Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Cudi!!!
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
SmoKer
heavy ...

Regjistruar: 11/02/2005
Vendbanimi: Kabul- a great city , in which to live ,play and w
Mesazhe: 2511

Cudi!!!

Sauditi, qe per here te pare u martua 14 vjec, tregon se do te heqe dore nga ky zakon kur numri i martesave te shkoje 60

Ka dhjete djem, nuk e di numrin e vajzave dhe ka harxhuar rreth 6 milione dollare per dasmat

Saleh al-Sayeri, 64 vjeç, një bari i shndërruar në biznesmen rrëfen se harxhimet për aventurat e tij martesore i kanë kushtuar plot 6.1 milionë dollarë dhe disa herë më shumë për divorcet. Sot, burri që lidhi kurorë për herë të parë në moshën 14 vjeç, tregon se do të heqë dorë nga ky zakon kur numri i martesave të arrijë 60. "Martesa nuk më mërzit, përkundrazi jam njeriu më i lumtur në botë", thotë ai i shtrirë në tapetin e shtëpisë së tij të vendosur në shkretëtirën rreth 500 milje në perëndim të Ryadhit. Historia e çuditshme Al-Sayerit shkaktoi një reagim të madh në Arabinë Saudite, pasi statusi i grave në këtë vend përbën një problem të madh në arenën ndërkombëtare. Kur ai u shfaq në median arabe, disa lexues reaguan plot zemërim. Një grua e cila e kishte identifikuar emrin e saj si Maryam, e konvertuar në myslimane, shkroi në "Arab News", një e përditshme në gjuhën angleze, se historia Al-Sayerit "më shkaktoi një gjendje të jashtëzakonshme shpirtërore që mund të përmblidhet me fjalën zemërim dhe inat". "Çfarë familjeje është kjo. A e ka menduar ndonjëherë se si ndikon divorci tek ish-gratë dhe fëmijët e tij? Si mundet që ky burrë t‘u mësojë pasardhësve që në jetë të sillen sipas rregullave të islamit dhe të krijojnë një familje model", shkruante ajo. Revista "Sayyidaty", që kishte botuar një intervistë të zhvilluar me të kishte biseduar edhe me një psikiatre e thoshte se "ky burrë nuk e trajtonte një femër si një qenie njerëzore, por si një rrobë që mund ta ndryshojë sa herë që i teket apo si një objekt. Por faji më i madh u takon edhe prindërve që i lënë vajzat e tyre të bëhen pjesë e martesave të tilla", tha ajo.

