Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 295 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Anëtarët e forumit flasin mbi veten (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=310)
-- c'beni kur ndiheni keq? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1688)


Postuar nga lorie datë 09 Gusht 2003 - 07:48:

Wink c'beni kur ndiheni keq?

c'beni kur ndiheni pertoke nga gjendja shpirterore ,si e kaloni ,me se merreni?si i perballoni situatat e veshtira?
he pra let the cat out of the bag...


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2003 - 15:12:

Mace e zeze ajo?!

Anyway...ne momentet qe ndihem keq bej si ajo e forta qe nuk ka asgje,por me njerezit qe me njohin mire nuk me ecen...kaloj ore me ato.Ah po nuk me hahet asgje,dhe nese jam vetem shterngoj jastekun fort


Postuar nga anda datë 09 Gusht 2003 - 15:45:

pershendetje

kur ndihem keq dhe e merzitur dua vetem te dal dhe te argetohem se ndryshe me iken truri fare.kur jam keq ne gjendjen shpirterore jam me shume se kurre ne humor,eshte per tu habitur se vetem ashtu mund ta kapercej nje gjendje te tille.
urime per temen
pershendetje te gjitheve


Postuar nga Rossonero datë 09 Gusht 2003 - 16:47:

Red face ndersa une

Eshte dicka e veshtire te flasesh mbi kete problem moj lorie,pasi me mire do ishte kur sndihesh keq,por une per vete kur ndihem keq i ngaterroj gjerat.Ne vend te therras te dashuren per te dale, therras mamane e saj(me mire e ema se e bija o usta Murat).Kaq. FORZA MILAN!! Ndersa ti amor shyqyr zotit qe mban jastek me vete kur del nga shtepia se duhet edhe kur bie shi ose kur te ze gjumi kur ecen rruges.Hajde Forza Milan edhe per ty!


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2003 - 18:44:

Rossonero po ja filloj me kembe te mbare re usta FORZAAAAAA JUVEEEEEEEEEEEEEEEE.
Ach dhe nje detaj te vogel Rossonero:dhe kjo me teper per te miren tende.Kur ndihem keq mos me kryqezo rrugen me postimet e tua ne forum


ne juventin do te kthej mos ki frike:p


Postuar nga i_lire datë 09 Gusht 2003 - 19:27:

Amor paske ardh nga dentisti ti?
Shiko lereni Juven edhe Milanin bashke, se ka vend tjeter per ate pune shok e shoqe. Ketu flitet per gjera serioze , per ceshtje qe jane problem jo vetem i rinise, por i gjithe kombit Shqiptar. Prandaj me pak seriozitet, ju lutmi shume ose do detyrohemi t'ju nxjerrim nga salla parlamentit...qetesi ju shoku atje me te zeza...edhe ti shoqja, qe s'tu shujt zjarri kurre. Hej kam nje zjarrfikes ketu afer shpise, po i marr na i kove me uje borxh, hajde se te shuj une, se po pervelohesh amor.

Tani persa i perket temes se Loriet, shume gjera mund te beje njeriu nga merzitja, ka nga ato qe varen neper vaska a neper poça. Jo xhan, se s'jemi nga ato ne. Duke qene, se po kaloj nje periudhe boze fare, kjo tema po me duket aq e veshtire per t'ju pergjigjur...ec e mere vesh?! Kur jam i merzitur, shumicen e rasteve dua te zhdukem nga qarkullimi, ose marr kalin e dal per kismet neper fusha e pylle, kjo eshte vertete diçka qe me qeteson. Ore po si s'ka zana hiç kendej nga usai more shoke, ne Shqiperi sa dilshe fap e kapshe na i zane, t'ikte merzia ne sekond, ketu hiç fare.
Nejse, mendoj se temes ju pergjigja "pak a shume" dhe shume gjate biles.
Gjithe te mirat!
E mos u merzitni shume, se nje jete eshte e shkreta.


Postuar nga amor alucius datë 09 Gusht 2003 - 19:42:

"zgjarri" sic e quajti njeri nuk do shuhet asnjehere deri ne momentin qe do marr fryme une.Ajo perfaqeson deshiren e zjarrte per te qene "kunder rrymes "te injoranteve,budallenjeve,kunder padrejtesise etj...i_lire polici sot me duket:p
Pastaj shko e shuaj ato zjarret reale dhe jo ato figurative.

Ach cuno,nuk na e mbushi mendjen pergjigja jote...na thuaj ndonje gje me bindese


Postuar nga Ana_uk datë 09 Gusht 2003 - 19:45:

Unhappy

merzitia.... edhe vete fjala eshte prekese...
kur jam e merzitur ose ndihem keq shpirterisht ...dicka qe me qeteson eshte dhoma plot me erresire dhe te mbyllem ne dhomen time e te qaj...deri kur te me lodhet shpirti qe s'mund te nxjerr me lot nga lodhja...pastaj nese jam ne gjendje hap fletoren e shenimeve dhe shkruaj proza, letra dhe poezi te dhimbshme...ose te frikshme...i bazoj ne gjendjen time shpirterore...mundohem te shpreh gjithcka, duke vazhduar nga arsyeja, si ndihem dhe si mund ta largoj...
e keqja eshte se nuk mund te shtirem se jam mire kur nuk jam dhe jam shume e eger dhe nevrike...zihem me te gjithe nese me thone dicka qe s'me pelqen...

ndihem e vetmuar...
e lenduar...
e vrare...
e shkaterruar...
shpirti me qan...
zemra me vajton...
kur ndihem keq asgje
nuk me gezon...

Have a good day!!!


Postuar nga lorie datë 09 Gusht 2003 - 20:29:

Talking hi

shoh kolorit pergjigjesh,vetem i_lire qe se nga u fut ne boten e zanave dhe perrallave dhe sikur s'ja mora vesh pergjigjen,ha,nejse...
une kur ndihem keq qaj rralle,per cudi me shtohet oreksi ,nga stresi ha shume akullore, njerezit me te afert i bombardoj me sarkazma te hidhura per tu shfryre diku dhe merrem me aktivitete fizike,ose pastroj gjithe shtepine me themeli ose shkoj ne gym ose...( dua te rrah ndonje njeri).ha


Postuar nga hirushja datë 14 Gusht 2003 - 23:40:

une kur ndihem keq rri e mbyllur ne shtepi, nuk behet te ha asgje, nuk me behet te cohem nga kervati. e shume e shume te tjera...


  Gjithsej 30 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 295 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.