Forumi Horizont Gjithsej 280 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Islamizmi. Nje fatkeqesi kombetare e shqiptareve?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2848)


Postuar nga ENISS datė 10 Dhjetor 2003 - 19:11:

Pershendetje perseri !

Qellimi i kesaj teme ishte nje veshtrim historik per fene e shqiptareve dhe ne baze te njohurive te cdokujt prej nesh mbi ate qe kish lexuar te ndertohej nje teme me vlerat e saj perkatese.
Por me sa shoh nga mesazhet e disa me siper, jemi keqkuptuar.

Cituar nga Rudolf:
me tregoni ju enis se per cfar shkaqe duhet te kthehemi ne fen e kristianizmit ne muslimanet ne shqiptaret?

Kush po ta kerkon kete konvertim te shqiptareve muslyman ne krishtere ty???? Kush po te ben thirrje ty per ndryshim te fese? Ik e hap syte!!!

Cituar nga Admiral:
Me vjen keq qe ENISS ben nje pyetje kaq provokuese.

Admiral, shqiptaret e dime te tere sa fetare jane qe te arrijne te provokohen nga kjo teme. Nese se ke kuptuar, eshte nje titull pikant per te nxitur anetaret te prononcohen, asgje me shume. Se besoj se eshte ekzagjeruar.

Cituar nga white_genius:
Pyetja jote ose eshte thjesht produkt i padijes ose ka karakter komplet provokativ. Te cenosh integritetin shpirteror te nje feje edhe ta quash ate pengese drejt perendimit eshte absurditet grotest qe vetem nje mendje e ngushte mund te pjelle. nuk dua te te gjykoj por thjesht po te pergjigjem me te njejten monedhe..si ti padrejtesisht i atribon islamit vecori te tilla ashtu edhe un mendoj se duhesh trajtuar.
pikesepari kjo teme kalon caqet e diskutimit edhe eshte thjesht provokim.
Po te arsyetojme te gjithe si puna jote i bie qe shume religjione te zhduken nga faqja e dheut se jane aspak perendimore..lol

Nuk duhet te harrosh se une sjam prononcuar ende ne kete teme, si e kuptoj une, pasi jam e mendimit se nismetari i temes duhet te lere hapesira e te krijoj kushte ta zhvilloje cdo anetar mendimin e tij me pare, pasi po te jepja mendimin tim qe ne fillim, per cfare do ta shtroja kete teme?dhe ndokush mund te ndikohej. Ju jeni nxituar kur thoni se po cenoj integritetin shpirteror te nje feje dhe aq me teper pyetja ime eshte nje produkt i padijes. Cdo kush mund te marre dije lidhur me kete teme, boll te kerkoje ne google mbi historine dhe feja e shqiptareve.
Ajo cka me ben pershtypje dhe me shtyu te hap kete teme, eshte prononcimi i I. Kadare lidhur me tere ate qe kam shkruajtur ne hapjen e kesaj teme. Ja vlen per tu diskutuar apo jo?

Mundohuni te diskutoni ne menyre te kulturuar edhe me deshiren per te mirekuptuar cdo prononcim.
Thellimi i metejshem ne historine tone eshte qellimi i vetem i kesaj teme, dhe jo provokimet qe keni permendur ju me siper. Pasi e dime te gjithe qe shqiptaret fene se kane thellesisht shpirterore (gje e cila shpjegohet edhe me kete harmonizim e mirekuptim te kater besimeve kryesore fetare qe mbizoterojne ne Shqiperi), pra ska vend ketu per provokime. (Lidhur me kete per efekt kohe, por ne postimet e ardhshme, do sjell materiale te argumentuara nga nje studim i koheve te fundit te sociologeve se ku bazohet besimi yne fetar me shume se ne ate shpirteror.)
Jeni te lire te jepni mendimin tuaj nga kendevshtrimi historik, ''Cila ka qene feja jone e pare?''

Kalofshi mire


  Gjithsej 280 faqe: « E parė ... « 3 4 5 6 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15 16 17 18 19 20 21 » ... E fundit »
Trego 280 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.