Al-Sayeri e çliron plotësisht veten nga kritika të tilla që e konsiderojnë atë si të çmendur, duke këmbëngulur se nuk ka shkelur rregullat e islamit, sipas të cilave një mashkull lejohet të ketë njëkohësisht katër gra. "E kam ndërgjegjen e pastër për këtë", thotë ai. Fatkeqësisht, me asnjë nga ish-gratë me të cilat ka qenë i martuar nuk mund të takohemi, pasi shumë prej tyre janë rimartuar, ndërsa zbulimi i identitetit të tyre konsiderohet si dhunim i zakoneve arabe. Njëri nga djemtë e tij thotë se e ëma është martuar sërish, por refuzon të japë ndonjë detaj më shumë. Çuditërisht, divorci është bërë shumë i zakonshëm në vendet arabe, ndërsa kronikat e shtypit flasin çdo ditë se shumë çifte vendosin të zgjidhin kurorën. Por, në këtë vend e ardhmja e një gruaje të divorcuar varet shumë nga mendimet e të afërmve të saj. Nëse ata e kundërshtojnë divorcin, ata ka mundësi ta mbyllin atë në shtëpi dhe të vëzhgojnë me kujdes çdo lëvizje të saj. Ajo nuk mund të punojë apo nuk mund të takojë askënd pa lejen e familjes. Mendimi i një gruaje beqare për të bërë karrierë këtu thuajse nuk ekziston fare, madje shumë prej femrave akoma nuk mund të ngasin as makinën. Ato nuk mund të arsimohen, të udhëtojnë apo të rezervojnë një dhomë në hotel pa lejen e një mashkulli. Nga ana tjetër nëse prindërit kanë mendime liberale, ata mund t‘i lënë vajzat të mbarojnë shkollën apo të shkojnë jashtë për të punuar. Megjithëse ligjet islame lejojnë që një burrë të ketë katër gra njëkohësisht, shumë burra myslimanë në kohët e sotme martohen vetëm njëherë, pasi kjo është bërë një normë kulturore dhe poligamia është vërtet e kushtueshme. Në të vërtetë, paratë nuk përbëjnë ndonjë problem për Al-Sayeri, që tregon se e ka bërë pasurinë e tij në tregtinë e makinave dhe pronave të patundshme. Ai është një burrë zeshkan me trup mesatar, me mustaqe të zeza, mjekër, dhe "kryetar" i Sayerëve, një fis beduinësh në jug të vendit që gjithashtu merret me rritjen e kamiljeve dhe kuajve. Nga të gjitha martesat e tij kanë ardhur në dritë dhjetë djem, nga të cilët tani i kanë ngelur nëntë. Dy djemtë e vegjël që ishin bashkë me të atin, rrudhin sytë sapo flitet për martesën. Ata thonë se e babai i tyre është një "mizëaj", domethënë një burrë që i pëlqen të martohet shumë. Fahd Al-Sayeri, që ka trashëguar pasionin e të atit për kuajt, sjell ndër mend një udhëtim për gjueti të bërë në shkretëtirë rreth 15 vjet më parë bashkë me miqtë e tij kishin shkuar për të kërkuar "Benz"-in kur dëgjuan një të shtënë arme që vinte nga një tendë ku ishte duke u zhvilluar një ceremoni martesore. "Të habitur pyetëm se çfarë dasme ishte ajo dhe disa nga të ftuarit u përgjigjën me emrin e tim eti. Vërtet u shokova", shtoi më pas. Në të vërtetë, plaku Al-Sayeri nuk i fsheh martesat e tij thjesht bezdiset të flasë gjatë, megjithatë nuk ngurron të tregojë se 2 nga vajzat dhe dy nga djemtë e tij mësuan se ishin motra dhe vëllezër në shkollë. Çuditërisht, Al-Sayeri vazhdon të ruajë raporte të mira me ish-shoqet e jetës dhe thotë se disa prej tyre vijnë edhe në martesat e tij. Rrëfen se secila nga gratë jeton në shtëpi të ndarë dhe ndonjëherë edhe në qytete të ndryshme, për të ruajtur qetësinë dhe për të siguruar secilën prej tyre se është pikërisht ajo e preferuara e tij. Djali Fahd, një 32- vjeçar beqar, është i bindur se nuk dëshiron të ndjekë gjurmët e të atit". "Jo, jo, jo, thotë ai. Njëra më mjafton". "E katërta është e destinuara të ndryshojë më shpesh. "Është e vetmja për përtëritje", thotë Al-Sayeri, duke rrëkëllyer një gllënjkë kafeje plot aromë pas një darke me mish qengji pikant dhe oriz, Al-Sayeri thotë se i pëlqen ta ndërrojë gruan e katërt ta ndryshojë çdo vit". Martesa e tij e fundit dhe me 10 000 të ftuar njëkohësisht edhe më e shtrenjta ishte me një vajzë 14-vjeçare pak muaj më parë. "Ajo është mosha perfekte", thotë. Kur dëgjoi për të, dërgoi mbesën e tij për ta parë e cila u kthye me një përgjigje pozitive. Më vonë ai vizitoi familjen e saj. Kur vajza erdhi në dhomën e ndenjes për t‘i ofruar atij pije freskuese - një justifikim për që ai të shihte fytyrën e saj - ai e pyeti nëse ajo donte të martohej me të. "Fillimisht u druajt dhe nuk u përgjigj, ndërsa më vonë tha po. Tani ne jemi miq të mirë na duket sikur kemi më shumë se 40 vjet që e njohim njëri-tjetrin", kujton Al-Sayeri. Një grua saudite zakonisht mund të martohet këdo që zgjedh familja e saj, ndërsa martesa konsiderohet e pranueshme në kohën kur fillon edhe puberteti". Al-Sayeri pohon se ai nuk e ka detyruar kurrë një grua të martohet me të dhe nuk e ka prishur kurrë një martesë. Ish-gratë e tij bënë marrëveshjen për divorcin, një marrëveshje paramartesore, ndërsa ai kujdeset për fëmijët. Më pas thotë se divorcet e tij janë të dokumentuara me vendim gjykate. Në fund pranon se të jesh i rrethuar nga gratë është gjithmonë kënaqësi e veçantë. "Ato kujdesen më shumë për veten, përdorin tualetëra dhe nuk largohen kur dua t‘i prek". Por ajo që të habit më shumë është fakti se Al-Sayeri pranon me bindje se do të martohet deri kur numri i grave në jetën e tij të shkojë në 60.



