Forumi Horizont
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Manovra djallezore Euripiane apo.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9721)


Postuar nga IQVLORA datë 15 Tetor 2005 - 23:27:

Manovra djallezore Euripiane apo....

Unioni Europian i ka kerkuar Malit te ZI te shtyje edhe per 6 muaj referendumin per pavaresine.Pse? Tani ne prag te bisedimeve per zgjidhjen e statusit te Kosoves Europa kjo putane e vjeter i kerkon malazezeve te shtyjne referendumin per shpalljen e pavaresise.( ndarja de juro sepse de fakto ata jane te ndare prej Serbise).Sipas mendimit tim mendja perverse e spanjollit H Solana dhe e ndonje shteti tjeter ka kohe qe punon kunder pavaresise se Kosoves.Nje pavaresim i Malit te Zi brenda pak kohesh i jep mundesine kosovareve ta kerkojne pavaresine duke patur lehtesira.Ne te njejten kohe Europa i hap driten jeshile Serbise duke hapur me te procesin e asocim -stabilizimit nderkohe qe Serbia nuk i ka dorezuar ne Hage kriminelet e luftes,por gjoja na i paska premtuar prokurorise nderkombetare se gjoja do t'i arrestoje ata.Pse gjithe keto lehtesira per Serbine kur ne nje vend qe nuk i ka hapur probleme Europes na nxjerrin lloj-lloj justifikimesh.Kjo pra eshte politika me dy kute e europianeve.Gjithmone ne shqiptaret do te jemi pre e pazarlleqeve te ketyre prostitutave europiane?KUSH MUND TE ME QETESOJ ,DUKE ME SQARUAR PER SHQETESIMIN TIM JU LUTEM?Faleminderit


Postuar nga Shtojzovalle datë 24 Tetor 2005 - 14:20:

I nderuar IQVLORA,

cfare te them, asgje nuk ke shkruar qe nuk e ndiejme te gjithe, lojerat europiane me fatin gjeografik te shqiptareve nuk jane rezultat i kohes se tashme, por siq e dijme te gjithe jane vazhdimesi e shekujve te kaluar..

Menyra se si Europa trajton çeshtjen shqiptare e ne veçanti ate kosovare nuk eshte asgje tjeter pos nje sjellje patologjike, ndaj se ciles fatkeqesisht nuk ka deri me tani terapi adekuate...

Nuk luftohet dhe bindet faktori nderkombetar perderisa tek ne shqiptaret mbreteron urrejtja mes njeri tjetrit, nderpartiake dhe me gjere....

Nuk e di çfare çmimi do t´i kushton pavaresia Kosoves, por nje duhet perceptuar mire e mire, qe edhe nese arrihet nje marreveshje e tille, Serbia do joshet me perfitime te medha: 1. Hyrja e saj ne Unionin Europian pa plotesuar kushtet perkatese, 2. Tribunali i Hages do pushoje menjehere me ndjekjen e krimineleve te luftes, 3. Rehabilitimi nga bombardimet e NATOS me shuma te larte materiale....e shume shume tjera...

L.


 
Trego 2 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.