalon natyrshem ne poziten" behaviuriste" te disa shkrimtareve. Duke demaskuar mjetet qe perdor nje shoqeri, e cila preferon me mire ti etiketoje njerezit sesa ti pranoje ata sic jane dhe u jep atyre nje esence qe pastaj te mund te toleroje ekzistencen e tyre, ai e rrethoi padushur Mersone me aureolen e heronjve ekekzistencialiste. Te romani " I Huaji" shfaqet prirja e Kamyse drejt klasicizmit. Te jesh klasik do te thoshte per te,te sugjerosh sa me shume duke thene sa me pak.Ne kete drejtim, Kamy nuk mjaftohet me sugjerimet e nje universi dashurie e mirekuptimi me boten: ai demaskon ata qe e ndiejne nevojen e te shprehurit pompoz qe te mund te arrijne te kapin hijen e nje ideje apo te nje ndjenje. Ky klasicizem nuk eshte ai i kulluar, as i pafajshem. Heshtjet e Mersose nuk jane vetem heshtje ekstaze: ato jane nemitje e qellimshme kundrejt llomotitjeve te pacipa. Por " I Huaji" eshte klasik ne nje menyre me te thelle. Ne romanin e vet Kamyja ka gjetur nje forme origjinale. Me kete rast mund te permendim shprehjen qe ai ka perdorur per nje tjeter veper te tij: "Kam pershtatur formen me subjektin, kjo eshte e gjitha".


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.