Forumi Horizont
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Explorimi i Marsit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4194)


Postuar nga Fizikanti datë 15 Shkurt 2004 - 08:49:

Explorimi i Marsit

Ky vit eshte nje nga vitet me me rendesi(ne 20 vjetet e fundit) ne lidhje me explorimin e marsit. 2 rover jane ne funksionim te plote per me teper se 20 dite ne siperfaqen e marsit dhe po kthejne informacion dhe fotografi shume te rendesishme qe do te ndihmojne shkencetaret ti pergjigjen pyetjes shume te rendesishem ne lidhje me marsin: A existon/existoi ndonjehere jete ne mars?
Informacioni njekohesisht permbledh data ne lidhje me mineralet dhe perberjen e "soil"(me falni por une nuk flass shume mire shqip, ka fjale qe nuk i di), temperaturen gjate dites ne mars dhe aktivitetin e eres.
Nese ju keni deshire te mesoni me teper ne lidhje me kete teme ju keshilloj keto faqe interneti:
http://marsrovers.jpl.nasa.gov/home/index.html
http://www.space.com/news/
Si mendoni ka ekzistuar ndonjehere jete ne mars? Do te arrije dita qe njerezit te jetojne normalisht ne mars si ne toke?


Postuar nga naimi datë 07 Nëntor 2005 - 01:15:

Fizikante

po perse te jetohet ne Marse anuk kemi mjafte vende ne toke apo ka ndoje Qellime tjeter


Postuar nga naimi datë 08 Nëntor 2005 - 02:55:

Marsi

ka jete apo nuk ka nje dihet se jete ka por inteligjence jete nuk dihet se aty qendrone centrala e pytjes .


Postuar nga Fizikanti datë 08 Nëntor 2005 - 04:22:

naim,
ke te drejte,


Postuar nga kontinenti datë 08 Nëntor 2005 - 13:12:

Re: Marsi

Citim:
Po citoj ato që tha naimi
ka jete apo nuk ka nje dihet se jete ka por inteligjence jete nuk dihet se aty qendrone centrala e pytjes .

Naim e mban mend qe folem nje here per gjuhen lal?
Nuk dua te dal nga tema por, here tjeter thuaje shqip lal fjalen.
Mos thuaj centrala ...por thuaj qellimi .


Postuar nga kontinenti datë 08 Nëntor 2005 - 13:14:

Ne Mars, nuk ka patur kurre jete.
Ne Mars, njerzit nuk do te arrijne kurre te jetojne si ne Toke.


Postuar nga naimi datë 09 Nëntor 2005 - 00:05:

kontinenti

perse nuk jeni ne gjendje ti pranoni njerzit ashtu si jan
kontinenti pa ndonje qellime bera ate sikur ju pershembull
nuk jeni ne gjendje te pranoni Ralitetin se ne Marse ka jete kjo eshte me e sakte por nga kjo nuk dotethot se ka jete inteligjence te ciles i thua ti jete lale vetem jetes te njeriut a


Postuar nga naimi datë 09 Nëntor 2005 - 00:20:

kontinenti

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Ne Mars, nuk ka patur kurre jete.
Ne Mars, njerzit nuk do te arrijne kurre te jetojne si ne Toke.




perse ke ate bindje kontineti kontinenti edhe Toka Bota Galektika jone dikur ishte pa jete ka shume teori qe flitet per boten tone por nese jan te sakta se miljona vite para bota jone nuk kishte jete por si u krijua jeta ndoshta nga ndoje komet qe goditi yllin ton
apo si shpjegohet kjo pytje shume nderlikuse

nuk dua te shtoje me shume per shkak te kushtezimeve te shkruarit shqipe .


Postuar nga NS-6 datë 03 Shkurt 2006 - 15:40:

Europa synon të dërgojë astronautë në Mars

artikulli qe do jap me poshte eshte pak i vjeter si date por ka brenda informacione qe jane interesante prandaj po e postoj...ne anglisht ka dale tek "New scientist"...ketu eshte ne shqip!

Europa synon të dërgojë astronautë në Mars


13:54 04 Shkurt 2004

NewScientist.com news service

Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA = European Space Agency) ka filluar një plan ambicioz që përfshin dërgimin e astronautëve në Mars në vitin 2033.

Qëllimi përfundimtar i vajtjes së njerëzve në Mars është i ngjashëm me iniciativën e skicuar nga presidenti amerikan Xhorxh W Bush në Janar, por Aurora, programi i ESA-së, është shumë më i detajuar.

