Forumi Horizont Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Kosova e Pavarur! Si e presin Shqiptaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise kete...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13881)


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 01 Qershor 2007 - 02:04:

Kosova e Pavarur! Si e presin Shqiptaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise kete...?

Mungon shume pak, ne fakt vetem formalizimi, qe Kosova te behet e Pavarur.
Cfare mendimi kane shqiptaret per gjithe kete?!
-Si e presin diten historike?
-Cfare ndryshimesh, direkt dhe/ose indirekt, presin ata ne jeten e tyre?

---duke mos dashur te stimuloj pergjigjet tuaja me pyetje te tjera...po ju le te komentoni lirshem, kuptohet mbi ceshtjen.---


Rrofte Kosova, rrofte Shqiperia, RROFSHIN SHQIPTARET.


Postuar nga ksenia datë 01 Qershor 2007 - 14:45:

me padyrim e presim...

rrofte Kosova!!! rrofte Shqiperia e madhe e bashkuar!!!

S'kam kohe te zgjatem me shume sot megjithese kjo eshte teme qe me ngjeth mishin nga emocionet...


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 09 Qershor 2007 - 03:42:

Asnje tjter koment mbi temen...?!!!
Kaq pak te interesuar qenkemi...?


Postuar nga IQVLORA datë 09 Qershor 2007 - 16:33:

Pritje e padurueshme

Kemi pritur gjate dhe kjo na ka lodhur shume,por sidomos ate popull qe per 86 vjet u dogj,u burgos,u maltrajtua e u vra. Me nje fjale per gati nje shekull ju muar liria,por edhe keto vite mbas '99 ky popull ka derdhur perseri gjak.Dy tre muaj perpara mercenaret e huaj qelluan dhe vrane dy djem te vetvendosjes.Ata ishin police te shtetit rumun,presidenti i te cilit nuk eshte dakord per pavaresine e Kosoves,pavaresisht se nuk e pyet kush.Albini ka qene i burgosur nga kriminelet e Beogradit dhe tani perseri gjendet i burgosur ne kohen kur vendi i tij,per te cilin ai ka qene dhe eshte ne burg eshte gjoja i lir.Pra gjithe keto sakrifica te lodhin dhe te cfilitin.Ato ta humbasin durimin,pritja eshte e gjate dhe sidomos kur te premtojne e japin afate.Rusia kurva plake,mikja e komunisteve shqiptare, e cila ka qene  eshte dhe do te mbetet armike e eger e shqioptareve.Kete po e tregojne edhe qendrimet e saj te pamoraleshme ne kete fillim shekulli.Dihet, ajo ka interesat e saj e jo se i plasi per serbet,por e keqjq na behet neve si komb.Nuk duhet pritur asgje e mire prej tyre.Mos harroni edhe qendrimin me dy faqe te mikes se serbeve Frances,por kesaj here ajo po vepron teper e kujdeseshme dhe nuk po del kondra.Propozimi per shtyrjen e diskutimit te rezolutes per Kosoven,ishte teper djallezor dhe ne dobi te serbeve.Por deklarata perfundimtare nuk e perfshiu ne tekstin e saj ate propozim dhe ishte teper pozitive per ne dhe zhgenjyese per serbet te cilet u gezuan nje dite me pare.Une besoj se USA,UK,Gjermania te cilave do t'ju bashkohet edhe Franca se nuk del dot kunder, do t'i japin drejtim pavaresise se Kosoves ashtu sic ka menduar finlandezi M Aftisari,pavaresisht nga pengesat qe po nxjerrin ruset.Ata po perpiqen qe te bejne me te miren e mundeshme.Mendoj se kosovaret nuk duhet te dekurajohen,sepse nuk ka kthim mbrapa.Amerika nuk do ta uli hunden para politikes se ndyre ruse.Ajo se bashku me qenen Europe qe do ti shkoje mbas bythe do ta gjeje menyren per zgjidhjen e statusit.Mbas zgjidhjes se statusit te mirat e tjera vijne pa problem.Na eshte sosur durimi por duhet te durojme deri sa t'ja arrijme qellimit.Politika  dhe diplomacia ne Tirane dhe ne Prishtine duhet te reagojne me qellim qe bota ta kuptoje se nuk mund te pritet me.

Rrofte Kosova e pavarur dhe populli i saj!Rrofshin shqiptaret ane e mbane botes!Rrofte aleati jone Amerika!


Postuar nga IQVLORA datë 10 Qershor 2007 - 16:44:

Mbeshtetje e padiskutueshme e pavaresise se Kosoves

Takimi i presidentit Bush me z S Berisha i kushtoi nje vemendje te posacme realizimit te pavaresise se Kosoves.Pyetjes se nje gazetari te CNN se cfare do te ndodh, nqse nuk do te gjendet nje gjuhe e perbashket me anetaret e Kshillit te Sigurimit ;Bush tha se ne nuk do te presim me.Pra fjala ish se USA do ta njohi edhe ne menyre te njeaneshme pavaresine e Kosoves.Per mendimin tim kjo ishte nje deklarate bombe e bere ne momentin e duhur nga burrshtetasi me i fuqishem i botes.Bushi hoqi hijet e dyshimet te hedhura ne samitin e G8 me propozimin e Sarkozise.


