Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Semundje Gastrointestinale (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12941)


Postuar nga agata datė 07 Janar 2007 - 14:31:

Semundje Gastrologjike

Do te deshiroja te bashkebisedoja me persona qe kane probleme te ndryshme gastrologjike, si psh Ulcer ne stomak, Rektokolit hemoragjik, semundja e Kronit apo te tjera...
Jam e vetedishme qe ne shqiptaret nuk flasim hapur, e nuk e di ne kjo teme do kete vazhdimesi, por mendoj,se do ishte vertet intenteresante te ndanim ne kete teme ekperjencen e hidhur qe mund te shkaktojne keto semundje, e te ndihmonim njeri tjetrin me keshilla...

Do ju lutesha qe kjo teme t'i rezervohej vertet personave qe vuajne nga keto semundje, e do mireprisja me deshire keshilla nga studenten e mjeksise...

Faleminderit per mirekuptimin...

Pyetja e pare eshte a mendoni ju qe stresi eshte nje nga arsyjet me te forta qe rikthen semundjen..?


Postuar nga NS-6 datė 07 Janar 2007 - 22:51:

per mendimin tim stresi eshte nje faktor mjaft i rendesishem per rikthimin e semundjeve per shkak te efekteve te tij mbi trupin.
per sa i perket efekteve qe ka ne sistemin gastrointestinal eshte ai qe ka mbi sekrecionet e stomakut ku nje situate stresuese shton sekrecionet dhe mund te coje ne ate qe quhet gastrit nga stresi qe mund te shkoje deri ne ulcer nga stresi.po ashtu stresi eshte ne gjendje te modifikoje sistemin imunitar,te ule aftesine e sistemit imunitar duke lehtesuar infeksionet e ndryshme!
po ashtu eshte pare qe nje stres i menjehershem eshte ne gjendje te acaroje nje semundje si semundja e kronit ose e retokolitit ulceroz!keto jane te dyja semundje idiopatike,dmth qe nuk i dihet mire se cili eshte shkaktari i semundjes!


Postuar nga agata datė 08 Janar 2007 - 15:43:

Faleminderit per pergjigjen NS-6.

Cfare dini ju mbi semundjen e Kronit dhe te rektokolitit ulceros?


Postuar nga NS-6 datė 08 Janar 2007 - 22:44:

semundja e Kronit VS retokoliti ulceroz: karakteristikat

Cod. A08012007

po marr nje postim qe eshte bere ne temen e pyetje pergjigjeve qe ka lidhje me keto 2 semundje dhe po shtoj edhe detaje te tjera:

atehere,si fjale te pare mund te themi qe kemi te bejme me 2 semundje infiamatore te zorreve,shkaku i te cilave nuk dihet (me pak fjale quhen idiopatike me term mjeksor) edhe pse ka disa hipoteza qe gjithsesi duke qene se kemi nje semundje qe kap zorret mund te jete si pasoje e dickaje ne materialin qe kalon ne ato zona...pak a shume sic eshte rasti i gliadines ne semundjen e celiakise.gjithsesi akoma nuk ka nje rezultat te sakte mbi ate qe mund te jete shkaku...gjithsesi kemi nje aktivizim te sistemit imunitar,prej nga vjen edhe emri i ketyre semundjeve "SEMUNDJE INFIAMATORE IDIOPATIKE TE ZORREVE".

ajo qe mund te qartesoje shume prej simptomave te seciles semundje eshte shtrirja e tyre: nderkohe qe morbus Krohn mund te godase te gjithe aparatin gastrointestinal qe nga goja e deri ne anus, retokoliti ulceroz godet vetem zorren e trashe!fillimisht kjo fillon ne afersi te anusit dhe shtrihet ne drejtim te kundert!
prandaj nderkohe qe shenjat e retokolitit do kufizohen vetem ne zorren e trashe,ato te morbit te kronit mund te shihen ne cdo pjese ne baze te zones qe godet.
duke qene se jane semundje infiamatore pritet qe te gjehen qeliza infiamatore te sistemit imunitar si tentative per te luftuar "patogjenin" qe nuk dihet.prandaj analiza e indit te goditur do te tregoje qeliza te bardha dhe kryesisht neutrofile (keto qeliza sa here shfaqen te parat kur ka infiamacion qe ta keni parasysh)...por diferenca ku qendron?nderkohe qe ne morbin e kronit procesi infiamator mund te godase te gjithe shtresen e zorres (dhe kjo eshte shkaku pse morbi i kronit jep formim i atyre qe quhen fistola (komunikime mes 2 zonave qe nuk kane lidhje fillimisht mes tyre) si pasoje e perforimeve),ne retokolitin ulceroz goditet vetem shpresa me e brendshme (mukoza dhe zonan nen mukozen) dhe rralle here mund te kaperceje pertej ketyre shtresave.