Aurora u aprovua në parim në vitin 2001, por detajet e planit iu prezantuan industrisë britanike të martën (3 shkurt 2004) në Londër. Strategjia e ESA'së ka disa hapa për zhvillimin e teknologjisë së nevojshme për vajtjen e njeriut në Mars.

Këto hapa përfshijnë krijimin e një mjeti për ri-hyrje me shpejtësi të lartë në atmosferën e Tokës në vitin 2007, dërgimin e një orbituesi dhe automjeti në Mars në 2009, dhe nisjen e një misioni me dy faza për të sjellë material nga Marsi në 2011 dhe 2014.

Midis 2014-s dhe 2018-s, planifikohet provimi i montimit në orbitë i mjetit për udhëtim hapësinor, si edhe sisteme të reja për shtytje, frenimin në ajër, dhe sistemin e uljes në tokë. Në vitin 2025, pesë vjet pas planit të presidentit Bush për t'u kthyer në Hënë, programi Aurora do përdori një mision për në Hënë që të vëri në provë përfundimtare sistemet e mbështetjes së jetës dhe metodat për të përdorur materialet në destinacion.

"Duhet të shkojmë një herë në Hënë para se të shkojmë në Mars," tha Franko Ongaro, menaxheri i projektit Aurora. "Nuk kemi asnjë nga njerëzit që punuan në programin Apollo. Duhet të mësojmë të ecim një herë, pastaj të vrapojmë."


Fuqi botërore


Nëntë vende Europiane dhe Kanadaja marrin pjesë tani në projektin Aurora. Sturktura është e atillë që secili vend, të paktën në fillim, mund ta ndryshojë nivelin e pjesëmarrjes çdo pesëvjeçar. Një vlerësim fillestar i kostos së programit për periudhën nga 2005 në 2009 është 900 milionë euro (1.1 miliardë dollarë amerikanë).

"Duke shtuar ekonomikisht dhe politikisht vendosmërinë e saj si fuqi udhëheqëse e botës, Europa nuk mund t'ua lërë eksplorimin e hapësirës fuqive të tjera si Rusia, ShBA-ja, Japonia, dhe tani së fundi Kina, dhe të rrijë pa marrë pjesë," lexojmë në një përmbledhje të programit Aurora shkruar në nëntor 2003.

ESA-ja beson se orbituesi Mars Ekspres, i cili filloi vrojtimet e planetit të kuq para pak kohësh, dhe misioni SMART-1 në rrugë e sipër për në Hënë, do i "shtrojnë rrugën" Aurorës.

Plani i projektit Aurora:

• 2007 - Mision tregues për mjetin e hyrjes në atmosferë për të vlerësuar teknologjinë e ri-hyrjes me shpejtësi të madhe

• 2009 - EksoMars, mision eksobiologjie që dërgon një automjet në Mars për të kërkuar gjurmë jete - në të shkuarën ose të tashmen - dhe për të mësuar karakteristikat e ambientit në sipërfaqe

• 2011-2014 - kthim materialesh nga Marsi, mision me dy pjesë për të sjellë në Tokë materialet e para nga Marsi. Do të ketë 4 elementë: orbituesi dhe moduli i kthimit në Tokë që nisen në 2011; dhe modulet e zbritjes nga orbita dhe ngjitjes në orbitë që nisen në 2013 dhe 2014

• 2014 - Mision me njerëz për të treguar vlefshmërinë e teknologjisë së sitemeve për montim në orbitë, për mbështetjen e jetës dhe banesën njerëzore

• 2018 - Mision pararendës teknologjik për të treguar frenimin dhe kapjen në ajër, shtytjen me elektricitet diellor dhe uljen e butë (pa përplasje)

• 2024 - Vajtja e njerëzve në Hënë për të provuar teknologjitë e banesës njerëzore, si edhe aspekte të përshtatjes së ekuipazhit me kushtet dhe përdorimin e materialeve në destinacion

• 2026 - Mision i automatizuar për në Mars për të vënë në provë fazat kryesore të misionit njerëzor

• 2030-2033 - Mision me dy pjesë që arrin kulmin e vet me zbritjen e parë të njeriut në Mars


Maggie McKee
përktheu Darien Sar (e falenderoj kete personin qe e ka perkthyer)


 
Trego 9 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.