Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Kosove, nis plani operativ"Siguria e Rrepte" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13081)


Postuar nga sarandaebukur datë 02 Shkurt 2007 - 07:54:

Kosove, nis plani operativ"Siguria e Rrepte"

KFOR-i do t’i përgjigjet çdo tentative për dhunë
Zyrtarë të KFOR-it në Mitrovicë thanë dje se janë të vendosur dhe të gatshëm t’i përgjigjen çdokujt që tenton ta përdorë dhunën pas publikimit të pakos së Ahtisarit për statusin e Kosovës. Komandanti i Forcës Shumëkombëshe të Veriut, gjenerali francez, Bertrand Klema Bole, tha se KFOR-i së dhe SHPK-ja janë të vendosur që dita e premte, të jetë një ditë paqësore.
Ai i bëri këto komente pas takimeve që zhvilloi në Mitrovicë, me zyrtarë të SHPK-së dhe policisë së UNMIK-ut.

Udhëheqësit vendorë dhe ata ndërkombëtarë ditët e fundit kanë bërë thirrje të vazhdueshme kundër çdo akti të dhunshëm që do të mund të përshkallëzonte situatën, ndonëse kanë sqaruar se nuk ka asnjë indikacion për diçka të këtillë. Autoritetet e rendit ndërkaq tashmë kanë filluar të zbatojnë planin operativ “Siguria e Rreptë”, duke shtuar masat e sigurisë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë përcaktimit të statusit.
Forcat e sigurisë në Mitrovicë janë vënë në shkallën më të lartë të gatishmërisë dhe janë të gatshme të përballen me çfarëdo shpërthimi të mundshëm të dhunës. Serbët e veriut janë kërcënuar se nuk do të rrinë duarkryq nëse pakoja e Ahtisaarit e dërgon Kosovën drejt pavarësisë.
Por komandanti i Forcës Shumëkombëshe të Veriut, gjenerali francez Bertrand Klema Bole, tha se KFOR-i nuk do të lejojë as minimumin e përdorimit të dhunës. “Ne jemi të gatshëm dhe të vendosur dhe nuk do të lejohet në asnjë mënyrë krijimi i një situate të dhunshme”, tha gjenerali Klema Bole pasi zhvilloi takime me përfaqësuesit e SHPK-së dhe policisë së UNMIK-ut, në Mitrovicë.
Numri një i KFOR-it për veriun e Kosovës, tha se gjendja në zonën e tij të përgjegjësisë, për momentin, është e qetë por kjo sipas tij nuk do të thotë se gjithçka është në rregull. “Ju e shihni se situata sot është e qetë në qytetin e Mitrovicës, por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk janë të shqetësuar derisa po e presin 2 shkurtin”, pohoi gjenerali.
Ai tha se KFOR-i, së bashku me SHPK-në, janë të vendosur që dita e nesërme kur do të publikohet propozimi i Ahtisarit për statusin, të jetë një ditë paqësore. Ndërkohë edhe zyrtarët e SHPK-së, në Mitrovicë, thanë se po përcjellin me vëmendje gjendjen e sigurisë. Zëvendëskomandanti i policisë në këtë rajon, kolonel Sherif Hajra, tha se SHPK-ja dhe KFOR-i kanë vendosur nivelin me të lartë të bashkëpunimit për t’u përballur me çfarëdo situate.
“Bashkëpunimi në mes të SHPK-së, policisë së UNMIK-ut, është në nivelin më të lartë të mundshëm me qëllim që të krijojmë një siguri për të gjithë qytetarët” tha kolonel Hajra.
Pakoja e Ahtisarit bëhet publike nesër, por autoritet e sigurisë druajnë se mund të ketë pakënaqësi, veçanërisht në qytetin e Mitrovicës, ku ndarjet etnike janë më të theksuara. Për këtë pjesëtarët e KFOR-it dhe policisë do të qëndrojnë në gatishmëri të plotë për tu përballur me çfarëdo situate. 
E Premte 2 shkurt 2007
-------------------------------------
Ku ka bese serbi
Pershendetje sarandaebukur

  
 


Postuar nga Petrit Kola datë 03 Shkurt 2007 - 07:06:

Saranda e bukur

Patjeter qe Europa hipokrite do marre masa qe ti shtypi shqiptaret ose ti zhduki fare si synim kryesor. Ajo eshte politika e saj ndaj shqiptareve...


 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.