Forumi Horizont Gjithsej 104 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- poezi te poeteve te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2098)


Postuar nga Lakanderi datė 23 Shtator 2003 - 11:27:

Cool

Me se dehesh ti Lorie? (Eshte pyetje pa nenkuptime ose ironira)


Ron Padgett

"Peme dardhash"

Kur shoh dardha
nuk mendoj per asgje
por ne pafsha nje vashez
qe floket dhe arsyen tej i flak
mendoj dhe shoh vec dardha
Ka edhe me keq se te shohesh peme dardhash

-------------------------------------------------------------------------------

Nje nga poetet e mi me te preferuar
Jacques Prevčrt

"Kopshti"

Mijera vjet kohe
nuk e kapin dot
te shkurtren sekonde
Kur ti me puthe
kur une te putha
nje mengjes
ne driten e diellit dimeror
ne nje park ne Paris
ne Paris
ne kete bote
qe eshte vec nje yll i vogel


"Per ty e dashur"

Isha ne tregun e zogjve
dhe bleva zogj
per ty
e dashur
Isha ne tregun e luleve
dhe bleva lule
per ty
e dashur
Isha ne pazarin e hekurit
zinxhire bleva
zinxhire te rende
per ty
e dashur
Dhe ne fund shkova ne tregun e sklleverve
duke te kerkuar ty
por nuk te gjeta
e dashur

"Ora e aritmetikes"

Dy dhe dy kater
kater dhe kater tete
tete dhe tete bejne gjashtembedhjete
Perseriteni! thote mesuesi
dy dhe dy kater
kater dhe kater tete
tete dhe tete bejne gjashtembedhjete
Por ah atje fluturon zogu magjepses
ne qiell
femija e shikon
femija e degjon
femija i therret
Shpetome
luaj me mua
zog!
Dhe zogu ulet lehtas
dhe luan me djalin
dy dhe dy kater...
Perseriteni! thote mesuesi
Por femija luan
zogu luan me te
kater dhe kater tete
tete dhe tete bejne gjashtembedhjete
Po gjashtembedhjete dhe gjashtembedhjete sa bejne?
Gjashtembedhjete dhe gjashtembedhjete nuk jane asgje
dhe ca me pak tridhjet e dy
sepse s“ka kuptim
ndaj largohu
Dhe djali e fsheh zogun nen bange
dhe te gjithe femijet
degjojne kengen e tij
dhe te gjithe femijet
degjojne muziken
Dhe ne cast zhduket edhe tete dhe tete
dhe kater dhe kater dhe dy dhe dy
treten
dhe nje dhe nje nuk jane as nje as dy
Njeri pas tjetrit i kthejne kurrizin mesuesit
teksa zogu magjepses luan
dhe djali kendon
dhe mesuesi cirret:
Kur do te mbaroni me keto budallalleqe?
Por femijet i binden muzikes
dhe muret e klases
ngadale therrmohen
dhe xhamat e dritares kthehen prape ne rere
boja behet uje
bangat kthehen ne peme
shkumesi behet shkemb
dhe pena prape zog.

(Edhe njehere sorry nese perkthimi im i shpejte dhe jo nga frengjishtja eshte shqetesues)


  Gjithsej 104 faqe: « E parė ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit »
Trego 104 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.