Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- C`po ndodh ne Kosove? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4482)


Postuar nga azurro datë 18 Mars 2004 - 07:27:

C`po ndodh ne Kosove?

Keqesohet situata ne Mitrovice megjith prezencen e forcave te paqes dhe Natos.

Incidente te pergjakshme po ndodhin sote ne Mitrovice dhe ne pjese te tjera te Kosoves.Bilanci i deritanishem flet per 14 te vdekur dhe rreth 250 te plagosur.Perleshjet me vjolente qe me von u perhapen ne gjith kosoven filluan ne Kosovska Mitrovica mbas nje manifestacioni ku moren pjes miljaja Shqipetar .Manifestacioni u organizua per te protestuar kunder vdekjes se tre femijve shqipetar qe u detyruan te hidheshin ne lume nga disa serb qe indiqnin edhe me qen.
Ne perleshje me manifestantet u plagosen edhe 12 ushtar francez dhe 2 ustar danez,kater nga keta te fundit ne menyre te rende.Incidentet shperthyen kur manifestantit shqipetar qe ishin mbledhur ne pjesen jugore te Mitrovices tentuan te kaloni uren mbi lumin Ibar per tu futur ne pjesen veriore te qytetit te banuar nga serbet.
Ushtaret e Kfor tentuan te shperndanin turmen duke perdorur gaz lotsjelles.Ne te njejten kohe nga ana tjeter e ures u mblodhen edhe manifestant serb,qe edhe ata tentuan te kalonin uren.Ne baze te deshmitarve okular shqipetaret kaluan uren duke u futur ne pjesen veriore te banuar nga serbet.Perleshje me von u perhapen edhe ne Kagllavica afer Prishtines.
PERLESHJE EDHE NE GJILAN E KAGLLAVIC
Perleshje midis shqiptarve dhe serbeve shperthyen edhe ne Gjilan e Kagllavic thane burimet e policise se Nacioni Unite.Ne baze te te njejtit burim ne Kagllavic manifestantet hodhen ne ere me dinamit dy shtepi .Per momentin nuk dihet bilanci i ketyre perleshjeve.Ne baze te informacionit te policise te Nacioneve Unite ne qytetin e Gjilanit rreth 2500 manifestus shqipetar i vune flaken nje shtepie serbe.Ne kete qytet banon nje komunitet i vogel serb.
Incidentet u verifikuan edhe ne Peje qe kontrollohet nga ushtaret italjan te Kforit.Ne baze te informacioneve te para rreth 24 shtepi te banuara nga serbet u dogjen.Ushtaret italjan kane evakuar 32 serb qe ndodheshin ne rrethinat e Vjelo Polje ne afersi te Pejes .

Nje civil serb u rrah nga nje grup Shqipetaresh ne Kosova Polje ne afersi te Prishtines e thane burimet e misjonit te Onu.Njeriu po largohej nga shtepia e tije ku u kap dhe u rrah deri ne vdekje. Mbas ketij incidenti ne Kosovo Polje shperthyen rremujat ku u dogj nje shkolle,zyra postare,dhe i vetmi spital i vogel dhe te pakten 10 shtepi.
ZEDHENSI I UNMIK"SITUATA JASHT KONTROLLIT"
Derek Chappell zedhensi i Unmik-ut (United Nation mision Kosov) tha ne darke se situata eshte jashte kontrollit dhe se ne pak ore humbi puna e shume vjeteve ne Kosove.

Administrata e N-U ne Kosove ka vene ne fuqi gjendjen e jashte zakonshme qe fillon ne oren 19:00 per zonen e Mitrovices.