nje shenje tjeter qe mund te jape morbi i kronit dhe nuk e jep retokoliti eshte kur goditet zona fundore e zones se holle (qe merr emrin e ileos) qe eshte zona ku ndodh edhe thithja e vitamines B12...si pasoje do kete nje anemi nga mungesa e vitamines B12 (B12 nevojitet per formimin e ADN) dhe te gjitha shenjat qe mbart kjo anemi! nga ana tjeter mukoza ne rastin e retokolitit eshte shume e dobet dhe mund te shkaktoje humbje gjaku!gjaku ne jashtqitje eshte nje karakteristike me shume qe i perket retokolitit ndersa tek kroni ndodh me rralle.
nje gje tjeter qe harrova ta permend ne fillim eshte edhe fakti qe kur fillojne si semundje,eshte kroni ai qe paraqet me shume dhimbje se sa retokoliti kur paraqitet ne fillim si semundje,por me kalimin e kohes edhe retokoliti paraqet dhimbje.
analizat e laboratorit nuk eshte qe jane shume treguese se me cilen semundje kemi te bejme sepse pak a shume tregojne shenjat qe paraqet cdo semundje infiamatore si ndryshime ne VES (shpejtesia e eritrosedimentimit),rritje te numrit te leukociteve,anemi etj...gjithsesi nje fare rendesie mund te jete analiza e feceve qe mund te heqe shkaktues te tjere semundjesh si psh ato infektivet si dhe mund te tregoje prezencen e gjakut nga ku mund te jete pastaj analiza te metejshme deri edhe tek endoskopia.
ndersa tek endoskopia ajo qe bie me shume ne sy eshte fakti qe morbus krohn ka nje shtrirje qe une e kam fiksuar si "me kapercime" (kete definicion e jep libri i anatomise patologjike i Robbins dhe sa here qe na e thonte profesori e citonte ne kete menyre) dmth ka zona qe jane te goditura dhe ngjit me to ka zona qe nuk jane te goditura,nje tip goditje fokale nese mund ta perdor si term. kurse retokoliti godet mukozen ne menyre te pandare pergjate gjithe shtrirjes se tij...pra edhe nje here, ne morbus krohn,ne endoskopi do shifni zona te demtuara dhe afer tyre zona normale kurse ne retokolit do shihni te gjithe zonen e demtuar pa pasur ndermjet zona normale...nese i behet biopsia e zones,paraqiten disa karakteristika te tjera (me qelloi ne provimin e anatomise patologjike nje figure qe paraqiste nje biopsi te nje zorre te trashe dhe diagnoza ishte pikerisht ajo e morbit te kronit)...shihen carje ne faqen e zorres dhe carja shtyhet deri ne zonen muskulare dhe me tej duke mos u ndalur...perreth tipike ishte nje infiamacion me qeliza te shumta infiamatore qe merrnin nje ngjyre karakteristike.nje afrim me i tepert i mikroskopit te ben te shohesh edhe granulomat qe bejne edhe diagnoze diferenciale ndermjet retokolitit ulceroz dhe Kronit per faktin se tek e para nuk ka granuloma (gjithsesi,nuk eshte e thene qe te gjesh gjithmone tek Kroni,dhe fakti qe nuk gjen nuk do te thote qe duhet te hiqet si mundesi diagnoze...me pak fjale kjo shenje ka nje sensibilitet te larte por nje specificitet te ulet si shenje)...granulomat jane grupim qelizash infiamatore si makrofaget qe qendrojne ne qender dhe leukocitet qe rrijne perreth...ne rastin ketu kemi nje granulome jo kazeifikante (termi ndoshta mund te mos jete tamam ne shqip) qe ka kuptimin qe nuk gjen qeliza te shkaterruara ne brendesi...nje forme te ngjashme paraqet edhe sarkoidoza psh.

