Forumi Horizont Gjithsej 435 faqe: « E parė ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)


Postuar nga ipersfera datė 17 Janar 2005 - 14:04:

Ne rradhe te pare qe koka ime eshte e pjekur nuk e ve fare ne dyshim dhe nuk eshte nevoja te ma vene ne dukje dhe e dyta nuk do te keshilloja te mesoje ato qe te them une mbasi do te ishte shume e rrezikshme per ty, ndoshte nje njeri i krijuar posacerisht per te besuar qorrazi dhe ne momentin qe humbet besimin kalon ne kolaps. P.sh.m. do ta pranoje ti qe te ishe thjesht nje qenie materiale qe vin nje moment dhe vdes nga te gjitha kuptimet pra nuk ekziston me? Nuk besoj se po.
Tani ti po me kerkon te shkruaj per Zotin. Po une nuk besoj tek Zoti dhe nuk e kam marre ndonjehere mundimin te gjykoj per ekzistencen apo mos-ekzistencen e Tij. Pra kam krijuar dhe une nje besim timin qe per mua eshte perseri nje gje negative por qe me perket mua dhe nuk dal ne xhiro per te predikuar bindjet. Vetem nje gje eshte e sigurt qe s'do te pranoja asnjehere ate koncept (te me falni) qesharak qe predikohet nga fete neper bote pasi ne kete moment nuk eshte me ceshtje besimi por ceshtje arsyetimi. Pshm. Dionis thote:"Zoti esht krejt natyren qe e shofim". Ca ti them une Dionisit tani qe e ka gabim. Nuk mund tja them sepse ne fund te fundit eshte nje pikepamje e tij per natyres qe rrethon. Ne momentin qe Dionis thote se "eshte nji fuqi e mbinatyres" nenkupton se eshte ajo bashkesi dukurish qe shkencerisht tani per tani nuk mund te shpjegohen.Pastaj Dionisi thote edhe qe "Zoti mban pergjegjesi per cka ben" duke harruar se koncepti pergjegjesi vlen per njerezit ne pergjithesi. Ne momentin qe nje njeri e merr tre izoluar nga cdo sistem social pra si nje te vetem nuk mund te flasesh per pergjgjesi te ketij individi pasi kundrejt kujt mund ti kete ato. Do thoshit juve qe pergjegjesit i ka kundrejt Zotit. Po zo ti sipas Dionisit kundrejt kujt i ka pergjegjesit? Ai eshte absolut s'mund te gaboj dhe rrjedhimisht nuk duhet as edhe te bej prova pasi ne absolutesine e tij ai do te parshikonte dhe te ardhmne. Po kujdes se po bihem ne paradoxe ama!!!!!
Mendimi eshte ky:
TEOREME
BASHKESIA E DUKURIVE NATYRORE TE CILAT NUK MUND TE SHPJEGOHEN ME ANE TE METODAVE SHKENCORE-RACIONALE , QUHET ZOT.
Hej mos i ngaterroni gjerat mund te quhej edhe "Xhorxh" varet nga konvencionet.
Ku eshte mendimi im. Mund te kuptohet shume thjesht se une kam zgjedhur rrugen e shkences per shpjegimin e natyres dhe jo rrugem e Zotit (qe sipas jush qendron mbi natyren dhe rrjedhimisht qenka akoma me i komplikuar) per te shpjeguar natyren.
I them faleminderit Dionisit qe me dha mundesine per te reflektuar.


  Gjithsej 435 faqe: « E parė ... « 43 44 45 46 47 48 49 50 51 [52] 53 54 55 56 57 58 59 60 61 » ... E fundit »
Trego 435 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.