Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C'fare mendoni a do te pavarsohet kosova??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12007)


Postuar nga mjeku datë 24 Korrik 2006 - 03:18:

qka mendoni a do te pavarsohet kosova

a eshte mire qe kosova te fitoj pavarsine.
a shuhet ideja per bashkimin kombetar qe shqiptaret(nga shqiperia, kosova, etj.) te jetojn nje nje shtet te perbashket.
Politikanet tane mendojn se do te bashkohemi ne unionin europian, ata po e krijojne nje identitet te ri te quajtur kosovar,e jo shqipetar............
Nje shtet i ri duhet ti kete edhe simbolet e veta.Une jam mesuar qe flamuri kombetar i jem te jet ai i shqipersie,me siguri se ky falur nuk do te jet ne kosove e paravur ...............................................................................................................................................................................................................................


Postuar nga lost_soul datë 24 Korrik 2006 - 07:07:

pavaresia e kosoves eshte endrra me e madhe e shqiptareve
pasi te arrihet kjo, bashkimi apo jo me shqiperine eshte me teper dicka teknike dhe jo aq shume e rendesishme.
nqs mbeten dy shtete te vecanta, sigurisht qe ato do te jene dy shtete vellezer, me kufij politike, ekonomike, arsimore, kulturore etj te hapur per njerin tjetrin. rendesi ka qe do te ekzistoje nje hapesire shqiptare (me nje shtet ose dy), ku shqiptaret te lirshem do te jetojne dhe ndertojne te ardhmen e tyre..

ajo qe me shqeteson pak eshte ideja "bashkimit me europen". krijohet artificialisht nje perzierje e dy koncepteve qe s'kane lidhje me njeri tjetrin. koncepti i bashkimit europian s'ka lidhje fare me pavaresine e kosoves, madje me duket sikur thuhet qellimisht per ta zbehur rendesine e pavaresise se kosoves. dmth ideja qe hidhet eshte qe: s'ka problem mos kerkoni pavaresi, se do te bashkohemi te gjithe ne europe!!! ky eshte absurditet i rrezikshem.. europe, jo-europe kosova duhet te behet shtet i pavarur.. pastaj mund te flitet per europe.. plus qe s'eshte e thene qe interesi i kosoves te jete bashkimi me europen.., bashkimi europian mund te shperbehet, etj etj, ku i dihet te ardhmes... politike tipike europiane.. me rrumpalle ideshe dhe pak gjera konkrete...

politikanet e kosoves duhet te jene te kujdesshem te mos pranojne cdo gje qe thone disa politikane zyrash europiano-verior me fytyra te akullta prej mermeri qe endrra me e madhe te jetes se tyre ka qene fjala bien "sikur t'i kaloj pushimet ne hawaii",.. ata jane rritur ne vende ku shqetesimi me i madh shoqeror ka qene "a duhet t'i lejojme homoseksualet te adoptojne femije .. etj", ..ata as e ndjejne as e kuptojne cdo te thote aspirate e nje populli per te pasur shtetin e vet...

ndjehem i xhindosur edhe me shtetin idiot dhe te hutuar shqiptar, qe asnjehere s'e ka thene me force qe ne jemi per pavaresi te kosoves.. s'e kuptojne tru-tallashet e politikes shqiptare qe kerkimi me force i pavaresise se kosoves eshte gjeja me e natyrshme qe mund te beje shteti shqiptar, cdo qendrim tjeter eshte thjesht qendrim hipokrit... kane frike te indoktrinuarit e PPSH-se se do te merziten homoseksualet e holle dhe te gjate te europes.. , nderkohe qe eshte normale te kesh mendim-qendrim ndryshe..


Postuar nga X-File datë 24 Korrik 2006 - 23:35:

kjo teme eshte e ngjashme me temen "pavarsia e kosoves"

me gjith ate po jap edhe mendimin tim.

duke u bazuar ne zhvillimet e fundit duket se pavarsia e kosoves eshte e pa shmangshme, mirpo problemi do te jet shum i madh me punen e decentralizmit dhe krijimin e enklavave te reja te ashtuquajtura komuna serbe. Mirpo siq duket edhe disponimi idisa serbve te kosoves te cilet veq se e kan kuptuar se jan te keq perdorur nga pushteti i serbise mund te ndodh qe serbia te deshtoj ne planet e saja afatgjate.

