Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Duele anetaresh (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8267)
Amori dhe Kontinenti para gazetareve.
---Veshja e Amorit ; nje fustan pak sa i tejdukshem, nje bluze e holle ngjyre kafe ashtu sic i veshin pasardheset e Faraonit dhe, sandale te bera me tape shishe birre,ne dore mban edhe nje cante te zeze.
--Veshja e Kontinentit; xhakete anti plumb, nje pale breke hekri,cizme me perberje bronxi,doreza alumini,ne dore mban nje mburoje si me qene biri i Spartakut.Ne koke ka nje helmete.
Sykaltra CNN- pyetje ; Zonja Amori, si dolen bisedimet me Kontinentin ne lidhje me paqen aq te deshiruar nga te gjithe?
- Po ja, ne do t'i vazhdojme bisedimet tona bilaterale,por, natyrisht kemi edhe pika tek te cilat nuk jemi dakort.
Sykaltra CNN- pyetje ; Cilat jane pikat qe ju nuk keni rene dakort?
Une, nuk kam deshire t'i them te gjitha pikat,por, do te ndalem vetem tek nje pike. Me qe jam ketu perpara jush ju them qe ju dua shume te gjithve.Keto pika qe ne nuk kemi rene dakort jane edhe ne lidhje me tcunamin qe ndodhi disa muaj me pare.
Larry King CNN -pyetje ; Mis Amori, do you thing Kontinenti is a danger man?
-He he natyrisht, por, kete gje nuk e thingin te gjithe sepse nuk arrijne ta lookin ate njeri nga pikpamja hormonale.Ai i ben vizat shume te cuditshme, nje kusherire e imja qe eshte pak vjece e vogel i ben vizat me mire se ai.
Zhozef Dioguardi ABC-pyetje ;Mis Amori gazetat shkruajne se ju keni nje mik me pistolete me neutron...a eshte e vertete kjo gje?
-Tani,miq kam shume,por,kam edhe mike qe jane femra te cilat i dua me shume se meshkujt,ju e dini qe jam e sinqerte apo jo...i them gjerat hapur sepse jetojme ne kohe shume demokratike. Kurse miku me neutron,natyrisht qe eshte i gatshem per cdo gje. Kush do ta gerrice Amorin ai vjen me nje here me pistoleten e tij dhe ju i dini pasojat apo jo?
Larry King CNN-pyetje; Mis Amori, po tek canta e zeze cfar keni futur brenda?
-Eshte thjeshte nje vegel e vogel qe e mbaj me vete gjithmone. Ju e dini qe une e perdor veglen shume apo jo, se ajo me jep sukses.
Zhozef Dioguardi ABC-pyetje;Mis Amori, eshte e vertete qe ju keni si hobi hapjen e gropave neper varreza?
-Tani ne kohe moderne paparacet nuk te lene te qete,kjo do te thote se edhe naten kur hap gropa neper varreza ata me fotografojne. Po eshte e vertete qe un e kam kete hobi.
Sykaltra CNN-pyetje;Mis Amori me cfar i hapni gropat neper varreza?
- Qefin me te madh e kam kur i hap ato me thonj dhe sidomos kur hena eshte 15-she, dhe te jete mesi i nates.
Larry King CNN-pyetje;Mis Amori, a eshte e vertete qe ju nje nate keni pare ne enderr Faraonin?Dhe pyetja tjeter eshte se; kur i hapni gropat a ju dalin dhembet si te ujkut dhe veshet a ju rriten,pra a mbusheni me lesh sic ndodh me njerzit e llojit tuaj?
- Po e kam pare ne enderr Faraonin dhe kam biseduar me te.Kurse per pyetjen e dyte e pranoj qe me dalin nje pale dhembe jo si te ujkut se ai i ka te vogla.Ne ato caste edhe breket e hekurit qe vesh armiku im ,jam gati t'i shqyej me lehtesi.Kurse per mbushjen me lesh, edhe kjo eshte e vertete me gjithese ne nuk jemi nje fis leshi,jemi fis tullacesh,por,ne ato momente kemi te bejme me nje shperthim hormonal te pa zbuluar nga shkenca,megjithse un e di formulen.
Sykaltra CNN-pyetje;Mis Amori eshte e vertete qe, ne qoftese njerzit ju fusin juve ne shtepi, meleqt ikin 40 dite nga ajo shtepi?
