Forumi Horizont Gjithsej 39 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqėria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve…….. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5205)


Postuar nga amor alucius datė 22 Maj 2004 - 10:48:

Ne 1944, kur mbaroi lufta per Shqiperine, vendi ishte shkaterruar ekonomikisht si rezultat i pushtimit fashist, i infrastruktures se vjeteruar, dhe rrenimit prej viteve te pushtimit, rezistences,(Ami- cfare me thoje per kohen e Zogut?) sabotimeve dhe aktivitetit guerril. Kishte shume pak kapital, si financiar dhe ne burime njerezore; dhe ne kete kontekst, ishte e natyrshme qe Enver Hoxha dhe Partia
(Komuniste) e Punes, dhe Shqiperia, te beheshin aleate te Bashkimit Sovjetik. Qe nga dhjetori 1944 mjetet e prodhimit ishin nen kontrollin e shtetit, per t’u pasuar nga reforma agrare ne 1945 dhe eleminimi i sektorit privat ne 1947. Pas ēarjes se levizjes komuniste nderkombetare ne 1960, Bashkimi Sovjetik nderpreu mbeshtetjen teknike dhe financiare,
dhe Shqiperia lidhi nje aleance te veshtire me Republiken Popullore te Kines.
Gjate gjithe ketyre viteve, Enver Hoxha mbajti nen kontroll te forte pushtetin dhe zhvilloi nje kult individual dhe nje vendim-marrje autoritare te tejperqendruar e cila nuk u sfidua deri ne vdekjen e Hoxhes ne 1985. Pastaj, u ndermorr nje program i kujdesshem “liberalizimi” krahasuar me ndryshimet radikale ne vendet fqinje (sidomos Rumanine) ne 1989-90. Protestat dhe emigracioni masiv u bene te zakonshme. Ne shtator 1990, reformat ligjore e ēliruan sjelljen publike nga kontrolli i rrepte i shtetit, dhe gjate dimrit 1990-91 u shemben te gjitha simbolet e shtetit njepartiak,
duke perfshire edhe statujen gjigande prej bronxi te Enver Hoxhes ne qender te Tiranes.
Zgjedhjet a para demokratike u mbajten ne mars 1991; megjithate, destabiliteti vazhdoi gjate gjithe vitit, duke perfshire edhe nje eksod masiv ne Gusht, kur afro 25 000 njerez rrembyen anijet ne Durres dhe i detyruan te lundronin drejt Italise. Protesta per ushqimin e te tjera (p.sh., shembja e “skemave piramidale” ne 1997, jehona e luftrave ne ish-Jugosllavi, sidomos ne Kosove, e me pas ne Maqedoni) kane penguar deri tani progresin politik dhe ekonomik. Ne disa pjese te vendit, pasiguria e vazhdueshme, zoterimi i armeve dhe veprimatrite e bandave kriminale kane ēuar ne rishfaqjen e fenomenit te vetvendosjes
lokale te “rregullit dhe ligjit” nga familje dhe grupe shoqerore te fuqishme, si edhe ne forma tradicionale te drejtesise komunitare (kanun), per te kompensuar mosfunksionimin e institucioneve shteterore, veēanerisht te policise dhe gjykatave.
Mosbesimi mes ketyre klaneve fisnore apo grupeve shoqerore eshte shume i perhapur, dhe militon perkundrejt zhvillimit te nje shoqerie civile kombetare8.
Konfliktet sociale te 1991 dhe 1997 kane krijuar nje ndjenje te forte pasigurie e cila vazhdon te ndikoje ne jeten e perditshme te shqiptareve, dhe ne qendrimet e tyre ndaj– dhe ne pjesemarrjen – shkollimit. Veēanerisht djemte e rinj terhiqen me shume nga jeta
kriminale, shpesh ne banda, se sa nga arsimi; dhe shume prinder jane te frikesuar nga pasiguria ne shkolla, sidomos per vajzat e tyre.
Per me teper, trazirat e viteve 1991 e 1997 i kthyen shume shkolla ne “asgje me shume se guacka te demtuara pa asnje pajisje te domosdoshme baze per nje edukim te mire, dhe veēanerisht ngjarjet e dhunshme te 1997 e minuan me tej besimin e njerzvetek stabiliteti politik dhe social i Shqiperise. Akoma egziston nje ndjenje se kaosi mund terikthehet ne ēdo moment, siē ndodhi, deri diku, ne Veri gjate dhe pas krizes Kosovare.


Ekstremizmi ju ka zene syte,doni ti atribuoni cdo gje te keqe nje periudhe(dhe nese nuk jane te verteta).Do ishte mire te shihej me objektivitet,dhe te pranohen anet e mira dhe te keqija:vetem keshtu do evoluojme.


  Gjithsej 39 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.