Cfar mund te ndodh pas pavarsimit te Kosoves??????
a do ta perdore ndonje fuqi boterore kosoven per interesat e saja ne Ballakan????
Si do te gjinden Shqipetaret ne situata te tilla??????????

keto jan qeshtje qe si duket ka ardh koha te na preokupojne!!!!!!!!!!!


Postuar nga Shtojzovalle datë 14 Dhjetor 2006 - 04:01:

Citim:
Po citoj ato që tha lost_soul


ndjehem i xhindosur edhe me shtetin idiot dhe te hutuar shqiptar, qe asnjehere s'e ka thene me force qe ne jemi per pavaresi te kosoves.. s'e kuptojne tru-tallashet e politikes shqiptare qe kerkimi me force i pavaresise se kosoves eshte gjeja me e natyrshme qe mund te beje shteti shqiptar, cdo qendrim tjeter eshte thjesht qendrim hipokrit... kane frike te indoktrinuarit e PPSH-se se do te merziten homoseksualet e holle dhe te gjate te europes.. , nderkohe qe eshte normale te kesh mendim-qendrim ndryshe..



i nderuar,

te lumte, te lumte, te lumte....vertet me paska marre malli te lexoje nje mendim te drejte....

gjithe te mirat


Postuar nga Petrit Kola datë 14 Dhjetor 2006 - 04:59:

Mendoje se pavarsia do te kete shume mangesira (kufizime) sa qe as pavarsi nuk munde te quhet...


Postuar nga IQVLORA datë 25 Janar 2007 - 23:56:

?????????????????????

Shtriga Europe i ka shqiptaret si njerka femijet e gjetur.Ajo do te mundohet ta pengoje kosoven drejt pavaresise.


Postuar nga rumial datë 01 Shkurt 2007 - 01:03:

Pavarsia

Ka te pakten nja 5 vjet qe mendoj se Kosova eshte e pavarur. Kthim mbrapa nuk mund te kete. Lirine per Kosoven e kemi paguar me gjak Shqiptari dhe nuk na e ka falur apo fal kush. Sa te kemi Usa dhe shtete te tjera Europiane e mbareboterore aleate veshtire qe mund te mohohet.
E rendesishme eshte qe klasa politike kosovare te dije te drejtoje sa me mire vendin qe te respektohen te drejtat e lirite e njeriut çfaredo qofte ky shqiptar,serb apo turk.


Postuar nga IQVLORA datë 02 Shkurt 2007 - 21:27:

E rendesishme eshte qe nuk do te kete me kthim nen Serbi.Simbas propozimeve se Aftisarit Kosova nuk e ka fituar pavaresine de jure,por ajo e ka fituar ate de fakto.Ne nje te ardhme te afert do te shkohet patjeter drejt nje shteti edhe de juro te pavarur.Kjo mendoj eshte nje strategji e nderkombetareve.Mbasi te dyja palet te bejne sygjerimet ose kundershtimet e tyre finlandezi do t'i japi doren e fundit per t'i paraqitur propozimet e tij para UN Council.Mendoj se Kosovaret duhet ta nenshkruajne pakon e propozimeve,ashtu sic bene edhe me Rambullje-n.
Ata nuk do te dalin te humbur por fitimtar.Luftuan 100 vjet,le te presin edhe pak,per ta fituar luften e gjate perfundimisht.Nuk kane se cfare te bejne.Ju duhet pjekuri e maturi per te arritur qellimin e tyre final,de juro.
Serbet do te dalin te humbur tamam si ne marrveshjen e pare,te cilen nuk e firmosen.
Rrofte Kosova!
Rrofshin vellezerit tane kosovare!
Lavdi deshmoreve te saj!
Lavdi I Rugoves,arktektit te Kosoves se pavarur!
Vellezer duroni se do te fitoni!


Postuar nga Petrit Kola datë 03 Shkurt 2007 - 07:03:

IQVLORA,

Ja edhe juve qe duruat dhe pjesa tjeter qe u mbur me Europen (sic thoshte arkitekt Pjeter Rugova) si ju duket kjo qe do marri Kosova?

Edhe kaq qe merr Kosova e ka nga Amerika se te ish per Europen ishim zhdukur tani.


Postuar nga Rrebesh datë 03 Shkurt 2007 - 12:19:

Re: IQVLORA,

Citim:
Po citoj ato që tha Petrit Kola


Edhe kaq qe merr Kosova e ka nga Amerika se te ish per Europen ishim zhdukur tani.