-Tani per rracen tone ka shume sugjerime,une them se meqe jam fis i faraonit apo pas ardhese e tij,kjo eshtre arsyeja e 40 diteshit.
Larry King CNN-pyetje; Zoti Kontinenti,perse keni veshur breke hekuri?
---------------------------------------????
Sykaltra CNN- pyetje;Zoti Kontinenti a mund ta ulni pak mburojen prej celiku qe t'ju shikojme?
---------------------------------------????
Zhozef Dioguardi ABC-pyetje; Zoti Kontineti sa kg hekur keni ne trupin tuaj ne keto momente?
--------------------------------------????
Larry King CNN-pyetje;Zoti Kontinenti cfar materiali eshte helmeta juaj?
---------------------------------------????
Sykaltra CNN-pyetje;Zoti Kontinenti,po kur flini a i hiqni breket prej hekuri qe keni veshur?
- Nc nc !
Zhozef Dioguardi ABC-pyetje; Zoti Kontinenti, po kur ben vape cfar temperature jeni i detyruar te perballoni me gjithe kete metal ne trupin tuaj?
--------------------------------------?????
Larry King CNN-pyetje;Zoti Kontinenti, po kur bie shi, a nuk keni frike se ju jeni nen kenaqesine e nje rrufeje?
---------------------------------------????
Sykaltra i peshperit Kontinentit ne gjuhen amtare; Kote dreq, cfar po ben keshtu, a e di qe jemi ne CNN dhe po na shikon e gjithe bota?Pergjigju dreqi ta haje,pse nuk flet?
- Ik mi budallaqe anej, nuk e shef qe osht kjo ktu.Thuj edhe Zhozefit edhe Larryt mos te flasin por amon vetem ta lejne me ik kte ujkun e notes se na fiku fare, ti thu te flas...pse budalla jam. E pe se si tha per dhomet qe i dalin.
Te flas dhe masanej ta haje keq thu ti.
`````````````````````````````````````````````````
Raundi i pare i bisedimeve u mbyll me sukses
Raundi i dyte i bisedimeve Amor - Kontinenti
Tokio-Japoni
May- VI- 2005
Fjalen e kane gazetaret.
Larry King CNN- pyetje; Zoti Kontinenti,heren e kaluar ne Zvicer veshja juaj ishte komplet ndryshe,kurse kesaj here ju jeni i futur ne nja kafaz prej hekuri, a mund ta dime se kush e ka celsin e kafazit dhe, perse jeni futur ne kafaz?
- He i dashur Larry, ti e di qe une te dua shume, sepse me pelqen qe nga menyra se si vishesh me pantallona paliceta me rripa dhe keshtu del ne studio.Sa per celsin e kafazit tim...natyrisht kete gje nuk mund t'ia besoj askujt sepse luhet jeta ime,prandaj celsin e mbaj gjithmone me vete ne xhepin tim.Jo vetem kaq,por,jam interesuar qe askush te mos kete ndo nje cels tjeter qe ne shqip,ne i themi cels kopil,kurre nuk me kane pelqyer kopilat,keto gjera mund t'i pelqejne armikut tim,por, jo mua. Kurse ne kafaz jam futur per ceshtje sigurie sepse sic dihet kjo...bote ka shume te pa pritura dhe reagon ne menyre te me njehershme,ndaj dua te jem i pregatitur.
Cian Kua Hua ;agjensia Hsinhua,Kine;-pyetje; Soku Kontinenti, po sikur te dilni nga kafazi dhe te hani oriz, a sherben kjo per forcimin tuaj kundra armikut tuaj?
- Tunxe Cian, se vetem kete fjale di ne kinezce qe do te thote shok ne shqipen time, sa per orizin po ju them se , armiku im as qe njeh pengesa me disa kokrra orizi, keshtuqe orizi eshte nje vrime ne uje sepse mbi te gjitha ai vete rritet ne uje.
Hans Ditrih Zemke;euronews-pyetje; Kamerad Kontinenti,po ne qoftese do te vinte ketu miku i shqiptareve Franc Bekenbaueri dhe t'ju thoshte te dilni nga kafazi, ju a do te dilnit? Dhe e dyta, po sikur te vinte vete Brigeli a do te dilnit nga ky kafaz?
-Kamerad Hanci,nigjo ktu, jo Bekenbauri te vinte , por edhe ai qe polli Bekenbauerin te vije, un nuk dal kurre nga kafazi.Sa per kamerad Brigelin,jam dakort vetem ne qoftese ai e con kombetaren tone ne kupen e botes, atehere un e jap jeten time me kenaqesi te madhe, me nje fjale dal nga kafazi.