nje gje me rendesi qe ka retokoliti eshte qe dhimbja (ose me mire te themi irritimi) largohet me jashteqitjet,gje qe mund te vije si pasoje e heqjes se stimulit qe irritonte zonat e prekura.

po ashtu mund te themi qe te dy keto semundje japin ate te megakolonit toksik (nje zmadhim te zorreve qe ne fund shkakton edhe gangrene te zones.vjen si pasoje e perfshirjes se nervave te zones) gjithsesi kjo eshte nje konseguence qe shihet ne fazat perfundimtare nese do te behej nje diagnoze shume e vone e semundjeve!

per momentin nuk po permend analizat me ne detaj duke qene se pyetja qendron me shume per semundjet ne pergjithsi dhe nuk me eshte kerkuar ajo gje...nese kerkon te vendos analizat qe mund te behen me thuaj

me pak fjale jane shume gjera qe i dallojne keto semundje njera nga tjetra dhe qe bejne te mundur nje diagnoze te seciles...mund te kete edhe gjera te tjera qe mund te kem harruar ti permend por qe besoj se gjate bisedes do paraqiten ...po ashtu te keni parasysh qe nuk kam permendur ato qe mund te jene komplikancat e ketyre semundjeve (pervec megakolonit)...

keto jane ne pergjithsi karakteristikat dhe dallimet ndermjet ketyre 2 semundjeve!


Postuar nga NS-6 datė 07 Prill 2007 - 23:17:

te reja mbi mekanizmat molekulare te semundjeve te permendura me siper

Cod. B07042007

nje artikull qe gjeta ne internet dhe qe daton 15 mars 2007.te plote mund ta gjeni ne temen "scienze mediche".
nje grup nderkombetar kerkuesish ka arritur te identifikoje disa nga mekanizmat molekulare qe jane ne baze te patologjive si sindroma e irritimit te zorres se trashe,si dhe semundjeve te Kronit dhe rektokolitit ulceroz.
kjo gjetje eshte publikuar ne revisten "Nature".

duke perdorur metoda te sofistikuara gjenetike,kerkuesit arriten te formojne nje model miu qe nuk shprehte proteinen NEMO,qe eshte e nevojshme per te aktivizuar faktorin e transkriptimit NF-kB ne qelizat e lekures se zorreve,nje molekule kjo qe luan rol te rendesishem ne kontrollin e disa gjeneve qe kontrollojne imunitetin e lindur dhe ate te perfituar.gjenet qe kontrollohen nga NF-kB jane gjene per citokinat,per receptoret e citokinave,per molekula te lidhjes (te tipit te ICAM-it) dhe molekulat MHC (te rendesishme per njohjen e qelizave nga sistemi imunitar).
ne zorre,kjo molekule duket se merr pjese ne rregullimin e mekanizmave te pergjigjes kundrejt faktoreve te stresit.

minjte mutante zhvilluan nje infiamacion te rende te zorreve. "NF-kB vepron si sinjal mbijetese kundrejt ketyre qelizave" tha Pasparakis,njeri nga kerkuesit. "Ne mungese te saj,qelizat vdesin me shpejt dhe keshtu formohen zona te shkaterruara ne lekuren e zorreve". neper hapesirat qe formohen,bakteriet qe normalisht jane banore te zorreve,ku marrin pjese ne proceset e tretjes,arrijne te futen ne brendesi te faqeve te mureve te zorreve,ku veprimi i tyre shkakton nje pergjigje infiamatore dhe i jep origjine edhe semundjes.

"duket si nje rreth vetushqyes-shtoi kerkuesi-sepse sinjalet qe stimulojne infiamacionin mberrijne edhe ne qelizat qe jane te varfera me NF-kB,qe jane shume te ndjeshem kundrejt tyre,aq shume sa edhe te vdesin. ne kete menyre formohen hapesira te tjera per futjen e bakterieve dhe te shkaktojne keshtu nje pergjigje imunitare te vazhdueshme.

per me teper:
Le basi molecolari dell'intestino infiammato (Cod. A 07042007)


Postuar nga isko datė 21 Shtator 2007 - 12:34:

Nese ka mundesi dicka per sėmundjen e celiakis (keliakia)?