Hmmmm!
Perpara luftes Ishin amerikanet qe e hodhen Leka Zogun ne gjyq per armembajtje pa leje, duke perdorur zyrtaret e afrikes se jugut.
Normal qe armet ishin te ligjshme biles me dokumenta te firmosura nga te njejtet zyrtare qe e hodhen ne gjyq.

Ishin amerikanet qe nderhyne me qeverine tone te atehershme te fillonte propaganden denigruese anti - Zog. perpara luftes dhe trazirave, qe kishte te bente vetem me karakterin e Zogut dhe aspak me pikpamjet e tij politike. Vrasje Karakteri, me shume. Ishin Amerikanet qe urdheruan lojen me Referendumin.

Ne fund kur e pane qe ngecen nga ana gjyqsore i ofrojne Zogut te heshte per sa i perkiste ceshtjes se "Shqipnise Etnike" sidomos Kosoves.
E kercenojne te heshte dhe te mos diskutonte me Kosoven apo Trojet Shqiptare.
Ne kthim do ta lejonin te rikthehej ne Shqiperi, dhe ti kthenin mbrapsht disa nga pasurite e Oborrit te atehershem.

Amerikanet e kishin planifikuar luften ne Kosove kohe me pare, kjo qe arsyeja e luftes kunder zerave per Shqipni Etnike, sepse lufta ne Kosove nuk ishte per Pavarsi te Kosoves, dhe jo se i hapej barku shume per shqiptaret por se amerikanet kishin interesat e tyre anti Ruse, ketu futej dhe sateliti Rus ne Evrope Serbia.

Lufta e Kosoves ishte e planifikuar me ate te Kroacise Bosnies etj.
Interesat gjeostrategjike te amerikes perdoren kerkesen legjitime te shqiptareve per pavarsi.

Kjo ishte arsyeja qe zyrtaret tane nuk i dhane as doren zyrtarit serb gjate bisedimeve Serbi Shqiperi per ceshtjen e Kosoves.
Kjo ishte arsyeja qe ne rrefuzuam kategorikisht propozimin serb per pavarsi te kushtezuar per Kosoven, dhe gjithashtu dhe propzimin e me vonshem ku 75% e Kosoves i kalonte Shqiperise dhe 25% se bashku me Trepcen i mbetej Serbise. Gje qe do te kishte evituar luften dhe vuajtjen e shqiptareve te Kosoves, por dhe do te kishte mundesuar Pavarsi te plote mbas nje fare kohe.
Ne ishim te vendosur per lufte sepse kishim ameriken qe na frynte ne vesh.

Ajo lufte ka mundesuar sote qe mardheniet tona me fqinjet tane si Serbia te jene ne piken me te keqe qe kane qene ndonjehere. Urrejtja midis popujve ka hapur rruget e nje lufte qe do te jete katastrofike jo vetem per Kosoven por dhe per Shqiperine.

Momentin kur Amerika humbet petkun e te parit ne bote, do te jete momenti ku ne mund te humbasim me shume se Kosoven.
Keto jane frutet e asaj lufte, qe u be jo ne emer te pavarsise se Kosoves dhe bashkimin e trojeve Shqiptare por ne interesin e Amerikes dhe kontrolluesve ekonomik te tyre.

Napolon Bonaparti humbi betejen e Uaterluse sepse nuk ishte gati per lufte dhe vendosi te luftoje.
Te njejtin gabim kemi bere dhe ne.

Pavarsia e Kosoves dhe bashkimi me Shqiperine do te ishte e mundur vetem nqs Shqiperia vete do te forcohej ekonomikisht ushtarakisht, atehere do te kishim mundur ta zgjidhnim ceshtjen o me ane te bisedimeve, ose po qe nevoja dhe me ane te luftes.

Mundesia per pavarsine e kosoves vjen vetem njehere, kam frike se e kemi shperdoruar mundesine e arte, dhe ne jemi ne gjendje me te keqe se c'ishim perpara luftes.
Opinjoni boteror eshte anti shqiptar, per sa i perket Kosoves, gjendja jone politike eshte me keq se kurre.
jemi pothuajse 0 nga ana ushtarake, pra shkurt jemi ne rrezik me te madh se ckemi qene ne 1912, fale tradhetareve ne pushtet tek ne qe ndjekin interesat e shteteve te huaja dhe jo ato shqiptare.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.