Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- flamuri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=166)
flamuri
Flamuri qe qendron ne zyren e Rugoves, ai me Shkaben dykrenare mbi te cilen shkruhet Dardania dhe me nje rreth te kuq qe e ndan nga nje sfond i kalter, ka ngjallur shume diskutime. Te gjitha anet e nje debati qe ka perfshire elitat e Prishtines.
------------------------------
Ne duelet e ardhshme sportive mes Kosoves dhe Republikes se Shqiperise mund te ndodhe qe te mos valvitet me nga dy taboret, shqiponja dykrenare ne petkun tradicional te kuq, nderkohe qe te dy perfaqesueset mund te kene secila himnin e vecante.
Ne rastin e daljes se Kosoves ne arenen nderkombetare, presidenti dr.Ibrahim Rugova, ka propozuar qe simbolet e Kosoves te jene te ndryshme prej atyre te Republikes se Shqiperise. Ideja e leshuar dite me pare nga kryetari i Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, nenkuptonte propozimin e ndryshimit te flamurit kombetar, qe eshte njekohesisht edhe flamur zyrtar i Republikes se Shqiperise, qe me pas do te identifikohej me kulturen, traditen dhe shtetin e Kosoves.
pme shum me thoni se un ju tregoj
nese ju doni un do vendos flamurin ne foto
Per flamurin
Un mendoj ndryshe
Mendoj se ndrimi i flamurit dhe hymnit eshte gabim
Ndoshta shume prej jush mund te mendojne qe rugova nuk e ka per keq e ben ate gje per te arritur pavarsin e kosoves sa me shpejt. Por pavarsia arrihet edhe me kete hymn e flamur qe gjithe shqiptaret kane nderdhur gjak. Pavarsia arrihet sa mire institucionet e kosoves punojne e jo duke ndruar identitetin shqiptar.
Pershendetje.
FLAMUR KOMBTAR DHE FLAMUR SHTETROR
MEQENSE NUK JAM AS HISTORIAN E AS ETNOLOG NDOSHTA NUK DO TE KEM PLOTSISHT TE DREJTE POR LOGJIKISHT MENDJA MA THOT SE IDENTITETI KOMBTAR ME IDENTITETIN SHTETROR NUK JAN E NJEJTA GJË,SHEMBULL KONKRET SIKUR KOSOVA TE ISHTE REPUBLIKE E BARABARTE NE ISH JUGOSLLAVI ATEHERE KY PROBLEM DO TE ISHTE ZGJIDHUR QE NE ATE KOHE.
PROBLEMI KTU SESHTE SE A KA TE DREJTE KRYETARI RUGOVA,POR NGA ATA QE SDON TE BALLAFAQOHEN ME TE VERTETEN DHE SE NUKE E KAN HALLIN SE A DUHET NDRRUAR POR PSE TA PROPOZOJ RUGOVA.
PS.PER ATA QE DONE TA POLITIZOJNE KETE PROBLEM,SKAM KOHE TE MIRREM ME TA! TUNG
Absolutisht
Pse te mos nderohet Flamuri dh hymni. Mos harroni se Kosova nuk po nderon azgje, ajo po krijon ate qka nuk e ka pasur. Kosova nuk ka pasur flamur dhe nese deshirojme te behemi shtet ateher duhet te kemi nje flamur te veqante gjithashtu nje hymn te veqante.
Nuk e di pse njerzit brengosen. Nuk eshte azgje me teper se nje simbol (i rendesishem pa dyshim) por a ja vlen qe te pengojme procesin e pavarsise se Kosoves per keso gjera JO.
Per hater te lirise per hater te atyre qe derdhen gjak, ne duhet te vazhdojme jeten.
E ndoshta me flamurin e ri!
KOSOVARIT-MENDJENDRITUR
I NDERUARI VLLA,PRANO PERSHENDETJE TE SINQERTA NGA UNE DHE ME VIE SHUME MIRE QE SE PAKU UNE DHE TI KEMI OPINIONE TE NJEJTA PER NJE QESHTJE KAQ TE MADHE.
UNE JAM NGA RRETHINA E GJAKOVES DHE PUNOJ NE NJE PUNE SHUME TE RENDESISHME PER TE ARDHMEN E SHTETIT TE KOSOVES
DHE PERKUNDER VESHTIRSIVE PO IA DAL QE EDHE TE NE TE PUNOHET NE MENYRE TE NDERSHME,PROFESIONALE DHE PA U KORRUPTUAR.
PERSHENDETJE!!!!!!!!!!!!
"Ndrimi i simbolit nuk ndihmon kosoven drejt pavarsis perkundrazi institucionet e saj dhe si punon shteti determinon sa e afte eshte kosova te jete e pavarur"
Dakort me Endrin, madje do te thoja qe diskutimi i simboleve te Kosoves eshte shume i parakoheshem pasi ka gjera shume me te rendesishme per te zgjidhur dhe jo te filloje te politizohet nje ceshtje e tille dhe sidomos ajo qe shqiptaret jane ne gjendje te zgjidhin problemet e tyre jetike
me respekt
PERGJIGJE ANALISTES DHE ENDRIT
DUKE U NISUR NGA FAKTI I HIDHUR SE NE SHQIPTARET GJITHMONE KEMI QENE TE VONUAR NE PROCESET HISTORIKE AHERE NUK ME BEFASOJNE EDHE OPINIONET E DISA BASHKKOMBASVE POR VETEM NJE GJE PO UA THEM SKEPTIKEVE:
-KOSOVA DE FAKTO ESHTE E PAVARUR,PER TU BERE EDHE
-DE JURE I DUHEN SIMBOLET SHTETRORE.
Besoj qe e keni te kjart,ju faleminderit per mirkuptim!
Xenit
Si mund te quash kosoven De facto te pavarur kur vendoret skane asnje nga kompetencat e rendesishme qe nevojiten per te drejtuar nje shtet?
ne baze te kornizes kushtetuese kompetencat kryesore i ka UNMIK-u dhe kalimi i ketyre kompetencave tek vendoret nuk eshte bere akoma, sidomos pa u plotesuar pikat paraprake qe ka vendosur Shtajneri.
Kosova eshte komplet nen administraten e OKB-se.
edhe nje fakt tjeter pervec kompetencave shiko cpo ndodh me komunat serbe. te kishin kaq fuqi qeveria parlamenti i Kosoves mendon se do lejonin te ndodhte kjo ndarje?
NUK PO KUPTOJ
Cilen Komune keni parasyshe kur thoni Komunat Serbe?
Analistes
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.