Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Te njohim krijuesit e mdhenje botror te poezise, Rudyard Kipling. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9278)


Postuar nga amoxil datë 27 Gusht 2005 - 06:49:

Te njohim krijuesit e medhenj botror te poezise, Rudyard Kipling.

RUDYARD KIPLING
1865-1936
( Çmimi Nobel për poezi, 1907 )

Ky autor i njohur, me fame botrore per poezine "Ne mundsh" per te cilen ka marre dhe cmimin Nobel ne vitin 1907, ka lene si treshigim nje nder kryeveprat e poezise botrore, ku ne vargjet e tij spikat fryma e humanizmit e ndjenjes njerzore te miresise dhe te butesise se shpirtit te njeriut perballe vuajtjeve dhe te papriturave...

Ne radhen e krijuesve te mdhenje te botes ne fushen e poezise ky autor eshte nder me madheshtoret per menyren se si e ka gjetur shprehjen e fjalve ne rrjedhen e mrekullueshme te arsyetimit ne llogjiken njerzore...

Cdo varg te krijon pershtypjen sikur nje baba i kujdeseshem po kshillon birin e tij te shtrenjte...por eshte dicka me e thelle tek fjala dhe mendimi i tij...

Eshte nje thirrje hyjnore qe vjen lart nga qielli ku eshte njerzorja ne mendjen e shpirtin e arsyetimit si tek perendite qe therrasin gjithmone per kujdes...

E ato keshilla dhe mesime therrasin jo vetem bijte e ri te ketij dheu qe na jep buk dhe lule e na fal banesen tone te perjetshme...por therrasin per cdo njeri ne kete planet, qe nga presidentat e deri tek lypsaret qe te bejne durim kur tjeteri ka vuajtje, dhembje, te bejne durim perpara te keqes, perpara egersise se padrejtesive qe i behen njeriut dhe te mos bien prehe e saj, te mos kompremntohemi nga gjerat e liga, ashtu si dhe te mos perkulemi para tyre...
Per me shume le te hyje lexuesi vete ne kete bote te vecante te ketyre vargjeve...


Postuar nga amoxil datë 27 Gusht 2005 - 06:52:

NË MUNDSH

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
E fajin ty ta hedh, ti vetes ti besosh,
Sa herë per ty dyshojnë e s’të përfillin.
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.

Në mundsh të rrish në pritje, te presesh pa u lodhur!
Ah, kur të urrejnë, urrejtje mos ushqe!
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo për shkatërrim!
Të ëndërrosh por jo si rob ëndërrimesh,
Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
Ngadhnjim e shpartallim e burim mashtrimesh.

Në durofsh dot thënjet e tua të drejta,
Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë.
T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
Si në kumbar, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë.

Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë “ QËNDRO !” gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash,
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon,
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash...
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.

Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë–Dije dhe mos kij asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe burrë të do jesh, o biri im!


RUDYARD KIPLING


 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.