Forumi Horizont | Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Rugova Vdiq... Çka Tash Me Kosovën??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10753)
Rugova Vdiq... Çka Tash Me Kosovën???
Personi qe sivjet duhej t'i drejtohej popullit te vet me lajmet per pavaresine vdiq duke lene pas vete nje pune mjaf te rendeshishme per tu bere. Ibrahim Rugova, nje figure shume e shquar dhe e respektuar shqiptare, u largua pergjithmone nga skena politike duke lene gjurme te pa shlyeshme ne histori. Diplomate te shumte internacional e cmojne larte figuren e tij duke shtuar se ishte Mahama Gandi i Ballkanit.
Dhe kjo eshte e vertete. Mirepo, pohimet e ndryshme te njerezve lidhur me opinionet e tyre jane te teperta dhe edhe te pakontrolluara.
Thuhet se vdiq Rilindasi i fundit i shqiptareve...JO kjo nuk mund te jete e vertete, rilindas ne shoqerine kosovare do te kete gjithmone pa marre parasysh kohen. Gjenerata te reja do te vije te cilat do te jene me te fresketa dhe me te ngritura se ato e vjetrat qe do te bejne vepra te rendesihme per kete vend.
Ne anen tjeter, kategorikisht jam kunder shprehjeve te njerzve se PAVARESIA E KOSOVES ESHTE PRONE E IBRAHIM RUGOVES... kjo nuk eshte e vertete, mund te jete nje gje qe thuhet nga ata qe jane simpatizues te flakte te LDK-se, parti e cila me te vertte ka kushtuar rendesi shume te madhe ne drejtimin e pavaresie, mirepo kjo nuk i jep hapersire opinioneve lidhur mefaktin se prone e kujt eshte pavareisa e Kosoves... Ajo eshte prone e popullit te Kosoves, te cilet me rezistencen e tyre dhe me qendrueshmerine e tyre shquhen ne rajon.
Sa i perket pavareise, nuk ka nevoje per diksutime te gjata. KOsova po ecen nje rruge shume te sigurte drejt nje te ardhmeje te njome. Negociatiat se shpejti do te fillojne, nuk mund te arysetohet se duhet te shtyhen per nje periduhe te caktuar vetem pershkak te vdekjes se Presidentit, sepse proceset e Koosve duhet te ecin...
Shume pakenaqesi shprehen lidhje me pavarisne e Kosoves. Serbet ende i kultovojne enderrat e tyre per krijimin e nje Jugosllavije te re, qe defakto nuk od te ndodhe kurre ne histori. Jugosllavija ka vdeke moti dhe ska qe e ringjall me.
SA i perket pavaresise, eshte mjaft kontestues fakti se a duhet Kosova qe te kete paversi te plote apo te kushtezuar. Personalisht mendoj se alternativa e dyte lidhur me pavaresine e kushtezuar dote jete me e frytshme per fillim. Populli i Kosoves nuk eshte 100% ne gjendje te mbaje ne shpind barren e pavaresise se plote... e cila per me teper mund te sjelle pasoja te ndryshme...
Keshtu qe mbetet te shihet... sa e mprehet eshte thika e pavaresise per te gjithe...
Vdekja e Rugoves ishte nje humbje e madhe per ne popullin e kosoves, mirpo asnje here nuk mund te themi se pas rugoves nuk do ket njeri qe e udheheq popullin e kosoves.
ne nga keto ane themi se, me nje kunje nuk lidhet gardhi.
vdekja e rugoves ishte nje humbje pikesepari per familjne e tij...se sa ka qene per kosoven????shpesh mendoje se i tere ai mall pikellues ishte asgje tjeter pos nje maske e nje populli te pa identitet..
rugova ka qene poet i mire por jo njeri qe reprezenton nje burre shteti? pse jo???? sepse i ka munguar retorika e fjales, sepse me shume se 72 fjale nuk ka poseduar reportuari i tij mendore...
gjithe te mirat bote kosovare, jeta vazhdon ajo nuk ka te ndalur....me apo pa rugoven...
Citim:
Po citoj ato që tha Shtojzovalle
vdekja e rugoves ishte nje humbje pikesepari per familjne e tij...se sa ka qene per kosoven????shpesh mendoje se i tere ai mall pikellues ishte asgje tjeter pos nje maske e nje populli te pa identitet..
