Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Kosova e pavarur ne daten 17 shkurt???? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15425)


Postuar nga kunder19 datë 12 Shkurt 2008 - 08:11:

Kosova e pavarur ne daten 17 shkurt????

Mendoni qe me te vertet dita e shume pritur nga populli kosovar ka mbertiur apo do te kete akoma humbje kohe ?


www.albaniaonline.it.gg


Postuar nga oliinter datë 12 Shkurt 2008 - 13:53:

ka shume shanse por kjo varet se sa byt... do kene kosovaret


Postuar nga Tulipani datë 12 Shkurt 2008 - 14:55:

Citim:
Po citoj ato që tha kunder19
Mendoni qe me te vertet dita e shume pritur nga populli kosovar ka mbertiur apo do te kete akoma humbje kohe ?


www.albaniaonline.it.gg



Sikur te varej nga kosovaret mund te benim ndonje hipoteze dhe pse ne kete faze nje dite me shume nje dite me pak nuk ben asnje diference, por duke qene se nuk varet nga ata e vetmja gje qe mund te hamendesoj eshte : pavaresia do te shpallet ne momentin kur zoterinjte e Amerikes do te marrin ne tel ( simbolikisht ) zoterinjte kosovare e do ti japin atyre OK-in e shume pritur


Postuar nga Vizioner datë 12 Shkurt 2008 - 16:59:

...Per c'fre Kosove te pavarur behet fjale...???!!!

Kosova ka kaq Vite qe eshte e Pavarur, ju akoma me keto muhabete!



Postuar nga arturm datë 12 Shkurt 2008 - 18:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Une jam...!!!

Kosova ka kaq Vite qe eshte e Pavarur, ju akoma me keto muhabete!





Kosova mund ta jete "de facto" e pavarur, por rendesia eshte te jete "de jure" dhe kjo mund te vije vetem kur tu kerkoje te tjereve qe ta njehin si shtet. Ky eshte muhabeti.

Eshte si ajo puna kur vete neper zyra, ku ti mund te thuash (dhe te jesh) gjithe diten qe je Filan Fisteku, por po nuk te leshoi nje certifikate lindjeje gjendja civile (Komuniteti Boteror) nuk je kerkushi.


Postuar nga IQVLORA datë 12 Shkurt 2008 - 19:19:

USA dhe EU i kane bere mire hesapet se kur dhe si do ta shpallet pavaresia

Eshte e sigurt se Kosovas do t'i jepet OK per pavaresine para dates 1 Mars.Ne kete date Rusia merr kryesine e KS dhe mund te beje bllokimin e shpalljes se pavaresise se Kosoves.USA dhe EU e dijne kete dhe pavaresia do te shpallet para se ruset ta pengojne ate. Gjithashtu pavaresia do te shpallet ne nje orar te atill qe ne New York te jene oret e para te mengjezit,ne menyre qe rusia te mos kete mundesi te kerkoj nje mbledhje urgjente te Kshillit te Sigurimit.Patjeter pavaresia do te jete para dt 29 ne menyre qe shqiptaret e Kosoves te mos festojne nje here ne kater vjet.


Postuar nga ESHI datë 13 Shkurt 2008 - 04:40:

Me plot bindje, do i jipet pavarsia e plote Kosoves.
Ditet jane te numeruara.


Postuar nga kunder19 datë 13 Shkurt 2008 - 07:25:

duhet patur kujdes edhe me ditet.
hekuri rihet sa eshte i nxehte po u ftoh duhet te nxehet perseri qe ta punosh.


www.albaniaonline.it.gg


Postuar nga Lela_Dr datë 17 Shkurt 2008 - 19:49:

Thaci: Sot dite historike per Kosoven. Angazhohemi per respektimin e te drejtave te komuniteteve

Ora 15:25 Kryeministri Thaci ne fjaken e tij ne kuvend e ka quajtur diten e sotme nje dite historike per popullin e Kosoves. “Ka qene rruge e gjate e veshtire e sakrificave per te ardhur tek dita e sotme. Shpresat tona nuk kane qene asnjehere me te medha, populli nuk ka qene asnjehere me i bashkuar, Kosova asnjehere nuk ka pasur mbehtetjen me te madhe nderkombetare. Sot e gjithe bota eshte me ne dhe ne po behemi pjese e barabarte e botes demokratike ka thene Thaci duke vene theksin se shteti i ri i Kosoves shenon shperberjen perfundimtare te ish- Jugosllavise. Duke vleresuar rendesine e kesaj dite kreu i qeverise se Kosoves nuk la jashte vemendjes sfidat e htetit me te ri te botes si ato ne ekonomi, arsim, shendetesi apo rrugen drejt integrimit europian. Thaci rikonfirmoi me tej gatishmerine e qeverise se tij per respektimin e te drejtave te te gjithe komuniteve ndersa shprehu mbeshtetjen per misionin e ri te BE ne Kosove.


Postuar nga Lela_Dr datë 17 Shkurt 2008 - 20:05:

Ora 15.50 U FIRMOS DEKLARATA E PAVARESISE SE KOSOVES NGA PRESIDENTI SEJDIU, KRYEMINISTRI THACI SI DHE TE GJITHE KRYETARET E PARTIVE

GEZUAR PAVARESINE KOSOVE


  Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.