Marre me shkurtime nga "Corriere dela Sera"sot dat 17-03-2004

Me poshte po ju jap edhe nje sit ku mund te shihni foto nga manifestimi i sotem ne Mitrovic
www.repubblica.it/2003/e/gallerie/e...ovo/kosovo.html


Postuar nga Endri datë 20 Mars 2004 - 05:34:

Shkrimtari Kadare kritikon ashpër shqiptarët e Kosovës për aktet e dhunës
Armand Mero
19 mars 2004, 20:00 UTC


Shkrimtari Ismail Kadare nuk i ka kursyer termat dhe kritikën e ashpër ndaj shqiptarëve të Kosovës për aktet e dhunës që shpërthyen atje tre ditë më parë. Për të ajo që ka ndodhur është diçka shumë e rëndë dhe ai pranon se nuk ka arsye përse t’i kursejë fjalët.
Në një intervistë telefonike të dhënë për televizionin Klan, zoti Kadare shprehet se pas çlirimit të Kosovës gjëra të tilla nuk duhet të ndodhnin pasi i kanë sjellë një dëm të madh çështjes shqiptare në Ballkan:

"Mendoj se është goditur më rëndë fitorja më e madhe që ka arritur populli shqiptar, afrimi me perëndimin, krijimi i aleancave me botën perëndimore, për fat të keq kjo është shkelur me këmbë këto dy tre ditë, domethënë Shqipëria dhe Kosova bashkë me shqiptarët ka rrezik të kthehen prapë në izolim si më parë dhe kjo ka qenë ëndrra e Serbisë dhe ëndrra e Enver Hoxhës. Pra me këtë që u bë në mënyrë të verbër u godit liria e Kosovës, e ardhmja e saj, u goditën aleatët tanë në mënyrë të pabesë", tha ai.

Shkrimtari i njohur thotë se i kupton problemet që kanë shqiptarët dhe pakënaqësitë e tyre dhe se ata kanë të drejtë në shumë gjëra, në radhë të parë trajtim të barabartë më të gjithë të tjerët, apo të pushojnë provokimet e shëmtuara nga Beogradi, por të gjithë këto saktëson zoti Kadare nuk mund të justifikojnë atë që ata të binin në këtë kurth dhe të luanin praktikisht lojën e serbëve.

Zoti Kadare thotë se e vetmja gjë që duhet të bëjnë tani shqiptarët është që ata të riparojnë dëmin e madh duke kuptuar se kanë bërë gabim kur sulmuan shtëpitë serbe, kur dogjën kishat serbe duke menduar se kështu po i sillnin ndonjë të mirë kauzës shqiptare:

"Duhet ta kuptojnë këtë gjë. Duhet ta kuptojnë kur sulmuan pallatet e tyre, kur sulmuan bashkësinë ndërkombëtare, kur sulmuan aleancën atlantike, kur dogjën flamurin e aleancës. Të gjitha këto ata duhet ti kptojnë thellë se kanë bërë një gjë të palejueshme, dhe të pandreqshme gati I vetmi riparim që mund të bëjnë është të vënë mësim se kokat e nxehta nuk duhet kurrë të vënë zemërimin e vet përpara interesave të kombit, përpara interesave të lirisë".

Shqiptarët ka vazhduar zoti Kadare në intervistën e tij për televizionin Klan, duhet të distancohen nga të gjitha ato pjesë të errta të Kosovës që janë përzier në këtë histori. Sipas tij në këtoi ngjartje janë përfshirë njerëz naivë por edhe njerëz të fajshëm, shërbimet e fshehta të huaja apo dhe aventurierë shqiptarë e ndoshta dhe nostalgjikë të komunizmit. Shqiptarët vazhdoi zoti Kadare duhet të ndahen nga kjo e keqe në mënyrë që më pas të rivendosin një fytyrë tjetër, që të tregojnë se janë një popull i qytetëruar gjë që këto ditë sic u shpreh ai nuk e treguan aspak.//kk//


Postuar nga Endri datë 20 Mars 2004 - 05:37:

Dhe une me te njejtin mendim jam , kjo ishte ne demin tone , nuk kishte asnje arsye pse shqiptaret e kosoves duhet te vepronin keshtu ne nje kohe qe pavaresia afron.

Nje Minus per ne...