Postuar nga MARSMED datė 22 Shtator 2007 - 15:41:

CELIAKIA

Cod. A22092007

Eshte semundje qe prek intestinin (zorren e holle) duke demtuar aftesine e saj absorbuese per lendet ushqyese dhe duke sjell keshtu nje sere komplikacionesh si rrjedhoje e malabsorbimit.Quhet ndryshe dhe INTOLERANCA NDAJ GLUTENIT sepse ka ne baze nje ndjeshmeri te shtuar te personit ndaj ketij perberesi ushqimor qe gjendet tek dritherat.

Shkaqet.

Mendohet se ka nje perzjerje shkaqesh qe cojne ne celiaki.... jane faktoret gjenetik,pra ka nje predispozicion gjenetik per te pas kete intoleranc.. por nuk mjafton,mendohet qe ka dhe nje faktor infektiv .... eshte gjetur nje lidhje midis infeksioneve te perseritura  te meparshme me adenoviruse dhe te prekurve me celiaki... ,mekanizmi eshte nje reaktivitet i kryqezuar midis antigjeneve te virusit dhe nje perberesi te glutenit... po pak rendesi ka kjo.. ka dhe mendime te tjera .. mekanizma imune etj... po asgje e sakte deri taniMosha qe preket eshte e ndryshme .. po ne fakt qe ne femijeri kur fillohen ushqimet e para me gluten shfaqen shenjat e para... pastaj qetesohen pak ne femijeri.. zhduken ne adoleshenc dhe shfaqen ne dekaden e tret ose te katert te jetes ... per shperthimin e saj ka shkaqe te ndryshme ... mjafton dhe nje stres i larte ose nje gravidanc tek femrat psh. 

Cfare ndodh ne zorre ne celiaki.

Semundja mund te preki nje pjese te vogel  deri  pothuajse te tere zorren e holle qe eshte dhe shkalla me e rende e semundjes.Kryesisht preket pjesa e siperme afer duodenit dhe me pak pjesa fundore.Dhe ajo cfare ndodh aty dhe qe perben dhe thelbin e semundjes eshte pikerisht zhdukja,atrofia,rrafshimi i vileve (palosjeve mikroskopike qe ben veshja e brendshme e zorres per te rritur siperfaqen thithese per ushqimet).pra ulet mundesia per te thithur ushqimet e tretura ne zorre.

Shenjat e semundjes.

Klinika e kesaj semundje varet nga madhesia e zorres qe eshte prekur.Sa me e madhe te jet aq me shume lende ushqyese nuk thithen aq me e rende klinika.Shenjat qe prekin zorren : diarre e shpesht deri 10 her ne dite,fryrje dhe gurgullima ne bark.Fecet jane te ujshme,ngjyre gri,dhe te ndritshme,ngaqe kane shume yndyre qe nuk eshte thithur.Shenjat te tjera : pervec dobesise ,renies ne peshe(ne disa raste),lodhjes etj do kemi dhe shenja hemorragjike psh gjak nga hundet,mentruacione me shume hemorragji,njolla hemorragjike ne lekure,gjakderdhje nga dhembet etj shenja keto te nje ulje te aftesise koaguluse te gjakut si rrjedhoje kjo e mos thithjes se vitamines K. Nga ana tjeter mund te kemi anemi-nga mos thithja e hekurit,e vitamines B12,folateve.Edema(fryrje )ne pjese te ndryshme te trupit kryesisht kembe nga hypoproteinemia(nga mos thithja e proteinave)Demtime te kockave-nga mos thithja e kalciumit,vitamines D.Mund te kemi dhe infertilitet ,impotenc (tek meshkujt).

Analizat qe duhen bere.

