Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Ishte Shakespeare homoseksual? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2716)


Postuar nga amor alucius datė 26 Tetor 2003 - 14:42:

Ishte Shakespeare homoseksual?

Materialin e meposhtem po e postoj ne kete nen-ndarje pasi nuk arrita te gjej ndonje nenndarje te pershtateshme.Nese e keni mund ta spostoni atje!

Flm!


Ishte Shakespeare nje homo??
Kjo pyetje ka kohe qe eksiston por nje pergjigje te qarte nuk ka ende, ka shenja te ndryshme qe te bejne te arrish ne ate konkluzion!Sonettet e tija te perpareshme duken qe i kushtohen me teper nje burri sesa nje gruaje.

Zbulimi i nje portreti “te mbrojturit” te Shakespeare shpien studiesit ne nje udhe te tille mendimi.
Burri I portretuar eshte Henry Wriothesley, I treti earl i Southampton.Studiuesit mendojne qe Shakespeare sonnetet e tija te mepareshme ja dedikonte ketije 'fair youth'.Ky burre eshte I portretuar me buze te kuqe,dhe me faqet e lyera me te kuq,floket e tije te gjate te leshuar egersisht mbi shpine,ne veshin e majte me nje vathe te dukshem dhe doren me nje shenje femeror ne zemer.
Portreti ka qene gjate 300 viteve nen pronesine e familjes aristokrate Cobbe,dhe nje dite para ditelindjes te 438-te te Shakespeare ju shfaq publikut.
Ne fillim njerezit mendonin qe ishte portreti I nje gruaje nga Southamptons.Ekspertet datuan portretin 1590-1593.Ne ate periudhe Shakespeare bente pjese ne Southamptons dhe shkroi sonnetes 'master-mistress of my passion'.
Historianet e literatures dhe dijetaret e artit e quajne kete zbulim shume te rendesishem.Edhe perse Shakespeare ishte I martuar me Anne Hathaway bindjet e tija seksuale qendronin qe disa decennia ne dyshim.


Postuar nga déją-vu datė 26 Tetor 2003 - 15:27:

Cool

Edhe ka mundesi te kete qene i tille.

E atehere????


Postuar nga amor alucius datė 28 Tetor 2003 - 10:45:

Insomnia postimi i mesiperm u be nga une ne kuadrin e nje temes tek diskutime shoqerore dmth homoseksualiteti.Per disa ka nje domethenie bindja e tije seksuale pasi njerezit ne shekuj kane menduar qe disa nga veprat e tija me te famshme ishin per "bukurite tokesore te seksit te embel"por mesa duket nuk eshte keshtu.Pastaj kujt ti interesoje e lexon postimin dhe kujt jo nuk e ben...

Anne e di ti ate teorine e heliocentrizmit?
Rishikoje dhe njehere.

Pershendetje


Postuar nga déją-vu datė 28 Tetor 2003 - 11:23:

Ne fakt me trasmetoi nje fare interesi.Sidomos ky erdhi duke u shtuar qe nga momenti kur fillova te postoj ''dy here'' te njejten gje Amor.

Ne postimin fillestar,nuk lije aspak te kuptohej qe diskutimi ishte ne lidhje me kete fakt,ndaj edhe pyetja ime ishte si me siper.Ndoshta Shakespear i lodhur ne nje fare pike nga ''seksi i embel''(motivet duhet ti dine studiuesit si zakonisht),gjeti ate qe kerkonte ne figuren e Henry e si dreqin quhet.....

Ose thjeshte studiuesit kerkojne te ngrene re pluhuri rreth figures se tij .
Per mua pak rendesi ka nese ne momentet qe thurte ato,ne krah te tij qendronte nje leshgjate,apo nje femer qe i afrohej nje perendeshe greke te mitollogjise...
Nese dikush kerkon te lexoj,kam idene qe motivohet pak nga keto gjera.Kjo e vlefshme per dike qe vertet dashuron letersine,artin,etj,etj...


Postuar nga ADELAIDA datė 28 Tetor 2003 - 22:47:

Cili lajm do te sillte me teper interes dhe fitime ``Shekspiri homoseksual`` apo ``ikja ne drejtim te paditur e nje krimineli`` ???

