Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fotografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=244)
-- Tutorial: Si te krijojme nje Foto me HDR (High Dynamic Range) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17143)


Postuar nga Pitkini datė 25 Qershor 2009 - 06:43:

Tutorial: Si te krijojme nje Foto me HDR (High Dynamic Range)

HDR eshte nje teknike qe perdoret per te zgjeruar sasine e ndricimit (dhe detajet) midis zonave me drite dhe atyre te erreta. Ajo arrihet duke "bashkuar" foto te njejta por me ekspozim (exposure) te ndryshme. Per ta kuptuar me lehte le te marrim nje shembull (marre nga faqja kryesore e hdrsoft.com, faqja zyrtare e programit photomatix, i cili eshte i njohur per krijimin e fotove HDR). Keto jane foto me ekspozim te ndryshem perkatesisht EV= -2, 0, 2 (EV = exposure value, shumica e aparateve dixhitale e kane opsionin per te ndryshuar EV. Pra, foto HDR mund te behen edhe duke perdorur aparate familjare). Faktikisht, sipas hdrsoft.com, keto foto kane shutter speed te ndryshme, por edhe ndryshimi i ekspozimit na con ne te njejtin perfundim (te dyja kontrollojne sasine e drites ne nje foto).











Keto foto me pas "bashkohen" duke perdorur Photomatix. Photomatix eshte nje program me pagese por n.q.s deshironi te perdorni nje version te shoqeruar me nje keygen (per ta aktivizuar programin), mund ta shkarkoni ketu (http://files.getdropbox.com/u/14013...ro_3_by_SAW.rar).



Fotoja HDR duket si me poshte:





Shenim: Photoshop gjithashtu ka nje funksion per HDR. Per ta hapur shkoni tek File -> Automate -> Merge to HDR…

Burimi: http://lexoj.wordpress.com/2009/06/...-dynamic-range/


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.