Analiza e feceve ku zbulohet sasia e lart e yndyres Gjaku-ku do gjejme anemi. Testi i intolerances : Testi i D-Ksilozes ,qe tregon perqendrim te ulur ne gjak te saj.Antikorpe IgG,IgA antigliadine. Radiografi me barium-tregon rrafshimin e mukozes me cilie dhe zgjerime me fragmente te zorres.Dhe ajo qe i ve vulen eshte biopsia e zorres.

Trajtimi.

Eshte shume i lehte ne dukje hiqi nga dieta glutenin !!!!! Sic e thame ai eshte tek dritherat kryesisht GRURI,THEKRA ELBI.... produktet ku gjendet me shpesh jane :buka makaronat,akullorja,kremrat,kosi me fruta,cokollatat,kakao,kafeja e liofilizuar,kubat e supes,supat pluhur,djathi i kutive,cipset,mustarda,kecapi,salca e domateve,mishrat e perpunuar dhe te konservuar. Orizi ,soja dhe misri nuk jane te demshem dhe duhen perdorur.Pervec kesaj  ne fazen akute duhen dhene dhe terapia ndihmese dmth te tera ato qe keta nuk i marrin dot,vit K,vit A E D C ,B12 .Likide dhe elektrolite (kalium,kalcium,magnez)

Keta paciente jane te predispozuar per te bere kancere kryesisht limfome te zorres.


Postuar nga isko datė 22 Shtator 2007 - 17:09:

A ka mundėsi sherimi te kesaj semundje a po gjithe jeten duhet me ju permbajt dietes (ushqim pa gluten),nėse paraqitet te fėmijet a ndodhe qe te zhduket me rritjen e fėmiut pasi dihet qe zorret e fėmijve jan te gjata 3 metra ndersa zorra e nje te rrituri 6 m. keshtu qe gjat rritjes se zorrve te zhduket edhe celiakia ne tersi? (jam interesuar te di pasi fėmiu im para nje kohe u diagnostifikua me ket diagnoz dhe jemi shume te dėshpruar pasi ka nje jete perpara)...

Gjithsesi ju falenderoj shume per pėrgjigjet.


Postuar nga NS-6 datė 22 Shtator 2007 - 18:17:

pronjoza e celiakise

Cod. B22092007

nese nje person diagnostikohet me celiaki,kjo gje i mbetet gjithe jeten,keshtu qe ai duhet te mbaje dieten pa glutine per gjithe jeten,perndryshe mund te lindin pasojat qe ka normalisht semundja e celiakise. kjo vjen per shkak se kem ite bejme me nje pergjigje te sistemit imunitar kundrejt nje strukture qe e njeh si antigjen (dmth te huaj),keshtu qe vete sistemi imunitar zhvillon qeliza memorie qe te aktivizohen nese futet glutine ne trupin e personit.
ceshtja e gjatesise se zorreve,mendohet se mund te kete ndonje lidhje me fillimin e semundjes sepse mendohet qe nese futet glutine ne nje periudhe kur zorra eshte me e rritur nga ana strukturale,mund te kete me pak mundesi qe te njihet si substance e huaj dhe te sulmohet nga sistemi imunitar.gjithsesi,kjo gje eshte akoma hipoteze.
mund tu qetesoj duke thene qe nese personi e ndjek kete diete pa glutine,atehere jetgjatesia e tij eshte njelloj si ajo e personave te tjere dhe nuk zhvillon as simptoma,as nuk ka ndonje rritje te mundesise (probabilitetit) qe te kete femije qe vuajne nga celiakia!

po ashtu mund tu them qe jane duke u bere studime se si me arrit qe te kapercehet barriera e mosfutjes se miellit ne ushqimet e njerit me celiaki dhe jane dhene disa rezultate te para qe shpresohet se mund te zgjerohen edhe me teper (1)

(1)Celiachia, nuove armi nella lotta al glutine (Cod. B 26062007)