Postuar nga Klodel datë 20 Mars 2004 - 23:19:

Mitrovica- per te qare

nje karikature personi qe fle eshte Harri Holkeri, shefi i UNMIK-ut


Postuar nga azurro datë 21 Mars 2004 - 12:16:

UE E USA: KTHEHEN DIVERGJNCAT E RAMBUJES

Shperthimi i ri i trazirave ne Kosove rihapin nje vater te rrezikshme zjarri ne harten e krizes internacionale qe Nacioni Uniti, Nato e Unione Europea kerkojne qe me menyra te ndryshme ta mbajn nen kontroll.
Incidentet qe ndodhen ne Mitrovic jane me te rendat qe mbas vitit 1999, kur vendi u vendos nen administrimin e Onu-t dhe Natos ju besua detyra per garantimin e stabilitetit.
Mbas pese vjetesh me gjith investimet e bera,ne njerez- 3.000 nga Nacionet Unite e 18.000 nga Aleanca atlantike dhe mjete,rrezikohet se duhet menduar se solucioni i zgjedhur nuk ka dhene ne substanc rezultatet qe priteshin.Vjolenca nderetnike nezorri ne drit disa probleme, administrata provizore e Kosoves jep pershtypjen e te pa aftes,divergjencat e thella midis Unionit europian e Stat Unitit qe dolen ne pah vite te shkuara ne divergjencen clamoroze ne negociaten e Rambujes afer Parisit.
Ngjarjet e oreve te fundit u pane ne disa ambjente europje ne Bruksel si koseguenc e nje serie gabimesh qe rrezikojne te ndezin perseri Ballkanin,kur ne keto momente Brukseli po bente te gjitha perpjekjet qe shtetet e rajonit Ballkanik te viheshin ne kondicio qe te mund te hynin ne Unione Europea.Kjo ne fakte eshte konsideruar kufiri i fundit i hapur per ne Unione Europea qe ne momentin qe do te arrinte 32-33 shtete per disa dhjetvjecar do ti mbyllte portat per aderim.
Prekupon shume politika e kryeministrit Serbo-Mali i Zi Vojislav Kostunica i cili duke folur per kantonizacionin e Kosoves ndezi tensionin ne momentin kur serbet qe kishin lene Kosoven po ktheheshi.
Krijon perplesita menyra se si Stat Uniti nga njera ane shtyne per ti dhene gjithmon e me shume nje autonomi me te madhe Kosoves, dhe kur duhet mungojn edhe ne prezencen e kthimit te tensionit zgjodhen linjen e nje profili te ulet.
Per shume europian ngjarjet e fundit jane mbi te gjitha prova qe Washingtoni ka gabuar qe ka besuar shume te presidenti Ibrahim Rrugova dhe te kryeministri Bajram Rexhepi te cilet kan qene te vaket dhe qe lene shume per te deshiruar. Keshtu qe rriten dyshimet ne kapacitetin e tyre per te bere tranzicjonin dhe akoma me pak nje shtet te ardhem autonom.
Ne fund ne Brukselka rezerva mbi administrimin e N-U te akuzuara sot edhe nga Rexhepi qe reaguan von dhe keq per te evituar incidentet dhe mbi te gjitha mbi perfaqsusin e N-U Harri Holker i akuzuar qe nuk interpretoje ne menyre te mire per detyrat qe i ishin ngarkuar.
Ne fakt sot ne Kosove jetojne sot dy miljon njerez nga te cilet vetem80.000 jane serb.Megjithse kishin ne dispozicjon mbi 20.000 veta nga te cilet 18.000 ushtar Onu e Nato nuk ishin ne gjendje te siguronin qetsine dhe paqen per te shmangur perplasjet nderetnike.


Postuar nga honeybunny datë 21 Mars 2004 - 12:57:

per mendimin tim Kosova vec pune po i nxjerr jo vetem vetes po edhe ne!!!!!
Te rrine ore rehat se na merziten!
Kur i dogjen serbet u ankuan,tani qe po i djegin ata serbet prape ankohen,e duan edhe pavaresi!!!
E sikur te mos mjaftonte duan t'u japin mend edhe shqiptareve,qe ne te mos merremi me protesta po te ndihmojme ata etj!!!
Nese s'e kane vene re Kosova ka nje emer e territor te ndryshem nga SHQIPERIA!!!!!!


Postuar nga trojani datë 21 Mars 2004 - 15:29:

Nje gje nuk po kuptoj.

