Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Thuaji Zemres Po - Susanna Tamaro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1788)


Postuar nga i_lire datė 22 Gusht 2003 - 01:13:

Thuaji Zemres Po

Opiēina, 16 Nentor 1992

Ke dy muaj qe je nisur dhe qysh prej dy muajsh, perpos nje kartoline ku me shkruaje se je gjalle, nuk kam marre tjeter lajm prej teje. Sot ne mengjes u ndala gjate ne kopesht kundruall trendafilit tend. Paēka se eshte vjeshte e vone, ai spikat me ngjyren e vet te purport, fillikat mujshar, mbi bimet e tjera tashme te rregjura. A te kujtohet kur e mbollem? Ishe dhjete vjece dhe vetem pak kohe me pare kishe lexuar “Princin e vogel”. Ta kisha dhuruar si shperblim meqe kishe kaluar klasen. Pate mbetur e magjepsur nga ajo histori. Mes gjithe personazheve, ate qe te pelqenin me shume ishin trendafili dhe dhelpra; nuk te pelqenin aspak baobabet, gjarperinjte, aviatori, as edhe gjithe ate njerez te kote e kapadeinj qe endeshin ulur neper planetet e tyre te vockla. Keshtu nje mengjes, te po hanim, ti the: Dua nje trendafil. Verejtjes sime se trendafilia kishim shume, iu pergjigje: Dua qe te jete vetem i imi, te kujdesem per te e ta rris mire e bukur. Natyrisht, vec trendafilit, doje edhe nje dhelper. Me dinakerine e femijeve kishe vene ne krye deshiren e thjeshte, pastaj ate thuajse te pamunduren. Si mund te ta mohoja dhelpren, pasi te kisha dhene trendafilin? Kete pike e shestuam nje cope here te gjate, e me se fundi rame ne ujdi per nje qen.
Naten e pare se te shkonim ta merrnim, nuk vure gjume ne sy. Cdo gjysme ore trokitje ne deren e dhomes sime dhe thoje: S’po me ze gjumi. Ne mengjes qysh ne shtate kishe ngrene buke, ishe veshur dhe lare; me pallton ne trup me prisje ulur ne kolltuk. Ne tete e gjysme ishim para hyrjes se nderteses ku mbaheshin qente. Ishte ende e mbyllur. Duke veshturar mes nderlikes, ti thoje: nga do ta marr vesh se cili eshte i imi? Zeri yt ishte plot ankth. Une te qetesoja, mos u bej merak, te thoja, mbaj mend si e zbuti Princi i vogel dhelpren.
U kthyhem ne bujtinen e qenve per tri dite me rradhe. Kishte me shume se dyqind qen aty brenda dhe ti doje t’i shihje te gjithe. Ndaleshe para ēdo kafazi, rrije aty pa levizu, e kredhur ne nje mosperfillje te rrejshme. Qente sakaq berviteshin te gjithe te rrjeta, lehnin, benin kollotumba dhe rrekeshin te shqyenin me putra thurimat. Tok me ne ishte edhe kujdestarja e qendres. Duke te pandehur nje ēuperline si gjitha te tjerat, per te te joshur, te tregonte sojet me te bukura: Pa shihe kete kokerin, te thoshte. Ose: si te duket ky lesi? E gjithe pergjigja jote ishte nje fare kerritje dhe beje perpara pa ia vene veshin.
Bakun e gjetem diten e trete te asaj ecejakeje. Rrinte ne nje nga kutite e pasme, aty ku mbanin qente ne sherim e siper. Kur mberritem para kafazit, ne vend qe te na dilte perpara tok me te tjeret, qendroi ulur ne vend te vet pa ngritur as kryet. - Ate, - brite ti duke kallezuar me gisht. - Dua ate qenin aty. A te kujtohet fytyra e ēmeritur e kujdestares? Nuk e merrte vesh se qysh doje te shtije ne dore ate shkurtabiq te shemtuar. Po, sepse Baku ishte shtatvogel, por ne vogelsine e tij permblidhte pothuaj gjithe sojet e qenve te botes. Koken si ujk, veshet te bute e te varur si langua, putrat e perhedhura si te nje koneje, bishtin shkumezues si nje turidhelper dhe gezofin e zi te larme si te nje dobermani. Kur vajtem te zyrat per te firmosur kartat, nepunesja na rrefeu historine e tij. Aty nga fillimi i veres, e kishin flakur nga nje makine qe po ecte me shpejtesi. Ne fluturim e siper ishte lenduar goxha dhe, per kete shkak, njera prej putrave te pasme i zvargej si pa jete.
Baku tani eshte ketu bri meje. Tek po shkruaj, tash e pare e afron majen e hundes te kemba ime. Turiēkat dhe veshet pothuaj i jane zbardhelluar tashme dhe syte, prej ca kohesh, ia ka pllakosur ai tisi qe nderet ne syte e qenve te plakur. Mallengjehem kur e veshtroj. Duket sikur ketu prane eshte nje pjese e jotja, pjesa qe dua me teper, ajo qe, para shume vjetesh, mes dyqind mysafireve ne ate qender, diti te zgjedhe me te shemtuarin e me fatkeqin.
Gjate ketyre muajve, duke u endur neper vetmine e shtepise, vitet e mosmarreveshjeve dhe pakenaqesive ne bashkejetesen tone tashme jane tretur. Kujtimet qe kam perreth jane kujtimet e tua kur ishe vocerrake, kelysh i brishte dhe i perhumbur. Asaj po i shkruaj, jo njeriut te mbrojtur e arrogant te koheve te fundit. Kete ma shtiu ne mend trendafili. Sot ne mengjes, kur i kalova prane, me tha: Merr e shkruaji nje leter. E di qe mes marreveshjeve tona ne ēastin kur ti u nise ishte dhe ajo qe nuk do t’i shkruanim kurre njera-tjetres, dhe une e respektoj prishaqejfas. Keto reshta nuk do te marrin kurre shtegetimin per te te gjetur ne Amerike. Nese nuk do te jem me kur ti te kthehesh, do te jene ato ketu duke te pritur. Pse, valle, them keshtu? Sepse para nje muaji apo diēka me pak, per te paren here ne jeten time me zuri nje lengate e rende. Keshtu pra, tani e di qe mes te gjitha gjerave te mundshme eshte edhe kjo: pas gjashte a shtate muajsh mund te mos jem me ketu per te te hapur deren e per te t’u hedhur ne qafe. Kohe me pare, nje mikja ime me thoshte se te njerezit qe kurre nuk kane lenguar prej gjesendi, kur u vjen, semundja shfaqet vrullshem dhe pernjehere. Mua me ndodhi pikerisht keshtu: nje mengjes, ndersa ujisja trendafilin, dikush papritmas shojti driten. Nese gruaja e zotit Razman nuk do te me kishte pare permes gardhit qe ndan kopshtet tane, ne kete ore thuajse me siguri ti do ishe jetime. Jetime? A thuhet keshtu kur te vdes gjyshja? Nuk jam dhe aq e sigurte. Ndoshta gjysherit merren aq fort sit e dores se dyte, sa nuk eshte e nevojshme te kete nje term per te shprehur humbjen e tyre. Nga gjysherit nuk je as jetim, as vejan. Ata lihen udhes krejt natyrshem, ashtu siē ndodh qe nga hutimi te harrosh ēadren diku.

Vazhdon...


  Gjithsej 26 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.