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 12 Qershor 2007 - 00:19:

...Bile ai propozimi i Sarkozy, per ta shtyre edhe 6 muaj te tjere ceshtjen eshte komentuar me vone nga administrata e tij, nga perfaqesues te tij dmth, si nje lapsus dhe/ose nje keq-perkthim i deklarates se tij...!!!
Si duket i ka "shkulur" veshin Bush-i Sarkos dhe i pafytyre per te pergenjeshtruar ate cfare kishte katranosur "ka hequr geshtenjat" me duart e tjetrit... C'est la France

Duke pasur parasysh edhe qendrimin e serbise dhe Rusise, po kujtoj nje shprehje te popullit tone SHQIPTAR, qe eshte sa e thjeshte aq edhe e vertete sot >>
QENTE LE TE LEHIN, KOSOVA DO TE SHKOJE PERPARA!

p.s : IQVLORA, po ve re qe jemi ne te njejtet binare kur flitet per PATRIOTIZEM TE SHENDOSHE


Postuar nga IQVLORA datë 13 Qershor 2007 - 00:07:

Djalosh patriotizmin tim une e kam shprehur qe diten e pare qe kam filluar te postoj ne kete Forum.Une i kam ndjekur ngjerjet ne Kosove qe ne vitet 70.

Mezi e poresim pavaresine.


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 13 Qershor 2007 - 00:22:

Re: Kosova e Pavarur! Si e presin Shqiptaret e Kosoves dhe ata te Shqiperise kete...?

Citim:
Po citoj ato që tha bad_drawn_boy
Mungon shume pak, ne fakt vetem formalizimi, qe Kosova te behet e Pavarur.
Cfare mendimi kane shqiptaret per gjithe kete?!
-Si e presin diten historike?
-Cfare ndryshimesh, direkt dhe/ose indirekt, presin ata ne jeten e tyre?

---duke mos dashur te stimuloj pergjigjet tuaja me pyetje te tjera...po ju le te komentoni lirshem, kuptohet mbi ceshtjen.---


Rrofte Kosova, rrofte Shqiperia, RROFSHIN SHQIPTARET.





se di por mund te them.. qe shqiptaret jo vetem qe kan mendimin.. po kan dhene ndihmen e tyre dhe perkushtimin e tyre ne keto vite per pavaresine e kosoves.. pra mendoj dhe shpresoj se shpejti te behete lire dhe e pa varur. dy vota ne okb sdo jen keq

le te jen o 100 miljoneeeeee.. eshte e jona shqiperiaaaa.. mare nga filmi gunat per mbi tela


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 14 Qershor 2007 - 00:59:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Djalosh patriotizmin tim une e kam shprehur qe diten e pare qe kam filluar te postoj ne kete Forum.Une i kam ndjekur ngjerjet ne Kosove qe ne vitet 70.

Mezi e poresim pavaresine.


Patjeter, une nuk mund te ve ne dyshim ate qe thoni se keni kohe qe merreni me kete ceshtje, per faktin e thjeshte qe nuk ju njoh!
Por me behet qejfi qe dikush mendon ne te njejten menyre ashtu si une.

----------------------------------------------------------------------------------------------

PO HAP NJE TJETER DEBAT, BRENDA KETIJ TE PARIT!

Sa mendoni se jane entuziaste Kosovaret qe ne Shqiptaret e Shqiperise jemi entuziast per Kosoven e pavararur?
(Me falni per lojen e fjaleve)
Dmth, me te tjera fjale, a ja ndjen ndopak Kosovareve per ne...?!
A mendoni se do te kemi mareveshje ekonomiko - politike, kulturore etj... me Kosoven? Sa? Kur? Me sa vullnet nga palet?!

Jam shume, shume kurioz te di c'mendoni per kete, se nuk eshte pak...
Dhe do te ftoja edhe ata pak Kosovare qe mund te jene ne forum per te dhene idete e tyre...!



Peace.


Postuar nga Ana datë 09 Gusht 2007 - 03:06:

Moske- "Plani i Ahtisarit deshtoi, nuk fitoi mbeshtetje ne Keshillin e Sigurimit te KB-ve dhe negociatat e ardhshme nuk do te bazohen sipas tij. Eshte marre vendim qe negociatat t'i udheheq treshi", deklaroi sot Haraçenko per mediumet ruse. Diplomati rus, deklaroi se ne takimin e neserm te Grupit te Kontaktit ne Londer, "do te shqyrtohen negociatat mes Beogradit dhe Prishtines per statusin e Kosoves".

"Presim bisedime konkrete dhe detajore per ate se si te ndihmohet dhe te organizohet procesi nogociues dhe si te kontribuohet ne gjetjen e zgjidhjes se kompromisit, e cila vetem si e tille mund te miratohet ne Keshillin e Sigurimit', theksoi Harçenko. Tre ndermjetesuesit, sipas mediumeve serbe, ne Beograd do te mbrerrijne me 10 gusht, ndersa Prishtinen do ta vizitojne me 11 dhe 12 gusht.

E ka lexuar njeri kete sot? Ndonje te re anybody?


  Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »
Trego 29 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.