Forumi Horizont Gjithsej 39 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqėria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve…….. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5205)


Postuar nga tresh datė 23 Maj 2004 - 11:57:

Shtese mbi: Analfabetizmi ne shqiperi e te drejtat e femijeve……..



Vendi ynė ėshtė njė vend me njė popullsi mjaft tė re, ku rrjedhimisht fėmijėt zenė njė pjesė mjaft tė madhe dhe tė rėndėsishme tė saj. Sipas statistikave tė botuara nga "Komiteti Shtetėror Gruaja dhe Familja" numri i fėmijėve nė Shqipėri ėshtė 1.396.000. Pra nė Shqipėri 33 % e banorėve janė nėn moshėn 15 vjec dhe 40 % janė nėn 18 vjec. Por sa kujdeset shoqėria jonė pėr kėta fėmijė?
Fėmijėt, ashtu si ēdo qytetar tjetėr i shoqėrise kanė te drejtat e tyre nė shoqėrinė ku ata jetojnė. Tė drejtat e fėmijėve pėrbėjnė prioritetet kryesor qė duhet tė garantojė njė shoqėri normale njerėzore. Kėto tė drejta janė parėsore, jo vetėm pėr nga rėndėsia qė kanė fėmijėt nė jetėn tonė, por mbi tė gjitha, fėmijėt mbajnė gjurmėn e se nesėrmes, dhe tek ata shohim tė ardhmen e shoqėrisė. Pa njė brez tė ri, tė shėndoshė e tė sigurtė, do tė thotė tė mbetemi pa tė ardhme, do tė thotė qė shoqėria tė shpallė dėshtimin total tė pėrpjekjeve pėr nė rrugėn e zhvillimit tėsaj.
Nė kėtė mėnyrė Asambleja e Pėrgjithshme e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara ka miratuar Konventėn e tė Drejtave tė Fėmijės mė 20 nėntor 1989, tė cilėn vendi ynė, nuk ka hezituar pėr t'a firmosur.
Po kėshtu Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė iu garanton fėmijėve tė drejtat e tyre nė nenin 54, i cili sanksionon:
Fėmijėt, tė rinjtė, gratė shtatzėna dhe nėnat e reja kanė tė drejtėn e njė mbrojtjeje tė veēantė nga shteti.
Fėmijėt e lindur jashtė martese kanė tė drejta tė barabarta me tė lindurit nga martesa.
Ēdo fėmijė ka tė drejtė tė jetė i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytėzimi dhe pėrdorimi pėr punė e veēanėrisht nė moshėn minimale pėr punėn e fėmijėve, qė mund tė dėmtojė shėndetin, moralin ose tė rrezikojė jetėn a zhvillimin e tij normal.
Veē tė tjerash nė Kodin e Famijes pėrcaktohen rastet e heqjes tė sė drejtės prindėrore dhe tė vendosjes sė fėmijės nė institucionet e pėrkujdesjes.
Nė fakt, baza ligjore ėshtė A-ja e luftimit tė ēdo fenomeni abuziv me kėdo, por vetėm kjo ėshtė e pamjaftueshme. Sigurisht qė problemet nuk mund tė zgjidhen vetėm me letra, ndaj pėr garantimin e kėtyre elementėve normalė tė jetės sė fėmijėve nevojiten masa konkrete. Por problemi qėndron se shumė pak po bėhet pėr kėrkesat dhe nevojat e tyre, dhe fėmijėt sot janė lėnė thuajse tėrėsisht nė harresė, duke ua zėnė hapėsirėn e nevojshme dhe duke ua krasitur degėt e zhvillimit, pėr t'i lėnė tė asfiksuar e tė cunguar nė trampolinėn e jetės.
Dhe kjo neglizhencė shfaqet nė mjaft drejtime si nė planin, urbanistik, edukativ, social etj.


  Gjithsej 39 faqe: « E parė ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 39 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.