Citim:
[i]
rugova ka qene poet i mire por jo njeri qe reprezenton nje burre shteti? pse jo???? sepse i ka munguar retorika e fjales, sepse me shume se 72 fjale nuk ka poseduar reportuari i tij mendore... [/B]
Citim:
[i]
gjithe te mirat bote kosovare, jeta vazhdon ajo nuk ka te ndalur....me apo pa rugoven... [/B]
Citim:
Po citoj ato që tha X-File
e para nuk ishte maske, sepse ishte lideri i Kosoves per nje kohe shum te gjate.
E dyta nuk e di nga te lindi kjo shprehje "popull pa identit"!!! si po mendon pa identitet. Cfar te shtyen ty te na quash te pa identitet.
ato 72 fjalet qe ti i paske numeruar, kan qene fjale te cilat nuk zevendesohen me fjale te tjera, se sa ka poseduar repertuari i tij mendor, ate kam frige se nuk arrin ta vlersosh as ti e as unë...
jeta vazhdon edhe pa Rugoven edhe pa mua edhe pa ty, askush nuk thot se vdic rugova dhe kosova mbeti ne mjegull , ka lider Kosova qe din te udhehqin vendin, por qe Rugova zen vend ne historin e Kosoves, ajo eshte shum e vertet dhe pa marr parasysh gabimet e tij qe ka bere gjat udheheqjes se tij, prap duhet te perkulemi para vepres se tij.
e nderuar
kur vdic Enveri, populli ishte i detyruar te "cmendej" por jo nga pikllimi, ndersa kur vdic Rugova nuk u cmend askush nga pikllimi, ata qe e rrespektuan e rrespektuan ata qe nuk e rrespektuan nuk e rrespektuan, me gjith ate ketu ne Kosove per te vdekurin eshte zakon te fliten vetem fjale te mira ndersa te bemat do ti verteton historia.
Se ishte pacifist kete e dimë te gjith, se e shifte zgjidhjen e problemit te Kosoves ne menyre pacifiste kjo eshte krejt e natyrshme, perderisa i dinte mundesit e per zgjidhje te problemit ne ndonje menyre tjeter, edhe nga ana kombetare nuk ka te sharë.
Sa i perket asaj se kush e cliroj Kosoven, kush e solli NATO-ne ne Kosove, ajo dihet fare mire, dhe nuk ka dyshim mbi gjakun e derdhur.
dhe te lutem asnjeher nuk kam qene perkrahes i politikes Rugoviane, por secili i ka synimet e veta te cilat tenton ti arrij sipas menyres se mendimit te tij, prandaj nuk mund ta akuzoj askend per menyren e mendimit te tij.
Ke ndonje ide ti se si do mund te luheshin kartat nga viti 1989 deri ne vitin 1997 ne ndonje menyre tjeter perveq modelit Pacifist?
per mendim tim nuk kishte zgjidhje tjeter. Por siq e the edhe ti, Historia eshte ajo qe do ta vertetoj se kush ne cilen periudhe kohore kishte te drejt.
Sa i perket politikes se Rugoves te udhehequr gjat Luftes, te gjith e kritikojme dhe kishte raste kur fjalet e tij ishin vertet te pa kuptimta ose total te gabuara, por pse vall kur mund te kemi mendime te mira per nje person, krijojme mendime negative, apo ndoshta eshte mentaliteti ballkanik ai i cili na shtyen te mbjellim urrejtje ne mes te njerzve, apo se jemi popull qe ngrejm dyshime ne gjithqka dhe gjdo gje qe dikush ben per ne na mundon ideja se pas saj fshihet nje komplot.
Si mendon ti se po te shperthente dhuna ne kosove ne kohen kur shpertheu ne Kroaci dhe ne B&H, po te shperthente ne Kosove cfar do te ndodhte, sa viktima do te kishte Kosova, si do te ndiheshe ti po te kishim ndonje pervjetore te modelit te Srebrenices, (edhe ashtu kemi mjaft).
te pershendes dhe te uroj nje nate te kendeshme.
shume i nderuar x-file,
nuk po kam kohe te mjaftueshme te pergjigjem, por e pash te udhes si shenje respekti te them se e lexova pergjigjen Tuaj..do pesoje me vone kur pushojne pak rremujat e jetes....
mire u lexofshim dhe nje dite te mbare kudo qe veni...
me nderime e te fala( te pershendese me kengen e Donna Summer Bad Girls)
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.