Martesat

Saleh al-Sayeri, 64 vjeç, një bari i shndërruar në biznesmen rrëfen se harxhimet për aventurat e tij martesore i kanë kushtuar plot 6.1 milionë dollarë dhe disa herë më shumë për divorcet. Sot, burri që lidhi kurorë për herë të parë në moshën 14 vjeç, tregon se do të heqë dorë nga ky zakon kur numri i martesave të arrijë 60


Reagimi

Historia e çuditshme Al-Sayerit shkaktoi një reagim të madh në Arabinë Saudite, pasi statusi i grave në këtë vend përbën një problem të madh në arenën ndërkombëtare. Kur ai u shfaq në median arabe, disa lexues reaguan plot zemërim. "Si mundet që ky burrë t‘u mësojë pasardhësve që në jetë të sillen sipas rregullave të islamit dhe të krijojnë një familje model", shkruajnë ata



Rregullat

Al-Sayeri e çliron plotësisht veten nga kritika të tilla që e konsiderojnë atë si të çmendur, duke këmbëngulur se nuk ka shkelur rregullat e islamit, sipas të cilave një mashkull lejohet të ketë njëkohësisht katër gra. "E kam ndërgjegjen e pastër për këtë", thotë ai. Fatkeqësisht, me asnjë nga ish-gratë me të cilat ka qenë i martuar nuk mund të takohemi


Gratë

Al-Sayeri thotë se i pëlqen ta ndërrojë gruan e katërt ta ndryshojë çdo vit". Martesa e tij e fundit dhe me 10 000 të ftuar njëkohësisht edhe më e shtrenjta ishte me një vajzë 14-vjeçare pak muaj më parë. "Ajo është mosha perfekte", thotë. Kur dëgjoi për të, dërgoi mbesën e tij për ta parë e cila u kthye me një përgjigje pozitive. Më vonë ai vizitoi familjen e saj


Marre nga http://www.gazeta-shqip.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2008 20:23
SmoKer nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SmoKer Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SmoKer (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SmoKer Shto SmoKer nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SmoKer nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
atiola
Veteran ne forum

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Aty ku ti te jesh shiko gjithnje dy here aty jam dhe une mjafton vetem te me mendosh
Mesazhe: 1875

per zotin nuk jane mire keta sa gra duan moj zot
ajo cfare me shqeteson eshte si mundet te jua plotesojne deshirat te gjithave
te isha une per zotin vetem sherr fusja aty dua cdo gje per vete
jetohet gjithe duke ndare

__________________
asgje nuk esht5e reale ne kete jete nuk ka dicka tjeter per lojes genjeshtres urrejtjes thashethemeve ja kjo ehste jeta qe jetojme

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Janar 2008 20:26
atiola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė atiola Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me atiola (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: atiola Shto atiola nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto atiola nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Cudi!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.