Postuar nga NS-6 datė 28 Shkurt 2008 - 18:22:

kequshqimi dhe keqthithja e ushqimit: nje vezhgim permbledhes

Cod. A28022008

keqthithja e ushqimit eshte nje pasoje e humbjes se ekuilibrit te proceseve te thithjes se ushqimit dhe si pasoje sasia e ushqimeve qe futen ne trup zvogelohet duke dhene pastaj me kalimin e kohes probleme te ndryshme neper organe si truri,muskujt,kockat etj.
shkaqet mund te jene te shumta. mund te jene shkaqe psiqike sic eshte bulimia ose anoreksia nervoze. personi me bulimi eshte nje person qe ha shume dhe ne menyre te crregullt dhe me pas me ane te tentativave te ndryshme e nxjerr serish jasht ushqimin [1]. ndersa tek anoreksia futen ato persona qe kane probleme psiqike me trupine tyre duke arritur deri ne ate pike sa ta perceptojne ndryshe [2][3]. anoreksikun eshte nje person qe nuk do te haje! e bejme kete dallim sepse ka persona qe nuk mund te hajne sic mund te jene ata qe kane esofagit ose akalaksi (semundje ku zona fundore e esofagut eshte teper e kontraktuar dhe bllokon ecjen e ushqimit), keto persona,per shkak se ndiejne siklet tek fusin ushqim ne goje,nuk hajne dhe si pasoje vijne edhe simptomat qe nuk eshte qe dallojne shume nga semundjet e tjera te keqthithjes ose kequshqimit.

shkaktar tjeter i keqthithjes mund te jete nje problem me pankreasin.nje pankreatit (infiamacion i pankreasit) akut ose kronik mund te jape nje pasoje te tille! personalisht kam pare tek paciente me fibrozicistike (semundje gjenetike ku mungon nje kanal per klorin ne siperfaqen e qelizave epiteliale) qe shumica prej tyre kane nje paaftesi pankreatike dhe si pasoje u jepen enzima sic eshte Kreon ose Pankreks ne menyre qe te zevendesojne kete paaftesi te pankreasit. diagnoza e kesaj paaftesie (qe ne rastin e ketyre pacienteve ndryshon pak sepse ne pankreasin e tyre kemi nje bllokim te enzimave per shkak se behet nje material shume i trashe si pasoje e shkaktarit baze te patologjise) behet me ane te nje analize qe quhet testi i steatorre (se di nese termi shqip eshte i njejte apo jo) ku matet sasia e humbjeve te dhjamrave ne jashtqitje.sasia e tyre do jete me e madhe nese pankreasi nuk punon mire. gjithsesi,nje dyshim mund ta hedhe si pacienti si mjeku kur sheh qe personi nuk rritet ne peshe (sidomos femijet) ose personi vete sheh qe jashtqitjet kane ere shume te keqe ose lene nje rruge ne forme vaji mbi siperfaqen e ujit kur shkojn ne banjo. keto jashtqitje te yndyrshme dhe me ere te keqe marrin emrin STEATORRE.

shkak tjeter sic permenda me siper mund te jete nje proces infiamator i esofagut,i stomakut (gastriti ose ulcera) i zorreve sic eshte celiakia [4]. pervec celiakise edhe morbi i kronit mund te jape nje simptome te tille [5] megjithse duhet te themi qe morbi i kronit mund te godase te gjithe rrugen e aparatit tretes).

semundje te tjera jane ato te melcise qe mund te coje me probleme me materialin biliar dhe si pasoje te jape edhe kjo jashtqitje te yndyrshme,me arome te keqe.

ka edhe raste te vecanta te tjera qe mund te cojne ne probleme me thithjen e ushqimeve sic mund te jene nje hipertiroidizem (rrije e hormoneve te tiroides). nese nuk gabohem,kjo situate shoqerohet me rritje te shpejtesise se ecjes se ushqimit ne zorre dhe si pasoje nje kohe me te ulet kontakti me faqet e zorres dhe humbje te materialeve ushqimore.

pra shkaqet qe mund te cojne ne nje kequshqim dhe keqthithje te ushqimit jane te shumta dhe secila nga keto duhet te merret parasysh ne momentin kur ndodhesh para nje personi i cili ka humbje te peshes.

[1]shtim mbi bulimine (Cod. A 17072007)
[2] anoreksia nervose (Cod. A 07122006)
[3]bulimia dhe anoreksia (Cod. A 13072007)
[4]Celiakia (Cod. A 22092007)
[5] semundja e Kronit VS retokoliti ulceroz: karakteristikat (Cod. A 08012007)


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.