Prandaj sipas meje te gjitha keto jane vetem mashtrime...E di qe tani nga 10 shkrimtar ose figura te njohura 5 kane dal homoseksual???
Keto jane thjesht hipoteza te ngritura nga dikush qofte per arsye fitimi dhe qofte per te zvenitur figuren dhe madheshtine e tij...E kush do te provoje te kunderten...???Cdo gje interpretohet ndryshe nga persona te ndryshem dhe kjo gje sipas meje ka ne qender interesin e vet personit ......
Gjithsesi qendron fakti se homoseksual ose jo ,ai do te mbetet shkrimtari me i madh i te gjitha kohrave....Shkrimtari tek i cili e gjejne frymezimin te gjithe dhe te gjithe i referohen,,,,,ndoshta sepse ishte dhe do ngelet i paharritshem & i pavdekshem......


Postuar nga lorie datė 30 Tetor 2003 - 00:33:

kam lexuar per jeten e tij ,edhe per dashurine e tij te madhe per nje vajze ,(Per fat te keq s'po me kujtohet emri i saj),
Me duken te kota dhe pa vend qe e bejne me tendenca te tjera.
Asnjeri s'mund te dije se c'ka dashur te thote autori ne nje poezi ,ne nje poeme apo ne nje roman .se c'ka patur ne mendje ai ne ato momente kur e ka shkruar. ( flas edhe nga eksperienca)
Ne mund te komentojme apo analizojme nga jashte ,nga pozicioni i kritikut apo i lexuesit dhe kaq. letersia eshte e gjere, dhe truket e fjaleve jane te shumta.


Postuar nga lela datė 30 Tetor 2003 - 17:02:

sa per te qeshur, Shekspiri homoseksual hahahha. ca sben vaki ne kete bote...


Postuar nga Klodel datė 30 Tetor 2003 - 17:46:

Oscar Wilde ishte homoseksual, por nuk e zbeh aspak vepren e tij, un se kuptoj c'lidhje ka ca je.... arti ka te beje me boten e shpirtit dhe cdo gje qe eshte kthyer ne art flet per nje bote te mrekullueshme shpirterore. kjo ne fund te fundit e perben njeriun jo orientimet e tij seksuale......


Postuar nga amor alucius datė 30 Tetor 2003 - 19:48:

Ne nje liber lexova nje shprehje qe me preku"...e tere bota e saje eshte nje fasade e bukur,por ju lutem mos shikoni brenda pasi do me rrezonit idhullin qe kisha krijuar ne mua per te.Me mire te jetoj ne nje genjeshter sesa te zbuloj realitetin e hidhur te "engjelli" tim..."

Analistja natyrisht qe te qenit homo-bisexual nuk do ja prishte ne asnje forme bukurine e veprave te tije,por eshte pikerisht kjo gje qe me habit ne reagimin tuaj ndaj nje gjeje te re.
Po me dukeni si ato njerezit qe gjate shekujve kishin besuar qe bota ishte "nje pjate",e cila ishte nje qendren e gjithesise,por diten kur u tha qe nuk ishte ashtu dhe qe ishte dielli ne qendren e gjithesise u revoltuan te gjithe ndaj kesaj gjeje.
Ne fillim nuk me pelqeu as mua si "e vertete"por natyrisht duhet pranuar ndryshe do jetonim ne nje bote iluzionesh!!!

Ah meqe ra fjala,Oscar Wilde : para ca minutave isha pikerisht duke lexuar ate(the picture of Dorian Gray)Me pelqen menyra filozofike e te menduarit te cilen ai e reflekton tek Lord Henry.


pershendetje te dashur dhe take it easy


Postuar nga Korca_4_ever datė 03 Nëntor 2003 - 23:28:

tani qenka bere e modes qe cdo figure te shquar, te cdo kategorie, ta shfaqin si homosexual.
jo shume kohe me pare disa "historiane" na nxorren Aleksandrin e Madh homosexual sepse kishte marre ne mbrojtje nje te ri dhe e quante si birin e tij.
te njejten gje lexova edhe per nje faraoh egjiptian Akhenaten, i cili mgjs e vertetuar qe ishte i martuar dhe me 3 vajza na qenkesh homosexual pasi ne oborrin e tij mbante si sherbetor personal nje djale te ri,te cilin e simpatizonte
edhe heroin e luftes se trojes Akilin e bene homosexual dhe i dashuri i tij ishte ..... Patrokli!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! sepse duheshin si vellezer

O TEMPORA, O MORES


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.