Nqs. Forcat aleate largohen nga Kosova kush ne dreq do i ndaloj serbet ta bejne shkrumb e hi gjithe Kosoven.


Postuar nga agata datë 22 Mars 2004 - 19:26:

per honeybunny.
me vjen keq qe e gjukoni keshtu problemin e kosoves.
ato jan shqiptare sikurse ne e kan te njejten gjak me ne.
ne duhet te jemi me shpirt e zemer me to.
un nuk e di pse mendoj keshtu ,por sinqerisht, kam pershtypjen se kjo eshte nje çeshtje pak me e thelle.
per mendimin tim eshte e drejte qe te mendojme qe kosovaret nuk vepruan drejte, por mos harroni ne nuk jemi 100/100 te sigurte se kush ishin ato, qe e ndezen kete zjarre .
kjo ndoshta eshte provokim nga ato qe quhen, anti-shqiptare, e kosovaret ra ne kurth te tyre.
por nuk eshte e lehte as per kosovaret.
shteteve fqinje nuk i intereson pavaresia e kosoves, ............e zhvillimi i shqiperise...............
e kjo nuk eshte per ty harruar...................


Postuar nga Fajtori datë 23 Mars 2004 - 01:13:

Nuk mendoj se ajo qe ndodhi ne Kosove shkon vetem ne demin tone. Ne lajmet italiane u tha troc qe Kosova ishte nje vater e hapur qe mbahej urte me truqe diplomatike. Ne nje pike te caktuar u zbulua realiteti ne Kosove.

Kjo do te thote qe trazirat ne Kosove i sollen ne tavoline amerikes dhe evropes problemin qe kishin lene hapur vete. Ne nuk jemi popull i degjeneruar qe te rrijme nen hyqmin e trupave nderkombetare perjete. Kosova eshte toke shqiptare me popullsi shqiptare. Serbet jane te ardhur, jane kolone. E gjithe popullsia serbe aty eshte pjese e kolonializmit te forcuar serb.

Si perfundim.
Pashe se serbet dolen ne rruge per te demostruar ne mbeshtetje te serbeve. Po si nuk dolen ne Shqiperi te demostrojme per token tone xhanem? Mua me vjen turp. Po mbrojne me shume serbet dicka qe nuk eshte e tyren se neve token dhe gjakun tone. Zgjohuni more shqiptare se po vazhdojne te na vjedhin historine te huajt. Cfare prisni? Te nderhyje amerika dhe europa pa leviz neve asnje gisht?

Po ai Bushi, qe e mbeshtetem ne menyre qorre mbi luften ne Irak ku eshte? A nuk ka ardhur koha te na ktheje favorin e te na ndihmoje qe Kosova te jete shtet i pavarur?????????????


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 23 Mars 2004 - 06:41:

Mister Miloshevic i drejtohet sekretari i NATO ....

Ju bete nji genocid mbi njerez civil.....e bete kete per arsy se ata njerez i perkasin nje feje tjeter..........

Kur Miloshevic i kerkoi keta njerez si deshmintar ne gjyq ,SHirakun ,Klintonin,T.Blere...iu drejtua trupit gjykues,me keto fjale ....

" Qe keta njerez me kan dhen urdher te vras e te pres mbi popullin "

E pra them akoma do sakrifikohet Kosova akoma do sakrifikohet populli SHqiptar...........

Cdo njeri mund te japi opinionin e tij Serbet kan vrare ,kosovaret ,po ashtu dipllomacia nga nje ane spo punon fare ,ku po shkojme?????

Persa i perket ngjarjeve te fundit ne Kosov ,nje popull qe djeg tempujt e vet ,per mendimin tim nuk quhet popull,dhe ketu flas per djegjen e kishave ........

Mos valle e kemi ne gjak ne SHqiptaret te djegim kishat ,xhamiat,vendet e shenjta,se keshtu ka thene Nexhmie Hoxha ,qe djegjen e instuticioneve fetare ne SHqiperi erdhi vete me deshiren e popullit,vete nga rinia......

Asnje vend ne bote nuk djeg kishat e xhamiat vetem populli SHqiptar......

Mos vete ZOTI na ka mallkuar.............


  Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »
Trego 59 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.