Thanasis Sotiropulos Bakllavasidhis;Gazeta eleftheraqis;pyetje; Kirie Kontinenti perse kafazi juaj nuk eshte prej druri sic ka qene dikur Kali i Trojes?
- Te jete prej druni? Jo re...po pse kirie Bakllavadhaqis, Troja a nuk eshte nje mesim i mire per mua. Armiku im ka nje parim sepse shpesh thote;ky popull do dru.Per kete arsye kafazi im nuk mund te jete kurre prej druri.Une jam pjese e popullit dhe nuk me pelqen druri hic fare.
Bruno Vespa,RAI;pyetje;Sinjor Kontineti, dua t'ju them disa parole te vecanta.Thuhet se armiku juaj ka ne dore nje dosje tuajen te cilen do ta perdore kundra jush ne bisedimet e ardhshme ne Moske.Kjo dosje qendron ne gjuhen italiane dhe eshte nen emrin e koduar ''Liber i Frojdit'',ju keni dijeni per kete dosje,pra keni sapere apo jo?
- He Bruno edhe ti qenke ketu.Si e kam Rafaelen? Po kam dijeni,per kete dosje,e di qe eshte ne doren e armikut sepse vete armiku im ne nje vend eshte shprehur ne menyre te koduar me fjalet ''me ka rene ne dore nje liber i Frojdit ne italisht'' por nuk kam dijeni te sakte se mos ndoshta kjo eshte farse nga ana e saje.Pritet cdo gje nga armiku se gjithmone ka ne dore befasine.
Reiz Cico;Tv Klan;pyetje; O zoti Kontinenti,desha te them ne emrin tim dhe te kolgeve te mi, a kemi shpresa se do te hyjme ne BE ne qoftese bisedimet tuaja do te kene sukses?
- Reizo...vallai nuk osht ne doren time lal,un jam i gatshem edhe per bisedime te metejshme ne sherbim te paqes,por,nga kafazi nuk dal lehte se edhe greku dojte me ma fut,sic e dime te gjithe.
Sykaltra CNN-pyetje;Zoti Kontinenti,une verej nje ndryshim sot tek ju, me duket sikur koken e keni me te holle se heren tjeter ne Zvicer, si shpjegohet kjo gje?
- He, fare e thjeshte, me qe armiku im perdor llap-topin, gjithmone kur nevrikoset e mbyll me force ate llap-top te mallkuar...por, une jam aty brenda se...dhe ne kete menyre ma ka bere koken me te holle.Kam sinjalizime se ka blere nje llap-top te ri sepse kapakun e llap-topit te vjeter e ka thyer.
Zhozef Dioguardi ABCnews;pyetje; Zoti Kontinenti,kur armiku juaj mbyll me force kapakun e llap-topit cfar beni ju ne ate cast?
- E cfar te bej tjeter vetem bertas o noneeeeeee, gje e cila nuk e prek hic telin dobet te armikut tim,kjo eshte arsyeja qe armiku im ka blere nje llap-top te ri.
______________
Bisedimet e Tokios u kryen me sukses.
Tani presim raundin e trete ne Moske.
pikaa ty o zott
sperton aman ?
Citim:
Po citoj ato që tha sUgA__tIlOnCe
pikaa ty o zott
sperton aman ?
Une s'kuptova gje njehere.
Nese ke ndonje gje me Amor thuaje troc bre burr mos i bie anash e anash, apo te ze frike?
Citim:
Po citoj ato që tha hirushja
Une s'kuptova gje njehere.
Nese ke ndonje gje me Amor thuaje troc bre burr mos i bie anash e anash, apo te ze frike?
Pershendetje Konte!
flm qe me ke vleresuar kaq shume krahas Larry-t!
Po pse ke vene titullin "duel?!"
Kalofsh mire lol!
Re: Pershendetje Konte!
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
flm qe me ke vleresuar kaq shume krahas Larry-t!
Po pse ke vene titullin "duel?!"
Kalofsh mire lol!
Konti, me verte si s'paske pertu more...
Paske talent per gazetari... hajt urime dhe suksese te metejshme ne bisedimet tuaja bilaterale......
Kontinent sa talent paske per gazetari dreq ti, edhe me hiqesh si etimolog sa me ia ngrit nervat etimologeve te tjere.
:p
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 » Trego 48 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.